Deputeti Leka demanton deputeten e VMRO-së në Parlamentin Kroat

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
2222691.jpg


Deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka në mënyrë revoltuese ka ndërprerë kryetaren e grupit parlamentar për miqësi me Parlamentin e Kroacisë, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Bllagorodna Duliç, derisa po informonte parlamentarët kroat lidhur me zhvillimet dhe politikën e brendshme në Maqedoni.

Skandali ka shpërthyer në Parlamentin e Kroacisë, kur Duliç kishte nisur të shpjegonte për situatën e brendshme politike në Maqedoni dhe realitetin e shpjeguar sipas saj, mirëpo rrëfimi i saj ka zgjatur shumë pak, pas ndërhyrjes së ashpër në delegacion të deputetit Daut Rexhepi.

“U detyrova të shkaktojë incident sepse ajo në mënyrë të turpshme po gënjente lidhur me situatën në Maqedoni, duke shpjeguar se gjithçka është në rregull në këtë vend. Ajo aspak nuk përmendte shqiptarët, se Maqedonia është shtet multietnik apo edhe çështje të tjera. Në fjalimin tim unë bëra të qartë se Maqedonia është shtet multietnik dhe shqiptarët janë popullsi dominante. I qartësova kolegëve kroat se nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit me përpikëri dhe nuk janë realizuar të gjitha reformat e kërkuara”, ka theksuar deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka.

Ai gjithashtu ka qenë i irrituar se si aspak nuk ishte paraparë vizita e komunitetit shqiptar në Kroaci, i cili numëron 16 mijë veta, krahas 4 mijë maqedonasve. Deputeti Rexhepi ka shtuar se për këtë rast do të kërkojë përgjegjësi nga Ministria e Jashtme, për injorimin e mërgatës shqiptare në Kroaci. ( INA)
 

alfonci

Veri investigatio
Titulli: Deputeti Leka demanton deputeten e VMRO-së në Parlamentin Kroat

Eshte e palashme qe shqiperia te mos jete e vemendeshme per minoritetet shqitpare ne vende te tjera, sidomos Turqi, Kroaci dhe Rumani.

Nuk kisha dijeni se ka shqiptare ne parlamentin e Kroacise.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Deputeti Leka demanton deputeten e VMRO-së në Parlamentin Kroat

Nuk kisha dijeni se ka shqiptare ne parlamentin e Kroacise.

Deputeti ne fjale nuk eshte i parlamentit Kroat, por nga parlamenti i Maqedonise dhe me siguri ka qene pjese e delegacionit qe po i bente vizite Kroacise. :gjujpeshk:
 
Top