Cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri?

Marla

Let God & Let Go
a45d5f3b-paga-12.jpg


Për të zgjedhur profilin e studimeve, zakonisht duhet të analizohen faktorë si: cilat janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës; cilat janë profesionet më të paguara; cili është talenti juaj në profilin në të cilin mund të performoni më mirë.

Sipas publikimit të INSTAT të nëntor 2020, “Anketa e Strukturës së të Ardhurave (ASAP) 2018[1]” , paga mesatare në orë sipas industrisë në të cilën punojnë pasqyrohet në grafikun në vijim.
Por përpara sesa të kalojmë tek analiza e ecurisë së pagës orare bazuar në industri, lë ti hedhim një sy pjesës së profileve më të preferuar nga të rinjtë për të vazhduar studimet.

Figura 1. Numri i studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit, 2017-2020
c7c0e913-numri-i-studenteve-sipas-fushave-te-studimit.jpg

Burimi: INSTAT, 2020
Ashtu siç, vihet re edhe nga figura më sipër tre profilet më të kërkuara nga të rinjtë për studime janë:
  • Biznes, Administrim dhe Ligj;
  • Inxhinieri prodhimi dhe ndërtim;
  • Shëndet dhe mirëqenie.
Që do të thotë, në 3-5 vitet e ardhme këto do të jenë edhe profilet që do të kenë më shumë të rinj profesionit.
Por a janë këto profilet ato të cilat sigurojnë të ardhura më të larta në tregun kombëtarë të punës?
Për të arritur në një konkluzion të tillë, do të marrim në analizë pagën mestarë orare për profesionet/ profilet më të paguara. Të dhënat në këtë grafik janë marrë nga “Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna, 2018

Grafiku 1. Paga mesatare orare sipas industrisë së punësimit
255c4299-paga-orare.jpg


Burimi: Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna, 2018
Industritë të cilat kanë pagën më të lartë për orë janë:
  • Aktivitete financiare dhe të sigurimit ( 586 lekë/ora)
  • Industria nxjerrëse (464 lekë/orë)
  • Informacioni dhe Komunikacioni (423 lekë/orë)
  • Arsimi (389 lekë/orë)
Edhe pse sistemi financiar dhe ai i sigurimeve janë më të mirë paguarit, përsëri të rinjtë shqiptarë rendin të ndjekin studimet në fusha si “biznes, administrim dhe ligje”.
Tjetër indikator që vlen për tu theksuar është edhe fakti që të rinjtë shqiptarë preferojnë të ndjekin studimet në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies ndërkohë që në listën e profesioneve më të paguara sektori i shëndetësisë është një ndër më pak të paguarit.
Por, a është sistemi arsimor i orientuar se cilat janë profesionet më të paguara dhe më të kërkuara? Sigurisht që jo.

Për këtë do të evidentoja disa probleme kryesore si nga çfarë thonë shifrat dhe nga eksperienca në sistemin e edukimit në Shqipëri.

Së pari, mungesa e një këshillimi të duhur karrierë në Shqipëri është një nga problemet e akumuluar ndër vite. Disa universitete kanë hapur zyra këshillimi karriere, por që jo gjithmonë këshillojnë në profilet që janë të përshtatshme për individin, më të kërkuara nga tregu apo më të mirë paguara. Këshillimi i Karrierës duhet të nis shumë më herët.

Së dyti, nuk ka ende një studim tregu 5-10 vjeçar në Shqipëri që të tregojë se cilat do të jenë profesionet më të kërkuara, pra cilën kategori profesionistësh ka nevojë tregu. Një mungëse e tillë ka sjellë një “ngopje” të tregut me ekonomist dhe juristë.
Gjendur përballë kësaj situate, të rinjtë do të zgjedhin të studiojnë në profilet që u sugjerojnë familjarët, në profesionet që ata mendojnë se mund te jenë më të kërkuara dhe jo në profesionet që ata mund të kenë performancë më të mirë ose që janë më të paguar.

BussinesMag.al
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Kane harruar te listojne ne artikull kultivuesit e kanabis-it.
 
Top