C'mendoni ju?

Love

βeℓℓe â๓e
Këto ditë takova një shoqen time franceze, të cilen kisha pak muaj pa e parë.
Duke pirë nga pije të ngrohtë, ajo më tregon që ishte lidhur prej dy muajsh me një djalë.
Që ditët e para kishin patur një tërheqje të madhe për njëri tjetrin dhe sa më shumë ditët kalonin aq më shumë afroheshin por aq më shumë ngjitëse dukej kjo njohje sa arriti që rrinin 24 orë pranë njëri-tjetrit kudo që shkonin cfarëdo që bënin etj.

Ai gjithmonë i shpreh fjalë të ëmbla dashurie, përqafime nga mëngjesi në darke, dhe kur ajo shkon tek floktorja ai do e shoqërojë,kur takon një mike të saj gjithmonë do jetë pas, edhe kur kërkon pak intimitetin e saj ai gjithmonë do jetë pas saj, dhe sa më shumë koha kalon më shumë ai djalë po ngjitej tepër pas vajzës.

Jo se asaj nuk i kanë pëlqyer këto afrimitete kaq të afërta. por problemi se ajo tashmë, ka filluar të ndihet tepër e mbytur nga kjo mardhënie kaq e ngjitur dhe që e shikon pak si me rrezik..

Lindin pyetjet:
Një mardhënie e tillë kur njëri nga partnerët është shumë i ngjitur a është e dëmshme për një çift?
A ju ka ndodhur të keni patur një realicon të tillë ngjitës?
A ju bezdisin meshkujt apo femrat që janë tepër të ngjitura pas jush?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: C'mendoni ju?

Ngjitja e tepert ne mes partnereve per mua lexohet keshtu: MOSBESIM. Ndoshta dikush do te thote: DASHURI, por dashuria nuk do ngulfatje, nuk do kontroll 24 oreshe, nuk do dhe nuk lejon mohim te lirise se tjetrit. Mire eshte partneret te jene se bashku, por jo 24 ore ne dite...sepse kjo i ben te ndjehen si ne burg...liria dhe besimi ne dashuri eshte ushqim i dashurise, ngulfatja 24 oreshe dmth. pranga per dashurin////
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: C'mendoni ju?

Nje maredhenie e tille, ku ka teper afrimitet POR edhe ku ka teper liri eshte e demshme per nje cift mendoj une... Njeriu ngandonjehere ka nevoje per pak privatesi, si te them per pak vetmi, te shkoj te ja qaj hallin ndonje shoku/shoqeje, te kete ate lirine e vete, mua per vete do me bezdiste, do me merziste nje njeri i tille nese do e kisha 24 ore prane.
Nje relacion te tille nuk kam pasur deri me sot por e njoh nga nje shoqja ime... Nuk e linte kemba kembes, ngado qe te shkonte ajo, ky ishte pas. Nje dite i erdhi deri ne maj te hundes saqe i tha fjale qe e lenduan ate. Kshuqe gjithe ajo dashuri u zbeh, u shua...
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: C'mendoni ju?

Nuk kam pasur ndonjë rast të tillë por njoh një rast të tillë. Me aq sa më kanë thënë është stresuese ,madje edhe kur kam qënë vetë prezent dhe e merrte në telefon kjo vajza,ai i njohuri theshte; (ç'më çau ''veshët'') Hall është edhe kjo punë,nuk di njeriu si të dashurojë,të jepet me mish e me shpirt i thonë që është bërë i bezdisshëm,të jetë pak menefregist i thonë ti nuk ke dashuri edhe kështu me rradhë.
 

sensuu

sweet
Titulli: C'mendoni ju?

uau mua kshu me pelqen te di ca po ben 24 ore dhe ca po bej....
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: C'mendoni ju?

Nje lidhje e tille eshte mbytese. Kemi nevoje per intimitetin tone, mendimet tona, per privatesi....cdo gje me shumic eshte e lodhshme.....eh njeriu i shkret sdi ca do :p
 

sensuu

sweet
Titulli: C'mendoni ju?

po pra njerezit te duan me shume kur sjua var
 
Titulli: C'mendoni ju?

Lindin pyetjet:
Një mardhënie e tillë kur njëri nga partnerët është shumë i ngjitur a është e dëmshme për një çift?
Nuk e kosideroj te demshme,por sme duket si dashuri nga ana ime,sepse dmth po mu ngjit ajo une po i largohem?

A ju ka ndodhur të keni patur një realicon të tillë ngjitës?
Me ka ndodhur,dhe kam qene moshe e vogel,sot i mendoj shum ndryshe gjerat

A ju bezdisin meshkujt apo femrat që janë tepër të ngjitura pas jush?

Sigurisht qe po! JAm i mendimit vetem po u dashuruan te dy,nuk duken bezdisjet.:)
 

LoSsT

VIP
Titulli: C'mendoni ju?

Epo kur ke keshtu njerezish pas koke 24 h ndonjehere ste del as shu**a, ska faj vajza, ka filluar te ndjej veshkat, Lol
 

MasteR

I'm offline
Titulli: C'mendoni ju?

Eshte stresuese sinqerisht...
 

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Titulli: C'mendoni ju?

Kjo eshte pergjigja:

Armiku me i madh i njerzimit eshte ai qe shpiki krevatin dopio. OSho.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: C'mendoni ju?

Ndoshta t'gjitha ato cfare ai i ben, jane thjesht aktrim, perse te mos jete edhe kjo ? Une njoh raste te tilla shume. Me muaj kane kaluar shume mire, mu keshtu sic pershkruan ti, dhe ne fund e ka braktisur. Uroj te mos jete keshtu. Sjelljet e tilla, mund te jene te demshme me kalimin e kohes. Burri eshte burre, gruaja grua. Secili ka nevoje per hapesire. Cudi si nuk tpaska thene shoqja se edhe deri ne banjo e percjell lol - aq dashuri tmadhe ka lool
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: C'mendoni ju?

Gjeja e pare ne nje lidhje qe duhet respektuar,eshte liria normale te partneres/rit.
Nuk ka gje me bajat se sa kur lidhja mbytet nga perzierjet aq te shkrira saqe partneret nuk njohin me vetveten,duke u marre me tjetrin.
Nje sjellje tille me ngjan fiksim,dhe munges e theksuar personaliteti tek ai/ajo qe ka nje simtom te tille sjellje ne nje lidhje.
Personalisht me duket Gabim.
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: C'mendoni ju?

DUke u nisur nga situata ne fjale absolutisht me duket sh e gabuar. DIhet qe cdo nejri ka nevoj per hapesiren e tij, dhe per me teper kjo vajza vertet qenka e besdisur. E mira do ishte tja bente te ditur atij... SA i perket nje lidhjeje ku partneret kalojne sh kohe bashk.. VAret nga personi dhe si jane rrethanat. Ne fakt ne 2 muaj njohje ne pergjithsi cuni dhe goca duan tjene 24 ore nonstop bashke, po kushedi kto kane thjesht pelqim mendoj, pastaj me vone me konsolidm te lidhjes dhe po te duash srri dot ngjit jo, se te pret puna, shpia, eh shume gjera....
 

marin

marino
Titulli: C'mendoni ju?

un mendoj se suksesi i nje dashurie fshihet ne faktin qe gjerat duhet lene te rrjedhin nattyrshem sepse kur njer nga partneret eshte shum i ngjitur me keqkuptimin e mare dhe me te voglin kjo dashuri do te shperbehej . cik nga eksperienca e di kte gje
 

Marla

Lopov.
Titulli: C'mendoni ju?

Kripa nuk vihet re kur eshte ne sasine e duhur, por e ndjejne mungesen e saj kur eshte ne mangesi!

Keshtu qe kriposuni me mase o njerez :p
 

Kila

VIP
Titulli: C'mendoni ju?

Kripa nuk vihet re kur eshte ne sasine e duhur, por e ndjejne mungesen e saj kur eshte ne mangesi!

Keshtu qe kriposuni me mase o njerez :p
Un do thoja sheqerosuni ....
Lol ca fjale sheqerosuni ;P
Embelsohuni ne masen e duhur ..
 

chika

Anëtar i Respektuar
Titulli: C'mendoni ju?

Eshte e sikletshme ta kesh tjetrin 24ne 24 nga pas,sado ta duash
cdo njeri ka nevoje per liri.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: C'mendoni ju?


Duhet me qenë penguese..., sepse njeriu ka nevojë te ndjej lirinë-rehatinë personale dhe nganjëher edhe vetminë te shijoj.

Ska nevojë te ngarend dikush prapa :) sikur te jenë të ngjitur, apo sikur te percjell.

Me respektu pak atmosferen e tjetrit.....
 
Titulli: Pe: Titulli: C'mendoni ju?

Kjo eshte pergjigja:

Armiku me i madh i njerzimit eshte ai qe shpiki krevatin dopio. OSho.

Ndersa shoku i tij shpiku suposten:) haha
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: C'mendoni ju?

Miqesia eshte vlere e vecante qe nuk paguhet me para!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: C'mendoni ju?

Cmendojme ne? Une si fillim mendoj qe ti love ke ber sh mungesa. Lol. Hyn robi dhe pershendet nje her ne kaq nuk behet nami.. :p
 

sensuu

sweet
Titulli: C'mendoni ju?

kushedi eshte si ky i temes dhe se le me te futet ne forum :p
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: C'mendoni ju?

Kjo eshte kaq individuale dhe kaq diverse sa zor ti vesh nje emer
Ka persona qe kerkojne nje intensitet te tille...po ashtu ka edhe te tjere qe e urrejne
Posesiviteti mbyt ndjenjen....por eshte kaq i natyrshem , vjen kaq natyrshem sa vetem kur sheh veten brenda ketij rrethi vicioz arrin te kuptosh sa dem po ben

Po jam gjindur dhe me te drejte pa te drejte jam bere posesive....por eshte kaq legjitime kjo ndjesi sa nuk mund te thuhet
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: C'mendoni ju?

Qoft tek femera, qoft tek mashkulli, posesiviteti eshte i demshem.
Nuk kemi te drejte te veme "prone private" mbi nje qenie humane me te drejta "lirie".
Pavarsisht se jemi ne nje lidhje/familje nuk dmthn qe i kemi mbyllur maredhenjen me boten dhe skemi me ku dalim jasht rethit qe na "lejon" posesiviteti.
Cdo njeri ka nevoj per variacion.... Psh ai mund te shkoj te shikoj futboll sa te doj, mua sdo me shikoj ndonejhere me vete se per mua eshte humbje kohe...Nqs atij i ben kenaqesi, le te vej me shoket e tij. Sic nuk besoj qe atij i ben sh kenaqesi sa rri une humb kohen duke bredh dyqanet lart e posht, duke provuar ate dhe kete.
Ka gjera qe mund ti besh me partnerin, e gjera qe kane me lezet me shoqerine.
Pastaj nqs je i izoluar vetem me partnerin, nderhyn shume me kollaj monotonia dhe zenjet :)
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: C'mendoni ju?

hmm besoj se do fejohen
sepse edhe nje ish mikja ime ne vitin e 1 u fejua me at djalin qe kisht x tdashur
3 muaj kishin qe njiheshin
 
Top