Copy paste nga social media

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Poshtë lëkurës

Gjej mënyrën të më njohësh
Të më ndjesh, gjej mënyrë.
Thellë në sy të më shohësh
Jo përciptas në fytyrë!

Njeriu s' është ai që duket
Por është bota brenda tij.
Nëse s'mund t'i shohësh botën
S'mund të njohësh një njeri!

Unë e shkela botën tënde
E përshkova në çdo qosh .
Shumë e bukur vënde - vënde
Dhe mjaft shkretëtira bosh!

Prandaj unë dija çfarë doja
Nga ajo botë në shpirt e strukur.
Dhe mundohesha të shkoja
Veç atje ku ndjehesha bukur...

Në të kundërt botës sime
Ti asgjë s'munde t'i shohësh .
Ndaj më kot ke pretendime
Në përpjekjen të më njohësh!

Ti i mat vlerën pikturës
E sodit me imtësi...
Por të shohësh poshtë lëkurës
Do dëshirë nuk është dhunti!

Bledi Ylli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
-Ç’është jeta për ju?
-Flluskë sapuni!
-Po vdekja?
-Shpërblim i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
Ç’është më e pakuptuar në botë?
-Vdekja!
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon marrëzisht saqë nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Të gëzosh të tanishmen!
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është e më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Po më e rëndë?
-Fjala?
-Çfarë ju duket e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
"Sterjo Spase"
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR

Nga Arjola Zadrima

I dashtun,
Sot perëndimi i diellit mbi liqen kishte ngjyrën e heshtjes tande. Valët ecnin avash drejt bregut, pulbardhat pëshpërisnin një mungesë të kuqërremtë. Tufa- tufa u çuen në fluturim, e shpirti më shkon përpjetë tuj i ndjekë, tue ja shiju lirinë e varun në sqep.
Sa e veçantë kjo stinë. Gumëzhijnë brenda meje mendimet, përplasen në buzë që s’pipëtijnë…sërisht grindem me vedin brenda vedit.
Kjo unë e vështirë për këtë moshë në këtë stinë të verdhë mi zbeh hapat, e shpesh më njom faqet. Por ndoshta kje e thanun për dreq me mbetë e ndjeshme, jo fort komode për këtë jetë.
Shpesh më duket sikur shkel në shkamij e hija jote më pret sdi ku, e njëjtë këtu e njëzet vjet, por gjithmonë venitet në horizont a në pikën kulminante mes qiellit e tokës…
Më fal, harroj shpesh me të pytë, çka bane sot?
Ndoshta më i ndërru dy fjalë, a ndoshta më të shtu mall nuk e di cila prej këtyne më don ma fort.
Se ne jena të ngjashëm, edhe krenaritë i kemi njësoj , edhe dashninë e mbajmë, e tundim, e shkundim e përplasim deri sa bjen, thehet mandej na rrëshqet fytyrës si lot.
Ah sa t’i kisha puthë durtë sot, edhe sytë e njomë, të kisha vëzhgue në gjumë natën vonë, të kisha ledh lehtë flokët, tuj e mbyll kishe falenderu edhe Zotin që ekziston dikush si ti në këtë rruzull të pandreqshëm.
E di nuk je i zemërum me mu, je vetëm i dashuruem njësoj si unë, që të kapërdijë ty, e mendoj ty, e të peshoj ty çdo ditë në gjoks. Nganjëherë mjafton një urë mërzie sa më të thanë , tash që duhena kaq verbnisht si me ta thanë frymën , a po më kallzon?
Asht vjeshtë, por nuk jemi asnjiherë vonë me u dashtë.
E jotja përgjithmonë​

 

Endrra

VIP
Statuja u ngrit në gjunjë,
hapi sytë si nëpër gjumë,
në një ekran të madh televizioni,
te sheshi jepeshin lajmet me zhurmë,
buzëqeshi me kenaqësi
Më mirë, nuk e mendoja!
U shtri përsëri.
I hodhi dorën në qafë Skënder-beut
Vuri oren e zgjimit pas 30 vjetesh,
Të shohim, atehere si!
- tha.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
MONOLOGU I NJERIUT TË PASNESËRM
As Eva, as Adami nuk ishin antarë partie,
njerëzimi e di, të lutem dhe ti dije.
Pa parti Noja me atë arkën e tij,
Globi shtyn errësirërat pa parti.
Por Djalli, me pikpamje djalliste,
shpiku partitë, - ç’gusto neveritëse!
Në zemër të mollës futi krimbin, -
krim(b) dhe gjarpër një ishin,-
politikën - profesion
me prejardhje djallëzore,
që krim(b)ëzon njerëz kohë pas kohe.
Politika shpiku policinë,
Politika shpiku kryetarët.
Njerëzit kishin ëndërruar bashkësinë,
jo partitë dhe nënndarjet.
Po ku është partia e vejushave,
invalidëve, pelegrinëve,
ku është partia e familjes, e fëmijëve?
Partia e syve të skuqur ku është vallë,
në hirin e Aushvicit, Songmit,
Gulakut të gjallë?
Por një ditë, një ditë, një ditë,
për stërnipërit tanë të gjitha partitë
do të kujtohen si një gjë e tejshkuar
si superkafshët, si Babilonia e rrënuar.
Bota pa të persekutuar e blasfemi do të jetë,
pa çalamanë moralë në pushtet,
e gjitha një e asnjë parti,
veç ajo me emrin e thjeshtë: njeri.
(Evgeni Jevtushenko-1972)
 

AnaVie

Undisputed worman
Staf në FV.AL
U nisa sot drejt zemrës tënde për ta gjetur zemrën time
U nisa sot drejt qendrës, për t’i parë periferitë
Malli i krejt jetës u shfaq sot në qeniet tona
Koha dhe hapësira i ndajnë të dashuruarit vetëm me trup
Le të vdesin trupat, të mos e përjetojnë më ndarjen
Nisja dhe arritja të bëhen Një!

Fatmir Muja
 

Endrra

VIP
Më dëgjo!
E di që nga njerëzit je lënduar, je shkelur, je fyer, je këputur
E di që nuk të kanë ruajtur edhe atëherë kur të kanë puthur
Edhe atëherë kur u je dashur, e di që të kanë përbuzur
Mjerë për atë që mund të flasë për ligësitë e tij, pa u skuqur
Por ama edhe ti dije një të vërtetë të vockël që jo të gjithë e kuptojnë
Sjelljet e njerëzve nga dhimbjet e tyre burojnë e jo nga qëllimi që ty të të lëndojnë
Ndonjëherë nuk është ndershmëri, një gjë që thuhet me dy fjalë, ta thuash me tri
E pakta që bëhet me zemër vlen më shumë se e shumta që bëhet pa dashuri
Unë do të bëhem dhé i Tokës që ti të rritesh në Dritën e Qiellit
Do të bëhem ujë që hyn në rrënjët tua dhe udhëton brenda kërcellit
S’do të flas mirë për ty edhe pse thua se me këto fjalë po ta shtoj jetën
Se po e lavdërove atë që të lavdëron, i bie ta lavdërosh veten
S’do të flas keq për ty edhe pse me ty mund të thahem
Çdo fund është i bukur nëse nga ti nuk ndahem.

Fatmir Muja
 

Endrra

VIP
VETE JU E KENI FAJIN

S O L O N I ( 638 - 558 para Krishtit )

Në qoftë se u shkatërruet nga marrëzia,
fajin mos ua leni perendive,
se vetë ua dhatë gjithe pushtetin,
ju vetë i i lartësuat e për kët' arsye,
tashti e pësoni t'zezën skllavëri.
Sejcili jush po ecën sot mbi gjurmat,
e dhelpnës, por t'gjithë si jeni tok,
e keni trunin bosh, se prap dëgjoni,
se ç'thotë gjuha e njeriut dinak,
e nuk shikoni të zezat që po ban,
ai kusar sterranik, i paftyrë e rrenacak.

Shqip. Henrik Lacaj
 

Endrra

VIP
Mos u dashuro me
persona si une
Do te te coj neper muze
parqe dhe monumente
Do te te puth
Ne cdo vend te bukur
ne menyre qe
kur te puthesh dike tjeter
shija e puthjeve tua
do jete ajo e nje plage
Une do te shkatrroj
ne menyren me te bukur te mundshme
Dhe kur une te largohem
Do arrish te kuptosh me se fundmi
Pse stuhite mbajne emra njerezish.

Caitlyn Sieh
 

Endrra

VIP
Keta dy njerez, qe e kishin dashur aq shume njeri-tjetrin dhe vetem njeri-tjetrin, dhe me nje dashuri aq prekese, qe kishin jetuar nje kohe aq te gjate per njeri-tjetrin, vuanin tani njeri perkrah tjetrit, njeri per shkak te tjetrit, pa ia thene njeri-tjetrit, pa i mbajtur meri njeri-tjetrit, dhe me Gaz.

Hyg0
 

Endrra

VIP
Jo te gjithe do te na kuptojne.
Jo te gjithe do na vleresojne .
Ndonjehere çiltersia juaj i tremb njerezit ,
sepse i sfidon ata , ne te qenit te vertete e te ndershem me veten e tyre ...dhe jo çdokush eshte i afte ta beje kete ...Mos u ndjeni ne faj nese te tjeret nuk ju pranojne keshtu siç jeni...Disa njerez e kane me te thjeshte te luftojne, grinden dhe te shkaktojne probleme , para se te shohin veten ne pasqyre fillimisht dhe te perballen e pranojne difektet e gabimet e tyre...
Disa njerez na japin mesime...veç kaq ama...
disa te tjere na tregojne se meritojme me shume...disa , me sjelljen e tyre , na hapin syte e japin shembull qe te mos behemi kurre si ata...
Mos e merrni personale .Thjesht ...hidhini pas kraheve...dhe perqendrohuni ne qetesine tuaj shpirteroreFB_IMG_1617799976323.jpg
 

Senseo

.
Staf në FV.AL
Nuk i përkas askujt.
I përkas zgjedhjeve të mia.
Shkoj atje ku më mirëpresin, ku e di se më presin, ku ndjej se më vlerësojnë.
Ku thone "me mungove" dhe ku më tregojnë të gjitha ato që thonë se ndjejnë.
Atje, në ato vende jam.
E gjithë pjesa tjetër është kalim, formalitet, përzemërsi, por jo prani.
Carla Babudri
 
Top