Titulli: Dedikuar ty!
Du me shkru dicka per ty, po nuk po mvjen asnji fjal..edhe t mendosh se kam kaq shume me than e spo di me gjet fjalet..Eh mor Raelv si na i thave zemrat kshtu. Kurre s'ke per tu harru, kurre!!! Ajo buzqeshja jote sot fatkeqsisht shndrit qiejt, parajsen, kur vec deri para dy ditsh ndritte boten me ciltersine e mrekulline e saj. Po si ja ke leju vedit me dal i ngrysun nfoton e fundit tanden , a thu ta ka ndi zemra qe po ik e po i len tan tshkatrrum? Ty s'tikte e qeshuna kurre mor i bukri dyrnjas...cado qe ndodhte.
Te betohem , qe e ndij hala t'qeshunen tande qe m'gumzhin nvesh si muzike funeber gjate kohs qe lot e mi te bajn homazhe; at t'qeshunen me za qe bate gjithkend me t'dasht fort. S'ka ma ashtu te qeshunet mbi kyt toke ta siguroj. Mundsise me e pa prape at buzqeshje, tfundit qe kishte mbet prej atij lloj, ia bana me dore dje kur t'dhash lamtumiren e fundit, ne nji kalvar t'gjat njerzish qe vushin deri n'palce. Ishin mledh i madh e i vogel per ty, me t nderu. Po njashtu ishte dasht me ti pa vec n'darsem une ty maj ferishte, maj bake, baxho, mar zotni a gjithca qe t'thirrsha..
Hala se imagjinoj. Pres me m'cu dikush prej ktij makth e te nesermen me t'kerku falje qe ste kam fol tesh sa koh
Mduket sikur kerkush se meriton me jetu tash qe ti na ike ne ma t'miren moshe. Ah medet, nji gjyse milion kujtime me ty, e gjysa tjeter jan tuj u mush me tan kto lot qe s'paskam dit se i kam, e tan kyt dashni per ty qe s'paskam dit ku e kam pas.
T'pata than n15 vjetor tand, ''po si smthirre mor i poshtem'', tuj qesh me ty, e mthe po si me te thirr te tini maj , me pi birra a?! E kujt ja merrte mendja Elv se ishte nder ditlindjet e fundit qe festoshe ...Lushim sa her t'pytsha kush ta ka vu emnin se e ke tcuditshem, ose kur te thosha a ke frike me u hedh prej te mola. Ose per 16 vjetor tem, kur ju grupi me prute torten e ditlindjes, surprize, e me mbusht zemren. Maj mend diten e bors kur kena pas lujt midis rruget si fmi t marre, tuj qesh si t cmendun, un e ti e Ambra. O Zot, kujtime qe s'kisha mendu kurre qe tapo i laj me lot. A ka Zot kund? Sdi....s'ka me mqesh ma buza per nji koh t'gjat, . Ku kam me gzu un ma, a me qesh ma tuj fol, a tuj ndejt a nder foto kur di qe dikush me t'cilin jam rrit sasht ma me ne?! Gjithmon kam besu n zot po tesh po dyshoj.. Kurre ske per tu harru , kurre, sa t kena jete na qe te kena dashte kaq fort, se je ktu n zemrat tona edhe pse s'mjafton; t'kishim dasht afer po Zoti ka pas nevoje per engjej sic duket, se ndrysh s'justifikohet kjo tragjedi kaq e madhe; ska arsye tjeter per me lan boten pa ty. T'lutem ma ban hallall maj ferishtja jeme, tlutem, tpergjerohem: per cdo grindje qe kena pas e cdo fjal qe t'kam than e t'kam randu. E nqoftse m ndin , pusho i qete, pusho n paqe se Nisin e ke n dur te sigurta; ne durt e tanve ne qe kena mu kujdes per te. Shko rahat e mos u mundo prej lotve tona. Shko edhe pse kurr s'kisha dasht qe ti me shku, edhe kisha dhan nji milion bote vec mos me te cu kunor dje e mos me ja ba me dore arkivolit tand.