Cilët janë elementët më të zakonshëm në trupin e njeriut?

Tabelave e elementëve kimikë të njohur në planetin tonë përmban 118 elementë. Dhe shumëkush mund të mendojë se trupat e njerëzve përbëhen nga shumë prej tyre. Në fakt nuk është kështu. Sistemet komplekse që përbëjnë trupin tonë kanë një përbërje elementare çuditërisht shumë të thjeshtë.
“Nga 118 elementë, 97 për qind e peshës së trupit tonë përbëhet nga vetëm 4 elementë”- thotë Stiven Taunsend, kimist organik në Universitetin Vanderbilt. Këto 4 elementë janë oksigjeni, karboni, hidrogjeni dhe azoti. Por çfarë bëjnë saktësisht këto elemente?
Oksigjeni mban vendin e parë në këtë renditje, duke përbërë 65-67 për qind të peshës së trupit të njeriut, thotë Taunsend. Kjo për shkak se trupat tanë janë kryesisht ujë – rreth 50 deri në 60 për qind – ndaj pjesa më e madhe e oksigjenit është “O” në H2O.
Po ashtu oksigjeni luan snjë rol thelbësor në prodhimin e energjisë dhe metabolizmin, ose proceset kimike që ndodhin brenda trupit. Pas tij vjen karboni, i cili përbën rreth 18-19 të peshës trupore, thekson Taunsend, gjë që nuk është befasuese, duke pasur parasysh se karboni është një komponent kryesor i shumicës së jetës në Tokë.

Karboni përbën shtyllën kurrizore të yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave, prandaj ky element është një nga blloqet kryesore ndërtuese të trupit dhe ushqimeve që ne përdorim për ta ushqyer atë.
Në vendin e tretë në këtë listë renditet hidrogjeni. Trupi i njeriut ka më shumë atome hidrogjeni sesa çdo element tjetër. Por ky element përbën vetëm 9-10 të trupave tanë në aspektin e masës. Hidrogjeni është elementi tjetër tek uji, H2O, ku ka dy atome hidrogjeni për çdo atom oksigjeni.
Për më tepër, hidrogjeni është një përbërës kyç i proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave. Por edhe pse hidrogjeni është më i shumtë në numër, ai ka dukshëm një masë më të vogël. Oksigjeni dhe karboni kanë pesha atomike që janë përkatësisht 16 dhe 12 herë më të mëdha sesa hidrogjeni.


Pra duhen 16 atome hidrogjeni që të barazojnë masën e një atomi oksigjeni. Prandaj hidrogjeni përbën vetëm 1/10 e masës sonë trupore. Ndërkohë i katërti në listë, me rreth 3 për qind, është gazi më i bollshëm në atmosferën e Tokës: azoti.

Ky element është shumë i domosdoshëm për proteinat dhe blloqet e tyre ndërtuese, të quajtura aminoacide. Po ashtu, azoti është një përbërës kryesor i ADN-së dhe ARN-së, duke përfshirë edhe bazat e tyre azotike.

Të dyja kanë citozinë, adeninë dhe guaninë; ADN-ja ka timinë, dhe ARN uracil. Pra pa azot, qelizat në trupin tonë nuk do të mundnin që të ruanin informacionin gjenetik apo të shumoheshin. Një element shtesë, i pesti më i zakonshëm në trupin e njeriut, është kalciumi, që përbën 1-2për qind të peshës trupore të njerëzve.

Më shumë se 99 për qind e këtij kalciumi gjendet tek kockat dhe dhëmbët. Por rëndësi kanë edhe elementë të tjerë përveç këtyre 5 elementëve. Për shembull, natriumi përbën vetëm 0.2 për qind të trupit. “Por ai është një mineral super i rëndësishëm, pasi ndihmon në balancimin e lëngjeve në trup”– thotë Taunsend.

Nëse natriumi është në sasi më të pakta nga norma, njerëzit mund të kenë probleme shëndetësore serioze, si presioni i lartë i gjakut ose dalja jashtë funksionit e veshkave. “Trupi i njeriut është i ndërlikuar, por unë mendoj se ai është gjithashtu i mahnitshëm në thjeshtësinë e tij.


Sistemet komplekse të ndërlidhura që na mbajnë gjallë, varen që të gjitha nga një pjesë e vogël elementesh. Nëse mendoni se sa kompleks është trupi i njeriut, atëherë kjo është e mahnitshme”-thekson Taunsend.


Express
 
Top