Deshifrimi i kodit të jetës a duhet të mbetet “punë e zotit”?

Nga Et’hem Ruka
Screenshot_20210214-202349_Facebook-905x395.jpg
Trupi i njeriut përmban rreth 100 000 miliard qeliza, ku çdo qelizë përmban pasurinë tonë gjenetike të përbërë nga 23 çifte kromozomesh. Çdo kromozom përmban ADN, një molekulë fijëzore me gjatsi rreth 2m. Kjo lëndë magjike, përbën librin e jetës të shkruar me katër shkronjat e famshme (nukleotidet) ATGC.

Deshifrimi i kodit të jetës, tregoi se ADN-ja jonë përmban 3.2 miliard “shkronja kimike”. Për deshifrimin e renditjes së tyre u deshën 13 vjet punë dhe u harxhuan 2.7 miliard dollarë. Ky projekt filloi në vitin 1990 nga Ministria e Energjisë dhe Instituti Amerikan i Shëndetit.

Deri atëhere mendohej se ADN-ja jonë përmbante 100 000 gjene, por deshifrimi i AND-së tregoi se njeriu përmbante rreth 22 000 të tillë. Janë pikërisht këto gjene që na bëjnë të jemi ashtu si jemi, pra unikalë në llojin tonë.

Zbulimi i “pasaportës” gjenetike të njeriut konsiderohet si nje nga zbulimet më të mëdha të shekullit, që ka sjellë produkte të paimagjinueshme për revolucionarizimin e mjekësisë, bioteknologjisë, antropologjisë, bioarkeologjisë, evolucionit etj. Ky zbulim ka tronditur themelet e legjislacionit, etikës dhe gjithë shoqërisë njerëzore.

Me deshifrimin e ADN-së, njeriu “vodhi” sekretet e Zotit dhe filloi të bëhet zot i vetvetes. Teknologjitë, që mbështeten në zbulimin e pasurisë gjenetike të njeriut por edhe të qënieve të tjera të gjalla, përbëjnë një armë të fuqishme për përmirësimin e jetëve tona. Keqpërdorimi i tyre do të ishte fatal për gjithë shoqërinë njerëzore dhe biodiversitetin në tërësi.

Kemi të drejtë të jemi optimist, por edhe dyshues për sfidat që rezervon e ardhmja. Shkenca dhe teknologjia nga natyra janë neutrale, por varet si i përdorim rezultatet e tyre për mirë a për keq.

Nga faqja e autorit ne fb
 
A duhet lene pa pune zoti? Pse deri atje ka shku pandemia me shkurtime lool
p.s pertej shakase vertet një nga zbulimet më të medha ne shekullin e shumë zbulimeve titanike që lam pas...
Shkrim interesant.
 
Absolutisht jo. Zoti bëri punën e vete kur na krijoi. E jona është të ecim para, përfshirë edhe gabimet që do të bëjmë rrugës. E fundit që hulumtohet në skandinavi, është Medicina personale, trajtim ku, me ndihmën e, për shembull, informacionit gjenetik, trajtimi mund t'i përshtatet pacientit individual.
 
Top