Dashuria e vërtetë nuk ka lindur nga privimi, por nga pranimi për atë që është

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Në përrallën e Andersen, rosa e shëmtuar lind në mes të rosave të tjera, por është ndryshe. Ato nuk e njohin atë si të njëjtë me to dhe e refuzojnë. Ajo përpiqet t’i bëjë ato ta duan, shpreson të bëhet si ato por nuk mundet, sepse në sfond është ndryshe.

regon-Wedding-Photographer-Andie-Avery-Photography.jpg
IMG_20201129_134417.jpg
Ajo ndjehet inferiore dhe e përbuzur dhe lufton për t’u pranuar. Por, për aq sa rosa e shëmtuar nuk zbulon identitetin e saj, ajo nuk gjen dashuri. Derisa të zbulojë se është një mjellmë dhe nuk e pranon atë që është, ajo nuk mund të dashurojë me të vërtetë…, as ta dashurojnë.

Rosa e shëmtuar duhet të fillojë një kurs që do ta çojë atë të gjejë se kush është dhe…, kjo do ta lejojë atë të gjejë dashurinë e të tjerëve.

Shumë njerëz përpiqen të tregojnë diçka që nuk janë, ose sepse mendojnë se e duan të tjerët ose sepse nuk u pëlqen ashtu siç janë.

Ata janë të varur nga mendimi i të tjerëve dhe i kanë shumë të nevojshme duartrokitjet e tyre.

Por dashuria e vërtetë nuk ka lindur nga privimi, duke pritur që të na mbulojë tjetri boshllëqet tona të brendshme ose të na tregojë se çfarë të bëjmë. Ne duam me të vërtetë dikë, vetëm duke e pranuar për atë që është. Vetëm nëse pranojmë veten ashtu si jemi, përfshirë nga plagët tona, ne do të jemi në gjendje të jemi zotër të jetës sonë. Dhe për këtë duhet së pari të njohim vetveten. Dhe kështu të tjerët do të jenë në gjendje, do munden të na duan fytyrën që ne jemi në të vërtetë dhe…, jo një maskë që kemi krijuar.

Hermann Esse
 
Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Si me duket kjo historia e roses si historia e disa rosave te forumeve,ku nevoja per duartrikitje,like,love ,vemendje eshte kaq e theksuar sa thua se eshte dicka qe vendos egzistencen ne kete jete?????
 
Endrra

VIP

Une kur lexoj Rose.. me hapet oreksi mi ?
 
  • Haha
Reactions: Ivy

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Ke dal jasht teme tashi ??
Faktikisht une e thashe shume sinqerisht,pavarsisht se ato emoyit ne fund, qe as une vete se di pse i vendos?,i japim kuptim tjeter.

P.s gjithsesi keta te stafin bejne edhe pastrime,dhe mbi te gjitha ,une i mirekuptoj
 
Ku te shkoj mendja ty eeee lol ???
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Faktikisht une e thashe shume sinqerisht,pavarsisht se ato emoyit ne fund, qe as une vete se di pse i vendos?,i japim kuptim tjeter.

P.s gjithsesi keta te stafin bejne edhe pastrime,dhe mbi te gjitha ,une i mirekuptoj

Haha. O Iv sa e mir je
 
  • Puç
Reactions: Ivy
Top