• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Demokracia

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Me demokraci në fjalorin ontologjik do të thotë “ qeverisje e popullit, ku pushteti supreme i takon popullit, i cili atë e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejt ose përfaqsuese, të zgjedhur në sistemin e lire zgjedhor. “. Edhe për kundër kësaj fjala demokraci shumë herë tek njerëzit ka kuptime të ndryshme. Gjithashtu qasjet ndaj nocionit të demokracisë janë të ndryshme nga ana e shumë teoricientëve.

Fjala demokraci rrjedh nga fjalët latine demos që don të thot popull dhe cratio (sq.: kratio) që don të thotë qeverisje.


NDARJA E DEMOKRACISث

Lidhur me kuptimin bazë të fjalës demokraci se populli posedon atë sovranitet të qeverisjes dhe supremitetit, praktika flet ndryshe varësisht nga vendet e ndryshme të botës. Për këtë arsye, si nga ana e së drejtës kushtetuese ashtu edhe nga ana e shkencës së përgjithshme juridike bëhen disa ndarje të llojeve të demokracisë në bazë të disa kritereve.

Kriteri historik
Demokracia e poliseve greke
Demokracia liberale borgjeze
Demokracia socialiste
Demokracia bashkëkohore
Kriteri sipas raportit të demokracisë me raporte shoqërore
Demokracia formale
Demokracia fiktive
Demokraci reale
Kriteri i demokracisë sipas realizimit të saj
Demokracia e drejtpërdrejt
Demokracia tërthore ( përfaqsuese )
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Atritbutet e demokracisë


Bazuar në lëndën e drejtës kushtetuese, parimisht për të kuptuar më mirë nocionin edhe funksionin e saj, teoria bashkohore përcakton këto attribute të demokracisë:

1. Sovraniteti i popullit që nënkupton realizimin dhe fuqin e vullnetit të popullilt nëpëermes qeverisjës së shumicës, ku kjo mënyrë realizohet drejt për së drejti ose në mënyrë tërthore. Siq e cekëm edhe më pare në kuptimin ontologjik populli duhet të ketë të drejt të qeverisjës dhe se ai është bartës dhe element kryesor përbërës I pushtetit shtetëror por edhe I shtetit në përgjithësi. Në teorin moderne qeversja e shumicës ndaj pakicës nuk do të thotë diskriminimin e pakicës nga ana e shumicës, por kjo ka një kuptim të respektimit të vullnetit të shumicës. Përkundrazi roli I pakicës në jetën demokratike mund të jetë teje konstruktiv me një qeverisje pozitive, nga se me një kritik progressive arrihet një kontroll ndaj shumicës e cila gjindet në pushtet , si edhe preventive kryesore ndaj absulutizmit shtetëror.

2. Qeverisje e së drejtës që ka të bëjë me një qeverisje legjitime, e bazuar në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, nga se I gjithë krijimi I qeverisjës duhet të jetë I bazuar në ligj, I cili ka një harmoni në gjithë rendin juridik. Janë disa parime të cilat sigurojn funksionimin e qeverisjës të se drejtës: legjitimiteti I popullit, ndarja e pushtetit, gjyqësia e pavarur, kushtetutshmëria, ligjshmëria, garancat kushtetuese për të drejtat e njeriut, etj. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqesin elementet kryesore për zbatimin e qeverisjës së drejt. Me formimin dhe egzistimin e një vendi juridik I cili ka një harmonizim dhe përputhshmëri, mund të themi se krijon kushtet themelore të zbatimit të atributeve demokratike edhe në pushtet shtetëror por edhe në shoqëri. E drejta kushtetuese si degë e së drejtës dhe si shkencë e discipline shkencore, mund të themi se është degë më meritore për përcaktimin e kushtetutshmëris dhe ligjshmëris Brenda një sistemi shtetëror.

3. Ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror është një nga atributet më kryesore të demokracisë. Luftat e shumta për shuarjën e një absulutizmit shtetëror kanë shpik edhe deri te parimi I ndarjës të pushtetit shtetëror. Vlen të përmendet filozofi franqez Charles Montequie I cili ndër të parët dha teorinë mbi ndarjën e pushtetit shtetëror në ate: legjistlativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Ndarja e pushteti shtetëror Ndarja e pushtetit shtetëror garanton një stabilitet dhe bashkpunim reciprok midis institucioneve shtetërore. Tani në bazë të parimit të ndarjës së pushtetit shtetëror dallojm keto sisteme: a) sistemi parlamentar b) sistemi presidencial c) sistemi I përzier

Të gjitha këto sisteme dallohen në bazë të një natyre të ndarjës të pushtetit shtetëror nga ana e organeve shtetërore.

4. Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta - ky atribut paraqet institucionin qëndror në sistemin demokratik. Me anë të këtij institucioni realizohet vullneti I popullit për ti zgjedhur përfaqsuesit e tyre për ta udhëhequr pushtetin shtetëror. Në bazë të këtij atributi arihet legjitimiteti I pushtetit shtetëror. Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta krijojn një konkurencë mes subjekteve të ndryshme politike. Zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta janë pjesë e rëndësishme e drejtës kushtetuese, si edhe është përbërse e sistemit politik dhe kushtetues I një vendi.

5. Sigurimi i të drejtave të njeriut - kur është fjala për këtë atribut atëherë mund të flasim në suaza ndërkombëtare. Sigurmi i të drejtave të njeriut, ku mund të themi se në rast të mos ekzistimit të drejtave të njeriut nuk mund të flasim për një sistem demokratik. Me këtë, institucion përcaktohet pozita juridike dhe vendi i shtetasit në shoqëri. Në shtetet demokratike sigurohet një barazi e të gjithë qytetarëve para ligjit para ligjit për të siguruar të drejtat e barabarta të qytetarëve para pushtetit shtetëror. Atëherë institucioni bëhët një mbrojtës nga diskriminimi fetar, etnik, racor, etj. Për shkak të rëndësis të këtij institucioni në drejtën kukshtetuese dhe në drejtën ndërkombëtare është miratuar karta e OKB-së për të drejtat dhe lirit e njeriut. Do me thënë nënkupton një internacionalizim të këtij institucioni.

6. Pluralizmi politik dhe ekonomik nënkupton mundësin e lirë të veprimit dhe aktivitetit të subjekteve politike si mjet I artikulimit të aspiratave të tyre politke. Kurse me pluralizmin ekonomik nënkuptohet konkurenca e lire ekonomike mes pronave të ndryshme si edhe funksionimin e sistemit ekonomik sipas ligjit te tregut të lirë. Me këto dy nocione kuptojm se këto attribute janë të lidhura ngusht edhe me të drejtat themelore të njeriut ne shprehjën dhe veprimtarin e lirë.

7. Përgjegjësia politike paraqet një mjet të rëndësishëm të kontrollit shoqëror ndaj punës të institucioneve politke si edhe bartësve të pushtetit shtetëror. Edhe me këtë institucion sigurohet një qeverisje e drejt, me të cilën pushteti detyrohet të mbrohet nga arbitri I veprimeve të bartësve të përgjegjësis udhëheqëse.

8. Procedura Demokratike e vendimarjës është institucion synon respektimin e rregullave dhe veprimeve institucionale ne marrjen e vendimeve politke. Ky institucion lufton kundër anarkisë dhe sjelljet arbitrare të organeve shtetërore. Në këtë atribut demokratik ekziston një element shumë I rëndësishëm, marrja e vendimit në bazë të parimit të shumicës. Shikuar nga e dejta kushtetuese ky institucion ka rëndësi të madhe edhe nga aspekti I legjitimitetit, ligjshmëris dhe kushtetutshmëris.

9. Kultura dhe tolerance politike mundësojn një ambient demokratik në një shoqëri, ku nuk cenohet e drejta e shprehjës së lire. Me te konsistohet një sjellje e mirëfillt që të vërtetohet aftësia e popullit për të qeverisur vetën. Me tolerance politike krijohet një sjellje korrekte mes subjekteve politke si edhe gatishmëria për të bërë compromise politike. Me këtë tolernac anulohet konfliktet politke që sjellin kriza sin ë pushtet ashtu edhe në qeveri.
 

korado

President
Titulli: Demokracia

Demokracia eshte zgjidhja me e mire e njerezimit.Demokracia kapitaliste eshte sistemi qe e con gjithnje perpara ekonomine ,industrine,nivelin e jeteses dh me kryesorja qe eshte puna.Njeriu nuk mund te beje dot perpara pa punen,dhe kapitalizmi eshte vetem pune...............................
 
Top