Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Kurimi i diabetit, si duhet të kombinohen ilaçet me ushqimin


Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e diabetit. Por kjo nuk do të thotë se diabetikët duhet të rrinë pa ngrënë për të mbajtur nën kontroll sëmundjen. Kohët e fundit po rekomandohet një dietë e shëndetshme për këta të sëmurë, që do të thotë se ata mund të ushqehen me gjithçka, por me masë. Si mund të jetë regjimi ditor i një diabetiku? اfarë ushqimesh mund të konsumojë? A ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara? Sa herë në ditë duhet të ha? Këto janë disa nga pyetjet që një diabetik ia bën vetes çdo ditë. Por në të vërtetë a këshillohen ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike? Mjekët endokrinolog sqarojnë se si duhet të jetë regjimi ditor i një diabetiku. Sipas tyre, nuk ekzistojnë ushqime kategorikisht të ndaluara për diabetikët. Sipas mjekëve, dieta e shëndetshme që rekomandohet për diabetikët, ku këta të sëmurë mund të ushqehen me gjithçka, por me masë jep efekte pozitive nëse nuk abuzohet me të. Për t’u bindur për këtë, mjekët pohojnë se diabetikut i lejohet që në disa raste të hajë dhe ëmbëlsira, për shembull pasta, por me kusht që kaloritë që ka ëmbëlsira të llogariten brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë. Madje në bazë të këtyre koncepteve të reja, diabetikut i lejohet të pijë dhe pije alkoolike, por natyrisht brenda kalorazhit ditor të përcaktuar që më parë.
Pijet
Pijet alkoolike nuk e rrisin gliceminë, sepse nuk përmbajnë sheqerna, veçse në sasi të mëdha ato mund të çojnë në hipoglicemi, pasi është përcaktuar shkencërisht se hipoglicemia vjen nga alkooli i marrë në sasi të mëdha. Natyrisht që ëmbëlsirat dhe pijet alkoolike nuk rekomandohen të merren përditë. Marrja e ëmbëlsirave apo dhe e pijeve alkoolike brenda kalorazhit të lejuar bëhet për të pasur variacion në marrjen e ushqimeve dhe për të hequr frikën e ushqimeve “të ndaluara” në mënyrë kategorike për diabetikët. Te diabetikët me diabet të tipit 2, që në shumicën e rasteve janë dhe obezë, ku makroangiopatia diabetike (arteroskleroza diabetike) është më e shprehur se te diabetikët me diabet të tipit 1, kërkohet përdorimi i kufizuar i yndyrave shtazore, gjalpit dhe të verdhës së vezës. Natyrisht kjo për të frenuar në maksimum përparimin e procesit aterosklerotik që zhvillohet në mënyrë të ngadaltë dhe të “fshehtë”. Këtyre personave u rekomandohet të përdorin vajë misri.
Regjimi
Këshillohet që ushqimin ditor të llogaritur në bazë të kalorazhit diabetikët të mos e marrin tri herë në ditë, por gjashtë herë në ditë dhe konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën 16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit. Ushqimi i marrë në orën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël ose “kafshatë”. Në këto orare zakonisht rekomandohen frutat, biskotat apo dhe ushqime të tjera, që i merr në sasi të pakët. Marrja e ushqimit gjashtë herë në ditë, bën që diabetiku “të jetë i ngrënë” gjatë gjithë ditës, çka bën të mundur shmangien e hipoglicemisë nga mjekimi me insulinë apo me kokrrat e sulfaniluresë. Buka duhet të përdoret në të trija vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë. Ushqime të tjera rekomandohen si më poshtë: Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçe etj. Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame të ndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj. Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj. Mënyra e mësipërme e ndarjes së ushqimeve është relative dhe natyrisht ka në bazë traditën popullore, si dhe kulturën sociale të diabetikut.
Mjekimi
Pa respektuar dietën, mjekimi medikamentoz me insulinë, me kokrra apo dhe i kombinuar midis tyre nuk ka efekt ose ka efekt “të pakët”, sepse dieta realizon dhe korrigjon shumë çrregullime metabolike, që qëndrojnë në bazë të diabetit të sheqerit. Mjekimi diabetik mund të ketë vlera të mëdha dhe të jetë i vetëm pa u shoqëruar me medikamente, vetëm kur është fjala për diabetikët me tip diabeti tip 2, që janë në mbipeshë apo shumë obezë. Megjithatë, sipas mjekëve, edhe kur jepet i vetëm, mjekimi diabetik nuk vazhdon përgjithmonë gjatë gjithë jetës, sepse me kalimin e kohës për arsye të ndryshme dhe komplekse lind nevoja që ky mjekim të kombinohet domosdo dhe me mjekimin medikamentoz, pasi është e pamundur që i vetëm të mbajë në ekuilibër diabetin e sheqerit. Përfitimi i peshës ideale realizohet duke dhënë ushqime me pak kalori kur është fjala për diabetikët me mbipeshë dhe me shumë kalori kur është fjala për diabetikët me nënpeshë trupore. Për këtë duhet që të shmanget përdorimi i atyre ushqimeve që shkaktojnë rritje të shpejtë dhe të menjëhershme të glicemisë. Dhe së dyti, duke përcaktuar dhe respektuar dieta përkatëse për çdo diabetik, në bazë të veçorive dhe kushteve që paraqet secili prej tyre.

Ndërlikimet që shfaqen kur diabeti nuk mjekohet mirë
Diabeti i pa mjekuar, ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit. Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rëndues, të tillë si duhani. Përveç çrregullimit të sheqernave, në diabet çrregullohen yndyrat, kripërat dhe çrregullohet metabolizmi i lëndëve. Kjo sëmundje jep ndërlikime akute të menjëhershme dhe ndërlikime kronike që zgjasin gjithë jetën. Në mënyrë të përgjithshme ndërlikimet vijnë si pasojë e uljes apo e ngritjes së sheqerit në gjak, dhe kur këto janë të menjëhershme, të sëmurët bien në gjendje kome ose në gjumë të thellë.

Këshilla
Diabetikët duhet ta marrin ushqimin ditor gjashtë herë në ditë
Konkretisht në mëngjes, në orën 10:00, në drekë, në orën 16:00, në darkë dhe në orën 22:00 para gjumit
Ushqimi i marrë në orën 10:00, 16:00 dhe 22:00 si rregull është i pakët dhe quhet vakt i vogël
Buka duhet të përdoret në të tria vaktet kryesore, mëngjes, drekë dhe darkë
Ushqime të tjera rekomandohen janë si më poshtë:
Në mëngjes: djathë, qumësht, gjizë, vezë, sallame, salsiçe etj.
Në drekë: mishi dhe produktet e tij, peshku, sallame të ndryshme, gjellë me zarzavate jeshile, frutat etj.
Në darkë: djathë, gjizë, kos, qumësht, salsiçe, sallame, gjellë me zarzavate etj.

Si parandalohet çrregullimi i zemrës tek personat me diabet
Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni mirë për veten dhe diabetin tuaj
Mbani glukozën në gjak në nivel sa më normal që mundeni
Kontrolloni shtypjen e gjakut, nëse është e nevojshme merrni edhe barna. Njerëzit me diabet duhet të kenë shtypjen nën 130/80
Mbani kolesterolin nën kontroll. Ndoshta do të keni nevojë për barna për ta bërë këtë
Humbisni peshën nëse jeni të mbipeshë
Pyeteni mjekun tuaj nëse duhet të merrni aspirinë ditor
Merruni me ushtrime fizike rregullisht
Hani ushqim të shëndetshëm për zemrën, të pakët me yndyra dhe kripë
Lini duhanin
G. Albania
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Semundja e diabetiti.

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshturazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. اudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glicemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.
Pasojat e diabetit
Kur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.
Dëmtimi i arterieve
Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.
Diabeti dhe presioni i gjakut
Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemave (enjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht mjekim të specializuar e të ndërlikuar.

F.B
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Kungulli mund të ndihmojë te tipi I i diabetit

Ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave insulinë prodhuese nga tipi I i diabetit.Hulumtimet e fundit në këtë aspekt vijnë nga Kina, sipas të cilave kungulli aziatik mund të ndihmojë të sëmurët me diabet të tipit I. Hulumtuesit kanë studiuar minj (të cilët zakonisht përdoren në hulumtimet mjekësore), por është ende herët të thuhet nëse këto do të mund të aplikohen edhe tek njerëzit.
Siç dihet, njerëzit e kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak përmes hormonit të quajtur insulinë, i cili krijohet nga disa qeliza specifike në pankreas.
Por në tipin I të diabetit, sistemi imun në mënyrë të gabueshme sulmon këto qeliza pankreatike. Kjo dëmton procesin e krijimit të insulinës, duke e lënë nivelin e sheqerit në gjak të pakontrolluar.
Studimet kineze sugjerojnë se ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre qelizave insulinë-prodhuese nga shkatërrimi.

Ekstraktet e kungullit dhe diabeti
Së pari, shkencëtarët e Universitetit të Shanghait (Kinë), blenë një kungull të pjekur aziatik (me ngjyrë të gjelbër ose të bardhë të lëvores). Ata larguan bërthamat dhe pasi e kishin tharë, përgatitën ekstrakt të kungullit. Pastaj, hulumtuesit, përzien ekstraktim me ujë dhe i ushqyen minjtë për një muaj. Disa minj kishin tipin I të diabetit, të tjerët nuk ishin dibetik.
Pas një muaj konsumimi ditor të ekstraktit të kungullit, minjtë me diabet kishin një ulje të nivelit të sheqerit në gjak. Ekstrakti i kungullit nuk ndikonte tek minjtë të cilin nuk kishin diabet.
Hulumtuesit kanë krahasuar minjtë me diabet të cilët kanë ngrënë ekstrakt të kungullit për një muaj dhe minjtë me diabet të cilët nuk kanë marrë ekstrakt të kungullit. Qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë ishin më të shumta tek minjtë me diabet të cilët kishin ngrënë ekstrakt të kungullit se sa tek minjtë me diabet që kurrë nuk kishin konsumuar.
Ekstrakti i kungullit mund të ndihmojë në mbrojtjen e disa (por jo të gjitha) qelizave insulinë-prodhuese ose të rigjallërojë qelizat e dëmtuara të pankreasit, bëjnë të ditur hulumtuesit.
Ekstrakti i kungullit nuk kishte ndikim në qelizat insulinë-prodhuese të pankreasit tek minjtë pa diabet. Por studimi nuk tregon se cilat lëndë kimike të kungullit mund të jenë përgjegjëse për këtë rezultat pozitiv. Studiuesit thonë se një rol të tillë mund të kenë pasur antioksiduesit e kungullit. /Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Infeksionet e lidhura me diabetin

Derisa shumica e infeksioneve mund të mjekohen me sukses, ju duhet të jeni në gjendje të njihni simptomat e infeksionit për të marrë kujdesin e duhur dhe mjekimin e efektshëm.Diabeti mund të ulë aftësinë e organizmit tuaj për të luftuar infeksionet. Glukoza e rritur në gjak çon në nivele të rritura të sheqerit edhe në indet e organizmit tuaj. Kur kjo ndodh, bakteret shtohen dhe infeksioni mund të zhvillohet shumë më shpejt. Tendencat më të shpeshta të infeksioneve janë fshikëza urinare, veshkat, vagjina, gingivat, këmbët dhe lëkura. Trajtimet e hershme të këtyre infeksioneve mund të parandalojnë komplikime serioze.

Shenjat paralajmëruese të infeksionit
Derisa shumica e infeksioneve mund të mjekohen me sukses, ju duhet të jeni në gjendje të njihni simptomat e infeksionit për të marrë kujdesin e duhur dhe mjekimin e efektshëm. Njoftoni mjekun tuaj menjëherë nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
- Temperaturë 38.3 gradë Celsius
- Djersitje ose ethe
- Puçrra në lëkurë
- Dhimbje, shtangie, skuqje ose ënjtje
- Plagë ose prerje që nuk shërohen
- Dhimbje fyti, gërvishtje në fyt, ose dhembje kur gëlltitni
- Rrjedhje nga hundët, kokë dhembje, ose ndjeshmëri në pjesët e sipërme të mollëzave
- Kollitje të vazhdueshme, të thatë ose të lagësht, e cila zgjat më shumë se dy ditë
- Njolla të bardha në gojë ose në gjuhë
- Nauze, vjellje ose diarre
- Simptoma të ngjashme me gripin (ethe, dhembje, kokë dhembje ose lodhje) ose ndjenjë të përgjithshme përkeqësimi
- Kruarje vagjinale
- Probleme me urinim: dhembje ose djegie, nxitje të vazhdueshme ose urinim të shpeshtë
- Urinë të gjakosur, të errët, ose me erë të rëndë
- Lexo më shumë mbi diabetin
- Gjej të dhëna dhe kërko ndihmë
- Shiko pamjen e plotë të udhëzuesve për diabet
/Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Diabeti dhe syri

Diabeti shkakton komplikime në organe të ndryshme e ndër to edhe në sy. Sëmundja diabetike e syrit i referohet një grupi të ndryshimeve në sy, të cilat paraqiten te personat me sëmundje të sheqerit dhe që shënohen si komplikime të diabetit.Dr. Valbon Ajazaj, mr.sci
Oftalmolog
Klinika Gjermane e Syrit

Këto ndryshime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të të pamurit ose të shkaktojnë verbim të plotë. Dëmtimet diabetike në sy njihen si retinopati diabetike.
Vlerësohet që rreth 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe që retinopatia diabetike (RD) është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës 20 gjer 74 vjeçare.
Gjasat për të zhvilluar këtë komplikim varen nga kohëzgjatja e diabetit, kualiteti i kontrollit të glikemisë, presioni i gjakut, niveli i lipideve të serumit, niveli i marrjes së kalorive, niveli i aktivitetit fizik, etj. Grupmosha e cila më së shumti është duke u rrezikuar nga diabeti është 30-39 vjeç.
Manifestimet klinike të retinopatisë diabetike: ثshtë me rëndësi të ceket se pacienti nuk do të vërejë ndryshime në pamje gjersa diabeti të mos dëmton regjionin e makulës, gjegjësisht gjersa të mos paraqitet ndonjë gjakderdhje më signifikante në trupin qelqor apo retinë. Prandaj, pacienti mund të ketë retinopati të shkallës së rëndë, ndërsa në anën tjetër ende të ketë pamjen e mirë (shih foto 2). Prandaj, ekzaminimet e rregullta të fundit të syrit janë të domosdoshme.
Ndryshimet të cilat mund të paraqiten në retinë janë: mikroaneurizmat (zgjatjet në formë qeske të murit të kapilarëve), gjakderdhjet sipërfaqësore apo të thella, eksudatet e forta dhe të buta, neovaskularizimet, proliferimet fibrovaskulare, etj. Varësisht nga paraqitja e tyre retinopatia diabetike ndahet në joproliferative dhe proliferative (natyrisht në kuadër të tyre pastaj ekzistojnë nënklasifikime).



Trajtimi
Mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet në 3 mënyra: me laserfotokoagulim (LFK), injektime intravitreale të substancave të ndryshme dhe operacione të retinës dhe trupit qelqor (pars plana vitrektomi-PPV).
LFK shfrytëzon nxehtësinë nga burimi laserik për të kauterizuar enët e dobësuara të gjakut të cilat mund të gjakderdhin dhe po ashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të neovaskularizimit dhe të shkolitjes së retinës.
LFK-ja është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, kryhet për 10-15 minuta dhe mund të përsëritet shumë herë. Përafërsisht te 70% të sëmurëve që e bëjnë laserimin vjen gjer te stabilizimi i pamjes, ndërsa në 15% të rasteve pamja edhe mund të përmirësohet.


Ekzistojnë dy mënyra të kryerjes së LFK. Njëra është LFK fokale, ndërsa tjetra është panLFK. Natyrisht, rekomandohet që para LFK, sidomos asaj fokale, të kryhet ekzaminimi i fluorescein angiografisë – FAG . Gjatë FAG jepet një substancë kontrasti në venë dhe pastaj me anë të një kamere speciale bëhet fotografimi i retinës dhe vizualizimi i enëve retinale të gjakut. Në ato zona ku kemi dëmtim të enëve të gjakut dhe rrjedhje të kontrastit pastaj kryhet LFK fokale.


Përveq LFK, mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet edhe me injektimin e substancave të ndryshme në trupin qelqor. Ekzistojnë disa lloje të substancave të cilat mund të injektohen si kortikosteroidet, substancat anti-VEGF etj. Në vitet e fundit trajtimi i retinopatisë diabetike ka përjetuar një revolucion të vërtetë me paraqitjen e substancave anti-VEGF (si avastin, lucentis, etj) të cilat janë treguar shumë efikase në largimin e neovaskularizimeve.
Mënyra tjetër e trajtimit të komplikimeve diabetike është edhe trajtimi kirurgjik, gjegjësisht PPV. Në rastet me gjakderdhje në vitreus, zhvillim të membranave proliferative apo ablacione traktive të retinës, atëherë duhet të intervenohet në mënyrë kirurgjike. Mirëpo, trajtimi është shumë më i suksesshëm nëse pacienti paraprakisht ka bërë trajtime me LFK dhe injektime intravitreale. Në të kundërtën rezultatet e intervenimit shumë shpesh janë të kufizuara.
Në fund duhet të cekim se duhet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të mjekut familjar, endokrinologut dhe oftalmologut, në mënyrë që pacienti të informohet dhe të udhëzohet për trajtim sa më efikas dhe me kohë, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme të diabetit. /Telegrafi/
 
Last edited by a moderator:

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Diabeti, epidemia e mijëvjeçarit të tretë

Suplementet ideal per diabetiket

Me dieten dhe ushqimin e duhur komplikacionet e diabetit mund te parandalohen. Pervec dietes dhe ushqimet, vitaminat, mineralet dhe barerat mund te ndihmojne gjithashtu ne uljen e sheqerit ne gjak dhe te pakesoje komplikacionet qe mund te ndodhin. Lloji me i mire i suplementit eshte ai ku kombinohen se bashku vitaminat dhe barerat te cilat punojne se bashku ne menyre sinegjirke me efekt uljen e sheqerit ne gjak. Ju mund te deshironi te dini se cilat vitamina, minerale dhe barera jane te mira per sheqerin ne gjak.

Lexojini si me poshte:

Vitamina C, Vitamina E, Vitamina B-6, Acid Folik, Vitamina B-12, Biotin, Magnezium, Zink, Selen, Baker, Mangan, Krom, Gymnema Sylvestre, pjeper i hidhur dhe Vanadium Sulfati.
Sigurohu qe shumica e ketyre perberesve te jene ne recetat qe ju blini. Gjithashtu, ne shishet qe ju blini duhet te jete e shenuar edhe shpeshtesia e marrjes se ketyre suplementeve. Si rregull kryesor ato duhet te merren te pakten 2 here ne dite. Mos e ndalo marrjen e suplementeve tuaj normale.

Vitamin C (acid sheqeri me veti antioksidues) – I mban te shendetshme veshkat dhe enet e gjakut te diabetikeve. Vitamina C bashkepunon me Vitaminen E per te nxjerre sheqerin nga gjaku dhe qelizat.

Vitamina E (antioksidant natyral) – ndihmon ne parandalimin e demtimit te nervave, te demtimit te veshkave, te syve dhe atakut ne zemer. Vitamina E bashkepunon me:

Vitaminen B duke ndihmuar ne mbajtjen e pankreasit ne forme te shendetshme.

Vitamina B-6 (pirodoxine HCL) – bashkepunon me acidin folik duke ndihmuar ne parandalimin e demtimit te nervave dhe atakun ne zemer.

Acidi Folik – bashkepunon me vitaminen B-12 duke ndihmuar ne parandalimin demtimit te gjymtyreve nga komplikacionet e diabetit.

Vitamina B-12 (cyanocobalamin) - bashkepunon me vitaminen B-6 dhe acidin folik duke ndihmuar ne lehtesimin e dhimbjes nervore.

Biotina – ndihmon insulinen qe te funksionoje me mire dhe ndihmon pankreasin te punoje me mire me sheqer me te ulet ne gjak.

Magnezium (Krebs Cycle Chelate) – ndihmon insulinen te punoje ne menyre me efektive dhe lehteson dhimbjet nervore.

Zinku (picolinate, chelate) – ndihmon insulinen te funksionoje me mire dhe qarkullimin e sheqerit ne qeliza.

Seleni (aspartate) – ndihmon ne parandalimin e demtimit te nervave dhe mbron enet e gjakut nga rritja e sheqerit ne gjak. Selina imiton insulinen.

Bakri (picolinate) – ndihmon ne mbrojtjen e qelizave te cilat prodhojne insulinen ne pancreas. Gjithashtu, bakri ndihmon ne parandalimin e demtimit te eneve te gjakut dhe nervave nga diabeti dhe ul nivelet e sheqerit ne gjak.

Mangani – ndihmon ne parandalimin e demtimit te nervave dhe eneve te gjakut.
Kromi (picolinate) – bashkepunon me biotinen duke ndihmuar ne uljen e sheqerit ne gjak dhe duke mbajtur pankreasin ne forme te mire pune.

Ekstrakti nga gjethet e Gymnema Sylvestre – ndihmon ne balancimin e sheqerit ne gjak dhe mund ten a mbroje nga rritja ne peshe.

Ekstrakt nga I gjithe Pjepri I hidhur – ndihmon rruget ne melci qe te punojne me mire; ul nivelin e sheqerit ne gjak.

Ekstrakt nga farat e Fenugreek – ndihmon veshkat tuaja dhe melcine ne perpunimin e sheqerit ne gjak ne menyre me eficente.

Ekstrakti nga Boronica – ndihmon ne dobesimin e katarakteve te ashpra diabetike

Bioflavonoid (Vitamin P+citrin) – ndihmon ne mbrojtjen nga demtimi i vitamins C dhe E. Ndihmon ne qartesimin dhe theksimin e shikimit tek diabetiket.

Vanadium Sulfati – ndihmon muskujt dhe qelizat e melcise te perdorin insulinen ne menyre me efektive.

Keto suplemente nuk do ta ulin shume sheqerin ne gjak, por do te ndihmojne per ta cuar ate ne nivele me normale. Diabeti eshte nje semundje e cila kerkon monitorim te perditshem disa here ne dite. Kur ju filloni ne merrni nje supplement diabeti per tju ndihmuar ne normalizimin e sheqerit ne gjak, monitoroni nivelin tuaj te sheqerit me shpesh ne fillim keshtu ju do te shikoni se qe ku fillon te ulet sheqeri perpara se te merrni me teper insulin. Niveli normal I shqerit ne gjak per diabetiket perpara nje vakti eshte 70 – 150 (1,2,5) dhe idealja 70 – 120.

Receta diabetike qe ju mund te merrni per uljen e sheqerit ne gjak nuk ehste ne asnje menyre leja qe jut e hani ne cdo menyre qe ju deshironi. Juve akoma ju nevojitet te hani ne menyre te shendetshme. Diabeti mund tju bej te ndiheni te tronditur, sidomos kur ju sapo jeni diagnistikuar me te. Me ushtrime te pershtatshme, dieted he supplement vitaminash ju mund te jeni mire ne rrugen e uljes dhe menaxhimit me te mire te nivelit te sheqerit ne gjak dhe te jetoni nje jete me te gjate dhe me te shendetshme.
infoal
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
diabetes-prueba-sangre.jpg


Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të glukozës, si rezultat i të cilit kjo substancë mblidhet në sasi të larta në gjakun e njeriut.

Shumica e ushqimeve të cilat njerëzit i hanë zbërthehet në glukozë, një formë e thjeshtë e sheqerit në gjak. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për organizmin. Pas tretjes, glukoza kalon në qarkullimin e gjakut, ku përdoret nga qelizat për t’u rritur dhe për energji. Që glukoza të arrijë në qeliza duhet patjetër të jetë e pranishme insulina. Insulina është nj hormon i prodhuar nga pankreasi, një gjëndër e madhe e vendosur prapa lukthit.

Kur njeriu han, pankreasi automatikisht prodhon sasinë e nevojshme të insulinës për ta larguar glukozën nga gjaku në qeliza. Te njerëzit me diabet, pankreasi ose prodhon pak ose aspak insulinë, ose qelizat nuk përgjigjen si duhet ndaj insulinës së prodhuar. Kështu, glukoza mblidhet në gjak, rrjedh në urinë, dhe del nga organizmi përmes urinës. Kështu, organizmi humb burimin kryesor të energjisë, edhe pse gjaku përmban sasi të mëdha të glukozës.

Diabeti mund të jetë i pranishëm në formë të tre llojeve:

- Diabeti i tipit 1
- Diabeti i tipit 2 dhe
- Diabeti gestacional.



Diabeti i llojit 1

Lloji 1 i diabetit është një sëmundje autoimune. Sëmundjet autoimune paraqiten kur sistemi mbrojtës i organizmit (sistemi imun) lufton kundër një pjese të organizmit, të cilën e sheh si të huaj. Te rasti i diabetit, sistemi imun i organizmit sulmon dhe shkatërron qelizat beta të pankreasit, të cilat prodhojnë insulinën. Pankreasi më pas prodhon pak ose aspak insulinë. Një person i cili ka llojin 1 të diabetit duhet të marrë çdo ditë insulinë për të jetuar.

Shkencëtarët ende nuk e dinë e çfarë e bën sistemin imun t’i sulmojë qelizat beta, por ata besojnë se faktorë autoimunë, gjenetikë dhe ambiental, ndoshta edhe viruse, mund të jenë të përfshirë.

Lloji 1 i diabetit llogarit deri rreth 10 për qind të pacientëve me diabet. Ai prek më së shumti fëmijët dhe të rriturit e moshave të reja, por mund të paraqitet në çdo moshë.

Simptomat e llojit 1 të diabetit zakonisht zhvillohet brenda një periudhe të shkurtër, edhe pse shkatërrimi i qelizave beta mund të fillojë vite më herët. Simptomat mund të përfshijnë rritje të etjes dhe urinim, uri të vazhdueshme, rënie në peshë, pamje të mjegull dhe lodhje të skajshme. Nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet me insulinë, një person me llojin 1 të diabeti mund të përfundojë në komë diabetike kërcënuese për jetën, e njohur po ashtu edhe si ketoacidoza diabetike.

Lloji 2 i diabetit

Diabeti i tipi 2 është forma më e shpeshtë e diabetit. Rreth 90 deri në 95 për qind të njerëzve me diabet janë të prekur nga lloji 2. Kjo formë e diabetit më së shpeshti është e lidhur me moshën, obezitetin, historinë familjare të diabetit, histori të mëhershme të diabetit gestacional, mosaktivitet fizik dhe me grupacione të caktuar. Rreth 80 për qind të njerëzve me llojin 2 të diabetit janë të mbipeshë ose obezë (mbipeshë e tepruar).

Kur personi është i diagnostikuar, pankreasi zakonisht prodhon mjaft insulinë, por për arsye të panjohura trupi nuk mund ta përdori insulinën në mënyrë efektive, një sëmundje që quhet rezistencë në insulinë. Pas disa vitesh, prodhimi i insulinës bie. Rezultati është i njëjtë me atë të llojit 1 të diabetit – glukoza mblidhen në gjak dhe trupi nuk mund ta shfrytëzojë atë në mënyrë efektive si burim energjie.

Simptomat e tipit 2 të diabetit zhvillohen gradualisht. Shpërthimi i tyre nuk është aq i menjëhershëm si lloji 1 i diabetit. Simptomat mund të përfshijnë lodhje, urinim të shpeshtë, etje dhe uri të shtuar, rënie në peshë, pamje të turbullt dhe shërim të ngadalshëm të plagëve dhe pezmatimeve. Disa njerëz nuk kanë aspak simptoma

Diabeti gestacional

Disa femra zhvillojnë diabetin gestacional vonë në shtatzëni. Edhe pse kjo formë e diabetit zakonisht largohet pas lindjes së foshnjës, femrat të cilat kanë diabetin gestacional kanë 40 deri në 60 për qind të shanseve të zhvillojnë llojin 2 të diabetit brenda 5 deri 10 vitesh. Ruajtja e peshës së arsyeshme të trupit dhe të qenit fizikisht aktive mund të ndihmojë parandalimin e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Sipas të dhënave të OBSH-së deri në pesë për qind të femrave shtatzëna zhvillojnë diabet gestacional. Si te rasti i diabetit tip 2, diabeti gestacional paraqitet më shpesh te disa grupe etnike dhe te femrat me histori familjare të diabetit. Diabeti gestacional shkaktohet nga kromohet e shtatzënisë ose nga mungesa e insulinës. Femrat me diabet gestacional mund të mos përjetojnë asnjë simptomë.

Llojet tjera të diabetit

Përveç llojeve të përmendura, ekzistojnë edhe disa lloje të tjera të diabetit. Një person mund të shfaqë karakteristika të më shumë se një lloji. Për shembull, te diabeti latent autoimun i të rriturve (DLARr), po ashtu i quajtur diabeti 1.5 ose diabeti i dyfishtë, njerëzit shfaqin shenja të tipit 1 dhe tipit 2 të diabetit.

Llojet tjera të diabetit janë ato të shkaktuara nga:
- Defektet gjenetike të beta qelizave (pjesa e pankreasit që krijon insulinë)
- Defektet gjenetike në veprimin e insulinës, që rezultojnë në paaftësi të organizmit për të kontrolluar nivelet e glukozës, siç është parë te leprekaunizmi dhe sindroma Rabson-Mendenhall
- Sëmundjet e pankreasit ose gjendjet të cilat dëmtojnë pankreasin, si pankreatitis dhe fibroza cistike
- Sasia e tepërt e hormoneve të caktuara që vjen nga disa gjendje – si kortizoli te sindroma e Cushin – që dëmton punën e insulinës.
- Barnat që reduktojnë veprimin e insulinës, si glukortikosteroidet, ose substancat të cilat shkatërrojnë infeksionet e beta-qelizave, si rubella kongjenitale dhe citomegalovirusi
- اrregullimet e rralla imune, si sindroma e shtangies së, një sëmundje autoimune e sistemit nervor qendror
- Sindromat gjenetike të lidhura me diabetin, si sindroma Down dhe sindroma Prader-Willi.


Kush preket nga diabeti?

Diabeti nuk është sëmundje ngjitëse. Njerëzit nuk mund ta marrin atë nga njëri-tjetri. Megjithatë, ka disa faktorë të caktuar të cilët rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Diabeti i tipi 1: paraqitet njëjtë si te femrat po ashtu edhe meshkujt, por është më i shpeshtë te njerëzit e racës së bardhë. Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se disa vende evropiane, si Finlanda dhe Suedia, kanë shkallën më të lartë të diabetit 1. Arsyeja e kësaj është e panjohur. Lloji 1 i diabetit prek më së shumti fëmijët, por mund të paraqitet në çdo moshë.

Diabeti i tipit 2 është më i shpeshtë te të moshuarit, veçanërisht te njerëzit e mbipeshë. Ai paraqitet njëjtë si te femrat ashtu edhe te meshkujt.


DIAGNOSTIKIMI

Analiza e nivelit të glukozës në gjak në gjendje esëll (pa ngrënë) është analiza e preferuar për të diagnostikuar diabetin te fëmijët dhe të rriturit (jo shtatzënat). Analiza është më e besueshme kur bëhet në mëngjes. Megjithatë, diagnostikimi i diabetit mund të bazohet në cilindo prej rezultateve të testeve të mëposhtme, të konfirmuara nga ri-testimi në një ditë tjetër:

- Niveli i glukozës së gjakut prej 126 mg/dL (7 mmol/litër) ose më i lartë tetë orë pa ngrënë. Ky test quhet testi i glukozës në gjak në të esëll.
- Niveli i glukozës në gjak mbi 200 mg/dL (11 mmol/litër) ose më i madh dy orë pas pirjes së ndonjë pije që përmban 75 gramë glukozë të tretur në ujë. Ky test quhet testi oral i tolerancës në glukozë (TORG)
- Testi i rastësishëm (i bërë në çdo kohë) i nivelit të glukozës në gjak prej 200 mg/dL (11 mmol/litër) ose më i madh, së bashku me një prani të simptomave të diabetit.

Diabeti gestacional diagnostikohet bazuar në matjet e niveleve të glukozës gjatë TORG. Nivelet e glukozës janë normalisht më të ulëta gjatë shtatzënisë, andaj edhe nivelet e toleruara për diabet në shtatzëni janë më të ulëta. Nivelet e glukozës në gjak maten para se një femër të pijë një pije që përmban glukozë. Pastaj nivelet kontrollohen 1, 2 dhe tre orë më pas. Nëse femra ka dy nivele të glukozës në gjak që prek ose tejkalon numrat e mposhtëm, ajo ka diabet gestacional:
- niveli i glukozës në vlerën 95 mg/dL (5.3 mmol/L) në të esëll,
- 180 mg/dL (10 mmol/L) një orë pas ngrënies,
- 155 mg/dL (8.7 mmol/L) dy orë pas ngrënies, ose
- 140 mg/dL tre orë pas ngrënies (7.8 mmol/L).


Komplikimet e diabetit

Diabeti lidhet me komplikime afatgjata të cilat prekin po thuajse çdo pjesë të organizmit. Sëmundja shpesh çon në verbëri, sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, goditje në tru, pamjaftueshmëri të veshkave, amputime, dhe dëmtime nervore. Diabeti jo i kontrolluar mund ta komplikojë shtatzëninë, dhe defekte të lindjes janë më të shpeshta te foshnjat e lindura te fermat me diabet.

/mjeku.net/
 
Titulli: Diabeti !

Une sot e bera analizen e diabetit ( sdua te shoh per ca dite sheqer me sy :p ) shpresoj te dal mire
 

Hera

Banned
GettyImages-465894750-780x439.jpg

Ju vjen erë e keqe nga goja dhe keni karies të shpeshtë? Mund të jetë diabet

Simptomat e diabetit janë të gjitha rreptësisht të varura nga dukuria e hiperglikemisë dhe shpesh kanë efekte të mëdha negative për organizmin.

“Ndërhyrja në kohë është thelbësore për diagnozën e hershme të sëmundjes dhe ndërhyrjen pasuese me një terapi të përshtatshme”, shpjegon Alberto De Micheli, diabetolog i ACISMOM i Xhenovës. Ja cilat janë.

Karakteristikat e diabetit

Diabeti është një sëmundje metabolike e shkaktuar nga mungesa ose aktiviteti i pamjaftueshëm i insulinës, një hormon kyç për të mbajtur glukozën në gjak. Diabeti i tipit 1, i karakterizuar nga mungesa pothuajse absolute e insulinës, ndodh papritur, zakonisht gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, rrallë në moshë madhore) dhe simptomat janë shumë karakteristike.

Diabeti i tipit 2, i karakterizuar nga aktiviteti i pamjaftueshëm dhe mungesa relative e insulinës, ndodh ngadalë, zakonisht në moshë madhore dhe simptomat janë më të nuancuara. Faktorët e rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2 janë: mbipesha ose obeziteti, nivelet e larta të yndyrës në gjak, hipertensioni, pirja e duhanit, jeta sedentare si dhe familjariteti me diabetin. Tipari i përbashkët i dy llojeve të diabetit është përqendrimi i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia).

Banner_v1_04.10.2016_Type-2-Diabetes.png


1. Urinim i bollshëm dhe i shpeshtë

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, trupi e eliminon atë me urinën: kjo rrit sasinë e urinës të dëbuar në 24 orë, e cila përmban sasi të larta të sheqerit. Zgjimi dy herë në natë për të urinuar kur nuk kishte ndodhur kurrë më parë mund të jetë një sinjal alarmi.

2. Një etje e fortë

Me një eliminim më të madh të lëngjeve ju dehidratoheni, kështu që pini më shumë dhe ndiheni përsëri të etur. Disa pacientë që nuk e dinë se janë diabetikë shuajnë etjen e tyre me pije të ëmbla me sheqer ose me lëngje frutash, duke rritur kështu sheqerin në gjak dhe duke përkeqësuar akoma më tej situatën. Pra, fakti që ju ndjeheni veçanërisht të etur pa djersitje për shkak të nxehtësisë së tepruar ose trajnimit intensiv mund të jetë simptomë e diabetit.

3. Era e keqe nga goja

Aroma e acetonit e erës së gojës, ashtu si ajo që përdoret për të hequr manikyrin nga thonjtë, është një simptomë klasike e diabetit të tipit 1, një tregues i dekompensimit të rëndë metabolik. Kjo erë e veçantë është rezultat i të ashtuquajturës ketoacidozë: në thelb, trupi i diabetikëve, i cili nuk ka insulinë, nuk mund të përdorë glukozën si një burim energjie, kështu që për të marrë atë, djeg acidet yndyrore.

Në këtë proces formohen trupat ketone që shkaktojnë erën e acetonit në frymëmarrje. Kjo simptomë mund të jetë e dobishme për t’u vlerësuar, kur një pacient vjen në dhomën e urgjencës në koma: koma mund të ketë arsye neurologjike, metabolike ose arsye të tjera dhe fryma e acetonit është një tregues i rëndësishëm për mjekun që menjëherë e trajton problemin duke e lidhur me diabetin e tipit 1.

4. Humbje peshe e papritur dhe lodhje

Humbja e menjëhershme e peshës ndikon kryesisht te pacientët me diabet të tipit 1, në diabetin e tipit 2 mund të jetë më gradual. Normalisht, sheqernat e marra me dietën, të absorbuar një herë, transportohen në gjak në të gjitha rrethet e trupit ku qelizat janë në gjendje t’i përdorin ato në sajë të insulinës.

Nëse kjo substancë mungon ose prodhohet në sasi të vogla, energjia e prodhuar nga sheqernat nuk është më në dispozicion dhe trupi lodhet shumë shpejt. Trupi përdor depozitat yndyrore për nevojat ushqyese të tij dhe, në raste të rënda, indet e muskujve. Kjo rezulton në humbje peshe.

5. Uri e tepruar

Të kesh uri pa asnjë arsye mund të jetë mund të jetë simptomë e diabetit. Sëmundja e pengon trupin nga shndërrimi i sheqernave në energji, kështu që ju ndiheni të uritur dhe jeni gjithmonë në kërkim të ushqimit që të jeni të karikuar. Në diabetin e tipit 1, një simptomë tipike është polyphagia e shoqëruar me humbje peshe: rritja e oreksit dhe marrja e ushqimit është pasuar nga një humbje paradoksale e peshës (në vend të shtimit të peshës që pritej).

Ky fenomen ndodh më pak në diabetin e tipit 2 ku pacienti është shpesh mbipeshë ose obezë dhe mund të vëzhgojë një humbje peshe duke ruajtur ushqimin e zakonshëm të tepërt. Në raste të tjera të diabetit të tipit 2, humbja e peshës nuk ndodh.

6. Shërimi i ngadaltë i plagëve

Diabeti është një faktor i rëndësishëm kufizues në shërimin e plagëve. Nivelet e larta të sheqerit zvogëlojnë aftësinë për të shëruar plagët dhe një plagë aksidentale që nuk shërohet shpejt mund të jetë sinjal alarmi.

7. Infeksionet gjenitale ose urinare (cystitis, vaginitis, balanitis)

Nivelet e larta të sheqerit në gjak krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e baktereve. Diabeti dobëson përgjigjet imune dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut dhe organizmi bëhet më i ekspozuar ndaj infeksioneve të llojeve të ndryshme, sidomos nga kërpudhat (candida) ose madje edhe nga bakteret. Kërpudhat dhe bakteret shpërthejnë në mjedise të pasura me sheqer.

Nëse verifikohen shumë infeksione (sidomos nga kërpudhat) në disa muaj dhe trajtimet standarde nuk bëjnë efekt, është e mundur që shkaku të jetë diabeti. Pasi niveli i sheqerit në gjak të mbahet nën kontroll, shpeshtësia e infeksioneve duhet të ulet.

8. Pamje e turbullt

Kur sheqernat janë shumë të larta në gjak, syri ndikohet gjithashtu. Glikemia shumë e lartë shkakton ndryshime në lentet kristalore dhe në lëngun endokular që zvogëlon aftësinë për të parë, zakonisht duke e bërë vizionin të paqartë. Për të korrigjuar këtë lloj problemi te sytë është e nevojshme për të ulur nivelin e glukozës në gjak. Problemi i vizionit të paqartë mund të jetë vetëm i përkohshëm.

Disa pacientë me diabet të padiagnostikuar shkojnë te oftalmologu, duke u ankuar që nuk shohin qartë dhe kthehen në shtëpi me syze me recetë. Në fakt, duke korrigjuar nivelet e glukozës, efekti kthehet dhe vizioni i paqartë zhduket. Ky problem vizual nuk është retinopati diabetik, i cili është një ndërlikim i diabetit që zakonisht lind pas viteve të sëmundjes. Ajo mund të jetë e pranishme në fillim vetëm nëse diabeti diagnostikohet me vite vonesë në lidhje me fillimin e tij aktual.

9.Rritja e kariesit

Hiperglicemia dëmton dhëmbët dhe mishrat, duke e bërë më të mundshëm kariesin dhe infeksionet. Nëse vëreni një rritje të këtyre problematikave, është e mundur që shkaku të jetë diabeti. /Telegrafi/
 
Top