• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Copeza nga; Albatros Rexhaj.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Sa e lehtë është të thyhem!
Pyes veten: A jam edhe unë prej mishi e kocke apo jam prej qelqi?
Mjafton që dikush vetëm të të përmendë dhe mendja më arratiset.
Më kap një zjarrmi në shpirt, djersitem dhe mbështillem në ankth. Dhe me krejt zërin ulërij: Nuk e dua! Nuk e dua dhe nuk më plas fare për të!
I gënjej të gjithë.
Dua të dëgjosh edhe ti që të të gënjej edhe ty.
Por më së shumti gënjej veten, sepse kur thyhen të gjitha shishet dhe askush më nuk ma vë veshin, atëherë dorëzohem.
E pranoj: Krejt çka dua, je vetëm ti!




~~~~`
54517092_2388333754534797_2979141070585069568_n.jpg?_nc_cat=110&_nc_ht=scontent.fath7-1.fna&oh...jpg
 

Attachments

NGU

Wild child full of grace 💫
Zgjuar jam...
Edhe pse shpirtin të përgjumur e kam.
Sytë natyrshëm tërhiqen drejt diellit, që ëmbëlsisht më josh ta shijoj virgjërinë e më të bukurës që jeta e fsheh.
Por nuk mjafton të hapësh sytë që të shpëtosh nga ankthet.
Mendja vetvetiu nuk di si të çlirohet nga hijet ku është ngatërruar.
Andaj nisem drejt diellit.
Drejt teje.
Sepse më mungon o yll i ndjeshëm.
Më duhesh që t'i jep kuptim dallgëve të frymëzimit tim.
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Duhet të jesh i fortë, sepse njeriu i fortë nuk ndien dhembje dhe askush nuk mund ta lëndojë. Kështu të kanë thënë shumë prej miqve të tu, por këtë nuk do ta dëgjosh nga unë. Të mos ndiesh dhembje do të thotë të mos jesh njeri. Askush nuk është imun në dhembje. Edhe njeriu i fortë ndien dhembje! Shumë më tepër se unë dhe ti së bashku. Dhe mu për këtë ai edhe është i fortë.
Njeriu sprovohet në gjithçka dhe nga këto sprova buron forca. Forca për t’u thënë MJAFT atyre që e marrin guximin të të lëndojnë. Forcë për t’u përballur me ata që tërë kohën të rrahin supet.
E ke vënë re sa shumë janë ata që mezi presin të të udhëzojnë se si ta jetosh jetën? Të gatshëm të përzihen edhe në detajet më intime! E ke parë si nuk ngurrojnë t’ia japin vetes të drejtën të të gjykojnë? Përherë të gatshëm që t’i tregojnë të gjitha “gabimet" e tua! Mu sikur hienat që tërë kohën luten që dikush të plagoset për vdekje, që më pas të gostiten me të.
Po. Mu si hiena. Sepse hienat janë të vetmit grabitqarë që zgërdhihen. Edhe këta janë të tillë. Si hiena të zgërdhihen në fytyrë. Edhe atëherë kur je më i dobëti. Si të çoroditur, pa mëshirë të godasin!
I lejojmë.
Dhe për këtë edhe na lëndojnë!
Nuk ndiejnë asnjë lloj përgjegjësie për ankthet që na dhurojnë.
Buburrecë të çmendur ambiciozë.
Madje guxojnë të na thonë se të gjitha janë për të mirën tonë!
Dhe ajo që më acaron më së shumti, është bindja se jemi të pafuqishëm para gjithë kësaj.
Sikur të gjithë jemi dorëzuar?
Të ngujuar në ankthin e të jetuarit!
Hej, ti!
Ti që hamendesh.
Rebelohu!.
Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të bëjnë të ndihesh keq.
Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të thonë se nuk je i denjë.
Rebelohu ndaj të gjithë atyre që të zhvlerësojnë edhe para syve të shpirtit tënd.
Rebelohu ndaj të gjithë atyre që ushqehen në dëshpërimin tënd.
Rebelohu sepse, nëse e humb të tashmen, as e ardhmja nuk të pret më.
Mendon se dikujt do t’i bjerë ndërmend se ti meriton më shumë?
Beson se, një ditë, do ta shohin se brenda teje ka zënë vend një ëndërr që mund ta përthekojë të gjithë botën?
E di se po pret që të gjitha këto të ndodhin!
Në këtë pritje gjen siguri.
Por ky është një justifikim qyqarësh!
Po ata prej të cilëve ti po pret aq shumë, një ditë do të thonë: “Po pse heshte? Pse nuk na the?”
Mos u friko nga e sotmja.
Çdo njeri vdes.
Por guximi, atë që e tregon në këtë jetë, vetëm ai jehon në amshueshmëri.
Mos lejo që rruga jote, prej këtu e deri në amshim, të jetë e shtruar e tëra vetëm nën hije.
Rebelohu!
Mos prit që të vijë dikush e të t’i mbushë bateritë.
Jepi kurajë vetes.
Jetoje të tashmen, sepse përndryshe jeta shndërrohet në një ritual shterp të kujtimit të ëndrrave të largëta. Ëndrrave që nuk pate guxim t'u japësh jetë!
 
Top