Dhuroni dashuri fëmijëve

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
vajzat-e-rritura-pa-dashurine-e-babait.jpg



Baballarët duhet ta shfaqin dashurinë ndaj fëmijëve veçanërisht ndaj vajzave. Shkaku kryesor i problemeve familjare të përjetuara sot është mungesa e komunikimit dhe e respektit që kanë anëtarët e familjes ndaj njëri-tjetrit.

Megjithëse ditëve të sotme prindërit janë më të shkolluar dhe më të informuar rreth edukimit të fëmijëve dhe zhvillimit të tyre, problemet në këtë fushë, në vend të pakësimit janë shtuar edhe më shumë. Nëna në shtëpi përfaqëson dashurinë, dhembshurinë dhe mbrojtjen, ndërsa babai fuqinë dhe autoritetin. Nëse rolet ndryshojnë do të ndodhë rrëmujë në shtëpi dhe fëmijët nuk do të rriten si individë të sigurtë.

اdo njeri përpiqet të ndryshojë tjetrin përveç vetes. Njeriu në radhë të parë duhet të ndryshojë veten dhe më pas të presë ndryshimin e të tjerëve. Fëmijët janë një dhuratë, porosi e Zotit dhe porosia duhet të shihet si një porosi. Prindërit duhet ta konsiderojnë rolin e tyre si një rol të rëndësishëm në plotësimin e kësaj detyre. Le të mos i krahasojmë fëmijët tanë asnjëherë me fëmijët e tjerë nëse duam të rrisim fëmijë të suksesshëm dhe të lumtur. Kjo do të sillte më shumë dëm sesa dobi. Rritja e fëmijëve të qetë dhe të lumtur sigurisht që lidhet edhe me sigurinë dhe dashurinë e dhuruar që në fëmijëri. Krahas kësaj le t’ia shfaqim dashurinë tonë bashkëshortit(tes) dhe fëmijëve. Ne duhet të jemi një shembull i mirë për fëmijët tanë.

Të mbajmë fjalën që i kemi dhënë fëmijëve. Le të mos grindemi para tyre. Mund të bëjmë diçka gabim, por këtë le të mos e flasim para fëmijëve. Personi më i rëndësishëm në jetën e një njeriu është nëna ndërsa më ndikuesi është babai. Për sa kohë bashkëshortët do të dëgjojnë njëri-tjetrin, do të bie dhe fatura e telefonit. Le të përdorim metodën e tregimeve në edukimin e fëmijëve. Fëmija ynë le të na tregojë çdo ditë nga një histori dhe ne le të përpiqemi ta kuptojmë dhe shpjegojmë atë.

/Aisa Kokiçi – Drita Islame/
 
Top