Dembelizmi, “sëmundja” e Mesdheut, një në tre të rinj, pa shkollë e pa punë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e plotë vjetor për tregun e punës në Bashkimin Europian për 2017.

Shqetësimi më i madh mbeten të rinjtë, ku paçka se ka një përmirësim të lehtë, norma e atyre që nuk studiojnë, qoftë edhe ndonjë trajnim profesional, e as që nuk janë në kërkim të një pune, vijon të mbetet alarmante, në 11.5% mesatarisht në union.

Në vendet e Europës së jugut, pra vendet mesdhetare, kjo normë është shumë herë më e lartë se në Europën qendrore apo atë veriore, me një diferencë deri në katër herë më të lartë.

Në Itali norma fiksohet në 19.9%, në Spanjë në 14.6%, në Greqi 15.8%, ndërsa në Gjermani në vetëm 6.6%, e në Luksemburg 5.4%.

Të dhënat e Komisionit Europian i referohen grupmoshës 15 deri në 24 vjeç.

Pak kohë më parë, Instituti shqiptar i Statistikave dha një të dhënë për këtë fenomen edhe në Shqipëri, në raportin vjetor për 2016, por që i referohet grupmoshës 15 deri në 29 vjeç, ku tendenca flet për një rritje të normës, pasi grupmosha nga 24 deri në 29 vjeç nuk është e predispozuar për të studiuar.

Gjithsesi rezultati është i përafërt me shifrën reale dhe mund të arrihet qartë në përfundime.

Një në tre të rinj shqiptarë, të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç, pra 30%, as nuk studion e as nuk është në kërkim të një pune thotë Instituti Shqiptar i Statistikave.

Norma është thuajse tre herë më e lartë se mesatarja europiane dhe i afrohet vendeve të Mesdheut.

harta-oecd-768x358.jpg

Kjo hartë, pjesë e një tjetër studimi, të OECD, tregon shpërndarjen e fenomenit ne grupmoshën 20 deri në 24 vjeç.

Siç duket qartë, vendet mesdhetare kanë një normë në mbi 30%, mjafton të shohim Italinë, Spanjën, Greqinë, Turqinë dhe Shqipërinë ku norma është në 30%.

Po të ngjitemi më lart në Europë, norma zbret nën 10%. – raporton Scan.

Dita
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ne lidhje me Studimet shkollore tamam dembellik,ndersa ne lidhje per punen eshte dhe klrize,vendet e punes janepaksuar shume.
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Dembelizmi eshte virtyt ne Shqiperi, pune ka por s'ka profesioniste. :p :p
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
pergjithësisht popullësia jonë dembelizmin e kan virtyt..... sikur ta kishin në Gjen...


pra jo veq te Shqiperisë
 

sensuu

sweet
sa keq, kur njeriu eshte ne kulmin e energjise se vet, dhe ta shpenzoje ate duke ndenjur kot....ne Shqiperi njehere sja vlen te punosh, ske asnje motivim per te ik ne pune me aq pak rroge...fuck politika shqiptare.
 
Top