Dhuna ndaj gruas...

ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Fatkeqesisht edhe ne ditet e sotme vazhdon te ushtrohet dhune fizike, psikologjike/mendore ndaj femres..gjinise se brishte. Eshte dukuri boterore por ne vendin tone arrin % me te larte. Pse valle?!!

do doja t`jepnit mendimin tuaj per shkaqet qe cojn drejt ktij fenomeni, t`flisnit per raste qe ju keni degjuar..ose ju kane ndodhur (largqoft)..

diskutim te kendshem

Mbi cilat te dhena del se ne vendin tone ka % te larte:
-nga akuzat e grave
-nga statistikat e organizatave (ne kete rast tregoni menyren se si kane marre statistikat)
-nga padite gjyqesore per divorce
.................................
mos hapni tema per ceshtje qe ekzagjerohen,,,,
kjo me kujton disa statisika te vjetra ku thuhej se femrat shqiptare zene numrinme te madh te prostitutave ne evrope....(nga burime interesash financiare).
 
Redaktimi i fundit:

ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Dhuna ndaj burrave ne Shqiperi është në rritje. Presione psikologjike, rrahje, kërcënime, apo dhuna e vazhdueshme duket se ka detyruar rreth 190 burra vetëm për 2010-tën të denoncojnë në polici gratë e tyre. Duket se gratë duan të marrin hak dhe kështu në shumë raste u hyjnë në “kërbaç” burrave të tyre edhe pse në artikujt e gazetave të përditshme apo kronikat televizive me tu përmendur fjala “dhunë” parafytyrohet femra si viktimë dhe mashkulli si ushtrues dhune, por jo rrallë mund të jetë e kundërta. Një fenomen i ri ai i keqtrajtimit të burrave nga gratë, po merr përmasa të diçkaje normale në shoqërinë tonë. Në më të shumtën e rasteve, dhuna ndaj burrave nuk denoncohet kjo edhe për shkak të turpit, por duket se ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre. Një familje nga kryeqyteti ka denoncuar këtë formë dhune.
Rasti
Kryefamiljari N. Terezi nga Tirana në datën 13 të këtij muaji ka denoncuar në komisariatin numër 1 dhunën që ushtron gruaja e tij. 51-vjeçari së bashku me dy fëmijët e tij 13 dhe 9 vjeç, ka ngritur padi ndaj gruas së tij 39-vjeçare se ajo ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, por edhe ndaj fëmijëve. Por ky nuk është rasti i vetëm pasi, duke iu referuar statistikave, vetëm përgjatë vitit 2011 gjithsej janë raportuar për kryeqytetin 940 raste të dhunës familjare, ndërsa 190 prej denoncimeve janë depozituar nga meshkujt. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit ku e dyshuara kryesore është gruaja. Duke iu referuar statistikave të policisë thuhet: “Në tremujorin e parë të vitit 2011, gjithsej janë raportuar 130 raste të dhunës familjare. Ndërsa, në vitin 2010 janë gjithsej 944 raste të raportuara, 190 prej të cilëve janë meshkuj”. Këtu përfshihen edhe 11 raste të denoncuara si dhunë fizike ndaj burrit, ku e dyshuara është gruaja.
Precedenti
Nuk ka rregulla për të kuptuar diferencat emocionale mes burrave dhe grave, ka vetëm principe që lejojnë analizimin e çdo rasti veç e veç. Dhuna kundër burrave dhe grave ka disa të përbashkëta dhe ndryshime. Për burrat, shpesh, emërtimi si: frikacak, impotent ose i dështuar, mund të ketë një efekt shumë më të rëndë psikologjik se sa te një grua. Fjalë të rënda dhe mizore lëndojnë në mënyra të ndryshme. Në shumicën e rasteve burrat janë më të influencuar nga dhuna mendore dhe emocionale se sa nga ajo fizike. Por shumica e burrave janë tepër të ndjeshëm ndaj dhunës dhe abuzimeve mendore, verbale dhe emocionale. Në shumicën e rasteve, tallja dhe fyerjet ndaj një burri përballë një burri tjetër mund të jetë më shkatërruese sesa dhuna fizike, qoftë kjo e ashpër. Burrat nga ana tjetër janë më të dhënë pas dhunës fizike, që shpesh është brutale dhe pse jo, vdekjeprurëse në disa raste!

Sociologët: Gratë janë më mizore mendërisht se burrat
Sociologët shpesh dalin në konkluzionin se gratë janë në shumicën e rasteve shumë më mizore mendërisht dhe emocionalisht se sa burrat. Pse rrinë burrat në marrëdhënie të tilla të dhunshme?Kjo pyetje në shumë raste ka vetëm një përgjigje. Për të mbrojtur fëmijët. Burrat e abuzuar zakonisht nuk duan t’i lenë fëmijët me gratë abuzive. Ideja e ndarjes i bën të ndihen keq. Por mund të themi që të tillë meshkuj duket se janë shumë të pakët në vendin tonë, pasi edhe pse statistikat janë në rritje ato nuk mund të vihen paralel me dhunën e vërtetë dhe trajtimin e keq të burrave ndaj grave.

B:tiranaobserver
 
Redaktimi i fundit:

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Bota aktuale me gjithë teknologjinë dhe modernizimin e saj, akoma vuan nga disa plagë morali dhe psikologjie kur njëra prej tyre është dhuna ndaj femrës. Femrat përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë në botë dhe kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e njerëzimit. Por megjithë këtë femrat në disa raste nuk kanë të drejta, qetësi dhe mirëqenie të njëjtë si meshkujt. Fatkeqësisht në shumë vende të botës vihet re fenomeni i dhunës kundër femrës në forma të ndryshme. Ky fenomen është aq çnjerëzor dhe imoral, saqë sekretari i përgjithshëm i OKB z. Ban Ki Moon ka deklaruar se deri në vitin 2015 do të shtohen së tepërmi përpjekjet për të eliminuar këtë fenomen si dhe do të shtojë politikat për të luftuar dhunën dhe keqtrajtimin e femrës. Ai këtë deklaratë e ka bërë gjatë takimit me rastin e ditës së luftës kundër dhunës ndaj femrës.
Statistikat tregojnë se më shuam se 40% e vrasjeve të femrave, kryhen nga burrat e tyre. Sigurisht që dhuna ndaj femrës nuk përfshin vetëm vendet në zhvillim, por edhe në vendet perëndimore ky fenomen ekziston plotësisht. Policia federale amerikane ka bërë të ditur se 70% e burrave në Amerikë përdorin dhunën dhe forcën ndaj grave të tyre dhe Specialistët janë të mendimit se mungesa e njohurive të femrave mbi të drejta e tyre, mungesa e përgjegjësisë së burrave përkundrejt grave dhe familjeve të tyre dhe pranimi i dhunës nga ana e femrës, janë shkaqe kryesore të dhunës së përdorur mbi femrën. Në këtë mënyrë edukimi i femrave dhe njohja e tyre me ligjet dhe të drejtat e tyre mund të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e dhunës kundër femrave. Pro rrugëzgjidhja kryesore është ndryshimi i kulturës dhe këndvështrimit të burrit përkundrejt femrës. ثshtë e nevojshme që femra në shoqëri të vështrohet si njeri dhe në familje si një bashkëshorte e jetës familjare. Në islam theksohet se femra ashtu si burri është pjesë e shoqërisë dhe gjinia e ndryshme e tyre nuk duhet të keqpërdoret. Përveç kësaj femrat gjithashtu në shoqëri duhet të sillen në mënyrë të atillë që të ruajnë nderin madhështinë dhe pozicionin që kanë. Nga pikëpamja e islamit, familja është vendi i mirësisë, mëshirës dhe bashkëpunimit të sinqertë midis burrit dhe gruas. Përveç kësaj dhuna ndaj femrës është një mëkat dhe bëhet shkak për zemërimin e Zotit.

Nje tragjedi familjare u shenua ne Kallamata te Greqise. Protagoniste te ngjarjes qe shokoi opinionin grek eshte nje familje shqiptare.

Emigranti Irfan Rama, 40 vjec nga Librazhdi, preu me sharre elektrike te dy kembet e se shoqes perpara dy femijeve te mitur te ciftit, 10 dhe 12 vjec. Sipas policise lokale, Rama kishte mberritur ne qytetin e Kallamates nje dite me pare, se bashku me dy femijet e tij te vegjel, per t’i kerkuar bashkeshortes se tij 30 vjecare te kthehej ne shtepine e tyre te cilen ajo kishte braktisur dy muaj me pare.

30 vjecarja ndodhet ne spitalin e Kallamates, ku po operohet. Te kontaktuar prej Top Channel, mjeket e spitalit u bejne apel te gjithe bashkeatdhetareve shqiptare qe jetojne ne kete zone, te dhurojne gjak. 40 vjecari do te dergohet ne gjykate per mase arresti mengjesin e se henes. Per fatin e femijeve do te vendoset ditet ne vazhdim prej nje tjeter gjykate.
Burimi/top.al...

Tani Ilia,me thuaj pak se si vrasjet qe jane me shkalle,shkalla e pare e dyte e trete etj etj,edhe dhuna eshte e tille...Ti thua qe dhuna qe ushtron nje femer mbi nje mashkull duke i thene(impotent,ai tjetri eshte me i mire se ti),ka krahasim me kete rastin me lart??...Gjeja tjeter me thuaj ti Ilia,nese ka ndonje mashkull qe ushtrohet dhune mbi te nese ai nuk vjen ne orar ne shtepi?Nese ai nuk sjell asnje lek ne shtepi,nese ai eshte gjithe diten lokaleve apo bixhozeve??...Me thuaj pak sa meshkuj ka qe keqtrajtohen se kane harruar te bejne nje porosi?...ASNJE!...
Do te te them sa gra ka qe dhunohen nese burrit si pelqen dreka??Sa gra ka qe dhunohen nese rrobat sjane vene ne vend nga e majta por jane vene nga e djathta??...e sa te tilla ka qe gruaja harroi te bleje shishen e alkolit te tij te preferuar e kercet dajaku??...Apo sja do nenen(se plaka po si foli goja i flet tjera gje e do perzihet vend pa vend) edhe plas grushti??...Me mijera ka i nderuar...Sic solle ti shembuj une te sjell me miliona....E jo gjera gazetash,tragjedi romanesh,por realitet Shqiperie e jo ne zona malore,po mu ne mes te qyteteve...

Edhe nese paska dhune drejt burrave,dhune psikologjike etj etj,burri me disa levizje e bllokon femren,ndaj cdo gjeje ka force fizike...Femra edhe nese ushtron dhune ndaj tij e ben ne momente kur burri eshte pasiv,ndoshta invalid,ne gjume etj etj...
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Ilia une them te hapim nje shoqate per ne qe hame dru nga grate une do votoj per ty si kandidat per kryetarin e shoqates .... Si embleme do kemi nje burre me syrin e nxire dy dhembe te thyer dhe koken e mbeshtjelle me fasho .... tu tregojme botes se cndodh kur ka burra ne shpi .....

Dhuna qofte ajo fizike qofte ajo psikologjike ne kohet e sotme jane te pa pranushme jo vetem ne cift por ne pergjithsi as femijen nuk e prek dot me dore iken kohet kur prindi i thoshte mesuesit futi pellemben kur nuk meson...Keto jane ide te nje te kaluare pak si te zymte ne keto ceshtje njerzit evulojne shikojne perpara nuk do kthehemi ne kohen e kandilit kur burri futeshe ne shtepi dhe ngrihen te gjithe ne kembe..... tani po ndrohen rolet beson Ilia ne Shqiperi po rritet thua valle dhuna ndaj burrave je shume gabim gjithmone ka qene por duke qene se ishim dhe jemi akoma nje shoqeri pak familjare pak me mentalitetin cdo thote bota nuk dilnin dhe aq pse kujton ti se meshkujt jane me shume se grate ??? sa gra hane dru dhe ne keto momente dhe thjesht nuk kane fuqine deshiren mundesine te shkojne te bejne nje denoncim ne polici se cdo thote bota fisi familja ime etj etj ...... Duhet sensibilizim i gjere mbi dhunen duhet ti jepet siguaria njerzve qe nqf se ju ndodh dicka e tille do kete nje qender qe do i ndihmoje nuk do i lere ne meshire te fatit ... Shteti duhet te jete afer ne cdo hap denoncim dhe ndihme psikologjike morale dhe ekonomike
 
Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Ilia cfare do te thuash me kete artikull qe ke sjell ketu?! Qe femrat jane me agresive se meshkujt? Apo se vite te tera terrorizohen meshkujt nga femrat?!
Nga do qe ta shohim, dhe si do qe ta diskutojme dalim ne nje konkluzjon-fakt te vetem i nderuar....
:Shume shume femra shqiptare kane qene, dhe jane akoma viktima!
Dhe e keqia ne kete fakt eshte qe akoma nuk guxojne te flasin,
dhe te perballojne kete infeksion te rende dhe kjo ndodh sepse shoqeria jone vuan akoma nga fryma maksiliste!

Paraqitje e Situatës Aktuale: "Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1. Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet në shumicën e rasteve vetë viktima, e cila në çdo rast nuk është e çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në shoqëri apo në komunitetin ku ajo /ai bën pjesë. Dhuna në familje vetëm në raste të rralla përcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes duke mos u paraqitur kështu në statistikat zyrtare. Dhuna ndaj gruas është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vetvete në marrëdhëniet personale mes burrit dhe gruas. ثshtë një problem social me përmasa të gjera që i ka rrënjët në qendrimet historike ndaj gruas dhe marrëdhë nieve martesore. Socializimi i grave dhe burrave në shoqërinë tonë dhe caktimi i grave në role dhe pozita inferiore që i mbajnë gratë të varura ekonomikisht, i bëjnë gratë me vunerabël ndaj dhunës se burrave me të cilët jetojnë. Ky viktimizim i grave nga bashkëshortët e tyre përforcohet nga gjendja ekonomike, mentaliteti dhe tradita, ndërgjegjësimi jo i mjaftueshëm i njerëzve mbi dhunën në familje, por edhe nga mungesa e një ligji specifik për dhunën në familje. Ndërsa dhuna ndaj gruas po bëhet gjithmonë dhe më shumë problem shqetësues në shoqëri, pasi shumë burra ndihen të kërcënuar nga koncepti i lirisë së grave. Studimi i dhunës në familje vështirësohet po të kemi parasysh edhe një numër mitesh që nuk lejojnë depërtimin në thelbin e problemit. Kështu, në komunitete dhe ambiente të ndryshme sociale ndahen mendime se “dhuna prek vetëm një shtresë apo grupe të caktuara”, “dhuna është një problem i të varfërve”, “gratë e dhunuara kanë personalitete të caktuara që e nxisin ushtrimin e dhunës nga bashkëshorti”, “gratë e dhunuara qëndrojnë në marrëdhënie të dhuns hme sepse ato e pranojnë dhunën”, “dhuna është rastësore dhe ndodh shumë rrallë” etj. Të dhënat mbi përhapjen e fenomenit të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të kufizuara.

Kështu komisariatet e policisë, zyrat juridike, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe ato të shërbimeve sociale nuk janë të detyruara me ligj të grumbullojnë dhe prezantojnë të dhëna mbi dhunën. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë që nuk regjistron, publikon dhe prezanton zyrtarisht rregullisht të dhëna mbi përmasat dhe përhapjen e këtij fenomeni. Dhuna në familje dhe nevoja për një strategji kombëtare dhe plan veprimi Dhuna në familje është një problem që prek të gjitha shtresat dhe grupet e shoqërisë, pa dallim race, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike, besimi fetar, moshe, etj. Nga të dhënat në nivel botëror, të mbledhura në dhjetë vietet e fundit rezulton se dhuna ndaj grave është një pengesë në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Llogaritja e kostove social ekonomike të dhunës në familje, përbën një ndërhyrje strategjike në ndërgjegjësimin e politikëbërësve për rëndësinë dhe efektivitetin e parandalimit të saj. Duke qenë se dhuna në familje është një çështje tepër sensitive në vende dhe rajone të ndryshme, për adresimin e saj duhen programe dhe strategj i në përputhje me kulturën e tyre. Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare dhe si rrjedhojë, është përgjegjësia e shtetit, komunitetit dhe individëve të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta ndaluar atë. ثshtë e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë inisiativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektojë dhe plotësojë të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut."
 
ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Dy femra shoqe dhome janë arrestuar pasi një adoleshent i tha policisë së ishte torturuar prej tyre me thikë në atë çka e ka cilësuar maratonë satanike seksi që zgjati dy ditë. Viktima 18 vjeçar i tha policisë në Milëaukee se ai ishte lidhur nga vajzat dhe ishte prerë me thikë nëpër trup afro 300 herë. Adoleshenti i takoi 22 vjeçaren Rebeça Chandler dhe 20 vjeçaren Raven Larabee në internet dhe mori autobusin nga Phoenix i Arizonës drejt tyre për ti takuar. Por duket se gjërat shkuan më lart se sa i mendonte ai në fakt. Pasi u largua nga apartamenti i tyre të dielën në mbrëmje ai njoftoi policinë.//facebook.com

Percudnimi i shoqerise dhe i familjes,.."barazia" dhe "liria" e femrave, prej nga rrjedhin tradhetia si dicka tashme normale, prishja e familjeve, divorcet, etj., dhe shoqeria qe gjoja perpiqet per te drejtat e tyre (te drejten per t`u bere prostituta), ...etj...plage morale te shoqerive sekulariste, nuk fshihen dot me propaganda bajate per gjoja dhune ekstreme ndaj femres...etj....,. (mos u merrni me pasojat por shkaqet).
 
Redaktimi i fundit:

ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Patjeter qe nderhyrja e shtetit ne marredheniet familjare, eshte qartazi shkelje e te drejtes familjare dhe njerezore, pasi familja dhe martesa eshte e shenjte. Keto nderhyrje, ligje e me the te thashe, gjasojne si dy pika uje me Shqiperine e viteve para `90, kur partia nderhynte deri ne dhomen e gjumit te çiftit...ne asnje menyre nuk mund te nderhyhet...nese kane mosmarreveshje, dhune, etj., ceshtjet zgjidhen ligjerisht (le te mendohen mire para se te martohen).
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Pe: Dhuna ndaj gruas...

Sinqerisht pse ben sikur nuk kupton ??? Kush te jep te drejten ty te shtjesh dore se te teket se ke pire nuk ta dha apo ja kerkove komshies dhe te futi nje te share ose te ushtrosh dhune psikologjike apo me qe martohesh AUTOMATIKISHT ke dhe te drejten absolute mbi ate person ??? Si ke te drejta familjare ke dhe detyrime para ligjit te gjithe jemi te njejte tani ti do te ushtrosh dhune dhe te mbrohesh nga e drejta e familjes ???
Sinqerisht nuk e di nga te burron kjo ''egersi'' dhe ''padituri'' mbi kete ceshtje por sinqerisht llogjika ... bejme cthote burri veprojme sipas deshires se tij absolute sa dhe voten e hedhim sipas bindjes qe ka ai kane mbaruar me kohe dhe bejne mire dhe ata qe kane keto ide te fillojne ti heqin nga truri i vogel qe kane se do kene probleme te rrenda ne pershtatjen e shoqerise tone qe ecen me hapa te shpejte.....
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Dy femra shoqe dhome janë arrestuar pasi një adoleshent i tha policisë së ishte torturuar prej tyre me thikë në atë çka e ka cilësuar maratonë satanike seksi që zgjati dy ditë. Viktima 18 vjeçar i tha policisë në Milëaukee se ai ishte lidhur nga vajzat dhe ishte prerë me thikë nëpër trup afro 300 herë. Adoleshenti i takoi 22 vjeçaren Rebeça Chandler dhe 20 vjeçaren Raven Larabee në internet dhe mori autobusin nga Phoenix i Arizonës drejt tyre për ti takuar. Por duket se gjërat shkuan më lart se sa i mendonte ai në fakt. Pasi u largua nga apartamenti i tyre të dielën në mbrëmje ai njoftoi policinë.//facebook.com

Percudnimi i shoqerise dhe i familjes,.."barazia" dhe "liria" e femrave, prej nga rrjedhin tradhetia si dicka tashme normale, prishja e familjeve, divorcet, etj., dhe shoqeria qe gjoja perpiqet per te drejtat e tyre (te drejten per t`u bere prostituta), ...etj...plage morale te shoqerive sekulariste, nuk fshihen dot me propaganda bajate per gjoja dhune ekstreme ndaj femres...etj....,. (mos u merrni me pasojat por shkaqet).

Keta femra prostituta me ke shkojne??...Me meshkuj,edhe ju meshkuj prosto jeni:D...Ti thua merru me shkaqet?...Te ngre zerin gruaja?Ste ve ne liste kur flet?Shume bukur,divorcoju...Respektin per qenien humane ti respektoje,nese ti vepron me dhune apo si ajo,qenkeni te dy njesoj...Nuk shoh ndonje ndryshim mes jush....
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Patjeter qe nderhyrja e shtetit ne marredheniet familjare, eshte qartazi shkelje e te drejtes familjare dhe njerezore, pasi familja dhe martesa eshte e shenjte. Keto nderhyrje, ligje e me the te thashe, gjasojne si dy pika uje me Shqiperine e viteve para `90, kur partia nderhynte deri ne dhomen e gjumit te çiftit...ne asnje menyre nuk mund te nderhyhet...nese kane mosmarreveshje, dhune, etj., ceshtjet zgjidhen ligjerisht (le te mendohen mire para se te martohen).

Nderhyrja e shtetit ne marredhenie familjare kujt i thua ti??Se ka nje ligj te qarte per cdo njeri qe nuk duhet ti ushtrohet dhune ti e quan nderhyrje e shtetit??...Une e quaj logjike e drejte...Pastaj ne dhomen e gjumit qekur ka hyre shteti,pastaj thua kane dhune probleme te mendohen para se te martohen??Bukur edhe ti mendohu para se te marresh gruan qe sdi te gatuaje,mendohu para se te marresh gruan se te ngre zerin etj etj...Mos harro se njerezit me kalim vitesh njihen...Gjeja tjeter the mos martohen,le te bashkejetojne ah se harrova ti thua ne baze te fese se bashkejetese edhe seksi para martese eshte mekat,tani cte bejme??te martohemi apo te mos martohemi??
 
Nga c`kam parashtruar (nese ke lexuar me kujdes) besoj se del i qarte mendimi im se ne shoqerine dhe legjislacionin sekularist, ka humbur kuptimi i marteses ne formen e saj natyrale. S`kam ndermend te perseris gjithe sa kam thene,...sot nga shume "martesa" konsiderohet si forme bashkejetese dhe e tille eshte katandisur,..dhe qe ketej buron edhe dhuna, (nga cilado ane qe te vije fizike apo psikike).., pasi ne subkoshiencen e tyre meshkujt e kuptojne se gruaja qe kane marre nuk eshte "e tyre",..kjo ne kuptimin natyral te fjales...dhe po keshtu edhe grate nuk e konceptojne me veten te lidhur "pazgjidhshmerisht" me familjen, te shoqeruara keto ide dhe me gjithe pasojat shkaterruese per "familjen" qe i shohim kudo.. pra gjithmone e me teper "familja" nuk eshte me familje natyrale...ketu eshte burimi i gjithe se keqes ne boten e sotme,...pra fakti qe mashkulli e femra ndihen thjesht aksionere kontraktuale e qe mund te lidhen e te zgjidhen sa here t`jua doje qejfi...pra sot ka vetem bashkejetese (ku hyn edhe "familja"),.alias= imoralitet, pasi fjala "tradheti bashkeshortore" nuk ka me kuptim...

mendimet e mia jane keto te lira krejtesisht, fale lirise se fjales, dhe seicili me trurin e tij (te vogel apo te madh), i mendon dhe gjykon...

persa i perket kerkeses se fundit nuk mund te jap mendim, pasi do te me konsideroje mua fajtor, nese nuk te dilte sic do te deshe
 
Po flasim gje per familjen ideale ne ketu ... ??? dhe se kam kuptuar une ???
 
GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Dhuna ndaj gruas...

kjo ne kuptimin natyral te fjales...dhe po keshtu edhe grate nuk e konceptojne me veten te lidhur "pazgjidhshmerisht" me familjen, te shoqeruara keto ide dhe me gjithe pasojat shkaterruese per "familjen" qe i shohim kudo.. pra gjithmone e me teper "familja" nuk eshte me familje natyrale...ketu eshte burimi i gjithe se keqes ne boten e sotme,...pra fakti qe mashkulli e femra ndihen thjesht aksionere kontraktuale e qe mund te lidhen e te zgjidhen sa here t`jua doje qejfi...pra sot ka vetem bashkejetese (ku hyn edhe "familja"),.alias= imoralitet, pasi fjala "tradheti bashkeshortore" nuk ka me kuptim...

Po kap kete pjesen ketu,dhe po te shtroj nje pyetje,keta femra qe sjane te burrave te tyre,tek kush shkojne??Dmth sjane te burrave te tyre te kujt jane??...Me burra te tjere shkojne,keshtu qe edhe burrat sjane te grave te tyre...Familje perfekte,ideale ska,as do te kete,por martesa bashkejetese ne vetvete eshte por problemi qe po diskutojme eshte dhuna,jo familja...Dhuna qe ndodh ndaj femrave,ku humbet respekti,edukata,dinjiteti i njeriut dhe ku secili seks qe ushtron dhune o ne nje menyre o ne nje tjeter nxjerr karakterin e tij te dobet....Me shume do perqendrohesha sa rritet dhuna rritet moslogjika,shtohen karakteret e dobeta...
 
ilia spiro

Anëtar i ri
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Dhe e keqia ne kete fakt eshte qe akoma nuk guxojne te flasin,
dhe te perballojne kete infeksion te rende dhe kjo ndodh sepse shoqeria jone vuan akoma nga fryma maksiliste!
Paraqitje e Situatës Aktuale: "Ky fenomen vazhdon të trajtohet nga shumica e popullsisë si një problem privat, që i përket vetëm familjes, dhe jo shoqërisë. Megjithë punën ndërgjegjësuese që është bërë veçanërisht gjatë dhjetë viteve të fundit për të sensibilizuar publikun, qëndrimet ndaj dhunës nuk kanë ndryshuar shumë. Vështirësia e studimit të fenomenit rritet edhe më shumë po të kemi parasysh se fenomeni ndodh “prapa dyerve të mbyllura”1. Si i tillë, ai është i vështirë për t’u vëzhguar dhe studiuar nga afër. Vetëm rreth 5 për qind e grave të dhunuara në gjirin e familjes denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Patjeter dhe eshte e drejte te konsiderohet si problem privat, pasi nuk mund te hyhet ne intimitetin e familjes.
Ku ka abuzim me te madh me shifrat, kur thuhet se 5 % e grave na e denoncojne dhunen...ku e di shteti (apo Katia) se 95% te tjera dhunohen,..nga dalin keto informacione, vec ne ka filluar aplikimi i vendosjes se cheap-it edhe ne Shqiperi...
me te tilla te dhena abuzohet shume sot ne Shqiperi..nja dhjet vjet perpara doli statistika se 30 000 vajza shqiptare jane prostituta!!!!!

Mendimi im eshte se problemet ne cift duhet te zgjidhen nga vete cifti, ...mendoj se ketu ka shume propagande keqdashese

kur trajtohet nje shifer duhet te dale se nga cili burim eshte marre kjo shifer dhe menyra se si keto burime i nxjerrin shifrat,..perndryshe rrahim uje ne havan..
 
Redaktimi i fundit:

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Pe: Dhuna ndaj gruas...

E permenda barazine qe japin shumica e legjislacioneve, per te argumentuar faktin se se paku kjo ekziston ne aspektin juridik. Perderisa ekziston kjo, s`ka me kuptim "qarja" e vazhdueshme e grave per "dhune", ne boten perendimore jo e jo. Shifra 1/3 te dhunuara ne Shqiperi, perseri me duket e ekzagjeruar,.., pasi i bie qe ne nje pallat 10 katesh, ne 3 prej ketyre kateve te kete femra te dhunuara..., kjo nuk me ka rezultuar deri me sot ne asnje rast...
mendimi im eshte qe ky fenomen "fryhet" me qellime te caktuara nga organizata feministe te financuara jo keq..., thjesht jane per shkaterrimin e familjes...

Z. ilia spiro,

Nese qellimi yt eshte te kacavirresh pas fjaleve (teorikisht) qe perbejne legjislacione kombetare e nderkombetare atehere biseda jone mbaron ketu sepse sipas fjales vjeter te popullit tone ne te thene e ne te bere eshte ne mes nje mal i tere. E cila, ne kete rast, mund te interpretohet se rregullat qe shpjegohen teorikisht jo gjithnje zbatohen ne praktike. Gjithesesi per arsye se eshte nje teme ku duhet te kete sa me shume ndergjegje po vazhdoj.

Ligji ndryshon si pasoje e influencave morale shoqerore ç'do dite. ا'do ligj i krijuar eshte hartuar ne menyre qe te kete te pakten nje rrugedalje. (kjo edhe arsyeja perse ekzsistojne juristet ;)). Me kete dua te te them qe sensibilizimi i shoqerise eshte kryesor. Ligji sherben per sensibilizimin e shoqerise dhe per te vene nje fare rregulli, pasi funksioni shoqeror eshte i pamundur po nuk ekzistuan rregullat/ligjet.

Statistikat e permendura me siper nuk jane aspak te ekzagjeruara, perkundrazi mendoj qe figura mund te jete edhe me e larte pasi eshte veshtire te studiosh reth ketij fenomeni sepse ndodh "pas dyerve te mbyllura". Ne shumicen e rasteve, viktima eshte i vetmi burim informacioni dhe per fat te keq vete viktima nuk eshte çliruar nga paragjykimet dhe stereotipet qe ekzistojne ne shoqeri. Nje perqindje shume e vogel e dhunes ne familje denoncohet (jo me shume se 10%-15%).

Dhuna ndaj burrave ne Shqiperi është në rritje. Presione psikologjike, rrahje, kërcënime, apo dhuna e vazhdueshme duket se ka detyruar rreth 190 burra vetëm për 2010-tën të denoncojnë në polici gratë e tyre. Duket se gratë duan të marrin hak dhe kështu në shumë raste u hyjnë në “kërbaç” burrave të tyre edhe pse në artikujt e gazetave të përditshme apo kronikat televizive me tu përmendur fjala “dhunë” parafytyrohet femra si viktimë dhe mashkulli si ushtrues dhune, por jo rrallë mund të jetë e kundërta. Një fenomen i ri ai i keqtrajtimit të burrave nga gratë, po merr përmasa të diçkaje normale në shoqërinë tonë. Në më të shumtën e rasteve, dhuna ndaj burrave nuk denoncohet kjo edhe për shkak të turpit, por duket se ka edhe nga ata burra që nuk e kanë duruar dot më dhunën nga gratë e tyre. Një familje nga kryeqyteti ka denoncuar këtë formë dhune.

Jo pa qellim permenda dhuna ne familje ne postimin tim dje. Dhuna eshte dhe duhet te konsiderohet e patolerueshme nga te gjithe! Nuk e lehteson gjinia. Eshte e pafalshme dhe toleranca duhet te jete ZERO ne çdo rast.

Dy femra shoqe dhome janë arrestuar pasi një adoleshent i tha policisë së ishte torturuar prej tyre me thikë në atë çka e ka cilësuar maratonë satanike seksi që zgjati dy ditë. Viktima 18 vjeçar i tha policisë në Milëaukee se ai ishte lidhur nga vajzat dhe ishte prerë me thikë nëpër trup afro 300 herë. Adoleshenti i takoi 22 vjeçaren Rebeça Chandler dhe 20 vjeçaren Raven Larabee në internet dhe mori autobusin nga Phoenix i Arizonës drejt tyre për ti takuar. Por duket se gjërat shkuan më lart se sa i mendonte ai në fakt. Pasi u largua nga apartamenti i tyre të dielën në mbrëmje ai njoftoi policinë.//facebook.com

Percudnimi i shoqerise dhe i familjes,.."barazia" dhe "liria" e femrave, prej nga rrjedhin tradhetia si dicka tashme normale, prishja e familjeve, divorcet, etj., dhe shoqeria qe gjoja perpiqet per te drejtat e tyre (te drejten per t`u bere prostituta), ...etj...plage morale te shoqerive sekulariste, nuk fshihen dot me propaganda bajate per gjoja dhune ekstreme ndaj femres...etj....,. (mos u merrni me pasojat por shkaqet).
Po flasim ketu per shqiptaret dhe gjendjen ne Shqiperi. Keq na vjen, por nuk na intereson shume se çka ndodh neper bote. Keshtuqe le t'i qendrojme temes pa influenca te jashtme. Nuk kemi perse te drejtojme gishtin nga tjetri pa pare njehere veten ne pasqyre. Secili nga ne, duhet te jete ndryshimi qe deshiron te shohe ne bote!

Perfundimisht, siç permenda edhe ne postimin tim dje, problemi qendron pikerisht ketu:

Patjeter qe nderhyrja e shtetit ne marredheniet familjare, eshte qartazi shkelje e te drejtes familjare dhe njerezore, pasi familja dhe martesa eshte e shenjte. Keto nderhyrje, ligje e me the te thashe, gjasojne si dy pika uje me Shqiperine e viteve para `90, kur partia nderhynte deri ne dhomen e gjumit te çiftit...ne asnje menyre nuk mund te nderhyhet...nese kane mosmarreveshje, dhune, etj., ceshtjet zgjidhen ligjerisht (le te mendohen mire para se te martohen).

Dhuna ne familje eshte nje problem kompleks qe perfshin me shume se sa nje akt ne vetvete ne mardheniet personale mes burrit dhe gruas. Per fat te keq, edhe sot, fenomeni i dhunes ne familje vazhdon te trajtohet nga shumica e popullsise si nje problem privat qe i perket vetem familjes, dhe jo shoqerise. Me vjen keq qe nje mashkull shqiptar mund te mendoje ne kete menyre. Me vjen keq qe ka ende meshkuj shqiptar qe lejojne dike te ve dore apo dhune psikologjike mbi ate femer qe i ka sjelle ne jete. Me vjen keq qe rriten me idene se eshte normale te dhunosh gruan, psikologjikisht, vizikisht apo seksualisht. Por me shume me vjen keq qe pranojne nje mashkull tjeter t'ju dhunoje te bijen. Femijen e tyre! Driten e jetes se tyre! Per kete te fundit veç keqardhjes ndjej edhe neveri. Turp!
 
MasteR

I'm offline
Pe: Dhuna ndaj gruas...

Jo shume pak eshte e nevojshme...:p
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Ja qe per fat te keq paskemi tipa te tille dhe ne forum , :S

Gruaja sa vjen dita dhe behet me e forte me e afte, ndersa mashkullit sa vjen dita dhe i hiqet vleresimi,
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Fatkeqesisht edhe ne ditet e sotme vazhdon te ushtrohet dhune fizike, psikologjike/mendore ndaj femres..gjinise se brishte. Eshte dukuri boterore por ne vendin tone arrin % me te larte. Pse valle?!!

do doja t`jepnit mendimin tuaj per shkaqet qe cojn drejt ktij fenomeni, t`flisnit per raste qe ju keni degjuar..ose ju kane ndodhur (largqoft)..

diskutim te kendshem

Dhuna tek femrat mund te zhduket vetem kur meshkujt te heqin mendimin qe femra, e fejuara apo edhe gruaja, eshte prone private dhe eskluzive e tije. Meshkujt shfryjne stresin zakonisht ne familje( eshte fakt real), tek ata inferjoret dhe me te dobet, gruaja dhe femijet.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Megjithate krahas denimit te dhunes duhet te gjenden edhe shkaqet perse dnodh kjo dhune.Duhet te permiresohen ligjet qe sjellin BARAZINE E VERTETE SOCIALE midis dy gjinive dhe jo ligje qe favorizojne haptazi femrat,sepse pikerisht nga keto ligje une shoh burimin e dhunes ndaj tyre.

Ligjet kur femra hyn me duar ne xhepa ne martese dhe del me miliona ne nje periudhe fare te shkurter duhen eleminuar sa me pare.
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Ne k'te rast Hajduti duhet nenshkruar dicka mes ciftit ne lidhje per pasurine para marteses, nqs Jo atehere i takon , kemi edhe te kunderten dmth kur mashkulli me duar bosh dhe del plot :)

Gjithsesi mos nderro teme ti :p
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Megjithate krahas denimit te dhunes duhet te gjenden edhe shkaqet perse dnodh kjo dhune.Duhet te permiresohen ligjet qe sjellin BARAZINE E VERTETE SOCIALE midis dy gjinive dhe jo ligje qe favorizojne haptazi femrat,sepse pikerisht nga keto ligje une shoh burimin e dhunes ndaj tyre.

Ligjet kur femra hyn me duar ne xhepa ne martese dhe del me miliona ne nje periudhe fare te shkurter duhen eleminuar sa me pare.

A nuk je ti hajduti, pse jua le fajne femrave..LOL
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Megjithate krahas denimit te dhunes duhet te gjenden edhe shkaqet perse dnodh kjo dhune.Duhet te permiresohen ligjet qe sjellin BARAZINE E VERTETE SOCIALE midis dy gjinive dhe jo ligje qe favorizojne haptazi femrat,sepse pikerisht nga keto ligje une shoh burimin e dhunes ndaj tyre.

Ligjet kur femra hyn me duar ne xhepa ne martese dhe del me miliona ne nje periudhe fare te shkurter duhen eleminuar sa me pare.

Si hyn femra me duar ne xhep ne nje martes??

Meqe e the kete per gruan, spo flas fare per burrin ;)

Nje vajze shpenzon dhe hedh ne nje martese nje pasuri qe nuk eshte ndoshta monetare......eh duke u nisur qe me vogelin e saj ajo enderron per burrin e saj :) Ti thua me duar ne xhepa, por ne fakt jo...Nje grua ka me vete nje deshire te madhe, nje plan te sigurte sesi te bej te prosperoj familja e saj :).....qe pa pasur nje mashkull pran vetes ajo e di sesi do jet familja e saj.

Nje burre kur i vjen mosha thote: tani ka ardh koha te marr grua e te bej femije........Nje grua thote: Tani eshte koha qe endrrat e femijeris te realizohen, te kem nje burre dhe femij e nje familje te shendetshme e me ekonomi te mire :D

Burimi i dhunes nuk ka shkaqe, ska justifikime......Hajduti si more te gjejm fajtorin e dhunes?! as nuk tingellon bukur.........Fjala dhun eshte dhune................Ne jemi njerez ne denojm dhunen, me pas merret ligji me gjerat e tjera, nuk na takon ne besoj.
Barazi sociale nuk ka....Femrat jan me te favorizuara nga ligji (ne rast divorci psh) sepse femra eshte e denigruar dhe jo e privilegjuar qe nga familja persa i perket ndarjes se pasuris...........Nje vajze ska te njejtat te drejta si nje djal ne berthamen familjare persa i perket javes ekonomike, sepse nje vajze i jepet nje cope paje kur martohet, ndersa djalin e mbajn ne shtepi, djali trashegimon jo vajza..........Keshtu qe ato i mbron ligji, shteti.

ZHIGO

Lucky me...
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Gjithmon e ka nje shkak Belkë : ).

per me teper kur ke perball nje jetese mesatere buxhetore , nje problem nje hall me te paren dhe kembet ne qaf e sdin nga t'ia mbash .

ideja esht qe nuk justifikohet veprimi , po jam dakort me ty . sepse esht i ulet dhe duhet te pranojm qe ka njerez qe nuk e kan nje nivel te afte per te kontrolluar situata te tilla.

te them nje rast te lezetshem , jemi qe jemi . para ca ditesh nje doktor (qe kishte farmaci private te veten) del ne takim me pronarin e nje kompanie x farmaceutike , si perfundim ky i fundit ja dhjeu pazarin (nuk ran dakort per nje kontrat ilacesh) dhe doktorit se dha veten , u duk shum i qet qe te linte te mendoje se do behej nje "bishe" me pas.... kur po kthehej tek farmacia ky "trimi" (doktori pra) gjen gruan aty dhe fillon ja nxjerr nervat asaj . ofendime , etj etj spo i hyj specifikimeve te tjera . ket e kam te treguar nga nje shoqja ime .

pra me kupton, sa te komplikuara ja bejm gjerat vetes ?

gjithcka e ka nje shkak : ) edhe fajtor sigurisht . do thuaç ti kush jan fajtoret...normale spitali nr.5 qe i le jasht keta depseza :stres:
 
Per ta rregulluar keqkuptimin apo mos qartesine time propozoj:
Te krijohet nje gjykate e perbere vetem nga femra e cdo burre qe ve dore mbi nje grua te denohet po ne te njejten, te rrihet barbarisht tre here ne dite, derisa ta kuptoje se çdo te thote dajak! ku marrin vesh kafshet me denime burgu! Dhune duan, dhune t'u japim! :sherrxhi:
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Dhuna ndaj gruas... bella

Keqtrajtimi i femres behet kudo edhe pse diku me pak apo me shume. Femrat shqiptare sidomos te zonave rurale mund te ndihen me te shtypura sepse vete menyra e jeteses qe ato kane "zgjedhur" (mungesa e shkollimit, punes, etj.) nuk i lejon qe te bejne nje hap te tille.

Femrat ne Shqiperi nuk kane frike nga burri sepse kur nje femer keqtrajtohet sistematikisht nga ana fizike, psikologjike, dhe emocionale, dhimbja per te eshte mese normale. Eshte pikerisht opinioni ai qe i ben femrat shqiptare te ulin koken dhe te ngurrojne se beri ate hap te madh. Kot nuk thone: "Me mire te dali syri se sa nami".

Fatkeqesisht ne shoqerine patriarkale shqiptare, nami i del gjithmone gruas. Ajo nuk mendon vetem per vete por edhe per opinionin ndaj femijeve te saj, prinderve, te afermeve, etj. Shteti shqiptar nuk i krijon as kushtet me elementare nje femre te dhunuar dhe duke mos patuar mundesi te tjera asaj thjesht i duhet te uli koken dhe te luaj rolin e gruas se urte dhe punetore. Gjithsesi, duket qe dhe femrat shqiptare nuk po rrine aq urte me duke konsideruar faktin qe numri i divorceve eshte rritur jashte mase keto vitet e fundit ne Shqiperi.
 
zhigolo more djal :)

Nuk justifikohet veprimi!!! Ketu me rri.

Tani persa i perket rasteve. Un kete po them, se dhunen fizike apo verbale qofte kjo denimin e jep kujt i takon, pra ligji, gjykata etj (institucionet shteterore perkatese)....Un specifikoj dhe theksoj se nuk duhet ne NJERZIT te gjykojm e te themi...e dhunoi (e rrahu me nje shuplake apo me kamzhik ska rendesi) sepse e meritoi se ja beri borxh....Mendoj se nuk jemi ne qe duhet te gjykojm keshtu. Dhuna duhet te denoher paraprakisht e pavarsisht si jan shkaqet.....Mund te themi gjynaf :p por jo te shprehemi me kaq cinizem (e kam pergjithsisht kete jo vecanerisht per ju qe po ju citoj :) )

Psh. Nje vajze para disa vitesh ketu ne elbasan ne gjimnaz u dhunua e perdhunua nga nje djal qe ajo e njihte. Ai e mori ne makine ne mes te rruges vetem per kete gje, per ti bere keq..........Dhe kur e leshoi vajza e denoncoi, por aman publiku dhe opinioni mendjengushte (se kur e kujtoj indinjohem me keq) paragjykoi vajzen; kushedi ca ka bere ajo, se kot se ben ai...edhe ne shkolle nga shoqeria e saj e nga e gjithe shkolla ajo shihej venger dhe gati u perjashtua komplet vetem se gojet e keqia nuk ndalonin....Nderruan shtepi se nuk dilnin dot ne pallat, e me pas jan trasferuar ne qytet tjeter me shtepi sepse vajza pesoi me shum persekutim sesa djali............Ky ishte nje shembull ndoshta drastik dhe i forte....Por dua te them se femra eshte me e lehte per tu gjykuar me faj apo pa faj (edhe pse sme pelqen fjala faj :)).....Sigurisht nuk perjashtoj dhe rastin se ka meshkuj te cilet jan te dominuar e nenshtruar....e pikerisht per kete them se DHUNA SKA JUSTIFIKIM E AS SHKAK, ose te pakten nga opionioni sduhet te kete.....Nuk duhet ne ti gjejm shkakun apo justifikimin nje dhune.....nuk jemi ne me te mire se ai qe kryen nje dhune apo ai qe peson nje te tille :)

Per ta rregulluar keqkuptimin apo mos qartesine time propozoj:
Te krijohet nje gjykate e perbere vetem nga femra e cdo burre qe ve dore mbi nje grua te denohet po ne te njejten, te rrihet barbarisht tre here ne dite, derisa ta kuptoje se çdo te thote dajak! ku marrin vesh kafshet me denime burgu! Dhune duan, dhune t'u japim! :sherrxhi:

hahhahahaha Jam dakort...faleminderit per qartesin :p

Por gjithashtu them se; nese nje burre ve dore mbi nje grua, po te denohet, sepse meshkujt duke qen me te forte fizkisht e kan edhe me teper tendencen per te ngritur dore, e me te lehte te rrahin gruan e tyre. Keshtu qe po te denohen me varje fare :p
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Dhuna ndaj gruas... bella

Keqtrajtimi i femres behet kudo edhe pse diku me pak apo me shume. Femrat shqiptare sidomos te zonave rurale mund te ndihen me te shtypura sepse vete menyra e jeteses qe ato kane "zgjedhur" (mungesa e shkollimit, punes, etj.) nuk i lejon qe te bejne nje hap te tille.

Femrat ne Shqiperi nuk kane frike nga burri sepse kur nje femer keqtrajtohet sistematikisht nga ana fizike, psikologjike, dhe emocionale, dhimbja per te eshte mese normale. Eshte pikerisht opinioni ai qe i ben femrat shqiptare te ulin koken dhe te ngurrojne se beri ate hap te madh. Kot nuk thone: "Me mire te dali syri se sa nami".

Fatkeqesisht ne shoqerine patriarkale shqiptare, nami i del gjithmone gruas. Ajo nuk mendon vetem per vete por edhe per opinionin ndaj femijeve te saj, prinderve, te afermeve, etj. Shteti shqiptar nuk i krijon as kushtet me elementare nje femre te dhunuar dhe duke mos patuar mundesi te tjera asaj thjesht i duhet te uli koken dhe te luaj rolin e gruas se urte dhe punetore. Gjithsesi, duket qe dhe femrat shqiptare nuk po rrine aq urte me duke konsideruar faktin qe numri i divorceve eshte rritur jashte mase keto vitet e fundit ne Shqiperi.

:) Ateher qenkemi dakort pse sthua :)

Per pjesen me te kuqe; Divorcet jan shtuar, mendoj se jan arsye si....Ose martesa te shpejta te cilat jan rritur kohet e fundit, martohen pa shkuar 20 vjec te rinjt sot....ketu ne elbasan njoh un plot qe jan martuar e kan bere femij e skan mbush 24 vjec....e burri djal i ri i papjekur rri tere diten kafeneve e bixhoz e gruaja rrit femijen.....E vet vajza me ka then: gabimi me i madh te martohesh e re :D.....Ose jan grat e moshave te medha te cilat jan martuar akoma edhe me te vogla ne kohen e xhaxhit te cilat skishin shume zgjedhje...merrnin ate qe vinte ne shtepi, te parin dmth :)

Papjekuria e kushteve, papjekuria e situatave, papjekuria ekonomike e sociale...ohh ka plot arsye per divorc :)....Pasi krijon familje nuk eshte e lehte te mendosh per ndarje...mos ju duket vendimi keshtu i marre sa hap e mbyll syte.

p.s kjo vlen per shumicen se ka raste te rralla pastaj, shembuj qe nuk hyn as ne statistike. :)
 
Love

βeℓℓe â๓e
Dhuna ndaj grave, Gjosha: Shkaqet janë, ekonomike edhe xhelozia

Klajda Gjosha, nënkryetarja e LSI-së në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo ka folur për dhunën ndaj grave në të gjithë vendin.

Znj. Gjosha, tema e sivjetshme e sesionit të OKB-së është shmangia dhe parandalimi i çfarëdolloj dhune ndaj grave. Si paraqet gjendja në vendin tuaj? Si do ta cilësonit ju pozitën e gruas sot në Shqipëri?

Unë do të thosha se çështja e dhunës është një çështje e cila nuk ka filluar vetëm ditën e sotme por është një çështje e cila ka ekzistuar edhe më parë. Megjithatë mua më vjen mirë që ka një ndërgjegjësim tepër të madh në qeveritë shqiptare dhe të gjithë shoqërinë shqiptare për çështjen e dhunës. Ky ndërgjegjësim shikohet edhe me pjesëmarrjen tonë shumë të gjerë edhe në këtë sesion të 57, i cili zhvillohet në Nju Jork, të Kombeve të Bashkuara, dhe që Shqipëria është shumë krenare që sot merr pjesë duke marrë përsipër edhe iniciativa tepër të rëndësishme siç është edhe iniciativa COMMIT”, e firmosu nga qeveria shqiptare në datën 15 shkurt. Ne kemi marrë përsipër tri pika tepër të rëndësishme. E para është zbatimin e Kodit Penal, si dhe miratimin e ndryshimeve të tjera të nevojshme, shoqëruar me ndërgjegjësimin dhe trajnimin e aktorëve të sistemit të drejtësisë, iniciativa e dytë do të jetë pikërisht për të dhënë ndihmë ligjore falas për të gjitha ato gra dhe vajza që do të jenë të dhunuara dhe iniciativa e tretë dhe tepër e rëndësishme është që Shqipëria do të jetë pjesë e gjithë fushatave ndërgjegjësuese për çështjen e dhunës në familje, ku më kryesorja është çështja e dhunës ndaj grave.

Numri i rasteve të dhunës në familje në Shqipëri është në rritje. Sipas policisë janë shënuar 2526 raste, një shtim prej 345 rastesh më shumë se një vit më parë. اfarë mendoni se ndikon në këtë përkeqësim?

Në fakt çështja e të gjithë këtyre shifrave që ne kemi sot, pra ky shtim është si rrjedhojë edhe e faktit shumë të rëndësishëm që sot shoqëria shqiptare nuk e pranon dhunën. Ky fakt është shumë i mirë që ne kemi pasi gratë e dhunuara arrijnë të marrin telefonin dhe t’i tregojnë këto raste pranë policisë dhe më pas gjenden të gjitha instancat e tjera për t’i ndihmuar ato. Të gjitha këto raste janë tepër të çuditshme në fakt që kanë ndodhur pasi siç e kemi thënë edhe më parë ato nuk kanë ndodhur më në zona të thella rurale, siç e kemi menduar gjithmonë që ndodh dhuna, ku ka dhe probleme ekonomike apo edhe xhelozia, që është një çështje tradicionale ndër vite. Megjithatë ne e shohim këtë sot edhe në qytetet më kryesore siç janë Korça, Vlora, Fieri etj. Pra unë do të thosha që përbën më shumë një çështje xhelozie, personale, brenda për brenda familjes, se sa të lidhura ngushtë me anën ekonomike. Kjo është pasqyra pak a shumë që ne shohim sot në Shqipëri në të gjitha rastet të denoncuara në polici. Po të shohim janë edhe shumë e shumë raste të një shtatzënie të padëshiruar brenda një familje ku çështja e xhelozisë kthehet edhe në dhunë.

A ka një strategji të qartë kundër dhunës ndaj gruas? A bashkëpunon qeveria juaj me organizatat civile, joqeveritare, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat që kanë gratë?

Strategjia është tepër e qartë dhe është punuar mjaft mirë së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara pasi është një financim i drejtpërdrejtë i tyre për këtë strategji dhe për një plan veprimi përgjatë gjithë vitit 2012 që kemi kaluar por edhe në vazhdimësi. Strategjia ende po punohet për vitin 2015, 2020, që do të jetë edhe strategjia afatgjatë, ku të gjithë komponentët dhe të gjithë aktorët kryesorë do të punojnë së bashku për këtë plan veprimi tepër të rëndësishëm, të bashkëpunohet ngushtë me OSBE-në për çështjen e dhunës ndaj gruas, por edhe për pjesëmarrjen e saj në politikë, gjë e cila është tepër e rëndësishme, aq më tepër që ne po i afrohemi edhe zgjedhjeve të vitit 2013. Por, punohet ngushtë gjithashtu dhe me shoqërinë civile, pasi janë ata që punojnë shumë afër komunitetit, shumë afër njerëzve dhe individëve dhe njohin akoma dhe më mirë nevojat e tyre. ثshtë një çështje tepër e rëndësishme, por të mos harrojmë këtu që strategjia ka diçka shumë të rëndësishme sepse është tepër gjithëpërfshirëse. Ajo përfshin të gjitha institucionet qeveritare.

Veç dhunës në familje, një prej treguesve të tjerë për gjendjen e gruas është pozita e saj në shoqëri. Në tregun e punës vihet re një numër i ulët i grave të punësuara në krahasim me burrat. Si mendoni se mund të mbyllet ky hendek?

Kjo është diçka që ndodh shpesh megjithatë mund të themi se ka një ndryshim të rëndësishëm, pasi në të gjitha institucionet apo ministritë do të shohim që numri i grave të punësuara është shumë herë më i lartë sesa burrat. Apo po të shohim edhe nëpër shkolla për shembull, ku numri i mësuesve janë më shumë gra sesa burra. Pra, në disa profesione gratë janë më të favorizuara, por po ta kalojmë tek biznesi është pikërisht ky hendek, ku gratë janë më pak të preferuara në këto punë dhe shpeshherë është një çështje e traditës apo një çështje paragjykimi që i bëhet gruas për tu punësuar, duke pasur frikën e një shtatzënie, duke marrë lejen e lindjes. Pra, personi që të punëson shpeshherë është më i favorizuar drejt burrave në këto çështje sesa drejt grave. Ajo që do të thosha unë dhe që është tepër e rëndësishme është që të favorizohen të gjitha ato biznese që punësojnë gratë dhe këtu do të flisja edhe për fasonët që janë biznese që punësojmë shumë gra, për tu krijuar atyre lehtësira fiskale ashtu sikurse kemi vepruar deri më tani me heqjen e taksës së makinerive etj, do dëshiroja shumë që të vazhdonim me të tilla lehtësira, sepse është e vetmja mënyrë për të rritur numrin e punësimit të gruas në Shqipëri.

Ju deklaruar se është kërkuar ndryshimi i Kodit Penal për të ndëshkuar dhunën në familje. A mendoni se ka qenë i mjaftueshëm angazhimi i Gjykatave për ta ulur dhunën ndaj grave me ligjet ekzistuese?

Në fakt këtu ka qenë pikërisht hendeku dhe pengesa më e madhe sepse ne në të gjitha rastet, në 24 rastet e humbjes tragjikisht të jetës së grave gjatë vitit 2012 si pasojë e dhunës, problemi më i madh ka qenë pikërisht tek Gjykatat dhe tek vitet e dënimit që ato kanë dhënë. Do të dëshironim që të kishim një ndryshim më të thellë për të shtuar këtë dënim dhe me të vërtetë për të pasur dhe për të parë disa shembuj në shoqërinë shqiptare ku tregohet se kushdo që shkel ligjin dhe kushdo që dhunon një grua, dënohet maksimalisht.
shekulli
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

Vetem nepermjat dajakut behen te mira femrat, nuk marrin vesh kurrsesi ndryshe. Mashkulli lodhet kaq shume fizikisht, pasi truri nuk duhet perdorur fare, qe ta mesoje e ta fuse femren ne rruge te drejte. Dhe nuk ja di askush mundin dhe djersen qe po heqin meshkujt per kete detyre te rendesishme dhe te domosdoshme per femrat.
 
Kila

VIP
Titulli: Dhuna ndaj gruas...

fatkeqsisht po them po grat e lypin dajakin sepse vetem aj send i zbut jo qe duhet te behet kjo gje po e lypin thjesht , gjinis femrore mdoket ju mungon truri i vogel , vetem prom qfar kom pa ktu nje kojshike metvertet me tu gerrdit gruja
I sa i pakultur.
 
Top