Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

E3

Anëtar i Nderuar


10_gjerat-490x320.jpg



1. Besimi

Një ndër gjërat më të rëndësishme për një femër që ajo e kërkon te një mashkull është besimi. Besimi është mbret. Ju duhet të tregoni sa më shumë vetëbesim te një femër, sepse kjo gjë lë shumë përshtypje të mirë te femrat.

2. Ambicioz.

Të gjithë meshkujt mendojnë që femrat janë të interesuara vetëm në para. Kjo është një marrëzi. Mund të jenë vetëm një grup i femrave, por jo të gjitha. Femrat më shumë janë të fokusuara në meshkuj që kanë karrierë të suksesshme, për suksesin që ata tregojnë në punën e tyre. Kur ata kanë një angazhim profesional, punë të fortë dhe të suksesshme, atëherë ai bëhet një partner i përsosur.

3. Sens të humorit

Kur femrat janë duke e kërkuar mashkullin e tyre të jetës, një ndër gjërat kryesore është që mashkulli i tyre të ketë sens për humor. Ne dimë se sa më zbavitës të jemi, aq më shumë na duan njerëzit, prandaj femrat e kërkojnë këtë gjë te mashkulli.

4. Pasioni

Pasioni është njëra ndër 10 gjërat që femra i dëshiron. Arsyeja duhet të jetë shumë e qartë. Nëse një grua është duke menduar që të shpenzojë kohë për ju që aventura të jetë sa më eksituese, me një përkushtim shumë të madh që lidhja të ketë sukses, atëherë ajo e dëshiron në djalë me shumë pasion. ثshtë shumë në rregull nëse ju keni pasion për ekipin tuaj të futbollit, por femrat dëshirojnë që po atë pasion ta shfaqni edhe për to.

5. Të jetë i zgjuar

Shumë femra dëshirojnë që i dashuri i tyre të jetë i bukur, seksi dhe i zgjuar. Kjo edhe mund të jetë frustuese për disa meshkuj, por më mirë është që ju të tregoheni sa më të zgjuar dhe të matur me të dashurën tuaj sesa të jeni i bukur.

6. Të qenit i shoqërueshëm

Një femër dëshiron që i dashuri i saj të jetë në gjendje të kryejë një bisedë të mirëfilltë me shoqërinë e saj. Femrat duan që mashkulli i tyre t’i përket një shoqërie të lartë sociale. Ato nuk e duan mashkullin që hesht, duan që i dashuri i tyre të ketë një jetë sociale.

7. Shkathtësi komunikuese

Shumë shpesh femrat ngacmohen në lidhje me kapacitetin e tyre për bisedë.
Meshkujt edhe injorojnë ndonjëherë dëshirat e femrave, apo mënyrën se si ato flasin për problemet që i shqetësojnë, dhe shpeshherë nuk ua varin veshin bisedave të tyre.
Ndonjëherë femra ka nevojë të dëgjohet nga ju. Mashkulli duhet t’i tregojë të dashurës së tij se ka kapacitet ta dëgjojë atë se për çfarë ajo ka nevojë. Prandaj ju duhet të bëheni më të dëgjueshëm.

8. Pozitiviteti

Një ndër 10 gjërat që ferma i dëshiron është edhe pozitiviteti. Femrat nuk e duan cinizmin dhe sarkazmin. Sepse cinizmi dhe sarkazma ka vendin e vet,por të jesh i njëjti gjatë gjithë kohës është rraskapitëse. Në anën tjetër, duke qenë në praninë e një personi që ka opinion pozitiv për jetë, kjo mund edhe t’i sjellë energji pozitive një femre. Një person optimist i bën të tjerët të ndihen mirë. Optimizmi mund të jetë ngjitës dhe frymëzues, prandaj ne ju rekomandojmë të jeni sa më optimist me të dashurën tuaj.

9. Dukja

Femrat për nga natyra dëshirojnë të kujdesen më shumë për pamjen e tyre të jashtme.
Kështu që ato do të ndiheshin më mirë sikur edhe i dashuri i tyre të kujdeset më shumë për veten. Prandaj mundohuni të paktën të jeni të pastër, të vishni rroba të pastra, sepse për një femër ka shumë rëndësi.

10. Pavarësia

Një grua dëshiron që mashkulli i tyre mund të kujdeset për veten e tij. Ato duan që i dashuri i tyre të jetë i aftë dhe i pavarur për të marrë vendime, të jetë në gjendje ta paguajë qiranë e tij dhe të dijë të përgatitë një darkë. Përkundër asaj që ju mendoni, asnjë femër nuk dëshiron të bëhet “nëna” e të dashurit. Një ndër gjërat më të rëndësishme për një lidhje është që mashkulli duhet të dijë të jetë zot i vetes.

Floart
 
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Shume reale keto :D ....sa shume kerkojme dhe ne ...thua ti gjejme te nje person te gjitha :p
 

ervin80

Antar Aktiv
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Shume reale keto :D ....sa shume kerkojme dhe ne ...thua ti gjejme te nje person te gjitha :p
I bie të jetë çun me 10-ta por dhe po pati nota më të ulta, përmirësohen me kopjim! Sigurisht vetëm ti do e ndihmosh :D :D :D :D :D
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Ky do te ishte mashkulli ideal per nje femer, faktikishte te gjitha keto jane te verteta ,por per mendimin time vlejne per te dyja sexet,jo vetem per mashkullin.............Ndoshta pika e dyte te nje mashkull do te ishte me pak e rendesishme.......
 

Bambolita

Reborn!!!
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

zgjuarsia dihet
te jet shakaxhi dihet.. ( nuk e du si kukull )
sexi nuk duhet te mungoj .. te heq stresin..eshte sport..pasional por eshte sport dhe sme len te dyshoj qe ka te dashur tjeter
por ajo qe me pelqen me teper eshte tme perkedheli dhe te ndihem e mbrojtur nga ai....te pakten nga ai
 

Bellatrix

Love , Peace & Happiness
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

nuk eshte se i kerkojme te gjitha kto se ska njeri perfekt qe ti kete te gjitha. thjesht te kete disa gjera nga kto qe ke permendur.
 

Bambolita

Reborn!!!
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

nuk eshte se i kerkojme te gjitha kto se ska njeri perfekt qe ti kete te gjitha. thjesht te kete disa gjera nga kto qe ke permendur.

i kane i kane... por skan deshire ti vejn ne praktik... ose i vejn ne praktik kur eshte teper vone...
 

Q-bossi.09

Anëtar Aktiv
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

po de keto gjyrat qe shumti femrat kane deshire pas jeten tyre dhe nese nje femer respketon , don gjithe zemer saj nuk shkon mendja tradhtoje burre tjer une perkrahin plotsishte keto qe razilohen femres per mendimin tim . amo si shoh ktu kosove fermrat e kohen e sodem qe vetem interson shkioje mashkulli kuptohet nese ka pare , kerri etj. ku respketu nje femer te tille tanini !
ky eshte vetem mendimi im personale.me respket nga qendrimi bossi..
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Cfare nuk duan edhe keto femrat mer dreq :) sa kerkesa qe kan amoni :ciaoo:gjithe ato gjera qe kerkoni ju ti kete burri vetem ti mbaje ne shpine jane te renda e le me ti praktikoj :bumnga gjithe keto deshira me beri pershtypje se sa pak i kan kushtuar sexit :ciaoo: sa tinxare qe jane keto mi dreqi me hangert :lexim:
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër




10. Pavarësia

Një grua dëshiron që mashkulli i tyre mund të kujdeset për veten e tij. Ato duan që i dashuri i tyre të jetë i aftë dhe i pavarur për të marrë vendime, të jetë në gjendje ta paguajë qiranë e tij dhe të dijë të përgatitë një darkë. Përkundër asaj që ju mendoni, asnjë femër nuk dëshiron të bëhet “nëna” e të dashurit. Një ndër gjërat më të rëndësishme për një lidhje është që mashkulli duhet të dijë të jetë zot i vetes.

Floart

Cudi sepse ketu bje ndesh me lirine e femres LOL LOL
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Mos u merni me lloqe femra sdeshiron 10 gjera as 100 gjera ,2 gjera kerkon e shkreta jepini ato dhe jeni ok .(seks dhe dajak)
 

milva

Anëtar Aktiv
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Mos u merni me lloqe femra sdeshiron 10 gjera as 100 gjera ,2 gjera kerkon e shkreta jepini ato dhe jeni ok .(seks dhe dajak)

Po c'jane keto kokludime moAngel!Ju jeni dhe engjell pale!Femra eshte fiori,ajo do kujdesin me te madh qe te jete gjithmone e fresket...dhe kete ia mundesojne ato 10-te kerkesat e saj dhe e shikon sa te shijon edhe seksi,edhe punet qe ben ajo duke kenduar,e te tjera gjera ne funksion te njeri-tjetrit!
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Po c'jane keto kokludime moAngel!Ju jeni dhe engjell pale!Femra eshte fiori,ajo do kujdesin me te madh qe te jete gjithmone e fresket...dhe kete ia mundesojne ato 10-te kerkesat e saj dhe e shikon sa te shijon edhe seksi,edhe punet qe ben ajo duke kenduar,e te tjera gjera ne funksion te njeri-tjetrit!
LOL hahah engjell fallco se djall jam :p.Femra i kerkon ato por faktet tregojne se femren sa me mire ta trajtosh aq me keq do sillet me ty ,dhe sa me keq ta trajtosh ,do vihet re qe do te vij nga pas per gjith jeten :p.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Sa kot vetem keto 10 gjera kerkojne femrat?
Nejse edhe me keto 10 gjera konkluzioni eshte i njejte, femrat kerkojne princin blu,sa keq qe ai eshte i zene dhe e ka Liria LOL LOL
Vazhdoni te enderroni vajza te mira, vazhdoni se nuk ka asgje te keqe, vetem kini kujdes qe kur te zgjoheni mashkulli qe keni zgjedhur te pakten te kete lare dhembet dhe te mos i vije goja ere LOL LOL LOL
 

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

sa shume deshirojme:D:D
me fat ajo qe i ka gjetur te gjitha tek nje mashkull:puthdore:
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Une dy gjera dua : cantat dhe kepucet, si thoni nuk kerkoj shume besoj :D
 

Mr-Bledi

♥ House Music
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

7. Shkathtësi komunikuese

Shumë shpesh femrat ngacmohen në lidhje me kapacitetin e tyre për bisedë.
Meshkujt edhe injorojnë ndonjëherë dëshirat e femrave, apo mënyrën se si ato flasin për problemet që i shqetësojnë, dhe shpeshherë nuk ua varin veshin bisedave të tyre.
Ndonjëherë femra ka nevojë të dëgjohet nga ju. Mashkulli duhet t’i tregojë të dashurës së tij se ka kapacitet ta dëgjojë atë se për çfarë ajo ka nevojë. Prandaj ju duhet të bëheni më të dëgjueshëm.

me te tjerat i zbatojme them, por kjo ama sucks (ta shpif pak) papapa kur te fillojne jo ta marim ket e jo ta bejme ate e jo ajo kshu e ky emision ashtu... (Fuuuuuu) paaakk e merzitshme, por dashuria e sinqerte e anashkalon kete gje te vogel :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

me te tjerat i zbatojme them, por kjo ama sucks (ta shpif pak) papapa kur te fillojne jo ta marim ket e jo ta bejme ate e jo ajo kshu e ky emision ashtu... (Fuuuuuu) paaakk e merzitshme, por dashuria e sinqerte e anashkalon kete gje te vogel :)

Bledi, nuk e kuptova mire kete qe ke shkruar. E quan komunikimin ne nje lidhje gje te vogel apo gje te vogel i quan ato llafet e gjata qe i kan ca femra dhe nuk dijne te ndalen.

Sa per komunikimin une kam pershtypjen se eshte faktori paresor dhe nder me meritoret per mbajtjen e nje lidhje.
Mosfunksionimi i komunikimit eshte shkaterrues pa marre parasysh sinqeritetin ne nje dashuri. :gjujpeshk:
 

sensuu

sweet
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

ate pozitiviteti dhe komunikimi...i kam fiksim......

---------- Post added at 12:35 ---------- Previous post was at 12:22 ----------

pastaj .....nje person mund te jete me i cuditshmi ne bote.......por qe ty te ben te ndihesh mire.....:(
 
  • Më pëlqen
Reactions: 3R1

kia

pussy.kia
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

mendoj se nje nga keto 10 gjera qe deshiron nje femer eshte pergjegjshmeria
 
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Dhjete gjera qe i deshiron nje femer ? Pyetja eshte dashur te shtrohet se per cilen femer ?! Se kemi femra te karaktereve te ndryshme . Nese behet fjale per ato femra te cilat i shofim cdo dite neper rruge , neper kafene , neper diskoteka neper plazhe , neper rrjete sociale virtuale nuk mendoj fare se ato duan apo kerkesa e tyre eshte besimi i nje mashkulli ne rende te pare . Ndoshta mund te jete ne fund dikund ama ne rendin e pare s'ka mundesi !
Renditja ne shumicen derrmuseve te kerkesave te femrave eshte e para ''paraja '' pastaj mundet te jete emri- fama ! Personi i tille ne qofte se edhe magjup te eshte per nga veprat , nese ka statusin pasuror per vajzat ai eshte ne rende te pare. Ky eshte fakt qe ndodhe ne qdo martes thuajse . Por ne aq sa shohim dhe mund ta konceptojm jeten ashtu edhe i bejem zgjedhjet e tona per jeten e tone.
Nese njeriu eshte i dhene mbas epsheve apo vetem mbas jetes materiale , njeriu e merre gjithemon ate te cilen e kerkon - meriton . Por eshte edhe e kunderta nese njeriu bene jete morale , kerkon jete te thjeshte dhe e gjene nje ekuiliber mes shpirtrores dhe materiales edhe ky e merre ate qe kerkon . Por dallimi i te dytit me te parin eshte sikur nata me diten!
Por ne fund pastaj atyre vajzave te cilet kerkojn vetem materialen , i bien pishmanit per perzgjedhjen e bere te tyre . Dhe nuk ndodh rralle here shkurorezime te shpejta , jete te pakenaqur , jete te poshtruar te cilat bejne me personat e caktuar . Pastaj vjen ajo kohe kur keto vajza behen nena , i keshillojn vajzat se mos ta bejne gabimin e tyre.
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Nese behet fjale per ato femra te cilat i shofim cdo dite neper rruge , neper kafene , neper diskoteka neper plazhe , neper rrjete sociale virtuale nuk mendoj fare se ato duan apo kerkesa e tyre eshte besimi i nje mashkulli ne rende te pare .

Ajo list me sa kuptova un nuk do te thot domosdo qe esht nje renditje e asaj c’far kerkon cdo femer , por jane gjerat qe duhen per te mbajtur nje lidhje sa me te forte. Ne femrat me te vertet jemi ndryshe , por ama ktu nuk po flasim per tipat e femrave por per gjerat elementare se c’far kerkon nje femer tek nje mashkull.

Sipas teje ato femra qe shkojne ne kafene, ne diskoteka, ne plazh apo qe frekuentojne rrjetet sociale , nuk duan besim si gjen primare. Cfar kategorie hyjne ato si pas teje meqene se egzistokan femra pertej ktyre qe paskan kategori tjeter. Mos valle jan nga ato femra qe vishen me ferexhe nga koka deri te kembet? Ti mundohesh te tregosh zgjuarsin tende me kto qe shkruan? Te pakten kuptoje se ne cfar niveli e con veten duke shkruajtur gjera te tilla.
 

ricky_ch

******
Pe: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Jam i mahnitur nga modestia e femrës që Nr. 1 nuk qenka pasuria!
Sidomos qerrja ose edhe aeroplani!:aeroplan:
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Nuk po kerkojm shum bre :p...kerkesa modeste jan :)
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

E shikon sa ekonomiste jemi ne femra 10 -te gjera mjaftojn per ne te bejm jeten e lumtur, e meshkujt 100 gjera kerkojn dhe ska dreq se i ben rehat.
 
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Sipas teje ato femra qe shkojne ne kafene, ne diskoteka, ne plazh apo qe frekuentojne rrjetet sociale , nuk duan besim si gjen primare. Cfar kategorie hyjne ato si pas teje meqene se egzistokan femra pertej ktyre qe paskan kategori tjeter. Mos valle jan nga ato femra qe vishen me ferexhe nga koka deri te kembet? Ti mundohesh te tregosh zgjuarsin tende me kto qe shkruan? Te pakten kuptoje se ne cfar niveli e con veten duke shkruajtur gjera te tilla.
Sky eshte e vertet qe menyra e jetes sone te cilen e bejme lidhet me karakterin ose personalitetine fituar ne pergjethesi. Frekuentimi i kafeve pa ore te pacaktuar , shkuarja ne diskoteka deri ne ora te vona te nates , pastaj lakuriqesia e treguar neper plazhe dhe prezentimi ne rrjete sociale ne memyre te pakolltrolluar dhe ne vende te pacaktuara etj kete e bejne thujase shumica e femrave dhe per mendimin tim kjo kategori e vajzave jo vetem kete menyre te jeteses por edhe perzgjedhjen ne martes e bejn ne baza te asaj qka din dhe deshirojn .
Une nuk thash mos me shku ne kafe , e ne rrjete sociale ! Por shkuarja duhet te behet me qellime te mira dhe ne shfrytezimin e tyre aq sa eshte e lejuar dhe e nevojshme . Se ka edhe femra te cilat shkojn ne kafe , i gjejm nje rrjete sociale e qe jane modeste per me i marr lakmi .
E nje vajze e cila e ka vendosur ferexhen dhe jeten e ben simbas asaj qe Zoti eshte i kenaqur me te si ne veshjen e saj , si me veprat ne pergjithesi te saj , me siguri ajo vendos ne baze te asaj se si ka vepru dhe na ka porositur Pejgamberi a.s ne kete qeshtje . E nese gjykojn ne kete menyre , athere zgjedhja me e mira eshte kjo . E shkrimi im qellimin kete e ka ne pergjethesi se si vendoset per martes nga femrat dhe si duhet te vendoset nga femrat ne cilat kritere . Ndoshta tash me kuptove ! e po habitem , nuk edi pse eshte nga ti ky gjykim vetem pse mban veshje te caktuar nje femer !
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

E nje vajze e cila e ka vendosur ferexhen dhe jeten e ben simbas asaj qe Zoti eshte i kenaqur me te si ne veshjen e saj , si me veprat ne pergjithesi te saj , me siguri ajo vendos ne baze te asaj se si ka vepru dhe na ka porositur Pejgamberi a.s ne kete qeshtje .

Deuid me sa te kam lexuar ti cdo argument e lidh me zotin, kshtu qe me duket e pamundur dhe kohe e cuar dem nese vazhdoj te jap nje mendim ty. Gjithsesi ti ke mendimin tend vazhdo.. me idet e tua. :)
 
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Deuid me sa te kam lexuar ti cdo argument e lidh me zotin, kshtu qe me duket e pamundur dhe kohe e cuar dem nese vazhdoj te jap nje mendim ty. Gjithsesi ti ke mendimin tend vazhdo.. me idet e tua. :)

Sky nese me ke cituar ne shkrimin tim te lutem me jep argumenete te tuat , mi jep faktet qe te vie ne perfundim une qe ti e ke me te drejte ashtu si mendon . Se tema nuk eshte per shkrimin tim si e bej !Por tema eshte per gjerat qe i deshirojn femrat , nese ti ske munduar ta kuptojsh shkrimin tim , po ta sqaroj edhe nje here ! Une qellim ne gjithe shkrimin tim kame pasur te jap nje mesazh-keshille femrave te caktuara se qka duhet te deshirojn nga nje mashkulle ? E nese eshte ajo me e mira qe posedon nje mashkulle "feja e tij " ose besimi , me vjen keq qe po e shkruaj kete !!!
Dhe kujdes nese s'te pelqen ty nje shkrim athere kalo ate shkrim , se ndoshta tjetres i pelqen . Ose tjetera e kupton me mire se ti shkrimin kuptimin permbajtjen e shkrimit .
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Dhjetë gjëra që i dëshiron një femër

Sens të humorit
P.s meshkujt e sotshem kan shum luhatje humori
 
Top