Copeza....

..genjeja veten dhe kjo kish kohe qe vazhdonte.
E beja me nje vetdije te frikshme kete vetmohim sepse mendoja se ishte me e lehte per te ecur perpara.
Strukja brenda vetes dhimbjen e te shkuares dhe shpresoja se duke e mbytur do te mund mos te perballesha me me te.
Por sot kuptoj se e verteta ishte ndryshe. Te rimekembesh duhet te perballesh dhe mos kerkosh te ikesh larg saj.
Mund te fshihesh nga njerezit apo gjerat qe te lendojne dhe te mendosh se kjo do te thote se ne nje fare menyre ti po ben paqe me te shkuaren..
Por jo...

I gjithe presioni rritej brenda vetes , ashtu pa kuptuar derisa ne fund si maja ajsbergut filloi te rishfaqej dhe te therrmonte fasaden e ngritur me aq kujdes. Mjaftoi shume pak per te pare veten gjunjezuar para te shkuares sime..
Cdo ndjesi ,emocion, thyerje, plage ish rizgjuar si nga nje gjume letargjik a si nen efektin e nje stimuluesi harrese, befas u kthye ne nje bumerang.
Te gjitha ndjesite te cilave i trembesha se mund te me thyenin i kisha mbuluar me tisin e te pajetuares, me mohimin e te perjetuarit ,sepse askush nuk duhet te dinte asgje...
Kisha vrapuar larg ..
Duke fshehur te vertetat ishte me e lehte te jetoja ne nje farsitet real.
E gjitha kjo per mos ndjere frikerat e mia te zgjoheshin.
Dhe asnjehere ti kuroja qe te mund te jetoja me to...te vertetat e mia.
Perqafova boten me buzeqeshjen time , me zemren hapur, dhe duke pretenduar se gjithcka ishte mire me mua....asgje nuk ndodhte.
Por nuk ishte mire ne fund te dites...
Cdo dite zgjohesha me plage te reja , sepse nese nuk mjekon plaget e vjetra, si mund te perballesh me te rejat?
Si mund te pretendosh se do kurohesh, kur ajo qe ti ben eshte te fshihesh?
Si mund te jetosh ne te ardhmen kur je pjese e pashkeputur e te shkuares?

Vazhdon....
 
Punk1

Antarë i Respektuar

E trishte
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Ate dite qe me ne fund vendosa te shihja te verteten e asaj qe po beja ,ndjeja sesi copeza dritash kthjelltesie ndizeshin brenda meje.
Nuk mund te besh paqe me te shkuaren ,nese nuk perballesh me te.
Dhe pse kjo do jete nje nga gjerat me te veshtira qe do te duhet te besh...
Ndjesite e dhimbjes dhe rrethi vicioz ku je perfshire, do te rikthehen per tu perplasur ne thellesine e mendjes dhe zemres.
Kujtimet e asaj cfare ishe e cfare kishe njehere do te bejne te mbytesh neper mendime te errta.
Midis luftes ku kerkon te lesh te shkojne apo te perjetosh ,do fitoj te rimekembesh.
Por kupton se kesaj lufte i ka ardhur fundi tanime.
E lodhur nga kthetrat e te shkuares, zgjedh te perqafosh te tashmen..

Sepse ne fund duhet ti lesh te shkojne edhe pse te dhemb ...duhet qe e shkuara te flere ne te shkuaren e saj.
Edhe pse te dhembin kujtimet e bukura ,mendo qe para teje eshte nje ardhme, kujtime te reja per tu bere njesh.
Dhe me fund do jesh e lire...
E une zgjedh te jem e lire nga e shkuara ime!
 
Redaktimi i fundit:
Top