Dashuri pa Kushte

Dashuri pa Kushte

Moment meditimi...


Nen melodine e muzikes me te bukur mbyllen qepallat e syrit dhe aty per aty hapet dhe sipari i kujtimeve me te bukura. Atij sipari qe e shtrengon fort brenda teje dhe sdo ta ndash me anje njeri ne kete bote. Aty ku nuk ngopesh duke genjyer veten se jemi prane te vertetes, aty ku do te donin te gjithe te ishim edhe pse dikush tregohet kokeforte dhe pranon nje te vertete ndryshe. Si nje ze brenda shpirtit qe te terheq drejt humneres se genjeshtrave dhe te vertetave duke te perplasur pashpirterisht me surrealzimin dhe realitetin, aq te bukura, aq te embla.
Nuk ka nje fund, nuk ka as nje fillim.
Lind si nje deshire e brendshme, mungese, pendese, kujtim, hidherim, lot, gezim. Ne nje moment debulese, do te doje te ishe ai zemerluani. Ate drite hyjnore qe si luan lufton edhe pse i copetuar, gjak e dhe deri ne gryk per ty. Drite qe gjithe jeten eshte munduar te heqe gjithmone nga vetja dhe te mundohet te perkushtohet tek ty.
Mos te mendoje per kopesen magjike gjysem te varur apo nese duket si drita e tij duket me zbehur e duket si mos me keq. Kemisha qe kullon djerse, djerse qe gjithe jeten eshte ster-munduar qe te te jape me te miren tek ty, me aq mundesi sa vete jeta i dha. Nuk harrohen te bertiturat, ato qe na korrigjuan edhe pse nuk i kuptuam por me kohen gjithmon i mirkujtojme. Nuk harrohen ledhatimet, qe nuk e njohin kohen dhe moshen por gjithmon te ngrohin zemren. E sidomos kur te vjen nga dikush qe syt vetem te vezullojn dhe leshojn dritat me te bukura te jetes.
E pra, domosdo do te dale nje cope loti, nje lot qe te renkon ne shpirt, te ther ne gjoks e sikur te flet, te tregon qe te zgjohesh. Te rrek shpatullat dhe te jep kurjon dhe
mesimin me te forte ne jete. Ne jeten tende rritu, por gjithmon kthe koken pas dhe kujtoje. Adhuroje dhe per therimet qe te dha ne jete sepse ti dha me mish e me shpirt.
Tani eshte koha qe te hapesh syt. Tani eshte koha qe te falesh ndoshta shume me shume, pa kushte.

Capture33.png
 
Top