Dashuria në distancë, si të mbani gjallë pasionin mes çiftit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dashuria në distancë, si të mbani gjallë pasionin mes çiftit

amore.jpg

Edhe pse shumë kilometra larg nga njëri-tjetri, përsëri lidhja mund të jetë intriguese: ja disa sugjerime të vogla për të pasur takime me nivel të lartë joshjeje

Distanca sigurisht që nuk i ndihmon raportet në çift, sidomos kur momentet për të kaluar së bashku janë shumë të shkurtra. Të mbash flakën e pasionit ndezur nuk është e vështirë, mjafton të dish të luash me joshjen. Edhe pse i dashuri është diku tjetër, ne mund të përfitojmë nga kjo kohë për të ndezur dëshirën, mjafton ta menaxhojmë situatën me lehtësi dhe të përdorim disa dinakëri të vogla: ja se si të veproni.

Përgjithësisht distanca të largon, por mund të përdoret edhe për të rritur dëshirën për t’u takuar sa më shpejt: ja disa sugjerime të vogla për të ndezur dëshirën.

Mesazhet: “Telefoni, zëri yt”, thoshte një spot i vjetër televiziv. Por sot mund të themi: “Telefoni, mesazhet tona”. E ku ka më mirë se bisedat pikante nëpërmjet whatsapp, mbase edhe me imazhe që ndezin fantazinë? Por bëni kujdes: në këto raste nuk mund të lini telefonin kudo, sepse mund të ishte e turpshme.

Më pak është më shumë: Djemtë dhe vajzat janë të ndryshëm dhe këtë e dimë mirë. Ne vajzat preferojmë bisedat e gjata dhe plot me ndjenja, djemtë preferojnë bisedat e shkurtra me fjalët më të duhura. Por cila është këshilla? Hiqni dorë nga mesazhet e pafundme dhe telefonatat e gjata, përpiquni ta joshni edhe kur kilometrat ju ndajnë.

Surprizë! Të qenit e parashikueshme nga një anë është mirë sepse partnerët tanë ndjehen të sigurtë, por nga ana tjetër ka gjasa të biesh në rutinë dhe nxit dëshirën për t’i dhënë fund. Atëherë le të provojmë ta surprizojmë partnerin tonë me një mesazh jashtë orarit, një disk i ardhur pa nënshkrim por me ndonjë detaj që vetëm ne e dimë (dhe mund ta njohim), një rezervim në restorant për t’u takuar: ska gjë më të bukur se të ndjehesh e dëshiruar dhe në qendër të vëmendjes nga partneri, dhe fundi sigurisht që do të jetë mahnitës!

Nevoja për liri: Jemi të tillë që edhe nëse disa gjëra nuk na pëlqejnë, përsëri nuk arrijmë ta bëjmë ta kuptojë se sa xheloz jemi për të. Por skenat e xhelozisë jo vetëm që nuk na ndihmojnë, por na mbyllin në vetvete; kështu që më mirë të ulni armët dhe të filloni ta dëgjoni. Nëse ai thotë se ka takuar disa njerëz interesantë, duhet të përpiqemi të jemi empatike dhe të lumtura për takimet e tij të reja. Liria është diçka që çmohet nga të gjithë, edhe nga ne: atëherë pse atij duhet t’i mohohet një gjë e tillë? Le ta bëjmë të ndihet i lirë dhe të ndajë me ne çdo gjë që i ndodh pa pasur frikë se ne mund të lëndohemi.

Një arratisje për të dy: T’i lësh një hapësirë çiftit është vendimtare, edhe pse ka fëmijë në familje. Por le të marrim ndihmë nga të gjithë duke përfshirë edhe gjyshërit, le të heqim dorë nga angazhimet e punës, dhe të arratisemi për 48 orë për të kaluar së bashku. E pyesim të dashurin se kur mund të jetë i lirë dhe e surprizojmë me një biletë ajrore të prerë në mënyrë elektronike. Online është e mundur të gjesh bileta me kosto shumë të ulët për një largim romantik, mjafton të përgatisësh valixhen sigurisht edhe me të brendshmet e duhura, për t’i jetuar këto dy ditë me pasion!

(gazeta-Shqip.com)
 
Violinisti

Anëtar i ri
Ka shume njerez, çifte qe i rezistojne distances ,rrijne edhe me muaj apo vite larg njeri-tjetrit, ka edhe nga ata qe arrijne te forcojne me shume lidhjen ''dashurine'' por nuk eshte per mua distanca, kam nevoj per kontaktin fizik e kam te domosdoshem.
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Brockulla.... po nuk e preke vdes cdo gje pas njefare kohe...
 
Artin

Anëtar i Respektuar
"Larg syve, larg zemrës" thotë populli.
Artikulli e pranon që largësia është e dëmshme, por na mëson se ç'duhet të bëjmë në rast se ndodh. Gjë që nuk është shumë e vlefshme, sepse çdokush që ka një telefon, e di se ç'duhet të bëjë në një rast të tillë.
 
dangerous

* * *
Porrdhè nè pe e gjitha .( sorry)

Janè tè rradha raste tè tilla sepse nè distancè ( hapesire) eshtè gjithmonè "diçka" qè hynè nè mes qè ploteson distancen.
 
Une s'arrij te kuptoj ate kohen e nenave tona qe besa ndodh e sot,si e mbanin gjalle marredhenien ato me burrat per vite ne emigrim dhe qe s'kishin asnje mjet komunikimi pervec nje telefonate e ate nga posta nje here ne muaj?!

Eh po do me thoni kane qene kohe te tjera ato,dhe femrat me moral...
 
dangerous

* * *
Ajo po e po .
Por sot jetojmè nè kohèra mod.erne e sheh rrushi rrushat e piqet .

Pse tè presim nè distance kur ke tjr.nè afersi e me pak mundè .
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Kur duam dike e presim muaji vite,sepse e pret shpirti jo mishi apo fiziku.
:) Sot jemi bere robotik te mekanizmit egoist.
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Kur duam dike e presim muaji vite,sepse e pret shpirti jo mishi apo fiziku.
:) Sot jemi bere robotik te mekanizmit egoist.

Po praaaaaa. Po sikur pastaj te mos jene kompatibel seksualisht? Nje lidhje do yshqyer nga afer duhet edhe fiziku..perkedheljet puthjet
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Po praaaaaa. Po sikur pastaj te mos jene kompatibel seksualisht? Nje lidhje do yshqyer nga afer duhet edhe fiziku..perkedheljet puthjet

Normale qe duhen.
Por nese une kam dike qe dua.(Kjo presupozon qe tjetrin e kam prek nga afer fizikisht,eshte dashuria ime,e njoh dhe i perkas shpirterisht e fizikisht)
Per nje arsye apo tjeter ai duhet te largohet per nje priudhe kohe ,per arsye te ndryshme.
Sigurisht qe do e prisja pa kushte pa mendime negative,pasi eshte njeriu i im dashuria ime bota ime.
Gjerat jane thjesht,kur duam dike dhe na do ,ne i perkasim pertje prekjes e kafshimeve fizike mendoj une.
Tani dashuria ka e pak sakrific ndoshta gjate jetes,se jo cdo gje do serviret ne pjate te supes, pi e ngopu se dashuria per ty eshte gjella e rradhes.
no no nuk ben keshtu.
 
Jane thjeshte edhe sjane thjeshte :)
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Sigurisht qe nese ka dashuri , distanca eshte thjesht nje dukuri e aspak pengese.
Krahasimet e nenat tona? Lere pastaj ky gomarlliku i moralit!

Kemi dy skenare:
1. Lidhje te konsoliduara, ku ciftit per nje arsye a tjeter i eshte dashur te jetojne disi ne largesi. Nese lidhja ka formim ndjenjash e jo interesi , sigurisht qe JETON. Plus qe jetojme ne nje shekull ku kemi tere komoditetet e nevojshme per te thjeshtesuar e mos pare largesine si pamundesi per te qene me te.
2. Lidhjet e krijuara brenda formatit te virtualitetit sigurisht qe distanca luan rolin kyc. Mosprania, deshira per tu pare, prekur, qenur bashke , con ne venitjen e figures se tjetrit. Pasi ndjenja mund te jete po aq virtuale sa edhe lidhja.

Nese dashuria ime do ishte larg meje? ka qene dhe pa letra, e telefona dhe jo e kam pritur ,por jetoja vetem per te!
Perpara se te jepni nje mendim , niseni nga vetja, nese ju personalisht do prisnit?...aty edhe mbarojne dilemat tuaja.
Ushqeni shpirtin me dashuri ....e ska largesi qe ekziston!
 
Ajo po e po .
Por sot jetojmè nè kohèra mod.erne e sheh rrushi rrushat e piqet .

Pse tè presim nè distance kur ke tjr.nè afersi e me pak mundè .

Ate thuaj ,ka humbur besimi brenda nesh..besimi ne njerez,dashuri,ndjenja etj

I kemi banalizuar te gjitha duke e shnderruar dhe dashurine thjeshte ne nje kontakt fizik (qe sigurisht luan rolin e saj e kjo) e qe zgjat e shumta as 15 min...fatkeqesisht!

S'di ju qe flisni kshu, ne jeni dashuruar ndonjehere vertet?!
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Ore ju romanticientet modern sa rendesi ka seksi per ju ne nje raport?
Sepse per mua kontakti..intimiteti e te berit dashuri ze 80% ne nje raport per te mos thene diku tek 85.
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Ore ju romanticientet modern sa rendesi ka seksi per ju ne nje raport?
Sepse per mua kontakti..intimiteti e te berit dashuri ze 80% ne nje raport per te mos thene diku tek 85.

Po sigurisht qe ka moj...po deshe coje edhe 100% rendesine. Po dreqi e mori se nuk bohet sex mengjes ,dreke ,darke lol..duro i cik robi.
Pastaj merr avionin po e pe keq , dhe nisu.

Nje pyetje per ty - Me mire te prisje dike qe e do me shpirt, apo te shfryheshe me dike qe ste lidh ndjenja hic?
 
Skuptoj pse duhet te zgjedh mes dy ekstremeve?
por sidoqofte mes pritjes..ku te digjet trupi shpirti per dike
preferoj te dyten :)
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Skuptoj pse duhet te zgjedh mes dy ekstremeve?
por sidoqofte mes pritjes..ku te digjet trupi shpirti per dike
preferoj te dyten :)

Ama duhet te pranosh edhe nga ato qe presin dhe zgjedhin te paren....:)

PS: edhe pse dyshoj qe do zgjidhje te dyten...gjithsesi :)
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Ama duhet te pranosh edhe nga ato qe presin dhe zgjedhin te paren....:)

PS: edhe pse dyshoj qe do zgjidhje te dyten...gjithsesi :)

Ti edhe mund te mos besosh...ama derisa flas , sflas ne ajer
Dashurine ne distance nuk ia uroj njeriu. Aq.
 
Violinisti

Anëtar i ri
Po sigurisht qe ka moj...po deshe coje edhe 100% rendesine. Po dreqi e mori se nuk bohet sex mengjes ,dreke ,darke lol..duro i cik robi.
Pastaj merr avionin po e pe keq , dhe nisu.

Nje pyetje per ty - Me mire te prisje dike qe e do me shpirt, apo te shfryheshe me dike qe ste lidh ndjenja hic?

Moniqa, :p ti ke do beja nga te dyja, do digjeshe apo thjeshte do beje qejfin tend ?

e bera pyetjen si me shaka por eshte serioze, jam kurioz te dij nese behen edhe sakrifica te tilla.
 
Redaktimi i fundit:
Te dashuroj si nje burre qe dashuron nje grua te cilen nuk e prek kurre, vetem shkruan per te dhe mban nje fotografi te saj.
Charles Bukowski

Thjeshte meqe me doli perpara dhe mendoj ka te bej me temen,kur ka fol edhe Bukovski kshu qe ishte nje Rrugaç lool,ne kuptimin adhurues i gjinise se dobet,e c'te na thoni ju pastaj... Kohet moderne mahh
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Varet nga distanca...domethene jeni qytete larg apo kontinente larg.
 
sensuu

sweet
Ne kohet e sotme nuk ka me distanca...mos e merrni nga anglia apo amerika se eshte me e veshtire per te ik po ketej nga europa ska problem haha.
Dhe nqs del problem distanca dmth qe nuk ja vlen personi.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dashurite qe jane te destinuara per te vdekur..vdesin edhe duke ndjerur 24/24 bashke!

Fiks e ke thene kete :)

~~Dhe po shtoj e dicka per temen;

Jo cdo lidhje quhet lidhje dashurie. :)

shumica ne ditet tona jane lidhje te tipit;
Vamos a bajlarrrr... :p

E me paftyresi mi quajne dhe lidhje dashurie?! eh.
 
Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Ehe e mban por duhet edhe nje dashnore ne krah per ngushellim... :)
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Moniqa, :p ti ke do beja nga te dyja, do digjeshe apo thjeshte do beje qejfin tend ?

e bera pyetjen si me shaka por eshte serioze, jam kurioz te dij nese behen edhe sakrifica te tilla.

Nese do me lidhte dashuria sigurisht qe do prisja....por sigurisht kur pritja e ka nje fund se ne pafundesi sdo prisja as une.
Por me mire te digjem nga deshira per dike ,sesa te hidhem ne krahet e dikujt pa e ndjere!
 
Ne ditet e sotme duket si enderr por shoh qe paska njerez qe besojne akoma ne dashuri.
 
Top