Copy paste nga social media

Endrra

VIP
Lexoj shpesh shkrime qe me ngacmojn neuronet.
Nuk jane si librat qe i blejm enkas per ti lexuar, por na dalin para sysh pa dashje.
Dikush ne kulmin e ndjedise.. merzise apo te Karantines 😜.. eshte shprehur.


pse jo mos ti bejm share ne kete teme !
 

Endrra

VIP
Në fakt herët ose vonë,janë disa gjëra që nuk i shmang dot. Ashtu si nuk shmanga dot unë shikimin e syve të tu,që më përpinë. Rrufeshëm më rrëmbeve,më tërhoqe pas vetes sikur doje të më thoje:”më përket”. Për një moment u ndjeva prehu yt,që nuk e merr mundimin as të rezistoj,sepse ndihet i pafuqishëm. Ky ishte impakti im i parë me ty. Disa gjëra nuk i shmang dot,ose nuk do që ti shmangësh,sado që ti e di shumë mirë që do jetë deri sfilitse. Po po,të duash ashtu si dua unë,është një torturë më vete. Unë nuk dua që dashurinë ta zër kurrë gjumi,sepse kam frikë se nuk zgjohet më. Është ajo ndjenja e pasigurisë që të pushton,kur mendon se mund të shuhet zjarri në një natë te ftohtë dhjetori me borë,kur je jashtë.Unë dua dashurinë ta puth,ta ledhatoj,ta xhelozoj,të bertas,të ulëras e pastaj ta puth përsëri. Nuk dua kurrë që ajo të dremis sado pak. Unë dua ndryshe edhe ti e di shumë mirë. Të jesh me mua është e vështirë,sepse unë nuk do të lë kurrë të mendosh për diçka tjetër.E di,jam xheloz. Jam xheloz edhe për pikat e shiut që të prekin fytyrën edhe për gjethet e vjeshtës që lehtë të bien mbi flokë edhe për dritën e diellit që të detyron të mbyllësh sytë. Unë dua që fytyrën tënde ta prek vetëm unë,flokët e tu të ngatërrohen vetëm në gishtrinjtë e mi e sytë ti mbyllësh vetëm kur të puth unë. Kështu jam unë,i vështirë të më duash......
JOQ
 

Endrra

VIP
"-Asja, - mezi u dëgjua zëri im...
Ajo me ngadalë ngriti sytë drejt meje... O shikim gruaje të dashuruar, - kush do të të përshkruajë ty? Ata luteshin, ata sy, besonin, pyesnin, jepeshin... Unë nuk i rezistoja dot joshjes së tyre. Një zjarr i lehtë më kaloi nëpër trup si gjilpëra të nxëhta; unë u përkula dhe i ngjesha buzët te dora e saj... U dëgjua një tingull drithës , si psherëtimë e ndërprerë dhe unë ndjeva në flokë prekjen e dorës së brishtë, që dridhej si gjethe. Ngrita kokën dhe pashë fytyrëne saj. Si ndryshoi papritur! Shprehja e frikës u zhduk prej saj, shikimi u hodh diku larg dhe më bënte për vete, buzët u hapën lehtazi, balli u zverdh si mermer dhe kaçurrelat ranë mbrapa, sikur i largoi era. Unë harrova çdo gjë, e tërhoqa drejt vetes. Dora e saj u bind, gjithë trupi i saj u tërhoq menjëherë pas dorës, shalli i ra nga krahët dhe koka iu mbështet ngadalë në gjoksin tim, u mbështet nën buzët e mia të ndezura...
-Jam e juaja... – pëshpëriti me zë të dobët

Ivan S. Turgenjev - Asja"
 

Desa

Felix - Culpa
Nderkoh qe hapat tan,
ledhatonin ato trotuare te mermerta...
Une nisa nje dialog te komplikuar
me veten...

-Dreq edhe sa hapa
kan mbetur nga kryqezimi radhes?
Aty duhet te ecim ne
rrugica te ndryshme...
Mosss edhe 2 me pak...

-TA PERQAFOJ PARA SE TE NDAHEMI?!
Joooo do mendoj,
se jam i cmendur,
ishte vetem takimi yne i par...

Po e drejt,
eshte gabim,
sa jemi njohur,
ndoshta e lendoj...
Dhe per kete do me duhet
te urrej edhe veten mepas....

Matematika me ka pelqyer gjithnje.
Ja dhe momenti per ta vendosur
ne zbatim...
Ekuacjon i veshtir,por me nje perfundim te qart....
Nje buzeqeshje,sebashku
me disa fjal te sinqerta,
pershtaten marrezisht me rrethanat...

Nderkoh qe gjendemi 5 hapa para atij
kryqezimi qe do doja te ishte ne HENE...
Kacurelat e saj era si per inat mi perplas fytyres...
Edhe aromen e bekuar te parfumit
po ashtu...

faqet po me me marin flak,
Duart po i ndiej te djersitura...
Nje force e brendeshme,
eshte gati ta gris ate dreq ekuacjoni...
Dhe ja ku e grisi...

A MUND TE PERQAFOJ PAKEZ?
nisi vetia te peshperis para saj...

Ajo... me krijoj pershtypjen sikur tha nje po te ndrojtur,
por per hir te se vertetes edhe sot nuk e di..
Nese e tha, apo veshet e mij
degjuan deshiren time...

I kerkova ta perqafoj pakez?!
Por a eshte e drejt valle,
te falin nje diamant i cili ka forcen
te blej edhe shpirti...
Ndersa ti,ta mbash ne duar si nje leter te rendomt...

Ndaj ne ate cast,
vendosa gjith qenien e saj
midis krahve te mij...
E shterngova deri ne kercitje eshtrash
dhe aty kuptova qe....
GJITH BOTA NUK E KA VLEREN E NJE NJERIU

D.J
 

AnaVie

Undisputed worman
Staf në FV.AL
Në rrjedhën e kohës, pa fjalë i menduar
Një qoshe qetësie, të shlodhem kërkoj
E lapsin e vjetër e sjellë nëpër duar
Ç’mban shpirti përbrenda diku t’i dëshmoj!

Një letër në xhepin, prej kohësh mbërthyer
Erdh’ ora gjithë mllefin, aty do ta nxjerr
Eshtë jeta me kohën një lumë i rrëmbyer
Që ecën përpara, s’ndalon asnjëherë!

Por unë kam ndaluar!
Kam kohë që e humba, at’ rritmin e saj
Më mirë në k’të qoshe, këtu i vetmuar
Sesa i harruar mos ‘ di nga t’ja mbaj.

Do t’shkoj me memorjen atje ku unë dua
Në vitet e mbushur me plotë dashuri
Atje, ku dhe jeta vallzonte me mua
Atje, ku të tjerët më thoshnin, fëmi’…

A’herë kur dhe jeta të bardha kish veshur
Me ç’sy i shikonim ne gjërat a’herë?
Një jetë aq e bukur me njerëz të qeshur
Do të doja te isha aty unë…, përherë.

Përse mos të shohim ashtu si fëmijët
Nxitojmë që të rritemi, harrojmë të jetojmë
Ne jemi të mirët, ne jemi të k’qijët
Ne jemi ndërtuesit e ne shkatërojmë.

Në botën e sotme çdo gjë riciklohet
Dhe jeta është cikël që ka një afat
Atëherë kur fillimi me fundin bashkohet
Mbaron per njeriun “udhëtimi i gjatë”.

Në rrjedhën e kohës, pa fjalë, i menduar
Dhe shkrimi në letër afron të mbarojë
Do t’ec’ unë pas jetës, sado i larguar
Me sy fëminor, atë do tshikoj..

Bledi Ylli - Kur shpirti flet
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj festë tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që n’ato ditë tan bota ban, nuk dij a plotësohen një per qind se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota ketë e din, por njësoj vazhdon të shkruejë urime. As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kësaj here due të hyj në rradhen e njerëzve korrekte dhe t’u uroj shokve të mi Motmotin e Ri 1937.

Së pari, t’uroj, shok i dashtun gjumin e ambël, që të mos ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barren e kryqave të vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve në ketë jetë. Të mos ndëgjosh bumbullimen e Spanjës. Gjumin e ambël! Të mos ndëgjosh si afër teje gërset dhëmballa për dhëmballë, nga të ftohtit. Pse atëherë duhet të pyesësh: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe gërset aq? E gjuha në vend të dhëmballes përgjegjet: pse asht ftohtë, zotni, e kur asht ftohtë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gërset dhëmballa për dhëmballë, zotni. Asht tepër banale të themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambël, shok i dashtun.
Së dyti mbas gjumit t’ambël, t’uroj-ç’asht dhe e natyrshme-të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizem, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha të them hyjnore, por njësoj asht). Aq i gëzuem, saqë bota të ta kenë zili dhe të thonë: oh, sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem edhe pse n’anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços. Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Në rasë se tryeza e shkrimit të çalon, ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Në rast se s’ke zjarm e ke të ftohtë, po, ti qeshu. Në rast se ndonjë ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.
Del në rrugë bile, në kryqzimin e udhve, dhe qeshu, qeshu, qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah, sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, do t’i kujtohet botës vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikikikakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi… Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim, edhe se të smundë patalogjisht.
| Millosh Gjergj Nikolla |
 

MrsA

Mr. A
flm .. foto bardh e zi .. nder te paktat qe kam .. shume mi kane shperndare neper sjoqeri dhe mi dergojne per what's app tani pas kaq vitesh 😂😂
Si vezhgues i mire insta, qe jam 😋 , me mungonte kjo foto e albumit, dukesh içik si Rajmonda Bulku 🙈💫
 

Endrra

VIP
Si vezhgues i mire insta, qe jam 😋 , me mungonte kjo foto e albumit, dukesh içik si Rajmonda Bulku 🙈💫
ne ate moshe mund te kem qen pak a shume
si Jiji Hadid ne fytyre.. madje kur e shoh me befason ngjashmerija.... si nga ngjyra dhe forma e syve ashtu dhe ngjyra e flokeve.
Ndersa Rajmonda .. brune me ata sy te magjishem ... se kemi pas fat per fat te keq.
E adhuroj ate femer 😊
 

MrsA

Mr. A
ne ate moshe mund te kem qen pak a shume
si Jiji Hadid ne fytyre.. madje kur e shoh me befason ngjashmetija.... si nga ngjyra dhe forma e syve ashtu dhe ngjyra e flokeve.
Ndersa Rajmonda .. brune me ata sy te magjishem ... se kemi pas fat per fat te keq.
E adhuroj ate femer 😊
Gjithsesi pervec like-ve ne insta, te shpreh komplimente te sinqerta edhe per pamjen qe ke sot !😊
 

Marla

Themelues i Forumit
Kujdesu per dhimbjet e tua,
per kerkesat e atyre qe te jane prane!

Dhurojua te tjereve driten qe nuk ke,
forcen qe nuk zoteron,
shpresen qe ndjen te luhatet ne ty,
besimin qe te mungon.
Ndriçoi nga erresire jote.
Pasuroji me varferine tende.

Dhuro nje buzeqeshje
kur ke deshire te qash.
Prodho hare
me stuhine qe ke Brenda.
“Ja, ate qe s’kam ta dhuroj”.
Kjo eshte parajsa jote.

Do te vesh re qe gezimi,
pak nga pak do depertoje ne ty,
do pushtoje qenien tende,
do behet vertet i yti ne masen
ne te cilen, do ua kesh dhuruar te tjereve.
 

Endrra

VIP
maniaket_e_librit …Të thuash fjalët "Jeta është e bukur" në një periudhë të vështirë të jetës, nuk është pak. Ta thuash, mbase, është më e lehtë se sa ta besosh, po nëse e beson, mbase arrin të kuptosh pse jetojmë... Sepse jeta është e bukur jo për atë që ke, po për atë që jep. Lumturia ndodhet në gjestet e vogla të përditshme, në heshtjet të dëgjuara, në boshlleqet e mbushura, në buzeqeshjet e dhuruara dhe në dashurinë e jetuar…Jeta është e bukur kur e jetojmë lumturinë, e jo kur e ndjekim atë…
Roberto Benigni
 

Endrra

VIP
Ajo vogelushe ishte gatuar per lumturi
Ia falte kujt donte thesarin e zemres se saj
Mund te jepte jeten per te tjeret
E rrethuar nga bebet ne shtratin e saj

Me klithjen e femijeve
Me gjakun e races
Enderra e saj e pashuar
Do te linte gjurme
Ne kohe
Ne hapesire

Ne trupin
Perjetesisht te shenjteruar
Ne male , ne ajer
Ne ujerat e lumenjve
Ne qiellin e shnderruar

Tani ja ku je
Ne grahmen e fundit
Kaq e qete ne koma
Dhe me e dashuruar se kurre
Trupat tane do te ftohen dhe do te kthehen
Ne bar , Anabela ime e dashur

Na pret vec hici
I te qenit vetem.

Mbase kemi dashuruar pak
Ne trupin tone njerezore
Mbase dielli, shiu mbi varre , era dhe ngrica
Do t'i japin fund vuajtjeve tona.

Houllebecq- therrmijat elementare
FB_IMG_1586165850103.jpg
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
“Me ty do të jem ndryshe. T’i them këto fjalë në periudhën më të mirë të jetës sime, në periudhën kur jam mirë dhe kam kuptuar kaq shumë gjëra. Në periudhën kur më në fund po e njoh lumturinë me sytë e vërtetë të saj.
Në këtë kohë, jeta ime është e plotë, kam kaq shumë gjëra që më pëlqejnë rreth vetes, që më tërheqin. Jam shumë mirë pa ty dhe jeta ime si një person i vetmuar është e mrekullueshme.
E di që duke e thënë kështu, tingëllon keq. Unë të kërkoj të rrish me mua jo sepse pa ty ndihem jo i lumtur. Do të isha egoist, nevojtar dhe shumë i interesuar për lumturinë time dhe ti do të ishe shpëtimi im.

Ti shkruash dashurisë si Fabio Volo – pjesë nga libri “Kam një jetë që të pres”
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
"Çdo gjë shkonte mirë. Ishte çasti i duhur për të mbledhur gjithçka, për të bërë një vlerësim. Si përfundim kisha bërë të gjitha ato që pata ndër mend të bëja, në jetë. Kisha bërë disa lëvizje të mira. Natën nuk flija në rrugë. Sigurisht, kishte plot njerëz të mirë që flinin jashtë. Nuk është puna se ata ishin budallenj, vetëm se nuk adoptoheshin me makinerinë për të cilën kishin nevojë në ato çaste. Dhe ato nevoja vazhdonin të modifikoheshin. Ishte një tablo me mjegull të ngjyrosur, e nëse natën e gjeje veten duke fjetur në krevatin tënd, konsiderohej si një fitore e bukur mbi detyrimet. Kisha qenë me fat, por disa nga lëvizjet që kam bërë nuk kanë qenë krejtësisht të vetëvetishme. Por në fund të fundit bota ishte e llahtarshme dhe shpesh ndihesha i trishtuar për pjesën më të madhe të njerëzve që jetonin.
Epo, në djall që të gjitha. Nxora nga jashtë shishen e vodkës dhe piva një gllënjkë."


~via Charles B.
 

Endrra

VIP
Nje student pyeti nje antropologe:cilat jan shenjet e civilizimit te nje culture?
Nderkohe qe studenti priste qe ajo te thoshte skeleti ndonje kafshe ose gjerat prej metali,antropologia iu pergjigj.Nje kafsh po te thyej femurin (kemben)nuk ka mundesi te mbijetoj sepse smund te shkoj dot as te pi uje as te kerkoj ushqim .Ndersa aty ku gjen nje femur te ngjitur e te sheruar, eshte prova se dikush e ka ndihmuar duke e cuar ne nje vend te sigurt.Kjo eshte shenje e civilizimit dhe dashuris e kujdesit te njerit ndaj tjetrit.
Te ndihmosh dike ne nevoje, pikerisht aty fillon civilizimi. 😍
Ira Byrock
 

Endrra

VIP
Dashnia asht’ me u kuptu. Dashnia asht’ muzikë…
Dashnia dhe shpirti fisnik janë e njajta gja. Dashnia asht’ poezia e trishtimit.
Dashnia asht’ kur dorëzohesh.
Dashnia asht’ vështrimi i shpirtit t’thyem n’pasqyrë.
Dashnia asht’ kalimtare.
Dashnia asht’ mos me thanë kurrë që je pendu. Dashnia asht’ kristalizim.
Dashnia asht’ me dhonë. Dashnia asht’ dhimtë.
Dashnia asht’ me konë sy m’sy me engjëllin.
Dashnia asht’ te lotët.
Dashnia asht’ me pritë me te telefoni.
Dashnia asht’ botë e tanë në veti.
Dashnia asht’ më u kapë dorë m’dorë n’kinema.
Dashnia asht’ dehje. Dashnia asht’ bishë…
Dashnia asht’ me u qorrue. Dashnia asht’ me e ngu zanin e zemrës.
Dashnia asht’ qetsi e shenjtë.
Dashni asht kur ke mall për dike, mall me përqafu fort, mall me nejt me te.
Dashni është kur e harron krejt botën tek je tu e përqafu ate që e do.
Dashnia asht’ malli i njerit për me gjetë strehë t’sigurtë për shpirtin!/

ORHAN PAMUKScreenshot_20200413-184601_Gallery.jpg
 

Endrra

VIP
NGA BOTIMET E KOHES PERPARA VITIT 1990.
Rudolf Marku

( kjo poezi eshte botuar ne vitin 1984, ne gazeten Drita, ne diten e Poezise. Eshte nje poezi qe celebron dashurine me te pamundshme dhe me te harruar, dashurine e te moshuareve- si quhen ne shqipen e sotme- e brezit te trete?...)

ÇFARË PASHË SONTE NË RRUGË…

Fare rastësisht i pashë
Këtë mbrëmje të kapur për dore,
Nuk donin t’ia dinin për asnjëri;
Qenë tepër, tepër pleq të dy.
Më të bukurit ishin nga të gjithë të tjerët,
Askush nuk guxonte të barazohej me ta,
Vajzat e braktisën bulevardin herët;
Ishin si të shihnje muzgun në mengjes,
Si të shihje lulet e dëborës kur çelin.

Askush nuk guxonte të barazohej me ta,
Gratë e bukura nxituan të kthehen në shtëpi,
Më të bukurit nga të gjithë- ata të dy,
Sikur qenë përgatitur të shkonin diku,
Të kapur ashtu, dorë për dore.

Dhe unë që grisa të gjitha nekrologjitë
Që vdekja t’i harronte.

1984
 

Marla

Themelues i Forumit
NGA BOTIMET E KOHES PERPARA VITIT 1990.
Rudolf Marku

( kjo poezi eshte botuar ne vitin 1984, ne gazeten Drita, ne diten e Poezise. Eshte nje poezi qe celebron dashurine me te pamundshme dhe me te harruar, dashurine e te moshuareve- si quhen ne shqipen e sotme- e brezit te trete?...)

ÇFARË PASHË SONTE NË RRUGË…

Fare rastësisht i pashë
Këtë mbrëmje të kapur për dore,
Nuk donin t’ia dinin për asnjëri;
Qenë tepër, tepër pleq të dy.
Më të bukurit ishin nga të gjithë të tjerët,
Askush nuk guxonte të barazohej me ta,
Vajzat e braktisën bulevardin herët;
Ishin si të shihnje muzgun në mengjes,
Si të shihje lulet e dëborës kur çelin.

Askush nuk guxonte të barazohej me ta,
Gratë e bukura nxituan të kthehen në shtëpi,
Më të bukurit nga të gjithë- ata të dy,
Sikur qenë përgatitur të shkonin diku,
Të kapur ashtu, dorë për dore.

Dhe unë që grisa të gjitha nekrologjitë
Që vdekja t’i harronte.

1984


Po shkepus 2 strofa nga Marku qe me pelqejne..

...
Perpiqemi të jemi njerëzor. Ecim vertikalisht,
Flasim për qyteterimin, për galaksitë dhe librat
Me një sintaksë rrethore;
Dhe koha që përserit vetveten!
Sa vite kaluan që kur e thyem buken bashkë?
Që kur endërrat i vumë në ca diagrame
Për të arritë labirinthet me hyrje falas?

Në stinen pritëse të marr me vete,
Drejt Betlehemit. Pa një yllë orientues
Vetem me at’ gurin e lëmuar që për pak e harrojmë.
Nisje nuk ka. Ka vetëm mbërritje.
Ti prek bashktingëlloret e dhëmbjes me gishtërinj delikatë
Për të shkruar strofen aleksandrine të vetëvrasjes....
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Tundimi i fundit

Më vjen të të puth aq befas,
pa frikën se sytë bota te ne i ka,
pa frikën e ndjekjes, pa trishtimin e Malarmesë.
Më vjen të ta krijoj aty për aty Iliadën tonë,
e lyrës së ringjalljes t’i bien dashnorët e së nësermes.
Më vjen të të puth po aq befas,
ashtu të papërgatitur e të të tremb nga guximi,
o torzoja ime e dashur.
E di se kjo ndërmarrje imja mund të na kushtonte një prishje me dikë,
me përemrat tanë vetorë me të cilët u lidhëm unazshëm.
Më vjen të të puth symbyllazi sall për një çast,
për të përjetuar Homerin,
për ta ndjerë bashkë të zezën,
ngjyrën e vetme të cilën e shohin vetëm të verbërit.
Bashkë të dy ta rrëzojmë Trojën së fundit herë,
në të zezë, për të zezën…
Më vjen të të puth tek shkujdesshëm
më dëgjon tek flas për Aksidentin e Kaderesë,
kur të rrëfej për ata e për ne, për karrigen e pasme të veturës,
për ndeshjen, për puthjen e fundit.
Më vjen të të puth aty për aty për ta ndjerë atë çastpak e të përjetshëm.
Më vjen të të vjedh midis shoqesh,
të të dërgoj larg që t’i numërosh vendet,
mëkatet që i lamë rrugëve të qytetit me ajër të ndotur.
Të mëkatojmë së fundi,
të mbarojë me mëkat kjo gjëja jonë e paemër, e patrajtë, e paformë,
“ti gruaja e ajërt, ti gruaja e tjetërkujt”…

A.F
 

Endrra

VIP
Letra e nje babai ne prag vdekje per te bijen e sapo lindur :
"Kur te jesh në një nga ato çastet e shumta në jetë, kur do të të duhet të bësh një pasqyrë të vetes, merr një libër llogarish ku të shkruash se çfarë ke qenë, çfarë ke bërë dhe çfarë rëndësie ke pasur ti për botën. Të lutem, mos harro të përfshish në të faktin që ti mbushe ditët e një njeriu në prag të vdekjes, me dashuri të pafundme, me një gëzim të panjohur kurrë më parë për të, një gëzim që nuk rreket të kërkojë më shumë, por qëndron në hije, i kënaqur me aq. Në këtë kohë, kjo është gjëja më e bukur!
.
|Paul Kalanithi-Kur fryma bëhet ajër|
 
Top