Cili është telefoni me kamerën më të mirë për vitin 2017

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kamerat e telefonave të mençur po bëhen çdo ditë më të mira, por ky vit solli disa nga telefonat me kamera superiore.
The Verge ka krahasuar kamerat e telefonëve iPhone X, Google Pixel 2 XL, Samsung Galaxy Note 8, HTC U11 dhe LG V30, transmeton Express. Kjo zgjedhje është bërë për të përfshirë telefonat nga prodhues të ndryshëm, jo vetëm nga Apple dhe Samsung që zakonisht përdoren për krahasime të tilla.

Samsung Note 8 është zgjedhur për testim pasi që ka kamerën e njëjtë me Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus.

Testimi ka qenë i thjeshtë, janë bërë fotografi në vende të ndryshme dhe ndriçim të ndryshëm, si dhe është testuar edhe kamera e përparme e cila përdoret për selfie.

Dy telefonat me kamerën më të mirë kanë qenë Google Pixel 2 XL, kamera e të cilit ka kapur më shumë detaje në fotografi, por sa i përket ngjyrave dhe ekspozimit ka dominuar iPhone X.

Bazuar në këto testime, Google Pixel 2 XL është zgjedhur si telefoni me kamerën më të mirë i pasuar nga iPhone X dhe Note 8.


androidpit-best-smartphones-1168_1513951010-9690724.jpg



tele-comparison_1513950817-6297768.jpg



old-car_1513950818-1934047.jpg


low-light-2_1513950816-2678975.jpg





portrait-mode-1_1513950820-3457014.jpg
 

Aver

VIP
Ne foton 1 shume me paster me duken fotot e iPhone dhe Samsung se ajo e pixel.
Foto 2 nuk verej dallime.
Ne foton e nates pixel duket me i mire... e minimizon ndriqimin e tepert.
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Publicitet kunder Huawei ketu, se mos kontrolluan kameren e mate 10 pro apo te p10 plus, p9 plus. Racista :p
 

Zana1

Braveheart
Ifone8 plus, ky qe kam une ... nuk me pelqen fare kamera.

Na sillni ndonje foto, qe te bindemi... ose te gjejme te duhuren.
 

Edisongen

Anëtar Aktiv
Google ka instuar shume ne softwarin e kameres gjate kohes qe nxori google glass duke qene se keto syze nuk mbanin dont kamer te fuqishme. Me vone kete inovacion e perdori ne serine e smartphone qe prodhon dhe sfidoi cdo konkurent edhe pse kishte kamera (si haedware) inferiore.
Dhe oneplus one ka bere te njejten gje me software edhe pse ne nivel me te dobet. Quhej clear image dhe bente 10 foto te cilat i bashkonte bashke per te rritur cilesine e imazhit.

Fale punes se disa programuesve ne xda tani ju mund ta perdorni kete teknologji te google dhe ne telefona te tjere

Shikoni listen dhe nese ndodhet telefoni jiaj shkarkojeni dhe instalojeni.

Google Camera HDR+ Port Updated with RAW Support, HDR Customization, and Major Bug Fixes
 

WxP

Hidrauliku
Cfare nenkupto me payload !
 
Top