Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

LoSsT

VIP
Duke lodruar ne boten tone virtuale vura re kete teme e cila mu duk disi interesante, Me sa pashe ka qene edhe me pare pjese e forumit tone, por me problemet qe pati nuk egziston me, nese egziston, ja dini vendin ( per moderatoret kjo e fundit).

Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!
Duke qene se bej pjese ne ate kategori te njerezve te cilet keshillat prinderore kan vleresimin maksimal ne baze llogjike dhe aresyetimi, disa te tilla si c`do kush prej nesh besoj i kam patur edhe une, kjo eshte njera prej tyre...

Mos bej kurr askend me te mire se vetveten... Ne kuptimin e asaj per te qene gjithnje ne perpjekje te vazhdueshme per te mos qene preh e neperkembjes se kategorive te ndryshme individuale jetesore...

Mund te shkruani keshillat e juaja ne vazhdim pse jo te beheni pjese edhe e ndonje diskutimi e ndonjeres prej tyre qe do ju dukte e vlefshme apo qofte edhe e pa`aresyeshme ne llogjiken tuaj. ( Duke mos e kthyer ne chit-chat ashtu sic po ndodh rendomte neper tema.)
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Ok shum bukur tema. e them sepse ka ketu te rinj qe kan dal indipendent ndaj familjes, ose qe jetojn me familjet e tyre dhe mund te tregojn dicka personale. gjithashtu ka edhe antar te cilet jan bere prinder vet e mund te japin edhe mendime te tipit se cfare keshillash kan marre dhe cilat jan ato qe ja percjellin ose ne nje te ardhme do ja percjellin femijeve te tyre :)



Personalisht mund te them se prinderit e mi jan te dy te ndryshem ne karaktere dhe kjo na ka bere te jemi shum te ekulibruar dhe te hapur me njeri-tjetrin. Babi im nje ushtarak, tip i mbyllyr jo estrovers, me autoritetin e tij, qetesin te trasheguar nga i ati i tij shpesh here ne vajzave na thoshte gjithmon (duke qen se ne ishim 3 goca e skemi pas vella ) psh. ne cdo fest dhe ne cdo ditelindje...gezuar dhe me mend ne koke :D ...te perkedhelura prej tij por edhe te mesuara e te edukuara fort.

Mami eshte komplet e kunderta, ajo qe ne fillim, qe ne adoleshencen tone ka qen nje shoqe me shume per ne, asnjehere asnje gjykim apo paragjykim ska dal nga goja e saj...ka pranuar shoqerit tona, sna ka ven limite por na ka treguar se cfare mund te jet e drejte dhe cfare e gabuar...edhe sot e kesaj dite qe me e vogla nga ne eshte 26 vjece mami eshte perseri nje mami dhe nje shoqe per ne. Mami na degjonte dhe na degjon akoma shqetesimet, gezimet tona...cdo gje...madje duke qen se jeta ben te veten, pra ne kemi krijuar familjet tona....here pas here mblidhemi te katerta dhe bejm muhabete, diskutime te ndryshme....keshilla e mamit tim ka qen gjithmon...."Mos me fshihni asgje".."Dua te jeni te pavarura ne mendime e te mos e nenvleresoni veten".."E sigurisht te jeni korrekte ne cdo aspekt sidomos ne pune :D"


Ajo qe un dua per femijen tim, kjo gje eshte: te jem nje mami sot per te dhe nje shoqe e mire ne te ardhmen...te mos e limitoj gocen time ne zgjedhjet e saj por ti qendroj afer, ta mbeshtes.


 
Redaktimi i fundit:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Prindrit me kane mbeshtetur perhere, ne cdo vendim kam mare, pa u munduar te me imponojne asgje.

Per keshilla, besoj qe gjate viteve kane qene shume, te pershtatura me moshen dhe situaten.
Cfare me ka mbetur ne mendje jane:

1. korektesia - ska gje me te mire se sa fakti qe kur arrine ne mbremje me koken ne jastek, te mund te flesh i qet, pa te munduar asgje qe ke bere me vetedije keq.

2. indipendenca - te jesh i zoti vetes eshte me e rendesishmja ne ditet tona, asnjehere nuk duhet te varesh nga te tjeret e te pretendosh qe e ardhmja jote te jete ne rezik, nqs dikush te le ne rruge.

3. shoqeria - ne cdo ambjent do takosh njerez te mire, dhe me pak te mire. Njeriu duhet te dij te zgjedhi me ke te shoqerohet, me njerez qe i pershtaten si mendime, karakter, vlera morale.

E si perfundim, sic thot dhe Bella per femijen e saj, ne te ardhmen, imazhin e familjes qe kam pare tek prindrit do e coj dhe une me tej.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Prindi si prindi, kurr nuk lodhet duke u kujdes per femijet e tyre.......edhe ateher kur kan arrit moshen madhore.
Besimi dhe dashuria .
Sinqeriteti esht nje nder kryesore qe fal zotit e kam te trashiguar.
Kujdesi ndaj cdo kadegorie njerzesh...
Durimi dhe falja, edhe kur nuk e meriton te falet,prap duhet tolerim!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Nga Babi:

Ji perher me e mira Goca babit! :p(e kam degjuar qe 6 vjec deri 18 vjec kte)
Ti bej mire perher, Zoti sheh cdo gje! (kur u ankoja per ndonje padrejtesi qe mund te me ish bere, ose nqs dikush do mkish keqkuptuar)

Nga mami:

Sido qe te te vijne situatat dhe jeta kurre MOS GENJE! (keshille e perhershme qe e perseriste ne cdo lloj situate)

Qendro e lidhur pas Zotit dhe c'do gje do te shkoje per mrekulli! Nqs do i kesh punet mire me te, do i kesh punet mire me cdo gje(ne jete personale shoqerore e profesjonale)
(keshille qe ma dha kur u largova nga Shqiperia)

Pastaj ka dhe qindra keshilla gjate jetes por kshu kam qene goc e zgjut dhe me keshillonin pak se ua kapja ne ajer mendimet une atyre, Lol.... :p
 

Endrra

VIP
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

sa here dilja nga oborri i shtepise e babi pak i serte,,,me puthte tek balli e me thoshte : merri mend me vete.

Duaje veten shume do arrish te duash edhe te tjeret.

Sa per mamin ....aman ajo si nene tereza....mi rreshtonte 100 porosi ne dite sa nuk dija nga tja filloja :vape:
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

sa here dilja nga oborri i shtepise e babi pak i serte,,,me puthte tek balli e me thoshte : merri mend me vete.

Duaje veten shume do arrish te duash edhe te tjeret.

Sa per mamin ....aman ajo si nene tereza....mi rreshtonte 100 porosi ne dite sa nuk dija nga tja filloja :vape:

ii endrra me ket keshillen e babit me kujtove dhe nje tjeter sh te famshme qe ma permende perdite si harraqe qe isha: Mbaje mendjen msim! (dmth fokusohu te ajo qe ben dhe mos e ler te te fluturoj :p)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Babi gjithmon me kshillonte me se shumti me shikime te embel,,qe vinin si rrjedhoj e nje diskutimi,,apo biseda neper ide dhe biseda te ndryshme..pasi shpesh kuptoheshim dhe me kaq,,e pastaj vazhdonte,,jeta eshte e mire,,jetoje me miresi,,mos shkel dhe mos lejo te te shkelin askush kurr mbi dinjitetin tend..kujdes mos e shit as mos e blej..:),,tani qe jemi larg,,shpesh kur kam ndonje situat pak te komplikuar apo te stresuar,,mendoj shikimin dhe miresin e syve te tij,,dhe qetsohem dhe gjej gjithmon nja zgjidhje aty tek e thjeshta,,sepse gjerat ashtu jan,,te thjeshta jemi ne qe i komplikojm shumicen e kohes..
 

Element

Anëtar i Respektuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Një ndër këshillat që më kujtohet shpesh nga babai im është ajo se më thonte, nga puntori mos u tremb kurrr....!, pa marrë parasysh se kush është e çka është...
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Keshilla porosi 100 mije ne dite si puna e Endrres ikja ne shkolle e niste mami qe ne 7 me porosite :p
Larg shoqerise se keqe, gjej shoqerine me te mire se veten (une i gjeja me te keqija dhe i transformoja :p)
Aman mos merr zezak e mysliman se nuk e duam
Mos ik shume pas lekut
Me mente ne koke, shkolle shkolle e shkolle
Behu dikush ne jete qe te mos zgjasesh doren per cdo gje
Mos te veje kush kembet mbi koke

E plott e perplottt
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

jane kaq shuuume
pervec atyre qe ka permenduar Nicktjeter, dhe shume e shume te tjerave, ato qe kane lene me shume shenje kan qene
nga mami, qe shoqet e mia me te mira dhe te perhershme do jene ajo dhe motrat
nga babi, te kem sa me shume njerez por asnje smund te me tregoj cfare te bej, qe une mund te bej gjithcka dua por te mendoj ku mund te me cojne veprimet e mia
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

sbesoj se kan pas kohe te mirren shume me mua shumicen e gjerave i kam mesuar nga rruga qe ka qen thike me dy teha per mua sa meka bere te mire aq me kabere te keq
 

Marla

Quo Vadis!
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Prinderit nuk japin keshilla por "urdhera" te interpretuara ne gjuhen e botes se civilizuar ne edukim dhe qe te nguliten ne koke qe nga femijeria e deri sa te vdesesh.
Kam jetuar larg tyre e skam pasur mundesi tju degjoj keshillat por me ate qe kam kuptuar ne heshtje do e perkufizoja
jeto sipas menyres tende, dhe leji dhe te tjeret te jetojne.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Ah prinderit, gjithmone e duan te miren tone, sa keshilla e keshilla na japin kur jemi te vegjel e duke u rritur... ne ate moment nuk ua veme shume veshin fjaleve te tyre por me vone e kuptojme se sa keshilla te vlefshme e te rendesishme na kane dhene... me thonin gjithmone: respekto dhe mos e nenvlereso per asnje arsye (veshja, pamja etj, etj.. ) ate qe ke perballe, se mund te jete me i/e mencur se ti, ku mund te mesosh shume nga ai/ajo. Kjo me ka ngelur ne mendje! Dhe kishin te drejte, kjo qe jam tani eshte fale tyre...
 

Kila

VIP
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Apsolutisht qe prinderit na duan me shum se cdo kush dhe sna e duan te keqen ...
Un pervete mbaj mend dy keshilla te mira , nejere e kam zbatuar tjetren jo..
1. meso ne shkolle te jeshe dikushi ...
2. kujdes nga shoqeria e keqe dhe veset e keqija ..
Keshilla nga prinderit kam marre aq shum por se di nese 1 dit do mendoj qe kan qen keshilla te mira duke qen se shumica e tyre kan te mbejne me mentalitetin e mykur .......
Realisht shum e zhgenjyer !!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Nena me ka keshilluar me shume se babai,jo per gje,por ai ka qene larg ne gurbet,ndersa une kam kaluar me shume kohe me nenen...Keshilla e vetme qe me jepte babi ishte te degjonin nenen tuaj per cdo gje,pasi une sjam aty...
ndersa nena,ah nena sa keshilla si cdo nene,por me shume dhe me shpesh me thoshte bohu e zonja e vetvetes,mos mvaresh prej askujt,sidomos prej burrit,shkollohu qe te arrish dic ne jete...e une tash qe ja kam arrit keteqe i falenderohem Zotit dhe asaj,por edhe babit se njejt edhe ai me motivonte te shkollohem dhe te kesha punen time drejtimin tim...
pastaj keshillat me te shpeshta sa here qe dilja nga shpija sidmos ne shkolle te mesme...mos i beso shume njerezve dhe mos u shoqero me shoqeri qe te demtojn....
mos genje asnjeher, i e drejt edhe pse nuk esht ne favorin tend,pasi eshte nje vese qe mbetet gjithe jeten...
respektoj njerezit,pa marr parasysh se kush jane....
mos gjyko se nuk te takon ty....
nese nuk mundesh te besh mire,mos e prek tjetrin,as mos i ben keq....etj etj
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Keshilla mbase ka patur shume ,nuk para me vjen asnje ne vecanti , por kujtoj faktin se raporti i ndertuar midis mamit dhe dy vajzave (mua dhe motres) ishte me shume nje raport shoqeror , ku ne tregonim cdo gje per te cilat na shoqeronin dilema dhe ajo me je qetesi na degjonte e me pas jepte komentet e rastit , te cilat mund te konsiderohen edhe si keshilla.
Babi ishte me autoritar dhe duke qene vetem vajza ia kishte lene ne dore sime meje kete pjesen e "konfesimit"

por mbaj mend qe im ate me thoshte shpesh ....fatin krijoje mos prit te ta servirin !
sdi sa e kam perceptuar kete thenie te tij apo ta kem zbatuar....di qe sot me kohe ...kuptoj me shume kete shprehje e cila ne ate moshe me dukej gjeja me absurde

kurse mami gjithnje me thosh...mos u perpiq te rritesh para kohe sepse nuk do te te vij me kjo moshe!.... dhe sa te drejte kishte
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Nga Babi kur isha e vogel para se te vdistee
e di ska babi mundesi qe te tblej ato qe ti deshiron por kur te rritesh meso edhe tua blejsh ti femijeve te tu, ti je gocha babit babi x ty shemb boten nuk tlej babi pa gjona ty


kurse mami meso qe mos tja shtrijsh askujt doren ne menyr qe ti plasesh ato njerez qe sdun me tpa me syyy
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Te jesh e drejte,dhe te mbash qetesin aty ku shumica e humbin.
Mos u hakmerr kurre me idiotin dhe te ligun se nuk ja vlen.
 

jana80

Super Moderator
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

duke plotesuar ckeni then ju me lart mami im thote para se te flasesh degjoj vet ato fjal qe do nxjerresh ..para se te veprosh mendo nese do doje te ta benin ty.....mos bej e thuaj cfar sdo te te bejne apo te te thone...
ndersa babi im me thote ..te thuash po e thone te gjithe..edhe jo e thone te gjithe por ti perdoresh si duhet e ku duhet, duhet art dhe guxim..
 

Aver

VIP
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Mami - rri ne mes

Babi - edhe nese pastrues kanalizimesh behesh, behu me i miri.

Cilin me e degju se. Hall i madh. Po rri aty menjehere pas te parit.
 
Redaktimi i fundit:

sensuu

sweet
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Mua mami vetem me bertet
 

sensuu

sweet
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

He se do te bertasi dhe burri kur ta maresh mos merzitesh :D
Po dhe kujt mua qe jam me e urta ne bote
 

Fly

Larguar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Po dhe kujt mua qe jam me e urta ne bote

gjej ndonje me te urt se vetja dhe rrife, sa her te bertasi mami ty ti futja ne dacke atij
 

DeliriumMind

Disconnect to Riconnect 💫
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Kshilla lol

Ok, te kthehem serjoze tani... nuk mbaj mend asnje qe mos te krahasohet me nje kercenim.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Degjimin (per te degjuar).

Po nuk pate durimin per te degjuar kot e ke!
 

jana80

Super Moderator
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

zbut tigrin qe eshte ne ty dhe jii serish si dikur shpirt i lire!
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Ji vetvetja dhe mos ndrysho per askend.
Dhe kur kthej syte pas shoh lemshet qe kam thurur dhe te gjitha kosto mbi veten si dhe devijime nga te qenurit vetvetja.
Kam ndryshuar shume ne emer te harmonive te te tjerve dhe kurre per harmonine time...altruiste per te tjeret...egoistja e vetes.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga prindërit ?!

Bej cfare te ndjesh ,une do jem ne krah teje ,ashtu sic deshiroja te tjeret te ishin krah meje kur isha ne moshen tende . Vec ne jete mos i bej keq askujt per tu ndjer mire vet ne nje moment sepse ne te ardhmen do ndihesh keq pikerisht per kete gje . Zgjedhjet e tua jane ato qe deshiroj dhe une per ty ,sepse une kam besim te plote qe ti do dish te zgjedhesh ashtu sic te kam edukuar tashme ....momentin e pare kur u largova nga familja per te ardhur dhe jetuar ne tr keto ishin keshillat qe morra :D
 
Top