Cilët hajdutë duhet të votojmë?

Ky shkrim vlen vetëm për ata që mendojnë se partitë tona politike janë banda të organizuara kriminale dhe ne jemi të detyruar të zgjedhim për të qeverisur atë më pak të keqen! Nëse prekeni kur ju përmendin partitë, ju sugjeroj të mos vazhdoni më poshtë!

-----------

Mendoni sikur keni në pronësi dy shtëpi private, pranë njëra tjetrës; në njërën banoni vetë dhe tjetrën e keni lëshuar me qira. Këto janë të vetmet të ardhura që ju keni dhe me to mbani familjen. Me qiraxhinjtë keni bërë një kontratë katër vjeçare dhe ata kanë premtuar se do të jenë të rregullt në pagesa, përveç se do ta mirëmbajnë shtëpinë.

Tre muajt e parë, qiraja ju erdhi në kohë. Në tre muajt që pasuan, kishte vonesa të vogla, por jo problematike. Ju toleruat. Në fund të vitit të parë, menduat të futeni njëherë brenda shtëpisë dhe të shikoni gjendjen. Shtëpia ishte e pastër, por orenditë kishin lëvizur nga vendi. Kjo nuk ju pëlqeu, por përsëri toleruat.

Në dy vitet që pasuan, gjërat filluan të përkeqësohen. Qiraja nuk ju erdhi kurrë në kohë dhe brenda në shtëpi ndodhnin ndryshime që juve ju mërzisnin, por që mund të shkonin në vend pasi të iknin këta qiraxhinj të shpifur. Ju vazhdimisht ankoheshit por ata herë bënin indiferentin, herë ju merrnin me të mira, herë ju tregonin kontratën!

Viti i katërt dhe i fundit i biznesit tuaj me këta maskarenj, ishte gati i padurueshëm. Qira nuk vinte fare dhe ju u ankuat në polici. Policia mbante gjithnjë anën e tyre. Bëtë padi në gjykatë, por gjykata u dha të drejtë qiraxhinjve. Të bezdisur e të shqetësuar sa s’ka, ju hoqët dorë nga qiraja dhe mezi prisnit që të vinte data e mbarimit të kontratës!

Ditën e dorëzimit të shtëpisë, ndodhi diçka e papritur. Qiramarrësi ju dha në dorë paratë e disa muajve të papaguar dhe ju premtoi se, nëse bënit një kontratë tjetër me të, ai do të shlyente edhe pjesën e mbetur të borxhit. Përveç kësaj, i kishte dhënë një bojë mureve dhe kishte vendosur ca zbukurime me drita në shtëpi. Për t’ju bindur, kryefamiljari ju tregoi se si vëllai i tij i vogël, ai që shkaktonte çdo problem, ishte larguar përfundimisht. Ai dukej kaq i sinqertë, kaq i penduar dhe me humorin e tij të veçantë, ju bindi për një kontratë tjetër katër vjeçare!

Katër vitet që pasuan ishin të tmerrshme! Qira jo e jo, por ç’nuk i bënë shtëpisë! Luajtën gjithçka nga vendi, bënin party të çmendura deri në mëngjes, shitën orenditë, ndërtuan në oborr! Ju, të llahtarisur u munduat të futeni me forcë në pronën tuaj dhe t’i dëbonit, por ishte e pamundur. Ata mbroheshin nga policia, nga drejtësia madje edhe nga disa komshinj. Dikur u lëshuan një kat qiraxhinjve të tjerë dhe u merrnin qira atyre! Në vend që të shpenzonin, fitonin për vete! Nuk mjafton kjo, por ju kanë bërë edhe një ofertë për t’ju blerë edhe shtëpinë tjetër, atë ku banoni ju. Një ofertë qesharake për shtëpinë që ju nuk keni ndërmend ta shisni!

Mezi po prisni të vijë data e përfundimit të kontratës dhe ti shporrni ata zullumqarë që ju hëngrën hakun, ju shkallmuan pronën dhe tani po përpiqen të futen në shtëpitë tuaja!

Ndërkohë, shtëpinë e qirasë jua kanë kërkuar disa qiraxhinj të tjerë, po ata që keni pasur para këtyre! Edhe ata hajdutë e mashtrues kanë qenë ato tetë vjet, por nuk ua katandisën shtëpinë si këta!

Keni dy rrugë, të shisni gjithçka e të emigroni, ose të qëndroni.

Nëse qëndroni, duhet të vendosni me gjakftohtësi dhe mençuri; shtëpinë t’ua lini këtyre që keni apo t’i nxirrni këta dhe t’ua lëshoni atyre të tjerëve!

Edi Goga
 
BOJKOT dhe vetem BOJKOT.

U lodha duke thone qe njeriu nje jete ka, ata/ato qe sjane per thesin e miellit duhet t'kene pak dinjitet per veten e tyre dhe ta BOJKOTOJNE kte klase politike.

Zgjohesh ne mengjes dhe e ke ndergjegjen e paster qe nuk ke kontribuar me vote duke sjell hajdut te rinj apo ke mbajtur te vjetrit ne pushtet.

Dhe plz mi kurseni replika te tipit "ka alternativa tjera pervec PS dhe PD". JO NUK KA, jane vetem ne leter sepse te gjithe jane pjese e sistemit qe kane krijuar majto-djathtistat.
 
.
 
Yeap!
 
votoni ata hajdute qe kane xhepat plot...se vjedhin me pak ne mandatin e 3..jane lodhur shume duke vjedh(2 mandate)..
 
Tomka nuk desh replikë, po të citoj ty Lev :)

Ok, bojkot.!! Uroj dhe shpresoj të jetë masive bojkoti.
Kjo do thotë pakënaqësi e qytetarve nda të gjithë klasës politike. Që do ishte një mësim i mirë për politikën.
Në këtë rast bojkoti duhet të zëvendësohet me revolucionin ??.
Të hiqet komplet kjo klasë politike dhe të zëvendësohet me një tjetër të re.
A ka element të rinjë që mund t'a përballojë një revolucion të tillë?
Nqs jo. Atëherë bojkoti është një vrimë në ujë. Kriminelët do jenë përsëri aty dhe do luftojnë njëri tjetrin. Natyrisht do fitojë njëra anë prej tyre.
Por populli prap nga kriminelët 30 vjeçare do qeverisët.
E lehtë të thuash bojkot pa një alternativë e re që lind nga poshtë, jashtë kësaj klasë politike aktuale.
 
Asnje revolucion nuk eshte i lehte.
Nese e ke fjalen per klase politike te re patjeter qe ka.
Ka te rinj e te reja shume te pergatitur qe mund te nxjerrin kete popull nga bataku me kapacitetet e tyre.
Problemi eshte qe askush nuk ja jep atyre kete mundesi.
Nese populli bojkoton ne mase askush nuk mund te thote qe po qeveris legjitimisht.
Nejse, si fillim bojkot , pastaj te tjerat vijne automatikisht vete.
 
Lauri seriozisht e mendon keshtu?!

Mos votim kerkojne vetem ata qe duan Ramen te qendroje akoma ne pushtet. Ndryshimi vjen nepermjet votes ne nje sistem demokratik. Ngaqe tashme te gjithe e kane njohur Rilindjen dhe Rilindasin edhe nuk e kane moralin te kerkojne voten, kane dale me parrullen mos shkoni ne votime, pasi merret Taulanti, Doshi, Vangjushi, Lala, Ymeri, etj.

Jo miku im, kete rradhe duhet te ngrihemi e te votojme, duhet te zgjedhim qofte edhe te keqen me te vogel, edhe nese keta pas nje viti nuk e bejne ndryshimin qe prisnim, atehere tek Lana ti hedhim. Kjo po qe eshte revolucion, une te zgjedh, po une te largoj, me vote ose me dajak. Por bojkot do te thote te biesh ne gjume edhe te presesh tragetin dhe avionin e rradhes, sepse jemi aq te rritur te kuptojme qe ndryshimet nuk vijne vete. Nuk te sjell dikush rrogen ty tek dera po nuk u ngrite heret ne mengjes e te dalesh nga shtepia...., ska abrra kadabra!
 
Mik i nderuar. 30 vjet flasin vetë si ka funksionuar "demokracia" në al.
E dimë edhe ne që jetojmë jashtë si funksionon jeta atje.
Janë po ata të 30 vitëve akoma aty, që ndrrojnë karriget në rotacion, herë njëra e herë tjetra palë.

Nuk ka përgjegjës të tjerë, nqs nuk jeni të kënaqur se si qeverisët ai vënd.
Unë përsonalisht nuk shoh asnjë element politik në Shqipëri që mund të më marrë votën time. ?
 
Vëndin e ndryshon politika, e qytetarët i japin besimin me votë për ndryshim.
Kur politika nuk ndryshon, humb besimin njëkohësisht edhe votën=bojkot.
Kur ka bojkot për mosbesim duhet patjetër të ndryshojë diçka rrënjësisht.

Mesa di unë nuk ka lindur akoma asnjë formacion politik i ri në Shqipëri. Kështu që po luajnë pingpong përseri ata të 30 viteve.
Nuk do ketë ndryshim në Shqipëri me Lulin alternative e Ramës. O Darius. :)
 
Jam me Tommy dhe Laurin dhe pse duhet te funksionoje si thote Darius dhe personalisht ashtu kam menduar/vepruar.

Bojkot do te thote qe sju duam me, bojkot do te thote qe nje leadership i ri duhet te dale nga elitat intelektuale te shqiperise jo nga keto gangrenat e tanishme 30 vjecare qe dhe palcen e kockes po ja hane popullit.

Kshu duhet te funksionoje bojkoti ne vendet qe kane moral politik por ketu ama sdo funksionoje sepse me ligjin elektoral qe kane bere hajdutet mjafton vota e 1 personi per te legjitimuar zgjedhjet si te rregullta e per ta shpallur fitues forcen politike.

Se di sdua te tregohem pesimiste por nuk shof alternative apo perqasje per tu bere me mire ky vend, po ecim mbrapsh nderkohe cdo kush nga ne po mendon mundesite per largimin nga Shqiperia.

Zoti befte mire!
 
Pse nuk ka quorum?
Atëherë jemi në rregull ?
Mjafton të votojë Edi Rama me të shoqen ?
 
Je akoma i mendimit te bojkotit ?!
Shoku..unë kam qenë gjithmonë skeptik ndaj politikës ?
Kam votuar dy herë në jetën time; në al për PD dhe në Itali për 5⭐
Në të dy rastet për t'i dhënë një shans atyre që lindin për të ndryshuar gjërat.
Një herë më gënjen, dy herë jo :)
 
Ma daiiii veramente hai votato 5? ????

Gjithsesi, nuk me jep emocion vota e askujt, e rendesishme eshte qe duhet te votojme per ate qe mendojme dhe sebashku me ate, neser te mbajme peshen morale te votes se dhene.
 
BOJKOT dhe vetem BOJKOT.

U lodha duke thone qe njeriu nje jete ka, ata/ato qe sjane per thesin e miellit duhet t'kene pak dinjitet per veten e tyre dhe ta BOJKOTOJNE kte klase politike.

Zgjohesh ne mengjes dhe e ke ndergjegjen e paster qe nuk ke kontribuar me vote duke sjell hajdut te rinj apo ke mbajtur te vjetrit ne pushtet.

Dhe plz mi kurseni replika te tipit "ka alternativa tjera pervec PS dhe PD". JO NUK KA, jane vetem ne leter sepse te gjithe jane pjese e sistemit qe kane krijuar majto-djathtistat.
Le te bojkotojme, por c'te mire do sjelli kjo?
A nuk mendon qe ai komshiu jone qe i doli ne krahe atij qiraxhiut zullumqar eshte i gatshem ti japi shtepine tone edhe per 4 vite po zullumqarit? Atehere, vota nuk eshte zgjidhje, as bojkoti jo, a ikim nga syte kembet?
 
Ma daiiii veramente hai votato 5? ????

Gjithsesi, nuk me jep emocion vota e askujt, e rendesishme eshte qe duhet te votojme per ate qe mendojme dhe sebashku me ate, neser te mbajme peshen morale te votes se dhene.
Principi im me votën është ndryshimi. Rinovimi i gjërave. :)
5⭐ ishte vetëm një lëvizje. Nuk ishte e nuk është një formacion politik, dhe doli më e votuara ndër të gjitha partitë politike. E gjithë kjo vetëm falë propagandës për shkatërrimin e elitës politike të vjetër dhe vendosjen e të resë.

PS. Po nuk pashë rezultate nuk merr më votën time.? :)
 
Le te bojkotojme, por c'te mire do sjelli kjo?
A nuk mendon qe ai komshiu jone qe i doli ne krahe atij qiraxhiut zullumqar eshte i gatshem ti japi shtepine tone edhe per 4 vite po zullumqarit? Atehere, vota nuk eshte zgjidhje, as bojkoti jo, a ikim nga syte kembet?

C'rendesi ka Bledo.
Çe mire do na sjelle te shkojme si dele ne votime? Per cfare sherben votimi kur te gjitha palet e perfshira jane figura te djegura, te provuar dhe sterprovuar, te korruptuar, te inkriminuar qe skane perfaqesuar asnjehere interesat e elektoratit te tyre, perkundrazi jane tallur dhe po na degjenerojne cdo dite duke na marre dhe at pak dinjitet qe na ka ngel.
Njeriu duhet te udhehiqet nga forca ndergjegjes, dhe nese nuk je per buken e gojes (ku nje thes mielli ushqen femijet) BOJKOTI eshte menyra e vetme per t'a denigruar kte klase politike.

Ne rregjistrin kombetar elektronik jane rreth 3.5 milion shqiptar qe kane te drejte vote, nese në zgjedhjet e 25 prillit shfaqen le t'themi vetem 20% elektorat, per ato si puna ime dhe per ate 80% qe do bojkotojne kto zgjedhje nuk ka fitore me t'madhe sepse asnjera pale partiake nuk mund te flase më në emer te popullit sic kane bere 30 vitet e fundit, aq me pak tna perfaqesojne ne parlament, por duhen t'kene frike sepse eshte si ato tullumbacet qe mund te pellcase nga momenti n'moment.

Ne te ardhmen ktij 80% qe ka bojkotuar i legjitimohet te dale ne rruge dhe ti shkule me force kto baktaçinj sepse nuk kane ardhur ne pushtet me voten e shumices se popullit, por nese i votojme thjesht u rrisim numrat dhe i forcojme me shume dhe nese do duam ti rrezojme aaa prit thote PS une kam ardhur me 1 milion vota, perfaqesoj shumicen, smund t'me rrezoni me force.
 
sa idealiste jeni...politika eshte interes grupesh te caktuara qe quhen parti...prandaj shqyhen njeri me tjetrin..akoma jju?
 
Votoni ke te doni, por ama mos zgjidhni t'ju udheheqin kollovare, te cilet shtepite i kane blere me leket e grave :p
 
C'rendesi ka Bledo.
Çe mire do na sjelle te shkojme si dele ne votime? Per cfare sherben votimi kur te gjitha palet e perfshira jane figura te djegura, te provuar dhe sterprovuar, te korruptuar, te inkriminuar qe skane perfaqesuar asnjehere interesat e elektoratit te tyre, perkundrazi jane tallur dhe po na degjenerojne cdo dite duke na marre dhe at pak dinjitet qe na ka ngel.
Njeriu duhet te udhehiqet nga forca ndergjegjes, dhe nese nuk je per buken e gojes (ku nje thes mielli ushqen femijet) BOJKOTI eshte menyra e vetme per t'a denigruar kte klase politike.

Ne rregjistrin kombetar elektronik jane rreth 3.5 milion shqiptar qe kane te drejte vote, nese në zgjedhjet e 25 prillit shfaqen le t'themi vetem 20% elektorat, per ato si puna ime dhe per ate 80% qe do bojkotojne kto zgjedhje nuk ka fitore me t'madhe sepse asnjera pale partiake nuk mund te flase më në emer te popullit sic kane bere 30 vitet e fundit, aq me pak tna perfaqesojne ne parlament, por duhen t'kene frike sepse eshte si ato tullumbacet qe mund te pellcase nga momenti n'moment.

Ne te ardhmen ktij 80% qe ka bojkotuar i legjitimohet te dale ne rruge dhe ti shkule me force kto baktaçinj sepse nuk kane ardhur ne pushtet me voten e shumices se popullit, por nese i votojme thjesht u rrisim numrat dhe i forcojme me shume dhe nese do duam ti rrezojme aaa prit thote PS une kam ardhur me 1 milion vota, perfaqesoj shumicen, smund t'me rrezoni me force.
2.7 milion jane ne rregjister shtetas te ligjshem per te votuar.
 
Top