Dhuna ndaj gruas...

dajti

Antar Aktiv
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

pa burreri do ti quaja une keto meshkuj qe rrafin femrat..nuk ngrihet dore mbi sexsin e dobet ..femren e ka kriju natyra per gjera te tjera me te bukura ..
 
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

ndihen impotent.... dhe vejn dor te femrat..... per te trreguar se kush e bon ligjin ......
 
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

un du te ankohem :D
ahahhaa ma ka fut me shpull 1her shoku im i ngusht..... mbaj mend....hy ne klas.....tu qesh ..qefi ne maximum......e shof drrejt ne sy .... vazhdoj te qesh me shum.... nuk me thot as ciao..por vetem : adela ca ke bo....
un buzeqesh akoma me shum dhe ma fut me shpull
-..----

fillova direkt tu qajt si kalamo por vazhdoja te buzeqeshja.... dhe i thash : cpateeee un ste thash se ca kam bo
ai : ke bo paqe me personin X
lol.........ishte bo xheloz...
kshuqe...1 her kam henger shpull.....dhe kam dhen 2 shpulla.... te forta sa u trremba dhe vet
 
Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

uou uou,t`me preki mua njeri me dore do ishte i vdekur, vetem nga ideja terbohem
 
cat-woman

Une jam.....
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

nuk e imagjinoj dot te arrije dikush te ngreje dore ndaj meje.....as me mendim nuk duhet ta mendoje dhe jo te veproje
 
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

un kam qef ti rraf :D
 
Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

Booh me vjen keq qe lexova disa postime te disa anetareve qe shrehen se e meritojne !! :O C'fare thoni mor njerez me dhun nuk zgjidh asgje thjesht tregon qe je Inpotent dhe kokrra injorantit . per asnji lloj arsyeje nuk duhet ven dor mbie femren . C'fare tregon qe je burre duke i gjuajtur 1 femre ? se kuptoj c'fare kenaqesie ndjejne ose c'fare duan te tregojne kur ushtrojne dhune ndaj 1 femre .
 
Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Titulli: Mjaft dhunes ndaj grave

dhuna ndaj femrave nuk njeh kufij .... 1 ne 3 femra eshte viktime e dhunes.... ai qe ushtron dhune ndaj femres nuk eshte burre por cnjerezor...prandaj ti themi ...STOP ...dhunes ndaj femrave...... nje mashkull qe tregon forcen me nje femer me falni po vetem mashkull seshte rini dhe mendoni per pak sekonda qe nje femer ju ka sjell ne jete nje femer ju rit nje femer ju ben baballare nje femer ju nderon e shum e shum tje tje ...
 
ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

Fatkeqesisht edhe ne ditet e sotme vazhdon te ushtrohet dhune fizike, psikologjike/mendore ndaj femres..gjinise se brishte. Eshte dukuri boterore por ne vendin tone arrin % me te larte. Pse valle?!!

do doja t`jepnit mendimin tuaj per shkaqet qe cojn drejt ktij fenomeni, t`flisnit per raste qe ju keni degjuar..ose ju kane ndodhur (largqoft)..

diskutim te kendshem

Ne Shqiperi dhuna ndaj femres eshte shume e perhapur, por sidomos ne zonat malore dhe ne fshatra,..dhe me pak ne qytete. Sigurisht jam kunder çdo lloj dhune, por fatkeqesisht femrat shqiptare e marrin sjelljen e bute te burrave per dobesi. Kjo edhe neper qytete. Mendoj se faj kane te dyja palet. Ashtu sic femra nuk mund te jetoje dot me nje burre qe e dhunon, po ashtu edhe burri nuk mund te duroje dot nje femer qe e provokon per dhune. Natyrisht qe nuk e pergjithesoj. Prandaj duhen konsideruar te gjitha mendimet ketu per kete teme, sepse tek seicili gjendet nje pjese e se vertetes.
 
MasteR

I'm offline
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

gruaja do druuu :d
 
PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

dhuna ndaj grave e ka emrin varferi dhe xhelozi ..
varferi ne cdo aspekt si ekonomikisht , mentalisht dhe mungese edukate
xhelozi sepse brishtesia e femres e con mashkudhin te krijoj ide te paqena ne koke
ndaj rikthehet ne dune fizike .
dhe mos haroni mentalitetin ne shqiperi .. jo cdo kush nga ne vin nga qytetet e medha si tirana dhe duresi qe pak nga pak mentiliteti shqipatare
po shuhet .. me shume se gjysma e vendit tone vazhdoje ti mbaj ritet e vjetra qe femra eshte skdhave.. lule qe cel per te ushqyer epsh, te lind femije e te punoje arrat .
kot nuk e ka thene i pari --"burrat nen hije rine e kuvendojne grat arrat punojne "....
mungon fjala e burit .. dhe kur ajo mungon fidhon dhuna ..
 
eGo0sTyle

System Engineer
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

Pa lidhje Dhune jo. Por prap se prap Mashkulli ngelet gjithmon Koka e Gjithckaje e Femra Me poshte.
 
Mon Cheri

Anëtar i ri
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

more po jan ne vete keto qe shkruajn qe mir ja bejn se vetem ashtu zbuten??? :-O po pse ore ca u ben femrat qe te merkan vesh me dajak,e ti zbusni ju?Gruaja dhuron jete e ju jeni lindur nga nje grua harrojeni qe mund te jeni 'zot' i nje gruaje e te beni me te c'te doni..nje njeri normal sdo arrinte ne ate pik..ndjej vetem keqardhje per individ te till
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Los Angeles, ekspozitë në ndihmë të grave në nevojë

ekspozita_grave.jpg

Në shumë shoqëri në botë, roli i gruas nuk vlerësohet dhe gratë janë viktima të dhunës fizike dhe seksuale. اifti Nicholas Kristof dhe Sheryl WuDunn, të dy gazetarë, dokumentuan hitoritë e disa grave të ndryshme, të cilat i përmblodhën në librin me titull “Gjysma e Qiellit”. Korrespondenti Mike O’Sullivan njofton nga Los Anxhelosi për një ekspozitë të re që i njeh vizitorët me disa nga personazhet e librit dhe mënyrat si mund të ndihmojnë:
Ekspozita në Qendrën Kulturore Skirball prezanton historitë e grave që kanë marrë në dorë fatin e tyre: Saima Muhamad, një pakistaneze e cila ngriti një biznes qëndisjesh, pasi mori një kredi të vogël prej 65 dollarësh dhe arriti të sigurojë pavarësi financiare nga i shoqi, i cili e keqtrajtonte. Po në këtë ekspozitë – Goreti Niabenda, një grua nga Burundi, e cila hapi një biznes për prodhim birre nga bananet, për të mbajtur familjen.
Ekspozita tregon histori të ndryshme të grave që kanë sjellë ndryshime në një shkallë më të gjerë, përfshirë Edna Adan Ismail, ish-zonja e parë e Somalisë. Zonja Ismail, me profesion infermiere, ka zhvilluar fushatë kundër gjymtimit gjenital të grave e vajzave dhe ka përdorur fondet e veta për të ngritur një maternitet në Somaliland.
Historitë e këtyre grave rrëfehen përmes fotografive, punimeve artistike dhe video-klipeve e regjistrimeve zanore:
Në shkrimet e tij në gazetën New York Times, gazetari Nicholas Kristof ka përshkruar trafikun njerëzor për tregtinë e seksit, mohimin e mundësive për arsim dhe abuzime të tjera të grave dhe ai thotë se ekspozita prezanton një numër temash për vizitorët:

“Shpresojmë që vizitorët do të ndërgjegjësohen për faktin se një ndër sfidat qendrore morale të botës sonë është shtypja që vuajnë përditë gra dhe vajza në cepa të ndryshëm të globit. E dyta, shpresojmë se do të kuptojnë se nëse synojnë të realizojnë ndryshime pozitive në vende të tjera, përqendrimi tek gruaja si katalist ndryshimesh është mënyrë më e mirë se shumë të tjera”.
Ekspozita sjell shembuj nga Afrika, India dhe Amerika Latine. Gazetari Kristof i njeh mirë këto gra, ka shkruar për to, por shton se i krijohen emocione të reja kur e sheh përvojën e tyre në këtë ekspozitë:
“Më krijohet një ndjenjë shumë e çuditshme dhe e mrekullueshme kur kaloj nëpër ekspozitë dhe shoh njerëz që i kam njohur prej vitesh, të cilët mund t’i kem takuar në rrethana të tmerrshme. Shoh në një fotografi fytyrën e një vajze të re që e kam takuar për herë të parë në një shtëpi publike në Kamboxhia”.
Në një fotografi shihen fytyrat e dy vajzave kamboxhiane që kanë rënë pre e një rrjeti prostitucioni. Gazetari Kristof u pagoi pronarëve të shtëpisë publike disa qindra dollarë për t’u siguruar vajzave lirinë. Njëra prej tyre arriti të fillojë një jetë të re; tjetra, pasi kishte krijuar vartësi tek droga, u kthye përsëri në jetën e prostitucionit.
Në ekspozitë rrëfehen histori tragjike të grave që kanë vdekur gjatë lindjes. Ky është një problem serioz në vende në zhvillim. Por ka edhe histori optimiste, si për shembull një fotografi që tregon djem e vajza duke luajtur në një qendër arsimore në Indi, e ngritur për të parandaluar trafikimin e fëmijëve për tregtinë e seksit.
Disa nga historitë rrëfehen përmes regjistrimeve zanore. Një grua tregon se si ishte detyruar të punonte në një qendër banimi për të moshuarit:
“Për dy vjet e gjysmë jetova si të isha në ferr, si në burg. Nuk mund të flisja me njeri, nuk mund të largohesha. Isha tepër e depresionuar”.
Autori Nicholas Kristof thotë se ekspozita rrëfen edhe histori shprese, madje dokumenton edhe ndryshimet që po vërehen kudo. Vizitorëve në ekspozitë u jepet një dollar për të investuar në një biznes të ngritur nga një grua, kudo qoftë ajo në botë. Ata mund ta bëjnë investimin përmes një kompiuteri të vendosur në qendër, i lidhur me një faqe interneti për kredi të vogla biznesi.

B;lajmifundit
 
Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Heshtja vrastare e femrave shqiptare...

Më shumë se gjysma e femrave shqiptare rezulton t’i jenë nënshtruar dhunës fizike apo emocionale nga bashkëshortët si dhe të afërmit e tyre, kryesisht babai apo vëllai. Ky konstatim është bërë nga një studim i kryer prej Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i realizuar disa kohë më parë në Shqipëri. Kështu, sipas këtij studimi, rreth 50.6% e grave të vrojtuara kanë pranuar që të kenë përjetuar dhunë emocionale nga burrat e tyre ose partnerët e tyre intimë apo edhe baballarët e tyre; 39.1% kanë pohuar se kanë përjetuar dhunë psikologjike; 31.2 % dhunë fizike dhe 12.7% dhunë seksuale.

Në shoqërinë shqiptare vihet re një rritje e ndjeshme e fenomenit të dhunës në familje, e cila ushtrohet më shumë mbi gratë dhe vajzat, fëmijët dhe të moshuarit. Ky është konkluzioni i Raportit të Qeverisë Shqiptare në Këshillin e Evropës në Strasburg. Sipas Strategjisë Kombëtare Për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, rreth një e treta e grave dhe vajzave shqiptare përjetojnë një formë dhune brenda familjes.

“Kjo dhunë shfaqet në të gjitha format, si dhunë emocionale, si forma më shpesh e hasur e dhunës në familje, dhunë ekonomike, e cila ndeshet më shumë në zonat urbane, dhunë fizike, e cila ndeshet më shumë në zonat rurale, dhunë seksuale, e cila rezulton më pak e raportuar”, – pohon raporti i qeverisë shqiptare. Sipas raportit në fjalë, grupmoshat që përjetojnë më shumë dhunë janë 18-23 vjeç dhe 37-45 vjeç, ndër të cilat më të rrezikuara janë gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, gratë dhe vajzat rome, si dhe gratë e vajzat e zonave rurale. Ndërkohë jemi në dijeni të plotë se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sanksionon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit dhe ndalimin e diskriminimit.

battered-girl-300x201.jpg

Po çfarë ndodh me femrat nëpër botë?

Në shtetin afrikan Kongo, çdo vit dhunohen rreth 400.000 femra, ose mbi 1.100 femra në ditë, përkatësisht për çdo orë dhunohen nga 48 femra. Mbi 120 milion femra iu janë nënshtruar gjymtimeve gjenitale femërore në botë. Femrat mbajnë vetëm 12% të vendeve në parlament në mbarë botën. Gratë llogariten si 2/3 e analfabetëve të rritur, ndërsa vajzat 2/3 e fëmijëve pa qasje në arsim në tërë rruzullin tokësor.

Pa humbur kohë rikthehemi në Shqipëri, ku edhe pse ndodhemi 20 vjet pas shembjes së nomenklaturës komuniste, ende vazhdojmë të kemi rritje të krimit në familje dhe veçanërisht dhunë sistematike karshi gjinisë femërore. Detajet e vrasjeve të zbuluara këto ditë në media nuk dëshmojnë thjesht një prirje rritëse të krimit në familje, por përmes brutalitetet me të cilin kryhen, mund të lexohet qartë mllefi që fshihet në instinktin vrasës të vëllait, babait apo bashkëshortit të këtyre grave. ثshtë e trishtë të dëgjosh për fatin e Liljanës së gjymtuar, Fiqeretes 16-vjeçare të ekzekutuar nga i ati, 20-vjeçares Ina të rrahur nga i ati, Bukuries së vrarë nga i shoqi… e sa e sa të tjerave që figurojnë vetëm si emra në dosjet ende të pazbuluara të organeve hetimore. Por më e trishtë është të shohësh nivelin e ulët të ndjeshmërisë së opinionit publik përmes të cilit mund të matim standardet e normave të shoqërisë.

Legjislacioni shqiptar e paraqet qartë të drejtën jetësore individuale të çdo shtetasi, madje ligjet tona janë në përputhje të plotë me ato europiane. Duhet theksuar se ndërkombëtarët dëshmojnë për një legjislacion ndër më të mirin në Europë që ka vendi ynë. Problemi është jo tek hartimi i ligjeve, sesa tek moszbatimi i tyre. Pikërisht, këtu gjendet edhe defekti i shoqërisë shqiptare, e cila ende sot vazhdon me ato ritme të larta të dhunojë dinjitetin dhe personalitetin e femrës.

Nga ana tjetër, shoqëria në përgjithësi dhe shteti në veçanti kanë zgjedhur rrugën e heshtjes, për aq kohë sa jeta e tyre nuk është e cenuar drejtpërsëdrejti.

Vetëm gjatë muajve tetor-dhjetor të këtij viti kemi pasur një rritje të ndjeshme të krimit në familje dhe të dhunës ndaj grave. Duke nisur nga zonat në veri të vendit, në Shkodër me ngjarjen e 20-vjeçares Ina me 15 tetor, në Dibër me vrasjen e bashkëshortes nga bashkëshorti, në Tiranë me krime të njëpasnjëshme brenda familjes, për të vazhduar në jugun e vendit po me të njëjtat ritme. Kjo tregon qartë se psikika vrastare e këtyre njerëzve është e pandalshme. Nga ana tjetër tregues i qartë është edhe heshtja e femrave, ndrydhja dhe vetmia e tyre, mosfunksionimi i sistemit gjyqësor, organet e pabesueshme të shtetit, si policia apo edhe organe të tjera, të cilat duhet të marrin në mbrojtje individin, e kjo gjë asnjëherë nuk ka ndodhur. Ndërsa, krimi edhe me lënien e këtij viti dhe fillimin e vitit të ri 2012 nuk po di të ndalet duke vazhduar të marrë ende shumë jetë femrash të pafajshme. Duket sikur vendi ngjan me një skenë makabre ku femrat trajtohen si në thertore, «kasaphanë», për të pritur kasapin me thikë në dorë. Deri kur? Derisa shoqëria të reflektojë, shteti të reagojë dhe politika të vendosë drejt fatin e individit-femër.
(Aida Shehu-A.Observer)
 
Chocolate

Vrasese_Kufijsh
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

fatkeqsisht po them po grat e lypin dajakin sepse vetem aj send i zbut jo qe duhet te behet kjo gje po e lypin thjesht , gjinis femrore mdoket ju mungon truri i vogel , vetem prom qfar kom pa ktu nje kojshike metvertet me tu gerrdit gruja

Mir e bojn burrat ato e kerkojn vet ...

Ju te dy e meritokeni 1 dajak si gomari ne duhan qe ta kuptoni mire se cfare do te thote te hash dru dhe pastaj te shohim, do jeni me te mendimit qe nje qenie njerezore duhet rrahur, dhe aq me teper nje femer?! :)

Hahaha cuna , po prap nuk eshte e thene qe duhet ti ngordhim ne dru , nese arrin te kuptosh zemren e nje femre mund te sundosh cdo qenie te gjalle , mundohuni ti beni femrat te urta me menyra te tjera..!!

:puthje::puthje:
Ti thua "gjeni menyra te tjera per ta bere nje femer te urte".
T'ka rene per pjese te kesh te besh vetem me femra zevzeke qe duhen urtesuar??
Ne fillim ke shkruar shume bukur, por si gjithmone kur vjen puna te fundit, ju meshkujt gjithmone e llini muhabetin. :)

fatkeqsisht po them dhe un...iiiiiiii car injorance!!!

te ushtrosh dhune ndaj femres (per cfaredo lloj aryse) tregon 1 nivel paaftesie ne komunikim dhe zgjidhjen e problemit ne menyr paqesore dhe te llogjikshme.
edhe gjest shume i ulet dhe aspak human
turp

Dakort me cfare eshte shkruar me siper!

Thua ti qe gruaja ( femra ) mer vesh ( kupton ) me fjal ? un thom JO tpakta jon ato ;)

Po pse mer djale, femra nuk eshte njeri qe smerrka vesh me fjale?
Kot me te pyt, pse te gjitha zenkat e rrahjet behen vetem mes meshkujve dhe ne raste shuuuuuuuuuuuuuuum te rralla ben vaki mes femrave?!
Pse ju meshkujt nuk i zgjidhni dot problemet me njeri tjetrin me fjale po direkt kaloni ne grushta, pistoleta, kallashe, thika etj etj??
Kush eshte ai qe smerr vesh me fjale ne keto raste??
Mendohu mire edhe hajde shkruaj prape.

Shuem ves i ndyre eshte por le te jemi realist qe ka shume raste kur femra edhe pse dhunohet e ofendohet nga mashkulli asaj i pelqen kjo gje dhe vazhdon te rrije me te edhe pse mund te ndahet nga ai pa problem. Keto lloj femrash jane akoma me te degjeneruara sesa meshkujt qe sillen keq me to per mendimin tim. Por gjithsesi shume lloje femrash as dhunen nuk e meritojne, vetem ti ironizosh se jan shume pa personalitet dhe shtiren sikur jane dikush qe ne te vertete nuk jane.

Nuk eshte ves, por pa-aftesi per te zgjidhur nje problem nepermjet menyres verbale, pa perdorur duar e kembe.
Nese x grua acaron aq shume, me cte drejte y mashkull duhet te ushtroje dhune mbi te??
Kjo pyetje s'eshte vetem per ty ne fakt, po per te gjithe ata qe mendojne se jane ne gjendje ti pergjigjen llogjikisht.

shum her mllefin , stresin , nervozen .

ja shkakton gruja ;)

ne fakt stresin, mllefin edhe nervozizmin ia ka shkaktuar dashnorja qe sia ka dhene x buRi dhe kur shkon ne shtepi te gruaja, llogjiksiht do ia nxjerri asaj.

PS> Kot me ju pyt juve qe jeni dakort ndaj dhunes mbi gruan, pa sillni ndermend njehere nenat tuaja edhe imagjinoni sikur te rrihen si kafshe ne syrin tuaj nga babai juaj apo dikush tjeter.

Do ju vinte mire ehh?
Apo do hynit edhe ju ne bashkepunim me babain qe te mos lodhej i shkreti? :)

Na hapet barkun me kto shkrime! :)
 
Redaktimi i fundit:

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Une gjithmone kam qene pak revolucionare me keto gjera
edhe them em plot bindjen
se ne nje te ardhme te larget ose jo do beja cdo gje ne mundesine time
qe gjera te tilla te jene sh te rralla :)

Tek tema- mendoj se sh meshkuj dhe te flasim me sh per Shqiperine
e marrin dic si prone, ne fund e imja bej cte dua, une di ajo sdin, une bej ajo sben.
Ka vec nje rol nene, ose jo prit, shtepiake , te pastroje te flase mire sic duhet.

Ne 40 % i ve fajin femrave sepse nuk rebelohen, pse nuk kundershtojne
por pranojne nje fat qe as fat smund te quhet.
Por nga ana tj shoh mundesite qe jane andej per te bere dicka kunder nje qe ka ''fuqine''
Ne 60 % them se jane ata meshkuj qe nuk kane krijuar nje jete te tyren
nuk dine te ecin para, jane shume te mykur nga mendimet,kane nje femer tjeter te 3-te.
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

Pa lidhje Dhune jo. Por prap se prap Mashkulli ngelet gjithmon Koka e Gjithckaje e Femra Me poshte.

Me trego nje dhune me lidhje,qe te ta jap une nje zgjidhje?...Mashkulli koka e cdo gjeje femra poshte?Ku eshte ky ligj i shkruar???...Pastaj ckeni ju me shume qe te jeni ju koka?...Mes dy sekseve ska koke fare,ka vec tru...Truri eshte relativ,se je mashkull sdo te thote qe je i zgjuar,mos e ngaterroni forcen fizike qe ju ka dhene natyra me zgjuarsine...Jo cdo kush qe eshte i forte eshte dhe i zgjuar...Truri nuk eshte bere per te ndare vec veshet nga njeri tjetri,por per ta vene ne pune per keta gjera e raste...
 
Me bold: Burri eshte koka dhe gruaja trupi...Ky "ligj" eshte ne BIBEL..por kjo thenie nuk ka lidhje me temen...pasi kurrsesi nuk mund te rrihet gruaja, sepse ne kete rast burri do te rrihte "trupin e tij"....

ne kuptimet e tjera eshte e sakte qe ne nje familje te Krishtere, vendimet duhet t`i marre vetem burri...
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Plakat kane thene: ''Grues duhet me ja rreh venin ku rrin ungje'' :p po une akoma nuk arrita me kuptu se per cilin ven e kishin fjalen dhe per cfare te rrahure e kishin fjalen plakat dhe me duket se ato shejtonka kete punen e venit dhe rrehjes e kishin me bisht :p:p
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

Me bold: Burri eshte koka dhe gruaja trupi...Ky "ligj" eshte ne BIBEL..por kjo thenie nuk ka lidhje me temen...pasi kurrsesi nuk mund te rrihet gruaja, sepse ne kete rast burri do te rrihte "trupin e tij"....

ne kuptimet e tjera eshte e sakte qe ne nje familje te Krishtere, vendimet duhet t`i marre vetem burri...

Ilia,sdua ta kthejme temen ne ceshtje fetare,une nisem nga ligje te logjikes,jo ca ka shkruar filan liber...Ska ca komentoj per me lart,po kapem pak me pjesen vendimet duhet ti marre vetem burri...E para kujt i thua vendime??Do besh keshtu sic them une,sepse keshtu dua une??...Shiko detyrimi ose mos mmarrja parasysh e pelqeimit apo deshires se nje njeriu per te bere dicka ne vetvete DHUNE eshte...Dhuna nuk eshte vec goditje,ka dhune psikologjike,dhune vokale,dhune verbale etj etj...Ndaj mos te marrim burrin si idhuj te familjes,te mbash nje pale pantallona vesh sdo te thote se ke tru,tregon vec seksin tend si njeri...
 
GLOOM! Vetem sa shuajta kureshtjen tende se nga eshte marre fraza. Por, c`ka shkruaj eshte mendimi im per nje familje natyrale...sepse burri dhe gruaja nuk jane "partnere", apo aksionere dhe nuk ka kuptim termi barazi gjinore..Familja eshte "nje" dhe nuk mund te ndahet ku burri eshte koka dhe gruaja trupi (kjo simbolikisht per te kuptuar)..pra vetem koka mendon, truri pra dhe drejton gjithe qenjen...sepse burri dhe gruaja nuk jane te ndare pas marteses por "nje mish i vetem"..pra per cdo vendim te rendesishem vendos vetem burri..gruaja normalisht merret me shtepine dhe mirerritjen dhe edukimin e femijeve..pra perjashtohet nga qenja ne kariere...
pra burri ka pergjegjesine te mbaje gruan dhe femijet, me punen e tij... kjo eshte ajo c`kam dashur te them per nje martese ne kuptimin natyror te kesaj fjale,,...sot martesa e ka humbur kuptimin..kudo
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Eshte e habitshme..femren qenien e shumimit njerzor,.historikishte ka abuzuar mbi te vete pjella e saj,.(mashkulli..kontribuar dhe mebshtetur bindshem,.nga te gjitha sektet fetare,..nder shekuj femra eshte perndjekur nga feja si qenie,,intigante,,mekatare,,dhe ajo eshte poshte burrit,.sdua te sjell raste sepse duhet i roman me i shkru)..por per dike qe ka sadopake njohuri qofte dhe historike..shoqerore ne rrjedhjen e kohes se shoqeris njerzore eshte nje fakt krejt i dallueshem qarte,..(nje nder me te vonshmit e drejta e votes,.etj etj,.)
gjithesesi,,kohet kane ndryshuar,..Ne shqiperi per fate te keq ngelin prape zonat rurale,,ku femra shtypet,,abuzohet,,dhe ajo nuk eshte e lira as ne integralet normale njerzore.
Nje gje vetem duhet te dij femra;,.Askushe ne bote cili do qofte veprimi i saj,nuk ka te drejt te perdore dhune mbi TE,.qofte fizike apo psikollogjike,,i vetmi mjet qe munde te ushtroj kunturimin mbi femren duhet te jete ligji,.qe eshte i barabrt per te dy sekset.(flas per vendet qe tashme e gezojn ligjet e te drejtave te njeriut,..sepse ne shume vende te botes,,sidomos ato te prapambetura ligji nuk funksionon njelloj..)
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Mjaft dhunes ndaj grave

GLOOM! Vetem sa shuajta kureshtjen tende se nga eshte marre fraza. Por, c`ka shkruaj eshte mendimi im per nje familje natyrale...sepse burri dhe gruaja nuk jane "partnere", apo aksionere dhe nuk ka kuptim termi barazi gjinore..Familja eshte "nje" dhe nuk mund te ndahet ku burri eshte koka dhe gruaja trupi (kjo simbolikisht per te kuptuar)..pra vetem koka mendon, truri pra dhe drejton gjithe qenjen...sepse burri dhe gruaja nuk jane te ndare pas marteses por "nje mish i vetem"..pra per cdo vendim te rendesishem vendos vetem burri..gruaja normalisht merret me shtepine dhe mirerritjen dhe edukimin e femijeve..pra perjashtohet nga qenja ne kariere...
pra burri ka pergjegjesine te mbaje gruan dhe femijet, me punen e tij... kjo eshte ajo c`kam dashur te them per nje martese ne kuptimin natyror te kesaj fjale,,...sot martesa e ka humbur kuptimin..kudo

Ok flm per sqarimin e asaj qe ne fakt se kisha me shume interes...Me duket po e devijojme temen,po flasim per dhunen...Spo flasim rolin e secilit ne familje edhe pse me rolet qe i ndave ti sjam dakord aspak...Familja,martesa eshte nje bashkejetese ku nuk shihet e nuk ndahet ti bej ate une bej kete...Po te them nje pak a shume si shaka...

Ka qene nje burre dhe nje grua,jane grindur vazhdimisht,jo ti ate pune jo une ate pune,ti e bere une se bera etj etj...Nje dite kane thene po ulemi dhe diskutojme pak pse nuk ec martesa jone...Pasi kane zgjidh disa gjera kane bere dhe nje gje tjeter te ndajne punet...Dhe i kane ndare gruaja do merret me punet e shtepise,dmth punet brenda shtepise,laj shpelaj dhe burri do merret me punen jashte shtepise...Duket sikur zenkat e tyre kane mbaruar me kaq...
Nje dite burri i lodhur nga puna eshte ul nje lokal te pije nje pije freskuese,ka ardh nje komshi i ka thene : O filani,shtepia jote po nxjerr tym nga guzhina,po dalin flake...
Burri e ka pare komshiun dhe i ka thene : - Eshte puna e gruas ajo qe ndodh brenda shtepise...:)...

Me kete dua te te pergjigjem gjithe pjeses lart qe ti ke shkruar per rolin e partnereve ne familja...Rolet sjane te ndara Ilia,martesa,familja eshte bashkepunim,bashkeveprim...Secili jep ne ate familje ate qe mundet,ska gjera te caktuar,ndryshe asgje nuk do eci...Se je mashkull nuk eshte e thene se je edhe i zgjuar dhe i afte ne familje...Mashkulli vertet qe eshte cik me pa emotiv dhe vepron pa shume emocione ne ndryshim nga femra por kjo se ben mashkullin as me te zgjuar as me te trashe e ben thjesht me nje pjese te karakterit...Karakteri varion,ke meshkuj qe skane mend ke femra qe skane mend...Kontributi familjar me kete gje lidhet,qe nje cift te mbushin,te plotesojne njeri-tjetrin dhe te dy bashke te mbajne familjen...
Meqe mos te bej nje dalje nga tema edhe pse u devijua thjesht doja te ta sqaroja,por e quaj pa logjike perdorimin e cdo lloj dhune...Njeriu merr vesh me fjale,sot edhe kafsha eshte duke patur komplekse ne menyren e sjelljes ndaj saj...Jo me te mendohet te perdoret dhune,per mu eshte krejtesisht e patolerueshme...Meshkujt e tille kane probleme personaliteti,jane karakter i ulet dhe duan nje pozicion te caktuar psikologjik...Per ta mbushur veten,egon e tyre prej mashkulli perdorin dhune,ne kete menyre i duket vetja PERENDI...Ne fakt jane funderrirat e kesja bote,qe bejne vec hije...
 
Kur fola per "rolet" ne familje, e pata fjalen per familjen natyrale. "Familja" sot nuk parasheh asgje ne natyralitetin e origjines, por konsiderohet thjesht nje marreveshje dypaleshe, pra aksionere, dhe ne parim nuk ka gje te ndare me bashkejetesen....kjo per c`ka fola jashte teme..

Duke hyre ne teme, une nuk e di se ku bazohen te dhenat mbi "dhunen" ndaj femres sot...ne bote.., pasi kjo eshte shume subjektive...sot ne bote dhune konsiderohet edhe nje fjale "jashte edukate" qe i thote burri gruas, dhe femra ne ...USA p.sh. raporton se mbi te eshte ushtruar dhune...ne nje kohe qe vete femra te tilla fjale mund t`i thote 10 here ne dite dhe mashkulli nuk ankohet.. pra, personalisht nuk besoj se ka nje dhune kaq te perhapur sa propagandohet...
edhe ne Shqiperi, ne zonat rurale, ku flitet se ka edhe dhune fizike,...kjo nuk eshte edhe aq e sakte.Natyrisht qe ka me shume se ne bote, por jo ne permasat qe flitet..
ekzagjerimet duket se vijne nga organizatat e grave, per te justifikuar pagat qe marrin
sot ne zonat qytetese, problem eshte shkaterrimi i familjeve dhe divorcet, imoraliteti dhe shkelja e kurores, ..
Dhunen e burrave ndaj grave te tyre do t`a konsideroja me teper si dobesi te tyre, si kompleks te inferioritetit...pasi nje burre i vertete, ashtu sic duhet te jete, nuk ka pse te ushtroje dhune, sepse atij gruaja duhet t`i bindet menjehere, pra perjashtohet mundesia e dhunes (vec kur e ben per qejf)..dhe ky burre duhet ta doje kete grua qe i bindet dhe kurrsesi te ushtroje dhune, pasi ne kete rast ky rreh "trupin" e vet. Duhet te sqarohen gjerat qe para martese, se c`rruge do t`i japim familjes, pastaj te lidhen ne cift..
n.q.s. desherojne nje familje natyrale, atehere te mendohen mire para se te martohen dhe te zgjidhen edhe ligjerisht gjerat...
nese martohen me kodet e sotme te familjes dhe koneptet "moderne" te "barazise",...etj., atehere te bejne hesap se po marrin thjesht nje bashkejetuese dhe jo grua per vete... dhe sigurisht nese ushtrojne dhune duhet edhe te ndeshkohen sipas po ligjeve te sotme...
 
Ilia,persa i perket roleve familjare spo e prek me hic si teme...Kemi kendveshtrime te ndryshme,ti nisesh me bindjet fetare une nisem me realitetin e ligjet e logjikes....
Gjeja tjeter ti thua gruaja ushtron dhune mbi burrin?...Tani dicka skuptoj une,njehere na dilni te ''forte'' nje here viktima...Zgjidhni vendin qe doni te keni,pasi smund te krahasosh dhunen e mashkullit me te femres...Gjeja tjeter nje mashkull ka forcen fizike,me nje shpulle te hedh atje,nese ke bere prove shpulle femre,vec te ka skuq faqen nja 5 min dhe cdo gje ka kaluar...Smund te besh krahasime duke e vene mashkullin ne qender te situates si viktime,per vete faktin se mashkulli gjithmone ka qene i ndergjegjshem qe ka nje ''pushtet'' force,dhe ka ditur ta tregoje kete gje....Jam dakord ne menyren si e pershkruan dhunen ne teresi,por jo si individ....Ti me permend ne fund kodet e barazise,me kete cdo te thuash??....Cjerret gruaja,ushtron dhune vokale dhe meqe kane te drejta te barabarta duhet ta beje dhe burri??...Burri si mashkull,ka epersi ne te folur,ne ngritje zeri...Me kete epersi dua te them,jo epersi te dali superior,por ka sjellje ''arrogance'' te natyres vete te tij...Femra pak me delikate,pjese e natyres kjo...E mos e perziej martesen e rolet ne kete pjese,se ke meshkuj arrogante,ke dhe femra arrogante...Marredhenia qe krijojne eshte problem i tyre....
 
Tani dicka skuptoj une,njehere na dilni te ''forte'' nje here viktima...Zgjidhni vendin qe doni te keni,pasi smund te krahasosh dhunen e mashkullit me te femres...

GLOOM, s`e kuptoj kete shprehjen ketu me siper, ku me fut mua ne grupe, pale, "te forte", a ku di une s`e c`e, pra nje konsiderim personal,....pra po merresh me personin tim dhe jo me problemin, per te cilin s`te ka autorizuar njeri....po qe keshtu s`ja vlen te vazhdoj me tej..., por edhe sikur t`a marrim te mireqene kete "ide" tenden them se ja ke futur kot..

por po e mbaroj edhe kete postim, me shprese se ka qene thjesht nje "rreshqitje" nga ana e jote..
po te lexosh me kujdes (dhe jo me pasion), cfare kam shkruajtur, kuptohet se nuk kam permendur dhunen fizike, por thjesht faktin se ne perendim p.sh.SHBA, nje fjale pak arrogante konsiderohet si dhune..pra gjithe shtjellimi yt me poshte bie..
me kodet e barazise, kam dashur te them se me te ashtuquajturen barazi gjinore, sot nuk ka me delikate ose e ashper..ngritje zeri a ulje zeri..., etj... sot me shume "dhunon" femra se mashkulli dhe per kete femren e mbron "ligji"..., nuk qendron konstatimi yt per delikatese nga ana e femres, e ku di une...

kodet e sotme flasin per "barazi" absolute...ne keto kushte ankesat e organizateve te grave per "dhune", etj. me duken qurravitje..., femra i ka te gjitha mundesite per te qene = burrin.., pra edhe tema eshte ndertuar mbi keto ankesa,...gje qe e c`vlefteson deri diku temen...
 
Elushe

Vogëlushe
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Barazia absolute eshte utopi, si dhe gjithçka tjeter qe mund te konsiderohet “absolute”.

Ilia Spiro prek me delikatese nje teme qe per fat te keq sot eshte realitet dhe shume e perhapur: keto organizata jo-fitimprurese mbushin xhepat e tyre me fatkeqsite e te tjereve.

Ndonese, zoterise i jap te drejte persa i perket pikes se mesiperme dhe faktit qe (citoj nga postimi i tij) “nje burri te mire duhet t’ii bindet gruaja” kjo per hir te respektit dhe vleresimit qe kane per njeri tjetrin dhe kurores martesore. Dua t’i shpjegoj disa gjera mbi kete teme ne lidhje vetem me shqiptaret dhe jo vende te tjera si SH.B.A., Mbreteri e Bashkuar a Evropa perendimore.

Megjithese nuk ka statistika zyrtare, sipas studimeve (ne 10 vitet e fundit), nje e treta e grave ne Shqiperi i nenshtrohet dhunes ne familje. Kjo eshte nje figure teper e larte dhe dhuna ndaj grave duhet analizuar edhe ne kontekstin kulturor e tradicional shqiptar. Eshte mjaft e komplikuar sepse eshte nje dukuri qe ndodh pas dyerve te shtepive dhe policia e ka te veshtire te marre masa parandaluese, te grumbulloje te dhena apo te veproje me metodat e mjetet klasike te parandalimit e luftimit te dhunes qe perdor zakonisht kur behet fjale per dhunen ne mjediset publike. Nga ana tjeter njerzit nuk preferojne te flasin reth çeshtjeve te tilla, sepse ato konsiderohen private dhe burim fajesimi, çnderimi e turpi. Rrenjet e keqtrajtimit te grave nga burrat tek ne jane te vjetra e te thella dhe lidhen me kuptimin mbi respektin.

Ki parasysh qe dhuna ne familje perben nje problem te mprehte social, per arsye se cenon bazat e shoqerise ne themelin e saj me te thelle siç eshte familja dhe nuk i ka gjithmone shkaqet ne faktoret e brendshem familjare, morale apo psikologjike, por edhe ne shkaqe te tjera sociale. Psh. ka disa tipe te dhunes familjare qe mund te shpjegohen vetem me ndikimin e shoqerise se gjere, te zakoneve dhe stresit te shkaktuar nga fenomenet e papunesise, droges, prostitucionit, trafikut dhe krimit.

Dhuna eshte pasoje e injorances dhe paedukates. Energjite duhen perqendruar tek edukimi femijeve (edhe te rriturve po ashtu), por kryesore eshte brezi i ri…eshte menyra e te menduarit qe duhet te ndryshojme e me pas gjerat permiresohen vete.
 
Endrra

VIP
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Shkurt...

Aty ku mbaron llogjika fillon dhuna

Mendoni ju gjinia mashkullore ,,,sa te llogjikshem jeni!!!!!!!!!
 
ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Barazia absolute eshte utopi, si dhe gjithçka tjeter qe mund te konsiderohet “absolute”.
Megjithese nuk ka statistika zyrtare, sipas studimeve (ne 10 vitet e fundit), nje e treta e grave ne Shqiperi i nenshtrohet dhunes ne familje. Kjo eshte nje figure teper e larte dhe dhuna ndaj grave duhet analizuar edhe ne kontekstin kulturor e tradicional shqiptar.
Dhuna eshte pasoje e injorances dhe paedukates. Energjite duhen perqendruar tek edukimi femijeve (edhe te rriturve po ashtu), por kryesore eshte brezi i ri…eshte menyra e te menduarit qe duhet te ndryshojme e me pas gjerat permiresohen vete.

E permenda barazine qe japin shumica e legjislacioneve, per te argumentuar faktin se se paku kjo ekziston ne aspektin juridik. Perderisa ekziston kjo, s`ka me kuptim "qarja" e vazhdueshme e grave per "dhune", ne boten perendimore jo e jo. Shifra 1/3 te dhunuara ne Shqiperi, perseri me duket e ekzagjeruar,.., pasi i bie qe ne nje pallat 10 katesh, ne 3 prej ketyre kateve te kete femra te dhunuara..., kjo nuk me ka rezultuar deri me sot ne asnje rast...
mendimi im eshte qe ky fenomen "fryhet" me qellime te caktuara nga organizata feministe te financuara jo keq..., thjesht jane per shkaterrimin e familjes...
 
Top