Danimarka është vendi më i lumtur në botë

legjenda

Tetova
Danimarka është vendi më i lumtur në botë. Në listën e 157 vendeve, Shqipëria renditet e 109-ta, pas Territoreve Palestineze, e ndjekur nga Bangladeshi dhe Sierra Leone.

“Raporti i Katërt për Lumturinë në Botë” i OKB-së zbuloi se vendet ku ka më pak pabarazi, janë më të lumturat. Zvicra, që vitin e kaluar renditej e para, Islanda, Norvegjia dhe Finlanda, të cilat si Danimarka kanë sisteme të fortë të sigurisë sociale janë 5 vendet kryesuese. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 13-të, Britania është e 23-ta, Kina e 83-ta dhe India e 118-ta. Në fund është Burundi, vend që po përballet me tensione të forta politike duke ia kaluar edhe Sirisë, ku lufta civile numëron mbi 250 mijë të vrarë, këto pesë vitet e fundit.

Amerika e Veriut, Amerika Latine, Karaibet dhe Europa janë rajonat më të lumtura. Raporti i përpiluar nga Rrjetit i Zgjidhjeve të Qendrueshme për Zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara- është analizë e të dhënave, të përftuara nga sondazhet e Gallup, që mbështeten në anketimin e 1000 personave nga secili shtet.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit i janë referuar gjashtë katëgorive: Produktit të Brendshëm Bruto/ për frymë, Përkrahjes Sociale, Jetëgjatësisë, Lirisë Personale, Bamirësisë dhe Korrupsionit.
largea_danimarka-780x439-11458255473.jpg
http://botasot.info/
 
Top