Copy paste nga social media

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Lumturia është tek gjërat e paplanifikuara
tek shpërthimet momentale të dëshirave
tek gjërat në dukje qesharake.
Jini fëmijë..
Lejojeni buzëqeshjen të çel edhe pas mërzisë
Lejojini duart të përkëdhelin akujt që vet i krijoni
dhe zemrën të shkrijë një tjetër shpirt.
Nuk ka kohë për qejfmbetje
nuk ka kohë për hakmarrje
nuk ka kohë për ndarje
vendesh
mendimesh
pozite.
Lejojini dashurisë të bëj punën e vet
përpara se krenaria,
uni i tepruar t’ju lër vetëm.. të shkretë.

#poeziabotaime ✍️
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
"Ndjenja më e bukur"

Është mbushur shpirti plot trishtim
Do të shfryhet por syri s'derdh lot
Dhemb largimi yt që s'ka më kthim
E zemra, këtë gjë nuk e pranon dot.

Të mendoj në çdo moment të ditës
Më mungojnë sytë edhe buzëqeshja
Për dreq, vret shumë mendimi i ikjes
Mungon zëri yt që aq shumë e desha

Nuk është aq e lehtë të të harrosh ty
Ty që më fale, dashuri pa limit...
Merrja jet, kur të qeshnin ata dy sy
E tani me lot, ne e kalojmë çdo dit.

Do bëhet mirë, o ndjenja më e bukur
Nëpër qeliza m'ke injektuar dashuri
Ti je pranë meje, si fllad, e si flutur
Unë jam pranë teje, me plotë ndjesi.

©Devi Shani
 

Imp4cT

Antarë i Respektuar
Jam Fran Peposhi 55 vjec dhe jam shume i mire ne sekës. Kam dy femije jasht shtetit dhe leke plote. Jam beqar e kerkoj nje femer per lidhje serioze nga mosha 40 ne 50.


Marre nga JOQ Albania.
 

Endrra

VIP
"Kam falë gabime pothuajse të pafalshme,
jam mundue me zëvëndësue njerëz të pazëvëndsueshëm,
e kam harru persona të paharrueshëm.
Kam veprue impulsivisht,
jam zhgënjye prej njerëzve që nuk e mendoja,
dhe unë kam zhgënjye.
Kam mbajtë ndokënd mrenda krahëve
për më e mbrojtë;
Kam ba miq të përjetshëm.
Kam qeshë kur nuk ishte me u qeshë,
kam dashtë e më kanë dashtë,
por edhe jam refuzu.
Më kanë dashtë e s'kam mujtë me i dashtë.
Kam ulëritë e jam hedh përpjetë
për shumë e shumë gëzime.
Kam jetu dashnisht e kam ba premtime
të përjetshme,
anipse kam djegë zemrën
mija herë.
Kam kja tuj ndigjue muzikë,
e tuj pa fotografi.
Kam telefonu dikë veç me ja ndigjue zanin.
Dhe tash prapë dashurohem
mbas një buzëqeshje.
Kam kujtu se po vdes prej mallit...e kam pasë frikë, se mos po humbas ndokënd
fort të dashtun,
( që e humba), por mbijetova!
Ende jetoj.
E jeta nuk më lodh...
as ti nuk duhesh me u lodhë.
Jeto! Asht prej mend gja e mirë me luftu me bindje,
me e rrokë jetën ,
e më jetu me pasion,
me humbë me klas, e me fitu tuj guxu,
sepse bota i përket kujt guxon.
Jeta asht fort e bukur për me u dukë e pakuptimtë.

Charlie Chaplin

Përshtati në shqip Arjola Zadrima
 
ELIDA RUSTA: KËTU PREHET NJI ZEMËR

Përditë m’shkon mendja
me ja bá funeralin zemrës,
me shkrue mbi drrasë të vorrit të saj:
” Këtu prehet nji zemër e plasun,
e pádobishme”
…e me u kthye në shpi pá zemër.
Përditë dal prej murit ku më mban n’dry vetja
e largoj frikën,
shoh si due,
ashtu ndriçueshëm prej lirisë.
Sytë e bezdisshëm e kureshtarë të botës,
nuk i shkeli,
nuk i përçmoj.
Unë eci
ata vijnë zhagas.
Nuk mbushet vetja me jargët e zvarritësve.
Kam qejf me u dehë,
me ken’ gru e pikëllueme,
S’due me shtyp,
as me lëndue.
Ata që m’kapen mas themre,
kqyrin prej poshtë
aty mbesin,
jam msue me miza që sillen rreth drite.
Kam me dekë ndoj ditë,
kam me dekë vetë
e dehun poshtë dritares së shpirtit tand.
 
.
.

MIGJENI: VJESHTA NË PARAKALIM
.
.
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,
Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,
Lëngon shpirt’ i smum ndër krahnore tona,
Dridhet jet’ e vyshkun ndër gemba të një plepi.

Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme,
Dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!
Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme,
Nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
Tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:
“Jetë! Jetë unë due!” – e frymë merr prej fellit,
Si stuhi shkyn ajrin… por në fund ia nis vajit.

Dhe m’at vaj bashkohet horizont’ i mbytun në mjegull përpise.
Pemët degët e lagun, me vaj i mshtjellin në lutje, por kot!
E dinë, të fikun, se nesër do vdesin…
Vall, a ka shpëtim ndokund?!

Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra,
N’orën e vorresës, kur heshtin damaret,
E vorri inaltohet nën qiella ma t’epra,
Me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona.
Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së vafun;
Rënkoni në zije, qani mbi kufoma,
Që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Mos e bart barren e panevojshme
E pyet nxënësi mësuesin:
- Ju jeni i mençur, gjithmonë ju shoh të disponuar, e kurrë të zemëruar ... Më ndihmoni që edhe unë të bëhem si ju.
Mësuesi u pajtua dhe kërkoi nga nxënësi t’ia sjell një patate dhe një qese transparente.
- Kur të zemërohesh në dikë dhe zemërimin tënd mundohesh ta fshehësh, merre një patate, në njërën anë të patates shkruaje emrin tënd ndërsa në anë tjetër emrin e personit në të cilin je zemëruar, e pastaj fute atë në qese, tha mësuesi.
- Kjo është e gjitha? – pyeti nxënësi i habitur.
- Jo, u përgjigj mësuesi, këtë qese duhet gjithmonë ta mbash me vete, dhe çdo herë që ndihesh i zemëruar në të fute nga një patate.
Nxënësi u pajtua. Kaloi një kohë. Qesja u mbush me patate dhe u bë mjaft e rëndë. Ishte vështirë të mbahej me vete. Përveç kësaj patatet, të cilat ishin vendosur në fillim filluan të prishen. Disa filluan të mugullojnë e disa ishin kalbur dhe kundërmonin erë të keqe. Nxënës erdhi te mësuesi dhe i tha:
- Është e pamundur që këtë qese ta mbaj me vete. Së pari, qesja është shumë e rëndë, dhe së dyti, patatet janë prishur. Më sugjero diçka tjetër.
Mësuesi u përgjigj:
- E njëjta gjë ndodh edhe me shpirtin tënd. Kur zemërohesh në dikë, në shpirtin tënd krijohet një gur i rëndë edhe pse ti këtë nuk e vëren menjëherë. Pastaj guri fillon e bëhet edhe më i rëndë. Veprimet shndërrohen në shprehi, shprehitë në karakter i cili ushqen veset që kundërmojnë, dhe ngarkesa, të cilën ne mendojmë se është e lehtë, fillon të rëndohet, e ne vazhdimisht e bartim me vete. Unë të dhash mundësinë që tërë këtë proces ta shohësh nga kjo anë. Sa herë që vendos të zemërohesh ose ta fyesh dikë, mendo se a dëshiron ta bartësh këtë gurë me vete"

Huazuar nga @shkodra qytet I bekuem
 

Endrra

VIP
Ti ndalove së kërkuari për përrallën.
Ti ndalove së besuari në përrallë.

Nuk arrij akoma të besoj që tani je mjaftuar me kaq pak.
Ti ishe një ndër ato që jetoje mes magjisë edhe më të zakonshmet ditë.
Ti, që nuk harroje kurrë të më kujtoje sa i bukur ishte emocioni. Ti që entuziasmoheshe nga dielli, nga një libër i bukur, nga një çift i bukur. Ti që më thoje kaq shpesh sa e bukur është dashuria!
Kur u dorëzove? Kur vendose që thjesht ‘mirë’ ishte mjaft? Kur vendose që fluturat në stomak dhe prerja e gjunjëve ju përkisnin veç filmave?

A të kujtohet kur më merrje thjesht për të më treguar sa shumë të kishte rrahur zemra sepse të kishte shkruar?
A të kujtohet, sa herë më ke mbushur mua me emocion duke më treguar? A të kujtohet sa shumë nisa të besoja unë, veç sepse besoje ti?

Është e vështirë dhimbja, e di. Nuk është kollaj të kalosh përtej saj, e të hidhesh vrullshëm, e me të njëjtin intensitet, sërish në të njëjtin rrezik. Por, ç’kuptim do kishte nëse do zgjidhnim ‘sigurt’? Por, ç’kuptim do kishte e gjithë kjo, nëse do dorëzohej një si ti?

Veç ti, jo !

Lërja mediokritetin kujt kurrë nuk ngriti kokën për të parë yje. Jo ti.
Lërja cektësinë e realitetit kujt nuk arriti kurrë të lexojë shpirtin në sytë e njerëzve. Jo ti.
Lërja të zakonshmen, kujt kurrë nuk kërkoi më tepër se aq. Jo ti.

Ti i dëgjon tekstin këngëve, ti mban shënim poezi, ti lexon qindra rreshta e biseda veç duke parë sy, ti dashuron artin e bukur. Nuk mundet kurrsesi që jeta e dashuria për ty të mbeten veç tituj. Nuk mundet kurrsesi që ti të ndalosh vrapin duke zgjedhur qetësinë, se nuk luftove kaq shumë për këtë.

Për ty që zgjodhe jetën me ngjyra në çdo stuhi.
Për ty që fale kë nuk të kërkoi kurrë falje.
Për ty që gëlltite zhgënjime.
Për ty që nise me dhimbje akoma në kraharor çdo fillim të ri.
Për ty që qëndrove kur çdo neuron e qelizë të thërrisnin të largoheshe.
Për ty që mbajte gjithmonë zemrën udhëheqëse të çdo vendimi që more.
Për ty që zgjodhe dashurinë për dashurinë, mbi çdo dashuri.

Mbi të gjitha për ty që po kërkon një shenjë për të mos hequr dorë, një shenjë për të vazhduar.
Ja ku e ke.
Vazhdo lufto. Lufto me paqe dhe dashuri në emër të vetes dhe gjithçkaje ke ëndërruar për të. Mos u mjafto me pak. Mos u mjafto me ‘çfarë të dalë’!
Thjesht, mos u mjafto !
Nëse bota nuk është gati për përrallën tënde, bëje ti gati.

Përshtati botën vetes, e jo veten botës. Mbaje kokën lart, fluturo në kërkim të çfarëdolloj gjëje që ke nevojë, por mos harro qe universi me gjithë yje shtrihet në tëndin shpirt!

© AZ
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Unë zgjodha të të dua në heshtje...
Sepse brenda në heshtje,
Unë s'gjej refuzim.

Unë zgjodha të të dua në brengën time...
Sepse brenda saj, askush s'të zotëron dot veç meje.

Unë zgjodha të të adhuroj nga larg...
Sepse largësia, mund t'më mbrojë prej dhimbjes.

Unë zgjodha të të puth me erën...
Sepse era puth më lehtë se buzët e mia.

Unë zgjodha të të mbaj në ëndrrat e mia...
Sepse në to, ti nuk ke fund.
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Marco DeneviI- MOS E NDËRLIKONI LUMTURINË

Një park. Të ulur poshtë pemëve, AJO dhe AI puthen.
- AI: Të dua.
- AJO: Të dua.
Puthen përsëri.
- AI: Të dua.
- AJO: Të dua.
AI, me vrull ngrihet në këmbë.
- AI: Mjaft! Gjithmonë e njëjta gjë? Kur të them të dua, pse nuk thua se do një tjetër?
- AJO: Kë tjetër?
- AI: Askënd. Por thuaje që të bëhem xheloz. Xhelozia ushqen dashurinë. Dashuria venitet, nëse i mungon kjo shtysë. Lumturia jonë bëhet tepër e rëndomtë dhe tepër monotone, kështu si veprojmë ne. Duhet ndërlikuar disi. Më kupton?
- AJO: Nuk doja të ta tregoja, sepse mendova që do të vuaje. Por tashmë ti e ke pikasur vetë.
- AI: Çfarë paskam pikasur?
AJO ngrihet në këmbë dhe largohet disa hapa.
- AJO: Që dua një tjetër.
- AI: E thua këtë për të më bërë qejfin, ngaqë ta kërkova?!
- AJO: Jo. Dua një tjetër.
- AI: Kush qenka ky tjetri?
- AJO: Nuk e njeh.
Heshtje. AI, befas, ngryset në fytyrë.
- AI: Pra, qenka e vërtetë?!
- AJO: (Ëmbëlsisht) Po. Është e vërtetë.
AI sillet vërdallë duke bërë gjeste tërbimi.
- AI: Ndihem xheloz. Nuk shtihem, më beso. U bëra xheloz. Dua ta vras atë tjetrin.
- AJO: (Ëmbëlsisht) Është atje.
- AI: Ku?
- AJO: Atje, pas atyre pemëve.
- AI: Ç’bën atje?
- AJO: Po na përgjon. Edhe ai është xheloz.
- AI: Po shkoj ta gjej.
- AJO: Kujdes. Mund të të vrasë.
- AI: Nuk kam frikë.
AI turret tutje dhe zhduket midis pemëve. Kur mbetet vetëm, AJO qesh.
- AJO: Sa fëmijë janë burrat! Për ata edhe dashuria është një lodër.
Dëgjohet e shtëna e një revolveri. ASAJ i ngrin e qeshura në buzë.
- AJO: Huan!
Heshtje.
- AJO: (Me zë më të lartë) Huan!
Heshtje.
- AJO: (Bërtet) Huan!
Heshtje.
AJO vrapon dhe humbet midis pemëve. Pas disa çastesh dëgjohet një klithmë që të këput shpirtin. Është klithma e SAJ.
- AJO: Huan, ç’më bëre!
Heshtje. Bie perdja.
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe dhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur me topa golfi. Më pas pyet studentët nëse vazoja ishte plot. Studentët janë dakort dhe thonë se po. Ateherë profesori merr një kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazo ishte plot dhe ata përgjigjen se po. Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brënda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse vazo është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri PO. Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët nisin të qeshin nga ky rast...

Kur e qeshura mbaron profesori thotë: -"Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqeson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria-gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesnin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot. Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj. Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse para së gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme.

Bëj kujdes me gjërat që janë thebësore për jetën tënde: luaj me fëmijet e tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin/partneren tënd/e, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohe për të pastruar shtepinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla... Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet kanë rëndësi. Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetem rërë...

Nje nga studentet ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqeson kafeja.

Profesori buzeqesh dhe thotë: "Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e tu!" :)
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Gjatë një seminari martesor, e pyetën një grua: "A të bën të lumtur burri yt? A të bën vërtet të lumtur?"
Në atë moment burri ngriti kokën pak si shenjë sigurie. Ai e dinte që gruaja e tij do të thoshte po, sepse ajo kurrë nuk ishte ankuar gjatë martesës së saj.
Megjithatë gruaja u përgjigj me një zë kumbues: "Jo...Nuk më bën të lumtur".
Burri e pa me habi, ndërsa gruaja vazhdoi fjalën e saj: "Nuk më bën të lumtur...unë jam e lumtur. Nëse jam e lumtur apo jo nuk varet nga ai, por nga unë. Unë jam i vetmi person nga i cili varet lumturia.
Zbuloj se jam e lumtur në çdo situatë dhe në çdo moment të jetës sime, sepse nëse lumturia ime varet nga ndonjë person, send apo rrethanë që gjendet mbi këtë tokë, do të isha në telashe serioze.
Gjithçka që ekziston në këtë jetë po ndryshon vazhdimisht. Qenia njerëzore, pasuritë, trupi im, klima, kënaqësitë, etj. Dhe kështu mund të vazhdoj me orë të tëra, duke renditur një listë të pafund.
Gjatë gjithë jetës sime, kam mësuar diçka: Vendos të jem e lumtur dhe pjesën tjetër e quaj 'përvojë’:
Të duash,
Të falësh,
Të ndihmosh,
Të kuptosh,
Të dëgjosh,
Të ngushëllosh.
Ka njerëz që thonë: 'Unë nuk mund të jem i lumtur sepse jam i sëmurë, sepse nuk kam para, sepse është shumë nxehtë, sepse dikush më ka fyer, sepse dikush ka pushuar së më dashuri, sepse dikush nuk më ka konsideruar, por çfarë këto njerëz nuk dinë është se ju mund të jeni të lumtur edhe nëse jeni të sëmurë, edhe nëse jeni shumë të djersitur, edhe nëse nuk keni para, edhe nëse merrni një fyerje, edhe nëse dikush nuk ju vlerëson.
Jeta është si të ngasësh biçikletën: bie vetëm nëse ndalon pedalimin. Filloni ditën me një buzëqeshje dhe mos lejoni askënd ose asgjë ta fshijë atë nga fytyra juaj.
Të jesh i lumtur është një qëndrim!".
 

Endrra

VIP
Shume aktuale ❤

Fjalimi i Carli Caplinit ne" Diktatori i Madh"

Më vjen keq, por unë nuk due të jem Perandor, nuk asht zanati im ky. Nuk due të qeveris, as të nënshtroj kend. Duem të jetojmë të lumtun reciprokisht, e jo të mjerë reciprokisht. Do të doja t’i ndihmoja të gjithë, po të ishte e mundun: hebrejt, arianët, zezakët ose të bardhët.
Na të gjithë duem ta ndihmojmë njeni tjetrin. Kështu janë ba qenjet njerëzore. Nuk duem të urrejmë e të përçmojmë njeni tjetrin. Në këte botë ka vend për të gjithë, natyra asht e pasun dhe e mjaftueshme për të gjithë ne. Jeta mund të jetë e lumtun dhe e mrekullueshme, po na e kemi harrue. Babzitja ka helmue zemrat tona, ka mbyllë botën mbas një barrikade urrejtjeje, na ka ba të kalbemi, me hap breshke, drejt mjerimit dhe gjakderdhjes.
Kemi rritë shpejtësinë, po jemi mbyllë në vetvete. Makinat që prodhojnë të mira na kanë dhanë vorfninë, shkenca na ka kthye në cinikë, aftësitë na kanë ba të ashpër e të pamëshirshëm. Ma shumë se për makina kemi nevojë për humanizëm. Ma shumë se për squetësi kemi nevojë për ambëlsi e mirësi. Pa këto dhunti jeta do të bahet e dhunëshme e gjithçka do të humbasë.
Aviacioni e radjoja kanë afrue njerëzit: vetë natyra e këtyne shpikjeve presupuzon mirësinë tek njeriu, presupuzon vëllaznimin universal, bashkimin e njerëzimit. Zani im arrin tek miliona njerëz, miliona burra, gra e fëmijë të dëshpruem, viktima të një sistemi që shtërngon njeriun të torturojë e të burgosë njerëz të pafajshëm.
Atyne që mund të më dëgjojnë unë u them: mos u dëshproni. Mjerimi që na ka goditë nuk asht tjetër veçse efekt i babzisë njerëzore: keqardhja e atyne që u tremben rrugëve të progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, diktatorët do të vdesin e pushteti që i kanë rrëmbye botës do t’i kthehet popullit. Çfardo mjeti që të përdorin, liria nuk mund të shtypet.
Ushtarë! Mos iu dorëzoni këtyne shemtimeve që ju urrejnë, që ju kthejnë në skllavri, që ju kazermojnë jetën tuej, ju thonë çfarë duhet të bani, çfarë duhet të mendoni e të dëgjoni! Mos iu dorëzoni këtyne njerëzve të pashpirt, njerëzve-makina, me një makinë në vend të trunit e një makinë në vend të zemres!
Ju nuk jeni makina! Jeni njerëz! Keni në zemër dashuninë për njerëzimin! Mos urreni! Ata që nuk kanë dashuni për të tjerët që urrejnë.
Ushtarë! Mos luftoni për skllavrinë! Luftoni për lirinë! Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruhet se mbretnia e Zotit asht në zemrat e njerëzve. Jo vetëm të një njeriu, jo të një grupi njerëzish, por të të gjithë juve. Ju, populli, keni pushtetin, të krijoni makinat, të krijoni lumtuninë, ju keni forcën të bani që jeta të jetë një aventurë e shkelqyeshme. Pra, në emën të demokracisë, ta përdorim këte forcë, të bashkohemi të gjithë për një botë të re ma të mirë, që t’u japë njerëzve mundësinë për të punue, të rijëve një të ardhme, të moshuemëve sigurinë.
Tue premtue pikërisht këto shëmtinat kanë marrë pushtetin. Gënjenin: nuk kanë mbjatë asnjë premtim e kurrë nuk do t’i mbajnë. Diktatorët ndoshta janë të lirë sepse kthejnë në skllav popullin; pra të luftojmë për ato premtime, të luftojmë për të lirue botën tue eleminue kufijë e barriera, një botë në të cilën shkenca e progresi t’u japin të gjithëve mirëqenje.
Ushtarë! Të bashkohemi në emën të demokracisë!
Hannah, a më dëgjon? Kudo qofsh, kij besim dhe vështro qiellin.
Hannah! Retë po shpërndahen, po fillon të shkelqejë dielli. Mandej do të dalim nga errësina në dritë, do të jetojmë në një botë të re, në të cilen njerëzit do të dalin mbi babzitjen e tyne, mbi urrejtjen dhe brutalitetin.
Vështro qiellin, Hannah! Shpirti njerëzor do të gjejë flatrat e veta dhe ma në fund do të fillojë të fluturojë mbi ylber.
Vështro qielli, Hannah! Vështro qiellin!
 

Endrra

VIP
Thesari im


Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
اfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
ثshtë nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

Charles Baudela
 

Endrra

VIP
NJE GRUA…
…mund ta bësh për të dytën herë të lumtur
duke ikur prej saj kur urdhëri të është dhënë
kur më s’të do dhe gjithçka ka mbaruar...
ktheja paqen dhe qetësinë,
mungesën tënde
vetminë komode shumëpërdorimshme
kohën e vjedhur,
perëndimet,
horizontet,
fshirëset e lotëve për qelqet e turbullta të syve
pishtarët e netëve,
zbavitësit e yjeve,
ethet
buzëqeshjen e gjelbër të mëngjesit
aftësinë e harruar për t’u lakmuar,
etjet,
të kënduarit e hareshëm në dush,
një alfabet të ri në avullin e pasqyrave
hutimin pa shkak,
shkujdesjen e fluturave,
të drejtën e mohuar për të gabuar pa dëshmitarë
magjinë e humbur,
aritmitë që bëjnë mrekullinë,
liçensën e shndërrimit të mermerit në ar
dhe mos e gjyko keq...
...ndjehu i privilegjuar
dhe falenderoje në heshtje
të dha mundësinë
ta lumturoje edhe në ikje…
(nga “Amnezia Fatale”, 2019)
Artan Gjyzel HasaniFB_IMG_1606574090629.jpg
 

Endrra

VIP
azil poetik

ti qe me lexon...
nese guxon...
eja me mua...

lakuriq...
dhe eja te te genjej...

genjeshtra eshte me fisnike
se sa i hidhur zhgenjimi...
guxo te te genjej vec nje here une
sic guxove tere jetes te te zhgenjejne ata...
ato...
nderi...
morali...
besa dhe premtimi...

genjeshtra ime gjithnje eshte me e bukur
se gjithnje ndodhet pertej...
eja pra...
pa te zhgenjyer guxo te te genjej...

eja te te marr ne nje udhetim te gjate...
te gjate...
shume te gjate...
pertej Tri Pikave ne fund te vargjeve te mia...
atje larg...
atje poshte...
atje lart...

atje pertej...
por kurre ketu...

Tri Pikat...
trinia ime humnere...
cast...
perjetesi...
asnjehere...

Tri Pikat...
trinia ime djegese......
e neserme...
e sotme...
e djeshme...

Tri Pikat...
trinia ime e trishte...
muzg...
nate...
dite...

Tri Pikat...
trinia ime magji...
bordell...
kishe...
xhami...

Tri Pikat...
trinia ime pa altar...
engjej...
djaje...
transeksuale...

Tri Pikat...
trinia ime gri...
me...
une...
ti...

Tri Pikat...
trinia ime pa shenjtore...
i dashur...
bashkeshort...
dashnor...

Tri Pikat...
trinia ime mekatare...
orale...
anale...
vaginale...

Tri Pikat...
trinia ime rrenjedale...
renkim...
heshtje...
fjale...

nese guxon eja...
te te marr ne nje udhetim te gjate
si kurre ndonjehere
alfabeteve te permbysur...
ndergjegjes se cakerdisur
moraleve te dhjere...

pertej Tri Pikave ne fund te vargjeve te mia...
pertej cfare shkruajta e cfare thashe...
pertej cfare mund te lexohet e mund te shkruhet...
pertej gjithckaje qe mund te thuhet...
pertej cfare njerezit lexuan e mund te lexojne...
pertej cfare njerezit harruan e me s’kujtojne...
pertej cfare ti kerkove dhe s’ta dhane...
pertej cfare nuk doje dhe ta dhuruan...
pertej cfare besove dhe ta vrane...
pertej cfare bekove dhe ta mallkuan...

nese guxon eja pra atje ku pak shkojne...
eja dhe guxo te te genjej...
te te genjej pa te zhgenjyer...
ne Arratine e Madhe Pertej Tri Pikave
ku rete pa qiej
azil poetik kerkojne...

Artan Gjyzel Hasani
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Më vjen keq
Në ekranin e vogël shoh telenovela,
Megjithëse s’e dua këtë mjeshtëri,
Po telenovelat i shtyj me raki.
Nga gjërat e tjera u vela
Ndaj mbyllem me kyç në shtëpi.
Dëgjoj nga dritarja tek lehin
Veç qentë-njerëz dhe njerëzit-qen
Dhe mendja më bëhet ujem,
Se telenovelat dhe gotat s’më dehin
Dhe keq më vjen.
#1997

Dritëro Agolli

 

Endrra

VIP
Mbretëresha...

Të kam quajtur mbretëreshë.
Ato janë me të gjata se ti,
më të gjata,
Ato janë më të pastra se ti,
më të pastra.
Ato janë me të dashura se ti,
më të dashura.
Por ti je mbretëresha.
Kur ti shkon nëpër rrugë
Askush nuk të njeh.
Askush nuk ta sheh kurorën e kristaltë, askush s’sheh
Në qilimin prej floriri të kuq
Që ti shkel kur kalon,
Qilimin e paqënë.
Por kur ti shfaqesh
Gjithë lumenjtë dëgjohen
Në trupin tim, këmbanat
Tundin qiellin,
Dhe një himn mbush botën.
Vetëm ti dhe unë,
Vetëm ti dhe unë,
e dashura ime,
Vëri veshin kësaj.

Pablo Neruda
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Quando parlate di voi
e vi dichiarate saggi ...di grande cuore ...
rispettosi ... amorevoli
e tutte ste gran cazzate ...
Abbiate il coraggio di dire
prima chi siete ... non giudicatevi ...
Lasciatevi giudicare !
Smettete di raccontare la vostra
falsa saggezza, compresa solo
massacrando anime .
Perché prima o poi uscirete
dal vostro falso mondo per
cadere in una realtà che
vi cadrà addosso come un macigno.
Siate quello che siete
raccontate lo schifo che siete !
È facile nascondersi dietro alle
belle persone ... le belle persone
non fanno schifo ! -liala

FB_IMG_1609329346737.jpg
 

Endrra

VIP
FB_IMG_1609336169898.jpg

Sa here kaloj te nje dritare
Qe me saksi eshte mbushur plot
Gjithmon fare si padashur
Nje lule cel e nje perde lot
Sa here andej une i hedhe syte
E ndiej dy syte qe me gacmojne
Dhe nje nga nje e dite per dite
Te gjitha lulet sec lulezojne

Nje dite pranvere aty prane
kalova un plot mall
mbi floke me hodhe nje petal
nga lulja me e rralle

I dua lulet ne dritare
Se jam i ri e mi do zemra
Por me shume se ato lule
Une dua vajzen lule qe rri brenda
Mos me gacmo ti me veshtrime
Se une jam djale e s'duroj dot
Dhe syte nga dritarja tende
Jo asnjehere jo si hodha kot😍

[Kozma Dushi]
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Njerëzit nuk harrohen. Nuk mund të harroj dikë që një ditë më bëri të buzëqesh, dikë që e bëri zemrën të rrahë, dikë që më bëri të qaj me orë të tëra. Njerëzit nuk harrohen. Ndryshon mënyra se si i shohim, ndryshon vendin që ata zënë në zemër, vendin që ata zënë në jetën tonë. Ka njerëz që kanë nxjerrë më të mirën tek unë, por tani midis nesh, ekziston vetëm një "përshëndetje" e thjeshtë. Ka njerëz që më kanë marrë zemrën dhe e kanë prerë në copa, pa menduar dy herë. Ka njerëz që kanë hyrë në jetën time me shpejtësi dhe kanë dalë saktësisht në të njëjtën mënyrë. Ka njerëz që kanë krijuar një rrëmujë të madhe, të cilët më kanë ndryshuar planet, të cilët kanë ngatërruar idetë e mia. Ka njerëz që, pavarësisht gjithçkaje, janë ende pjesë e jetës sime. Ka njerëz që kanë ardhur dhe nuk po largohen më. Ka njerëz që, edhe pse unë kurrë nuk i kam ndjerë, gjithmonë kanë qenë të pranishëm. Dhe pastaj ka njerëz që nuk janë ende pjesë e jetës sime, por që brenda disa viteve, ndoshta, do të jenë njerëzit më të rëndësishëm për mua. Ka njerëz që, pavarësisht se më kanë derdhur lot, e kanë mërzitur jetën time, më kanë mësuar të jetoj. Ata më mësuan të bëhesha ajo që jam. Dhe edhe nëse sot nuk i përshëndes, edhe nëse sot mbetet vetëm një buzëqeshje apo një përshëndetje e thjeshtë mes nesh, ata gjithmonë do të jenë pjesë e jetës sime. Nuk harroj njeri. Nuk e harroj kush e preku jetën time, të paktën një herë. Sepse nëse e bënë, do të thotë që fati dëshironte që unë të përballesha me ta përpara se të shkoja përpara.
 
.
..
Për AT' GJERGJ FISHTEN ( Sod n'përvjetor t' dekës.)

Nji kryq druni, t'kjosha true,
nxiere e venma permbi krye...

Kjo pat qene deshira e Pater Gjergj Fishtes. Nje amanet me modest nuk mund te kerkonte as njeriu me i thjeshte i dheut, e jo me nje Hyjnor si Ai.
Por ku te lane bijte e Dushanit, e vllaznit e Milloshit e Vuçiçit.
Ja shkulen kryqin.
Ja shpluen vorrin.
Ja treten eshtnat.
Kush?
- Ata syshkyemit qe i shanë gjuhen Homerit shqiptar.
Ata që perdhunuen traditen e zakonet shqiptare, kishën e shenjtë, qe vrane e prene, qe lane femijet pa i luge tamël e pa i kokerr voe.
Ata ... pikerisht ata qe na shajne e mallkojne edhe sot e gjith diten prej vorrit te tyne te mallkuem, e prej mbivorrit me bijte e tyne lugetër edhe me te ndyte se gropa e tyne e ferrit ku kane shpirtin.

Por ate diten e zeze te 30 dhetorit 1940, dite me bore e me robni, mbylli syte pergjithmone Ai " Apolloni " i kultures e atdhatarise shqiptare.
Kunorat e luleve nuk e zbukuruen ate dekë, thote At Zef Pllumi, dhe lotet e shqiptareve sikur parandjenjen se me dekën e tij po vinte nata e erret e atyne te pafeve qe do te banin edhe me shume te keqia se kur pat hi turku ne Shkoder.
Marrshin e tyne ata bijte e Dushanit e ndalen te Kisha, qe me syte e prishun prej djallezise e prej ligesise çukurmuen si dikur turqit vorrin e shenjtit Gjergj Kastrioti, dhe i shprishen eshtnat e Gjergjit neper brigjet e Drinit.
Ata te mallkuemit...

Dhe nata pa e qau me lot shqiptarie.
Rozafati pa e qau me lot murimi.
Qielli pa e qau me lot kshtenimi.
Dhe ne harruem, eh çfarë ligështie.

Sepse Gjergj Fishtë nuk lindi ma Shqipnia.
Se nuk ka ma nji tjeter qe te na çoje zemren peshe, te na ngreje edhe prej buzëvorrit si Gjergj Elez Aline me i dale ne fushe te mejdanit hasmit, e qe na ban krenar se jemi shqiptar.
Sepse vetem Ai na la amanet :

A T D H E U T

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Veç se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, çuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qander,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prilli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr, Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permendë kam.
...

20201231_034435.jpg


....E huazuar...
 
.
..

QIEJ TE PLASARITUR



heshtja nuk është varri i fjalës
por foleja e atij që s’mund të kthehet…

në vazo të kaltra do të lëshojë rrënjë
brenga e lejlekëve
dhe ti nuk do të më kujtosh më mua
por do të të kujtohem…

padashje
si dhimbja jote
në gjoksin e një tjetri...

A.Gj.Hasani

20201231_035630.jpg
 

Endrra

VIP
Në mundsh bëju pra ti Hera e Parë!
Hera e Parë…
Unikja…
E papërsëritshmja…
E paimitueshmja…
E pakopjueshmja…
E pavdekshmja…
dhe
habitmë
tronditmë
në mundç me vargun tënd vritmë
siç kurrë s’më ke vrarë
e për një çast mes vargjeve më bëj të shijoj
vetminë tënde madhështore...
atë...
vetminë e Herës së Parë…

Artan Gjyzel HasaniFB_IMG_1609623976926.jpg
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Gabimi

A gabova? Po sa një lumë!
Dhe nuk jam penduar aspak
E di, gabova! Madje shumë
S'më breu ndërgjegja sadopak!

Gabova si shumë të tjerë, jo veç unë
Vallë jam zemërgur që nuk jam penduar?!
Ndoshta duhet të gaboja pak më shumë
Gabim, që u dhash meritë njerëzve të gabuar!

Shpesh për gabime dhe je gjykuar
Harrojnë se për gjykim ka Zot kjo botë
Dritë s'jap më për njerëz të gabuar
Vallë mund të të gradojnë ato në tokë?!

I lartë në botë mjafton të jesh para Zotit
Je njeri, jo perfekt, as engjëllor!
Kur s'di gjë bota, prapa le të flas prej kotit
Ti mos ji hipokrit si ai, as djallëzor!

Atij të vërtetit me mundësi në gabim
Bëji me shpirt e zemër, fjalë e vepër
Me të keqin t'mos jesh njeri, nuk është gabim
Sido që të jesh, ai të bën tjetër...

©
Ferizate. B. I.
 

Endrra

VIP
''Çdo njeri qe kalon ne jeten tone eshte i veçante. Gjithmone le pak gjurme te tij ne ne, por edhe merr diçka tonen. Ka nga ata njerez qe marrin shume nga ne me vete, por nuk do te kete asnjehere dike qe do te marre gjithçka pa lene asgje.
Kjo eshte nje nga pergjegjesite me te medha te jetes dhe prova e qarte qe dy shpirtra nuk takohen asnjehere rastesisht.''
 
Top