Dhjetë mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit

Dhjetë mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit​

1658760804111.png

Nga Joe Navarro

Pavarësisht rëndësisë së pamohueshme që ka komunikimit jo–verbal, shumë mite dhe besime të rreme, e zmadhojnë rëndësinë e tij. Ja cilat janë 10 mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit:

1. Mund të zbulohet mashtrimi i dikujt bazuar në sjelljet e tij jo–verbale


I rremë. Nuk ka asnjë sjellje të vetme që të tregojë mashtrimin. Ne duhet të ndalim së lidhurisjelljet që tregojnë shqetësimin psikologjik me mashtrimin, dhe t’i pranojmë ato thjesht për atë që janë:shenja stresi, ankthi, shqetësimi, dëshpërimi, dyshimi, tensioni, nervozizmi etj, por jo mashtrimi.

2. Poligrafi mund të zbulojë gënjeshtrat

Një mit i madh. Poligrafi nuk mund të zbulojë dot gënjeshtrat. Saktësia e testit të poligrafit,ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Problemi themelor:S’ka asnjë provë, se ndonjë model reaksionesh fiziologjike është unike për njerëzit që mashtrojnë. Pasi një njeri i ndershëm mund të jetë nervoz edhe kur thotë të vërtetën, ndërsa një gënjeshtar mund të mos jetë aspak në ankth.

3. Kruajtja në dorën e djathtë, tregon nevojën për ndihmë, ajo në të majtë tregon njëpasiguri të përkohshme

Ky mit bazohet tek kërkimet që tregojnë se dora e djathtë është e lidhur me gjysmën e majtë racionale të trurit, ndërsa dora e majtë është e lidhur me gjysmën e djathtë emocionale të trurit. U argumentua se kruajtja tek secilën dorë tregon gjendje të ndryshme të brendshme.

Por të dyja hemisferat e trurit janë thellësisht të ndërlidhura, dhe nuk funksionojnë plotësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Ndërkohë, s’ka asnjë provë empirike për të mbështetur një marrëdhënie shkakësore, midis ndjenjës së pasigurisë dhe kruajtjes me një dorë të caktuar.

4. Ka 3 lloje të ndryshme njerëzish, dhe ju mund t’i tregoni personalitetet dhe stilet e tyre të komunikimit bazuar në gjuhën e trupit

Ky mit bazohet në pretendimin se të gjitha qeniet njerëzore i përshtaten njërës nga 3 profilet e veçanta neurologjike. Por kjo nuk mbështetet nga kërkimet shkencore, dhe njerëzit janë shumë kompleks për t’u ndarë në vetëm 3 kategori.

5. Përbuzja është e vetmja shprehje asimetrike e shfaqur në fytyrë

Ky argument buron nga besimi se ekziston vetëm një emocion i veçantë i pranishëm në fytyrën tonë në çdo kohë, që ka veçori specifike, dhe se tiparet asimetrike nuk mund të shoqërojnë asnjë emocion tjetër përveç përbuzjes. Por kini parasysh faktin se emocionet janërrallëherë të izoluara.

Ato janë dinamike dhe shumë fluide, të mbivendosura, ndonjëherë kontradiktore dhe komplekse. A jeni ndjerë ndonjëherë edhe i lumtur edhe i trishtuar, i emocionuar për një mundësi të re, por edhe i nervozuar një ndryshim të caktuar? Shprehjet tona të fytyrës nuk janë gjithmonë tregues të vetëm një emocioni të caktuar, dhe një shprehje asimetrike nuk tregon gjithmonë përbuzje.

6. Gënjeshtarët e shmangin kontaktin sy më sy

Siç tregoi studimi i psikologut të famshëm Aldert Vrij, gënjeshtarët përfshihen më shumë nëkontaktin me sy, pasi duan të sigurohen se po besohen nga të tjerët. Pastaj duhet të kemi parasysh se në shumë kultura, njerëzi mësohen të shohin përtokë dhe të shmangin kontaktin me sy kur janë të penduar për një sjellje të gabuar.

7. 93 për qind të gjithë komunikimit njerëzor është jo verbal

Përqindjet e cituara variojnë midis 70-93 për qind. Kjo shifër buron kryesisht nga keqkuptimii një studimi klasik nga Albert Mehrabian. Mehrabian nuk deklaroi në asnjë rast, që ne mund t’i vendosim një përqindje të saktë të elementit verbal kundrejt atij jo–verbal në komunikimin në përgjithësi. Por në atë studim të veçantë, elementi jo–verbal ishte 93 për qind. Por komunikimi është i rrjedhshëm dhe refleksiv, sipas situatave. Prandaj nuk ka një ndarje fikse.

8. Kryqëzimi i krahëve rreth belit do të thotë “Qëndroj larg meje!”

Në një studim timin, unë kam zbuluar se kjo sjellje mund të jenë një sinjal shqetësimi. Por, kam zbuluar gjithashtu se më shpesh sesa jo, kjo sjellje është thjesht një mënyrë e rehatshme përmes se cilës ne çlodhim krahët.

Shpeshherë, kryqëzimi i krahëve nuk është gjë tjetër veçse një sjellje vetë-ngushëlluese, kur presim që diçka të fillojë, kur jemi të përfshirë në një bisedë, apo edhe kur jemi të mërzitur. Fëmijët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ajo që ka rëndësi është konteksti dhe gjestet jo–verbale shoqëruese

9. Nëse një person i përgjigjet një pyetjeje duke prekur fillimisht hundën, ai po gënjen

Ne e prekim fytyrën tonë gjatë gjithë ditës, si një mekanizëm për t’u qetësuar. Dhe e bëjmëkëtë natyrshëm në shumë situata. Prandaj as kjo dhe as ndonjë sjellje tjetër e izoluar, nuk tregon mashtrim.

10. Nëse një person sheh poshtë nga e majta ose e djathta, para se t’i përgjigjet një pyetjeje, është duke gënjyer

23 nga 24 studimet mbi këtë çështje, të rishikuara kohët e fundit, e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të sugjerojë se sjellja e syve apo shmangia e shikimit të tjetrit në sy, mund të vërë në dyshim vërtetësinë e asaj që po thotë. / “Psychology Today” – Bota.al
 
Top