• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cili është sporti i duhur për fëmijët?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pjesa më e madhe e prindërve janë të interesuar t‘i regjistrojnë fëmijët në kurse sportive. Mundësitë janë të shumta, nga noti te volejbolli. Por si ta zgjedhim disiplinën e duhur? Shpesh pediatrët dhe specialistët kanë pak njohuri për shkencat motore.Një nga pyetjet që shtro-jnë pjesa më e madhe e prindërve është: "Fëmija im duhet të ndjekë një lloj sporti, cili është i duhuri?". Disa pëlqejnë gjim-nastikën artistike, të tjerë notin dhe volejbollin, disa golfin dhe karatenë. Zgjedhja bazohet pothuajse gjithmonë tek orari shkollor. Prindërit nuk pyesin kurrë nëse sporti është vërtet i përshtatshëm për fëmijën dhe trupin e tij.

Por edhe nëse do ta merrnin në konsideratë këtë gjë, mungojnë personat që duhet t‘i orientojnë. "Bëni një provë dhe shihni se si do të shkojë", kështu këshillojnë disa specialistë të sportit. "Problemi është se në Europën Perëndimore, ndryshe nga ajo që ndodh në Europën Lindore, nuk ka profesionistë që të kujdesen për sportet e fëmijëve", thotë një psikolog. "Pediatrët dhe të diplomuarit në shkencat motore nuk kanë shumë informacione mbi aktiv-itetin fizik të fëmijëve".

Kështu shumë prindër, duke pranuar ofertat modeste të aktiviteteve shkollore, zgjedhin disiplinat që u pëlqejnë atyre, pa marrë parasysh dëshirat dhe aftësitë e fëmijëve. Këshilltarët e spe-cializuar nuk kanë as edhe një palestër. Shpesh prindërit janë të gatshëm të paguajnë instruktorët e vetëm dhe t‘i orientojnë fëmijët sipas kritereve më komerciale. "Le të nisemi nga fakti që fëmijët e Europës Perëndimore kryejnë më pak aktivitet fi zik në kontinentin e vjetër, e jo më kot përqindja e obezëve dhe mbipesha është ndër më të lartat.

Fillimisht duhet të kryejnë lëvizje të strukturuar: të ecin, të vrapojnë, të ngjisin dhe të zbresin shkallët, të kapërcejnë një disnivel minimal. Faji është i prindërve që i parkojnë makinat brenda oborreve të shkollave, që përdorin ashensorët, edhe kur e kanë shtëpinë në katin e dytë dhe që ‘bllokojnë‘ çdo lloj lëvizje", vazhdon më tej psikologu.Qasjet në sport gjithnjë janë të nxitura nga ofertat e pal-estrave private. "Rreziku i parë, është të takosh operatorë të pakualifikuar që nuk dinë t‘i njo-hin qëndrimet dhe problemet e fëmijëve. E dyta është prezantimi me rezultate të dobëta, me pro-pozimin për fi tnes të prindërve". Një shembull janë palestrat, ku pranë biçikletave për të rritur qëndrojnë ato me ngjyra për fëmijët.

Fëmijët duhen të përf-shihen duke i stimuluar: ky është çelësi për një qasje në sport me përfi time. "Ka nga ata fëmijë që shfaqin shpejt shenja precize, por në pjesën më të madhe të rasteve në fakt nuk është kështu", thotë një pediatre. "Duhet një strategji për të shmangur frustimet që në vegjëli. Praktikisht një fëmijë i shkurtër nuk duhet të merret me basketboll, por mund të ndodhë vetëm nëse ai e pëlqen jashtëza-konisht. Një fëmijë obez duhet të shmangë ecjen në këmbë, pasi do të ndihej i frustuar, ashtu sikundër do të rrezikonte dëm-timin e tendinave dhe të kyçeve. Pasi të jetë formuar personaliteti i tyre dhe të kuptohet se cilat janë aftësitë specifi ke, e kanë më të lehtë të zgjedhin sportin që u pëlqen".

Sigurisht që nuk ekzistojnë sporte që të bëjnë keq, por është e vërtetë që kërkimi i talen-tit te fëmijët e vegjël mund të sjellë rezultate negative. Ja një shembull: "Noti është një sport i kompletuar si pak të tjerë. Por në shumë struktura interpreto-het si një zvogëlim i garës, duke shkaktuar refuzimin pas një ose dy sezonesh, të ndërlidhura nga njëra vaskë në tjetrën". Instruk-torët profesionistë e njohin rrezi-kun dhe për ta shmangur fusin elementë shpëtimi, që përveçse janë shumë formues, i zbavisin fëmijët.

Edhe theksimi specifik fizik i fëmijëve mund të jetë një problem. ثshtë normale që një fëmijë shumë i gjatë të kërkohet nga zbuluesit e talenteve të bas-ketbollit, që një fëmijë robust përgatitet për flakjen e çekiçit apo diskut, pasi do të arrijë shumë shpejt rezultatet. Gjith-sesi prindërit duhet të konsul-tohen gjithmonë me fëmijët, se mos ndoshta duhet të ushtrohet edhe pak me gjimnastikën, apo të humbasë peshën me ndonjë sport tjetër më aerobik. Por si-pas ekspertes, prindërit duhet ta shohin me sy të mirë edhe futbollin: nëse fëmijët mësojnë mirë, është një sport i komple-tuar dhe shumë fitimprurës.

Në Europë praktikohen edhe kurse të disiplinave të cirkut, që kanë një vlerë të shkëlqyer formuese. Problemi është se fëmija duhet ndjekur, dëgjuar dhe drejtuar. I duhet besuar instruktorëve të kualifikuar. Nëse nuk i lejojmë të shprehin aftësitë e tyre në fushën e sportit ose në palestër, nuk veprojmë në dobi të tyre. Sa orë duhet të ushtrohet një fëmijë? "Orët që qëndrojnë para televizorit do të ishin të mjaftueshme. Sporti duhet praktikuar të paktën tri herë në javë, për një orë e gjysmë. Prindërit duhet të kenë kujdes që nëse fëmija nuk mësohet të ecë, të vrapojë apo të hidhet brenda javës, nuk ka sport që mund ta ndihmojë", përfundon pediatria.


Gazeta Shqip
 

Opium

Dyrrah
Personalisht mendoj qe futbolli ose lojrat ne grup jan me te pershtatshme per femijet pasi mesohen ne kolektiv etj etj
Po noti esht sporti qe zhvillon me shum nga ana fizike ;)
 
Top