• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Deri kur duhen mbajtur dhëmbët e qumështit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Deri kur duhen mbajtur dhëmbët e qumështit

Në saje të dhëmbëve të qumështit, fëmijët arrijnë të hanë ushqime të forta e të përtypen, çka favorizon zhvillimin e nofullave. Por, këta dhëmbë të fillimit, pra të qumështit, duhet që një ditë të zëvendësohen dhe dhëmbi përfundimtar del poshtë tij. Pak nga pak ai prish rrënjën e dhëmbit të qumështit, i cili më së fundi bie. Në fakt, dhëmbët përfundimtarë në gojën e njeriut bëhen dhe marrin formë rreth moshës 12 vjeçare. Dhëmbët e qumështit fillojnë të bien rreth moshës 6 vjeçare. Duhet ditur se fëmijët nuk i humbin këta lloj dhëmbësh në të njëjtën kohë, pasi disa prej tyre e kanë kulmin e rritjes më herët se të tjerët. Sidoqoftë, në rast vonese në më shumë se 6 muaj, është mirë të konsultoheni tek dentisti, i cili i bën kontroll dhëmbëve përmes dhe një radiografie.
Të ruash për një kohë më të gjatë një dhëmb qumështi nuk ka rrezik në qoftë se dhëmbët e tjerë janë të vendosur mirë në nofull, pra në dhëmbët e qumështit.

Një dalje e vonshme e dhëmbit mund të shpjegohet në disa mënyra. Nganjëherë fillesa e tij është shumë e thellë. Ai ngjitet me ngadalë drejt sipërfaqes dhe e shpërthen më ngadalë rrënjën e dhëmbit të qumështit, pra i duhet më shumë kohë për ta hedhur atë. Por, ai mund të jetë jo në vendin e duhur dhe nuk e prish rrënjën e dhëmbit të qumështit.
Kështu dhëmbi i qumështit rri në vend, ndërkohë që dhëmbi tjetër përfundimtar shfaqet, duke u shtyrë përpara ose mbrapa. Por në këtë rast duhet hequr dhëmbi i qumështit për t’i lënë vendin dhëmbit që do të mbetet përfundimisht në gojë. Edhe dhëmbi prerës, “canine” mund të mbetet gjithashtu i ngulur në kockën e nofullës.
Cilat janë shkaqet? Ndoshta një aks i keq i pozicionimit të dhëmbëve apo të mungesës së vendit. Në këto raste duhet ndërhyrje kirurgjikale dhe ortodoncia (mbajtja e protezës).

Dhëmbët e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Por a duhet ta heqim një dhëmb qumështi para se ai të bjerë vetë? Jo. Duke e tërhequr, ne rrezikojmë ta këpusim rrënjën e dhëmbit dhe t’i bëjmë keq fëmijës. Në fakt, fëmija mund ta shtyjë dhëmbin me gjuhë. Nëse dhëmbi e shqetëson, ai duhet të shkojë tek dentisti.
Dhëmbët “incisivë”, (prerës), bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” (të qenit) bien në moshën 8-12 vjeçare, ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare. Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbët e tjerë. /Telegrafi/
 
Top