C'ka dini per prejardhjen tuaj???

Endrra

VIP
Sipas antropologëve dhe historianëve shqiptarë e të huaj më seriozë, si At Zef Valentini etj., fisi i Shkrelit dhe shkrelasit thonë të kene ardhë si blegtorë nomadë prej viseve të epërme të Ballkanit, çka do të thotë prej Bosnje ose krahines së Sanxhakut të Novi Pazarit, në krahinën mesjetare që quhej Pulat (Pult) që më vonë u quajt Malësi. Mirëpo ky pohim i At Valentinit dhe i të tjereve, kurrsesi nuk do të thotë, siç mendojnë disa, se, shkrelasit dhe fiset tjera të Malësisë se Madhe si: Hoti, Kelmendi, Kastrati, Gruda etj., të cilët janë të ardhur nga ana veriore e rrethit të Bosnjes në shekujt XI dhe XII, kanë prejardhje sllave dhe se me ardhjen e tyre në këto treva u shqiptarizuan. Duhet ditur se në këto treva nga erdhen Shkrelasit si dhe fiset e tjera të Malësisë së Madhe jetonte fisi Ilir i Dalmatve. Teorit e prejardhjes se Malcorve prej Dalmacis jan nji hipotez e vobeket. Megjithate, fjala delme, e cila rrjedh prej emnit Dalmacia, ose i ka dhan emnin Dalmacis, perdoret vetem ne malci te madhe. Geget dhe tosket e quajn ate 'dele'. Hipotezat kryesore rreth prejardhjes se tetan shqiptarve jan 1) prejardhje Ilire (ne ket rast Malcort mund te jen Dalmat, pra te ken ardh prej tokave ku sot jetojn boshnjaket e kroatet, 2) prejardhje karpate (georgieve), 3) prejardhje iliro-trake. At Zef Valentini ka shkrua me shum per gojdhanat. Ai nuk ishte indovropjanolog. Por fakti se gjuha e malcorve, perfshi shkrelin asht e ndryshme prej gegnishtes, mund te tregoj se malcort ka nji origjin te vetme. Megjithate, puna komplikohet sepse ne disda aspekte malcishtja i perngjan toskerishts. Vene re, Toskerisht dhe Malcisht = gura, muaj, perrua, u pat ndertua. Gegnisht grue, muej, perrue, u pat ndertue.

Vetëm me ardhjen e sllavëve në këto vise, formimin e shtetit në kohen e Stefan Nemanjes (1166-1196) dhe për shkak të torturave të egra e keqtrajtimeve, kjo popullatë autoktone, e cila nuk desh kurrsesi t'i nënshtrohej okupuesit e të asimilohej, u detyrua të shpërngulet nga tokat e plleshme të trungut ilir. Ngulimi në trojet e tanishme, pothuajse të shkreta për të mbijetuar me mjetet e asaj kohe, duket se i kushtoi mjaft dhe se shënoi fillimin e një mënyre të re jetese e mbijetese.

Po simbas At Valentinit, në librin e tij "Il Diritto delle Communita" mësohet se prej fisit të Shkrelit të ketë rrjedhur dhe fisi "Kthella", "Dedajt" e Pukës, "Ukëthi", "Lëvrushku" e "Shëngjini" i Fanit. Nga ana tjeter kemi edhe dëshmi gojore qe mbeshtesin variantin e At Valentinit. Kështu thuhet se kur Shkreli erdhi në vendbanimin e ri, gjeti aty një popullatë autoktone të quajtura "Anas". "Anasit" qenë të përbërë:

1. Xhaj në Xhaj
2. Vukaj ose Vukelaj në Preknicaj
3. Kolajt në Zagorë
4. Baushi ose Kapllajt në Dedaj
5. Luizi në Grykën e Lugjeve
6. Tuçajt të cilët jetojnë në Leskovec.
Po simbas gojëdhënës, i pari i shkrelasve të ardhur në këto troje ishte Lek Shkreli, i cili pati kater djem: Vrithin, Deden, Buzheten dhe Zogun, prej emrave të të cilëve kanë ardhur dhe kater fshatrat të mëdha të Shkrelit: Vrrithi, Dedajt, Bzheta dhe Zagora. Vrithit, duke qenë djali i parë i Lekës, i takoi t'i printe këtyre vllaznive, duke mbajtur e trashëguar brez pas brezi institutin e bajrakut dhe bajraktarit, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit. Deda, djali i dytë i Lekes, pati tre djem: Çek Deden, Pap Deden dhe Vulet Deden, të cilët u hapën shumë. Buzheta, djali i tretë, gjithashtu ka pasur tre djem: Preknicin, Ducin e Prekducin. Ndersa i katerti, Zogu, pati vetem dy djem: Andrean dhe Jusufin (i cili, siç merret vesh dhe nga emri u islamizua). Prej emrave të nipërve të Lekes kanë marrë emërtimet dhe mjaft mehallë të Shkrelit.

Të gjithë keto emra u shtuan a u pakësuan në vite e shekuj duke qenë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve të kohës dhe ngjarjeve historike. Etnografi i shquar shqiptar, Rrok Zojzi, thotë në lidhje me prejardhjen e fiseve të Malësise së Madhe,: "Se këto fise janë me të vertetë të ardhuna, e deshmon jeta e tyre nomade, që kalonin deri para dy-tre shekujsh, traditat krejt të veçanta etnografike nga dy grupet e tjera të Veriut, legjendat e shumta mbi prejardhjen e tyne, lidhjet toponomastike dhe onomastike me bazen e vjeter etj." dhe vazhdon "këto fise, ka gjasë se zbriten këtu ndër shekujt e parë të mijëvjeçarit tonë". Përgjithësisht e kurdoherë, vizitorë e studiues të huaj e vendas, që patën rastin të ndeshen me këtë fis, mbetën gjithnjë të impresionuar prej virtyteve, krenarisë, urtisë dhe besës. Kështu baroni Nopsca shprehet: "Banorët e Shkrelit janë të dashur e pa të keq, ato janë të qeshur, mikpritës dhe ruajnë mjaft mire kodin e nderit", ndërsa udhetarija angleze Miss Edith Durham, më rastin e vizitës së saj edhe në Shkrel, diten e festes së kësaj famullie, Shën Nikollit, me 9 maj 1908, ndër të tjera shkruan: "Shkrelasit janë shumë të dashur, pa të keqe, janë të qeshur, mikpritës dhe e ruajnë ligjin e nderit" etj
Pak a shume ka te drejte kjo editi.. po stergjyshi ka marr 23 gjaqe per shembull ..aq te bute sdo ken qen te paret e mi 🙄
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
A ka ndonje menyre si mundet me e zbulu pemen tone te prejardhjes?!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Nese ke fat .. dhe ke gjysher me kujtese dhe dije te forte .. une keshtu e kam mesuar te pakten.

Nga babi nuk i kam gjalle. Gjyshja s'ka dit gje. Ama gjyshin e mbajne per te zgjuar dhe te lexuar. Fatkeqesisht ka nderru jete para lindjes sime. Mami thote qe i ka pas thene se para 5 shekujsh kane leviz prej Dibres per ne Tirane. Ama kaq. do doja te benin ndonje web qeveria ku te jene te regjistruar te gjithe e te na dalin automatikisht paraardhesit. Di qe ne disa shtete e kane.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Vij prej nje familje qe brez pas brezi,ka pas gjithmone emer te mire dhe te degjuar ,themi ne nga veriu. :))
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sipas babit tim..kan ardhe nga Mirdita e shqiperis🙂fisi sekret🙂
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Per fat te mire si nga ana babit si e mamit gjysheri na kan tregu nga vinin
Nga ana babit gjyshi gjyshit erdhi nga mali zi se rrembeu nje vajze te fese te krishtere. U vendosen ne shkoder dhe krijuan bisnese qe vazhdojne dhe sot e kesaj dite
aty u kriju familja madhe 9 cuna e asnji goc.
Nga gysherit e mamit nga mallakastra vendosur ne durres ky mbiemri tyre eshte dhe sot i permendur
 
Per fat te mire si nga ana babit si e mamit gjysheri na kan tregu nga vinin
Nga ana babit gjyshi gjyshit erdhi nga mali zi se rrembeu nje vajze te fese te krishtere. U vendosen ne shkoder dhe krijuan bisnese qe vazhdojne dhe sot e kesaj dite
aty u kriju familja madhe 9 cuna e asnji goc.
Nga gysherit e mamit nga mallakastra vendosur ne durres ky mbiemri tyre eshte dhe sot i permendur
Tani e kuptova pse je e bukur ti😝

Paske gjak podgoriçane
Nusja dajes time dhe gocat e saj jane njera me e bukur se tjetra😁
 
Top