• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Charles Baudelaire

*Mia*

Slave To The Rhythm
ثshtë konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë çikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj.
Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë përëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.
 

*Mia*

Slave To The Rhythm
I huaji

- Kë do më shumë ti, njeri enigmatik, më thuaj ? babain, nënën, motrën apo vëllanë ?
- Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
- Miqtë ?
- Ju po përdorni këtu një fjalë nuk ia di kuptimin deri më sot.
- Atdheun ?
- Nuk e di ku gjendet ky.
- Bukurinë ?
- Do ta doja me dëshirë, hyjneshë dhe të përjetshme.
- Arin ?
- E urrej siç ju urreni Zotin.
- Eh ! po çfarë do ti pra, i huaj i çuditshëm ?
- Dua retë… retë që kalojnë… atje… atje… retë e mrekullueshme !
 

*Mia*

Slave To The Rhythm
Asaj qe shkoi

Rreth meje rruga ulërin edhe bucet.
E gjat'e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dorë,
Q'e kolovitte poshtë'e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj'e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i cakërdisur unë,
Nga syr'i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag'e furrë,
S'të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.


Perkthyer nga Fan Noli.
 

*Mia*

Slave To The Rhythm
Ji i dehur

Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Kaq është e tëra; është e vetmja mënyrë. Për të mos ndjerë barrën e kohës që thyen kurrizin tënd dhe që të përkul ty ndaj tokës, duhet të jesh vazhdimisht i dehur.
Por në çfarë? Verë, poezi, apo virtyt, si te dëshirosh. Por ji i dehur.
Dhe në qoftë se nganjëherë, mbi shkallët e një pallati apo mbi barin e gjelbër të një hendeku, në vetminë vajtore të dhomës tënde, zgjohesh sërisht, e dehura tashmë duke u zhdukur apo e ikur, atëherë pyet erën, dallgën, yllin, zogun, orën, gjithçka që është duke fluturuar, gjithçka që është duke qarë, gjithçka që është duke u rrokullisur, gjithçka që është duke kënduar, gjithçka që është duke folur...
pyet sa është ora dhe erë, dallgë, yll, zog, orë do të te përgjigjen: "ثshtë ora që të jesh i dehur!
Për të mos qenë martiri, skllav i kohës, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Në verë, në poezi ose në virtyt si të dëshirosh..."
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Lypëses flokëkuqe...

Flokëkuqe, e bardhë si dëbora e panjollosur,

Vogëlushe, ai fund plot vrima i zhubrosur,

Të nxjerr më në pah varfërinë

Dhe bukurinë...



Për mua, poet që s'ka shumë rëndësi,

Ai trupi yt i sëmurë, i hajthëm dhe i ri

Me pulla të kuqe tek-tuk mbuluar,

Eshtë aq i ëmbëlsuar...



Ti e mbushur plot nur e mirësi mban,

Më shumë se një të kadifenjtë fustan

Të një mbretëreshe romane,

Ato të rëndat nallane...

Përballë zheles tënde të shkurtër fare,

Dikush një fustan oborri vesh krenare

E të zvarrit pala të gjata fëshfëritëse,

Pranë këmbëve mahnitëse...



Që në vend të asaj corapeje të shpuar,

Për kënaqësi të atyre syve t'epshuar

Një pinjoll i artë akoma të shndrij,

Në kërcirin plot purpuri...



Që nyjet e fustanit të zgjidhen pak nga pak,

E të zbulojnë për të shpënë këdo në mëkat,

Ata gjinjtë e tu të butë e të bukur,

Si sy me diellin brenda futur...



Që rrobat prej trupit të të shkëputen ,

Krahët të palosen sikur duan të luten,

E të dijnë të dëbojnë syguximtare,

Gishtërinjtë lajkatare...



Perlat e ujit më të kthjellët e të qetë,

Të mjeshtrit Bello, më t'bukurit sonet,

Të jepen prej t'ethshme të përvëluar,

Që ti ke torturuar...



Ata poetucë të këqinj që të dhurojnë,

Të fundmet vargje që për ty krijojnë,

Mos pulpat të kundrojnë vallë

Fshehur nën shkallë?



Më shumë se një aventurë në errësirë,

Më shumë se një Ronsar a zotëri e mirë,

Ata do donin ta spiunonin me nge,

Atë të fresktën fole!



E ti mund të numeroje vetëm pak,

Në shtrat, më shumë puthje se zambak,

E si Valua mund të vije në vend

Ligjin tënd !



Megjithatë, ti vazhdon e lyp zëdredhur,

Ndonjë lëmoshë të vjetër diku hedhur,

Mbi pragun e një Vefuri që ulërin

Në një kryqëzim;

E ata sytë e tu tinëzisht e vë përposh

Drejt një xhevahiri që s'vlen dy grosh,

Oh më fal, se s'mundem të ta jap

Si për dhuratë...



Po ti shko, shko, pa në trup një brilant,

Pa një parfum, pa një perlë a diamant,

Vec me lakuriqësinë thatime

O e bukura ime!

----------------------------------------

Kufoma...

Të kujtohet, shpirt, se syri ç’na zuri

At’ mëngjes të ëmbël vere!

Në një kthesë të një udhëze guri,

Mbetur një kufomë shqerre.



Me këmbët drejt kaltërsive të ngritura,

Si ndonjë grua e ndyrë,

Përtharë, shëmtuar thundër rronitura,

Barkun nga gazrat fryrë.



Dielli zhurriste kërmën e shkretë,

Përvëlonte pa mëshirë,

Për ta dërrmuar në miliona pjesë

T’ia kthente mëmës Natyrë.



Qiejt sodisnin mahnitësen mbetje,

Si e vyshkur margaritë.

Stërfrikshëm nderej, ti the, ajo heshtje,

Sa po të binte të fikët.



Mizat zhuzhitnin, të vëna në ndjekje;

Gëlonte e zeza ushtri,

Turm’ e qullët, e krimbave të vdekjes

Gëzonte të fundit gosti.



Si një valë her’ ngrihej e her’ binte,

Kërkërinte me përtesë,

Thua bufatjes së qelbur do dilte,

E shumëfishuar gjallesë.



Përreth ndjeheshin të çuditshëm tinguj,

Si t’ujit dhe të erës,

Sikur grimca indesh dilnin në vrunduj,

Prej trupit të ftoht’ të shqerës.



Trajtat zhdukeshin, nuk mbetej gjë tjetër

Nga ëndërr’ e xhavalitur,

Si bien nga pëlhur’ e pikturës së vjetër,

Bojrat më par’ plasaritur.



Mbrapa ferrave një qen i zgjebosur,

S’na ndante sytë e vëngër,

Gati t’rrëmbente pran’ trupit të sosur,

Copën e mishit të lënë.



-Oh tmerr! dhe ti do shndrohesh një ditë,

Kalbur si kjo cofëtirë,

Dielli im, e bukura e syve dritë,

E dashura ime e mirë.



Po! Kështu o Perendeshë gjith’ hire,

Shpejt, pas të fundit shërbesë,

Posht’ barit të gjelbër, nën ato blire,

Kjo gjëmë do të të presë.



Atje, o shpirt, thoji larvës t’mallkuar.

Që vjen për të të puthur,

Në mendj’ e zemer nuk ësht shformuar,

Engj’llushja ime e bukur


---------------------------


Harmoni mbrëmjeje...

Po afron stina e ëmbël ku me kërcejt që dridhërojnë,

Lulet nisin t’avullojnë, si në kishë një pjatë me temjan;

ا’vals melankonik, ç’trulosje që në trishtim të mban!

Tinguj e parfume në ajrin e mbrëmjes kudo vallëzojnë.



Lulet nisin t’avullojnë, si në kishë një pjatë me temjan;

Violina si një zemër që sfilitet, kumbon akorde të brishtë;

Qielli si një altar i madh është, aq i bukur dhe aq i trishtë.

ا’vals melankonik, ç’trullosje që në trishtim të mban!



Violina si një zemër që sfilitet, kumbon akorde të brishtë;

Si një zemër e njomë, q’urren të pamasën, të zezën zbrazëti!

Dielli në çdo grumë të gjakut kridhet gjithë fuqi;

Qielli si një altar i madh është, aq i bukur dhe aq i trishtë.



Një zemër e njomë, q’urren të pamasën, të zezën zbrazëti!

Mbledh nji nga nji, çdo relike të shkuarës shkëlqimtare!

Kujtimi yt brenda meje rrëzëllit si një statujë krenare!

E dielli në çdo grumë të gjakut tënd kridhet gjithë fuqi...
 
Redaktimi i fundit:

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Trishtimi i hënës...


Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;

Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,

Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar,

Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet,



Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë,

Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,

Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,

Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.



Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,

Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,

Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr,

Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,

Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,

E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban.

---------------------------------------------


Soneti i vjeshtës

I dashuri im i çuditshëm, ç’meritë kam për ty në k’të jetë”
Sytë e tu të qartë si kristal, sikur më shohin e më thonë:
-Bëmë të magjepsem e hesht! Zemra ime që ti po ngacmon,
Përveç ndjesisë së një kafshe antike plot sinqeritet,

Në duart e tua e përkundur dhe e ftuar në të ëmblin gjumë,
Nga sekreti i saj i skëterrshëm, asgjë s’ka për të treguar,
As legjendën tënde të zezë, në gërma zjarri s’ka për ta shkruar,
Oh, se unë pasionin e urrej e shpirti më dhëmb aq shumë!

Le të duhemi ëmbëlsisht. Dashuria, një rojtare e drobitur,
Në mes të errësirës, në pusi, tendos harkun e saj fatal.
Po unë ia njoh mirë veglat e të vjetrit arsenal.

Krimin, tmerrin dhe marrëzinë! – O margaritë e nemitur!
Pse, njësoj si unë, një diell vjeshtak nuk je vallë ti,
Margarita ime e akullt, e imja e panjollosura bardhësi
 
Redaktimi i fundit:

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Vdekje e embel...

Aty në një copë truall plot humus e kërmij
Do desha ta gërmoj gropën time thellë vetë,
Me nge të shtroja radhë kockat e drobitura,
Të flija në harrim si peshkaqen nëpër dallgë

I urrej testamentet e varret plot shkëlqim ;
E në vend të lotëve e vajeve në të gjallë,
Do doja të ftoja më mirë korbat e zinj sterrë
Të pinin gjakn’ e kërmës sime për të vjellë.

O krimba të dashur miq të mi pa sy e veshë,
Drejt jush po vjen një vdekës i lirë e hokatar;
Rrofshin filozofët, bij bushtrash dhe kurvarë,

Turruni në kufomën time pa brengë e hiç mëshirë
E thomëni a ka mbetur vallë ende ndonjë torturë
Për trupn’ tim pa shpirt, vdekur mes të vdekursh’
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Thesari im

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.

Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Parfum egzotik

Kur, sy mbyllur, në një mbremje të vakët vjeshte
thith kendshëm aromën e gjoksit tend të nxehtë,
shoh para meje imazhe brigjesh të lumtura
që përflaken në zjarre perëndimesh plot diell.


Shoh, një ishull të bardhë e të vogel,
ku rriten pemë të veçanta plot fruta gjithë aromë;
burra me trup të vogël, por të fortë e,
femra me sy të çiltër e plot voluptet...

Pastaj, aroma e trupit tend, më çon fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet një port plot vela
e marinarë të sapokthyer nga udhëtime të largëta.
E, pastaj, nga gjithë kjo endërr, mes kengësh detarësh
ndjej përreth meje të më futet gjer në shpirt thellë,
parfumi i luleve egzotike që në ajër lodron përherë...

Ftesë për udhëtim


Vogëlushe, motërzo,
ëmbëlsinë në mendje ço,
që të ikim larg, të jetojmë të dy!
Të duhemi, kënaqësi të marrim,
të duhemi, e të kemi varrin
në vendin që ngjan me ty!
Diejt n'lagështi zhytur,
nga këto qiej n'mjegull mbytur,
Për shpirtin kahëhirë prej natyre
misterioze në të parë,
si të syve të tu tradhëtarë,
që shkëlqejnë mes lotëve të tyre.
Atje gjithçka është rregull, bukuri,
Luks, epsh dhe qetësi.
Mobilje shkëlqim-mbuluar,
nga vitet krejt lëmuar,
do ishin stoli për dhomën tonë;
Lulet që rrallë lulëzojnë,
aromën e tyre bashkojnë,
me cilëndo aromë,
tavanët larmishëm zbukuruar,
pasqyrat pamje kulluar,
shkëlqim i jetës në Lindje,
gjithçka do t'i ishte shprehur
shpirtit në mënyrë të fshehur,
me gjuhën e mësuar në gjindje.
Atje, ku gjithçka është rregull, bukuri,
Luks, epsh dhe qetësi.
Mbi këto kanale hidh shikimin,
mbi ato anije që dremitin,
e me pamje endacaku,
Janë për të të plotësuar
dhe atë që më pak ke dëshiruar.
Vijnë nga së largu
Diejt që përëndojnë
arat mbulojnë,
kanalet, qytetin n'tërësi,
me nenexhik e me ar i stolisin,
njerëzia dremisin
në një dritë plot ngrohtësi.
Atje ku gjithçka është rregull, bukuri
Luks, epsh, e qetësi.
 
Redaktimi i fundit:

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Charles Baudelaire

Albatrosi

Shpesh për zbavitje, detarët në lundrim,
Marrin albatrosë, ca zogj të mëdhenj deti
Që ndjekin anijen me përtim në rrugëtim
Kur kjo rrëshqet mbi zgavra tmerri.
Sapo mbi dërrasa, ata i lëshojnë,
Këta mbretër të hapësirës së kaltër
Ulin me dhimbje flatrat që bardhojnë,
Si lopata lundrimi në rërën e lagësht.
Ky udhëtar me krahë bëhet i plogët
Shformohet dhe shëmtohet, s'ka më bukuri,
Dikush i prek me llullë sqepin e dobët,
Tjetri e përtall, çalon përbri tij.
Poeti ngjason, me këtë princ kaltërsish,
Që sfidon shigjetarin, përqesh stuhinë
Po kur në tokë ai ulet sërish
Krahët gjigandë si pengesa i rrinë.
---------
Femra te denuara

Ato, si ajo grigja qe shtrire mbi rere rri menduar,
U hedhin horizonteve te deteve shikime te dridhura,
Kembet duke dashur t'i prekin, duart duke i afruar
Mes ligeshtimve te embla e rrenqethjeve te hidhura.

Ca prej tyre qe kane pritur aq gjate nje miqesi,
Belbezojne thelle gjethnajave ku perrenjte gurgullojne,
Rrokje per rrokje, dashurine e te druajtures femijeri,
E gjetheza te reja pyjeve te gjelber nisin e u bulojne.

Ca te tjera , si murgesha ecin rruges, gati duke u zvarritur,
Mes per mes shkembenjeve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si nje llave te zjarrte vervitur,
Gjokset lakuriq e te purpurt te te tijave tundime.

Ka edhe nga ato, qe neper refleksin e rreshires rreshqitese,
Brenda boshllekut te heshtur te pasqyrave pagane,
Te therrasin per ti ndihmuar ne ethet e tyre flakeritese
Ty o Baccho qe fashit sembimet me antike mjerane!

Ka edhe te tjera qe gjoksi i beqareve u sjell aq kenaqesi,
Qe duke fshehur nje kamzhik ne palat e fundeve te gjate
Perziejne ne nje cep pylli te zymte a neteve plot vetmi,
Shkumen e bute te qejfit me lotet e dhimbjes se pamate.

O virgjeresha, o djallushka, o mostra, o martirake
O shpirtra te medhenj qe realiteti u jep percmim te zi,
Kerkoni te pafundmen , here te devoteshme here dionizake,
Here ne ulurima thare, here ne denesa te zena pusi!

Ju qe ne ferrin tuaj shpirtin ma keni shpene e keni shqyer,
Ju dua e meshiroj, o moterzat e mia te shkreta ne kete bote
Per at ngrysje te vuajtjes, per ate etje kurre shperblyer
Per ata lumenj dashurie qe zemrat e medha ua mbushin plot !

---
Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur,
Rrugët i mori tribuja fatndjellëse.
Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen,
Me nektarin që del prej gjinjve të varur.

Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara,
Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur
Horizonteve i bredhin syte e bufatur,
Nga keqardhja për ëndrrat e harruara.

Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur,
I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur;
Sibela, që i do, madhon fushat e blerta

Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese,
Para endacakëve,që dihet ç’do i presë,
E njohura tablo e ardhmërive t’errta.
---------
Ciganët në udhëtim

Me sytë xixëllues, agimi pa zbardhur,
Rrugët i mori tribuja fatndjellëse.
Te vocrrit mbi supe o duke u shuar etjen,
Me nektarin që del prej gjinjve të varur.

Ngadal’ ecin burrat me armë të praruara,
Ndan’ qerreve ku xhinsi i tyre ësht’ rrasur,
Horizonteve i bredhin syte e bufatur,
Nga keqardhja për ëndrrat e harruara.

Prej foles’ së thellë, bulkthi i mahnitur,
I veshtron tek shkojne dhe zërin ka ngritur;
Sibela*, që i do, madhon fushat e blerta

Lulëzon djerrinat dhe nxjerr nga guri vese,
Para endacakëve,që dihet ç’do i presë,
E njohura tablo e ardhmërive t’errta.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Rri urtë o Brenga ime

Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë;
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani;
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith' vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall'i hidhur nga ujrat buzëgaz;

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin në Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Shtrati i dashnoreve...

Shtrati yne do jete i parfumuar
E divanet perreth si varre te thelle
Stolitur plot lule perpara
Enkas per ty mbledhur neper qiej...

Duke djegur te fundmin prush
Pishtare do behen zemrat tona
E drin' e tyre te dyfishte
Do hedhin ne tonat zemra binjake

E ne mbremje roze blu mistike
Te njejten drite ne do t'flakerojme
Perzier me vaj, renkime e lamtumira.

Pastaj nje Engjell portat e qiejve do hape
E tonat flake te shuara do ndizen perseri
Se bashku perseri te dy do jemi
Besnik te lumtur ne perjetsi...
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Charles Baudelaire

Ne floket e tu...

Lerme t'u marr ere, te thith thelle, pafundesisht, aromen e flokeve te tu, te zhys ne to krejt fytyren si ne ujet e nje burimi
te kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si nje shami eremire qe shperndan kujtime te embla ne eter.
Ah, sikur ti te mund te imagjinoje gjith'ato qe une shoh, gjith'ato qe ndjej, gjith'ato qe degjoj ne floket e tu!
Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i te tjereve ne muzike...
I zhytur mes flokeve te tu, shoh nje enderr plot anije, vela e dyreke te cilet musonet i shtyjne drejt klimash te mrekullueshme,
mes detrash pafund, aty ku qielli eshte teper blu e deti shume i thelle, aty ku thithet ajer
i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lekures njerezore.
Ja, ne oqeanin e flokeve te tu shoh nje port plot dallge kengesh melankolike,
me njerez te forte racash te ndryshme e plot anije lloj-llojesh te cilat lartojne arkitekturat e tyre te perkryera
nen nje qiell te pafund ku prehet nje ngrohtesi e perjetshme. Duke ledhatuar floket e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurshme,
te perjetuara shtire mbi nje divan, ne dhomezen e nje anije te bukur perkundur nga valet e lehta te molos; aty mes vazo
lulesh e amforash freskuese. Mes vatres se zjarrte te flokeve te tu, tani thith arome duhani egzotik perzier me opium e kallam
sheqeri e, nderkohe, ne naten e flokeve te tu, me shfaqet shkelqimi i pafund i kaltersive tropikale; mbi brigjet e kadifejta
te flokeve te tu mbushem plot aroma ku ndjej perzier bashke: gudron, myshk e vaj kokoje.
Ah, lerme te kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes mases se tyre elastike e rebele, me duket se shijoj kujtimet me te embla!
(Perktheu: Cerciz Loloci)
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Titulli: Charles Baudelaire



Djalli, në dhomën time nën çati
Këtë mëngjez erdhi të më vizitojë
Dhe u përpoq fort të zhbirojë ai,
Kur tha: "Unë dëshiroj të mësoj,

Përmbi gjithë gjërat e bukura
Që e bëjnë atë veçmas tërheqëse
Përmbi sendet e zeza dhe të trëndafilta
Që kompozojnë trupin e saj magjepsës,

Kush është më i dashuri." - Oh shpirti im!
I gjegjesh drejt Djallit të urryer:
"Se gjithçka e saj më është diktim
Nuk mund të ketë një të pëlqyer.

Gjithçka me drithëron, ndaj shpërfilla
Për ndonjë të veçantë më joshëse
Ajo vjen trullosëse si Aurora
Dhe si Nata është ngushëlluese.

Harmoni nga më të madhërishmet,
Që qeveris bukuritë e atij trupi,
Ndaj asnjë analizë nuk mundet
Të verë re ëmbëlsinë e çdo akordi.

O metamorfozë mistike
Gjithë ndijimet time treten në një!
Fryma e saj krijim muzike
Kurse zëri i saj aromë u bë!
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Titulli: Charles Baudelaire

Ballkoni

Dashnore e dashnorëve, burim i kujtimeve,
O ti, ëndjet e mia! Borxhet e mia, ti!
Ndërmende bukurinë e atyre ledhatimeve,
Hijeshinë e muzgjeve, të vatrës ëmbëlsi,
Dashnore e dashnorëve, burim i kujtimeve!

Mbrëmjet e përflakura nga zjarri i tymtarit,
Dhe mbrëmjet në ballkon me avuj rozë veshur.
Sa i butë gjiri yt! Zemra jote ç’e mbarë!
Gjëra të paharruara kemi thënë ne shpesh
Mbrëmjeve të përflakura nga zjarri i tymtarit.

Mbrëmjeve të nxehta më diej të pashuar!
Sa e fuqishme zemra! Hapësira - e pafund!
Mbi ty i përkulur, mbretëreshë e adhuruar,
Besoja se thithja aromën e gjakut tënd.
Mbrëmjeve të nxehta me diej të pashuar.

Pastaj si natë e ngjeshur bashkoheshim të dy,
Sytë e mi në errësirë sytë e tu zbulonin,
Dhe pija frymën tënde, o helm, o ëmbëlsi!
Këmbët e tua më flinin në duart vëllazërore.
Pastaj si natë e ngjeshur bashkoheshim të dy.

Kam dhuntinë të ndërmend lumturinë tonë të vjetër,
Të rishoh të shkuarën mbi prehrin tënd i shtrirë.
Kapitëset bukuri ku vallë t’i kërkosh tjetër
Veçse në trupin tënd, zemrën tënde të mirë?
Kam dhuntinë të ndërmend lumturinë tonë të vjetër.

Këto bekime, aroma e puthje pa mbarim,
Do lindin vallë prej të panjohurës humnerë,
Siç ngjiten lart në qiell diejt e përtërimë
Pasi janë larë në fund të deteve të thellë?
-O bekime, aroma, o puthje pa mbarim!


---------------------------------------

I vdekur i gëzuar

Në një tokë të trashë me shumë kërmij
Një hendek të thellë ta hap dua vetë,
Që të mund të qetohem dhe eshtrat të shtrij
E të fle në harresë si peshkaqeni në det.

I urrej testamentet dhe varret i urrej;
Më mirë se të lyp vajtimet e botës,
Siç jam gjallë, korbat të grish do pëlqeja,
Të më thithnin gjithë gjakun nga skeleti i ndotur

O krimba! Shokë të zinj, shurdhanë e të verbuar,
Po ju vjen një i vdekur i lirë e i gëzuar,
Filozofë qejflinj, o bij të kalbëzimit,

Kurmin tim rrënojë përshkojeni në heshtje,
Dhe thomëni po ka ende ndonjë mundim
Për këtë trup pa shpirt, të vdekur mes të vdekurve!


------------------------------------------

Vajzës shend e verë

Kokën, pamjen e lëvizjet ti m’i ke
Të bukura si një peizazh i rrallë;
Buzëqeshja në fytyrë të lodron e re
Si fllad i freskët në qiellin rrezelarë.

Kalimtar’ i zymtë që del shëtitje
Mahnitet kur ta sheh atë shëndet
Që të shpërthen gjithë llamburitje
Nga llërët deri tek supet e lehtë.

Ngjyrat e ndezura me të cilat përndrit
Rrobat e stolitë e tua tërë shkëlqim,
U ngjallin poetëve thellë në shpirt
Vegimin e një baleti lulesh në agim.

Ato fustane farfuritëse janë përnjëmend
Simbol i mendjes satë plot ngjyra për mua,
O e çmendur që egër po më çmend,
Unë të urrej po aq sa dhe të dua!

Nganjëherë në kopshtin gjithë hijeshi,
Ku plogështia rëndë më kapte,
Kam ndier të më shponte një si qesëndi
Kur në kraharor dielli plagë më hapte.

Dhe pranvera me blerimin e saj pa fund
Ma ka poshtëruar aq keq zemrën e shkretë
Saqë një luleje petlat m’u desh t’ia shkul
Për të dënuar paturpësinë e Natyrës vetë.

Një natë, pra, do të doja marrëzisht,
Kur vjen ora e epshit të ndezur furrë,
Drejt thesareve të kurmit tënd pabesisht
Të zvarritesha pa më të voglën zhurmë,

Që ta ndëshkoja atë trup shend e verë,
Që ta lëndoja të gji, ku fle falja,
Dhe një plagë të gjerë, të thellë humnerë,
Tek barku i habitur ty të të hapja.

Pastaj, o ëmbëlsi marramendëse!
Përmes atyre buzëve djegur nga etja,
Shumë më mahnitëse e më tërheqëse,
Helmin tim, o shpirt, brenda ta derdhja!


-----------------------------------

Njeriu dhe deti

Njeri i lirë, ti detin do ta duash përherë!
Deti është pasqyra jote; shpirtin tënd t’i sodit
Rrokullimës së pagund ku dallga përpëlitet,
Dhe mendjen e ke të hidhur si humnerë.

Të pëlqen me gjoks të zhytesh shëmbëlltyre,
Me sy e krahë e rrok dhe zemra ndonjëherë
Harron rrahjete veta duke ndjekur poteren
E atij rënkimi sovran prej egërsire.

Ju jeni që të dy të mbyllur e të vranët,
Askush, o njeri, nuk t’i ndriçoi zgafellet,
O det, askush s’t’i di thesaret e thella,
Ju jeni xhelozë të t’fshehtave që mbani.

Megjithatë pa reshtur rrjedhës shekullore
Njëri-tjetrin luftoni pa mëshirë as pendim.
Ngaqë e keni për zemër vdekjen e shkatërrimin,
O armiq të përjetshëm, o vëllezër mizorë!
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pe: Charles Baudelaire

Himni I Bukurise​

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,

Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?
Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;
Ti gjithcka në botë sundon e askujt s'i përgjigjesh,
E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;
Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,
E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,
Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,
Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!
I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,
Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S'ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S'ka rëndësi je Djall apo Zot! ثngjëll a Sirenë të jesh,
S'ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut'.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Charles Baudelaire

Përqasje

Natyra është një tempull ku shtylla të gjalla
Pëshpërisin shpesh fjalë që s’merren vesh;
Njeriu kalon mes saj e përshkon pyje simbolesh
Që të vështrojnë sikur të njohin prej vjetësh

Si jehona të gjata që vijnë përzishëm nga larg,
Nga një e errët dhe e pakufishme gjithësi,
E pafund si nata e si drita qiellore vetë
Ajo përcjell ngado ngjyra, parfume e melodi.

Erëra të mira si aromat e trupit të foshnjës
Të embëla si tingujt e oboes, të gjelbra si livadhe
- e të tjera aroma të forta, të vyera e ngadhënjimtare,
që kanë fuqi të pushtojnë qiej e gjithësi pafund,

Aroma parafine, myshku, rezine e temjani,
që shpirtit e ndjenjave u kendojnë ode e lavde ...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Charles Baudelaire

PENDESE PAS VDEKJES
Ndërkohë që ti do të flesh, o e bukura ime e zymtë
Përjetësisht, gjumin tend në një varr mermeri të zi,
Në një varr që s’do ketë salltanete, buste e relieve
Në një varr të vockël, një gropë e qilar plot lagështi ...
Pllaka e tij e rende do shtypë sisat e tua të ndrojtura
E kofshët e tua të buta e të ngathëta renë në limonti,
Dhe zemren tende pa rrahje, pa jetë e dashuri ...
E do pengojë që kembët e tua të gjata e të shpejta
Të rendin pa lodhje drejt epshesh e lojnash aventure.
Në netet e mia të gjata pa gjumë dhe syrgjynosur
Sekretin tend varri yt në fshehtesi do m’a tregojë
( Sepse vetem varri i kupton tamam poetet )
Pyetjes që ai të pat bërë:
- E ç’kuptim ka, moj kurtizankë
Qe s’dite kush derdhi lot mbi varrin tend ?
Dhe krimbat mishin tend do hanë pak e nga pak
Si një brerje e pa fund ndergjegjje ...




Grishje per udhetim

Bija ime, motra ime
Oh sa bukur është,
Atje ku do të shkojmë
Të jetojmë në të dy:
Aty ku për qejfin
Tonë do udhëtojmë.

Për t'u dashur si askush,
Për t'u dashur e për të vdekur
Në atë vend që ngjan me ty !

Aty ku diejt e lagur
Të qiejve të trazuar,
Kanë për shpirtin tim,
Magjinë misterioze
Të syve të tu tradhtarë
Që mes lotësh ndrisin.

Aty ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.

Dhoma jonë aty
Do jetë stolisur,
Me mobilje luksi,
Lëmuar nga vitet.
Lulet më të rralla
Do bëhen tufa-tufa
Në aroma rezinë.

Tavanet plot ar
Pasqyrat të thella,
Shkëlqimi oriental,
Gjithçka aty do flasë
Në thellësi të shpirtit,
Me gjuhën e lindjes.

Atje ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri,
Luks, epsh e qetësi.

Pa shiko kanalet plot ujë
Ku përgjumen ato barka
Me syrin e tyre endacak;
Ato vijnë nga anë e anës
Dëshirat e tua të kënaqin.

Diejt që japin shpirt
Prarojnë fushat,
Kanalet, gjithë qytetin
Plot tulipanë, lila e ar.

ثshtë një botë që përgjumet,
Pështjellë me dritëz të vakët.

Atje ku do vemi ne të dy
Ka përsosmëri e bukuri
Luks, epsh e qetësi.
 
Last edited by a moderator:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Charles Baudelaire

Spleen

Kam aq kujtime sikur kam jetuar njëmijë vjet.
Një dollap i madh me sirtarët mbushur plot,
Vargje, pusulla dashurie, romanca e padira,
Kuitanca bërë rrotuj lidhur me flokë dashurie
Fsheh më pak sekrete se truri im i trishtuar,
Që ngjan si piramidë, qilar relikesh të pafund
Ku brenda tij ka shumë më tepër të vdekur
Se një gropë llahtari kufomash mbushur plot ...


Vampiri

Si ajo thika me tehun e saj,
Më hyre në zemrën e zalisur.
Si një kope që e heqin djaj,
erdhe e marrë, e stolisur

Tek truri im porsi fortunë
m’u ule shesh dhe pa meshirë
- Mjerë! me ke u lidha unë
si hapsaniku me zinxhirë

Si kumarxhiu i tërbuar
Si pijaniku i dendur verë
Dhe si në kërmë krimbat ngaherë
- Në jetë të jetëve qofsh mallkuar!

Iu luta shpatës që me shpresë
të ma dhuronte, ah, lirinë
I thashë helmit të pabesë
të më ndihmonte ca të zinë

Por helm e shpatë me përçmim
më panë, ashtu të poshtëruar
“S’je i denjë, thanë, për çlirim
nga skllavërija e mallkuar,

Mjeran! – nëse nga dor’ e saj
do të të çlironim me tërë mend
me puthje do ngjallje mbasandaj
kufomën e vampirit tënd!”
 
Last edited by a moderator:
Vegim

Rri urtë, o Dhëmbja ime, dhe bëju m’e duruar;
Ti dëshëronje Mbrëmjen, po zbret plot qetësi,
Një mugëtirë e dëndur qytetin ka mbuluar,
Disave u solli paqen, disave breng të ri.
Tashi kur turm’e vdekshme dh’e ndotur dh’e përçmuar,
Kamzhikun e Dëfrimit, këtë xhelat shpirt-zi,
Do t’a shijojë e brejtur nga zemr’e skllavëruar,
O Dhëmbje, nep-m’a dorën le t’ikim un’e ti.
Larg saj. Vështrَ si vitet përkulen posi hije
Ballkoneve qjellorë me robe vjetërsije;
Keqardhja del prej viresh e qesh përzemërsisht;
Në nj’harg po digjet djelli mes flakës së pamatë[/FONT]
Dhe, si një napë q’endet ndaj lindjes fshehtësisht,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ec e ëmbla Natë.

Përktheu Lasgush Poradeci
 
Last edited by a moderator:

Monique

Staf në FV.AL
Pendim i vonët

E zymtë bukuroshe, kur t'shkosh për të pushuar,
Në fund të nj'monumenti krejt në mermer të zi,
Dhe kur s'do t'i kesh më për shtrat e për shtëpi
Veç një bodrumi t'lagët dhe një grope të thelluar;

Kur guri, duke shtypur at'gjirin e fiksuar
Dhe ijet që t'i dredh një e plogësht energji,
S'do ta lejë të rrahë zemrën e të bëjë dashuri,
Dhe këmbët të baresin udhës së dëshiruar,

Varri, besniku im për ëndrrën e pasosur
(Gjithmonë poetin varri do ta kuptojë prore),
Gjatë netëve pa fund e gjumë - syrgjynosur,

Do t'thotë: "ا'të shërben moj kurvëz shembullore,
Që s'njohe ç'qan njeriu që shkon për jetë të flejë?"
Dhe krimbi si pendimi lëkurën do ta brejë.
 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nje Zonje

Dua te ndertoj per ty, madone,o zonja ime,
nje altar te nendheshem thelle te miave deshperime,
e te hap ne skuten me te erret te zemres nje kamare,
nga syte shpotites e qejfet mondane, te larget fare,
nje kamare prej arit dhe kaltersise se llakuar,
ku ti si mbreti mbi fron te rrish, statuje e mrekulluar,
me vargjet e mia te lemuara , me te pastrit metal,
sterpikur zotesisht prej te bukurave rima kristal,
une do te farketoj nje kurore madheshtore,
e me xhelozine time per ty, o madone njerezore,
do te arrij te qep nje pallto me nje model barbar,

te ngurte dhe te rende, me dyshimin per astar,
qe si nje kolibe roje , te ti mbyll brenda tere ato hiresi,
nje pallto jo me perla qendisur, por me vete lotet e mi.
fustani yt , do jete deshira e ime e dridhur lehte,
deshira ime qe si dallge lodron, ngjitet lart e zbret,
sa duke u lekundur neper maja, sa ne lugina duke pushuar,
duke ta riveshur me puthje trupin e bardhe e roz te embelsuar.
me respektin tim do te thur nje pale kepuce plot hijeshi,
prej satini te rralle, te perkulura para kembeve te tua hyjni,
qe duke i mbeshtjelle ato ne burgun e nje ngushtice elastike.
tua ruaje linjat dhe format, po njesoj si ato kallepet besnike.
Nese sdo mundem , me zellin e artit tim qe askush sma ndal,
me copreat e nje hene te argjente te formoj nje pjedestal,
atehere gjarprin qe rropullite e mia i kafshon i pafytyre,
do ta le perdhe , perpara teje, qe ti kete moster te ndyre ,
enjtur me peshtyma e urrejtje, ta tallesh e ta besh therrime,
o mbretereshe fitimtare, aq shume pjellore ne shpagime.
Pastaj do shohesh mendimet e mia, si qirinj te kushtuar,
mbretereshes se virgjereshave , mbi altarin e saj te zbukuruar,
te ta zllezojne me reflekse tavanin ngjyruar kaltersi,
e te te kundrojne gjate gjithe dites me szte e tyre plot zjarrmi,
e derisa une te adhuroj e perhere ne zemer te kam,
gjithshka do jete mire, reshire e kendeshme, oliban e temjan,
e papushim drejt teje, maje me bore e bardhesi magjishem,
ne forme avujsh do te ngjitet ky shpirti im i stuhishem.

E se fundi , qe ti te quhesh e plote , e persosur , mari,
e qe une dashurine time ta bashkoj ne nje barbari,
prej shtate mekateve kapitale dhe epshezezes deshire,
xhelate me zemren prej sembimeve te perpire,
shtate kama te mrehta do bej e si zhongler i denje,
dashurine tende me te thelle duke marre shenje,
te shtata do ti ngul ne ate zemer qe renkon,
ne ate zemer qe psheretin, ne ate zemer qe gjak kullon.
 
Redaktimi i fundit:
Top