Deri në 3 vjet burg, për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjin

cent

...Lontano
Duke filluar nga sot për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët shkelin Kodin Rrugor do të ketë penalizime të rënda, duke filluar nga arrestimi e deri në 3 vjet burg.
6o04xs.jpg

Policia e Shtetit në një njoftim të saj, thekson se nisur nga situata e rënduar e trafikut rrugor si dhe rastet e shumta të shkeljeve flagrante të Kodit Rrugor, do të marrë masa të forta për të gjitha shkeljet.

Sipas policisë masat do merren për këto raste:
"Për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit; drejtim të mjetit pa dëshmi përkatëse; largimi nga vendi i aksidentit dhe për mosbindje të drejtuesve të mjeteve, ndaj sinjalizimit të punonjësit të policisë, do të zbatohen ekstremitetet e penaliteteve të lejuara nga legjislacioni në fuqi, që do të thotë arrestim në kushtet e flagrancës të shkelësve të ligjit".

“Këto shkelje përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen sipas dispozitave të Kodit Penal, nenin 291, me burgim deri në 3 vjet” thuhet në deklaratën e policisë.

/Shekulli
 

Butterfly

Antar Aktiv
Titulli: Deri në 3 vjet burg, për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjin

Shpresojm ti zbatojne me vepra ligjet se keshtu neper gazeta shume kan folur
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Deri në 3 vjet burg, për drejtuesit e automjeteve që shkelin ligjin

Me ne fund i shalla zbatohen,se bolle pellgje xhaku jane bere,vetem nga papergjegjshmeria e ligjit dhe zabtimit te tij ne kete drejtim.
 
Top