Dieta e Hejit bazohet në kombinimin e ushqimeve

braziljania

Anëtar i Nderuar
Dieta e shpikur nga kirurgu amerikan, dr. Uilliam Hauard Hej, bazohet në kombinimin e drejtë të gjësendeve të shëndetshme ushqimore. Për shkak të problemeve të shumta shëndetësore, dr. Hej kishte vendosur që ta përdorte këtë meny. Duke pohuar se e pengojnë procesin e shërimit, ai kishte hequr nga menyja ushqimet e përpunuara (si psh sheqerin dhe miellin e bardhë), kurse e kishte rritur pjesëmarrjen e ushqimeve natyrore. Duke ngrënë vetëm gjësendet themelore ushqimore - pemët dhe perimet e freskëta, drithërat integrale, peshqit dhe mishi i freskët, si dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe kombinimit të drejtë të ushqimeve, pas tre muajsh ai ishte shëruar plotësisht dhe kishte humbur 19 kile. Prej kësaj kohe, ai e kishte promovuar këtë dietë si mjet ideal për shërimin e vështirësive me shëndet, duke shëruar kështu me të shumë pacientë. Përpos që eviton përdorimin e ushqimeve të përpunuara, dieta e Hejit bazohet edhe në parimin e ndarjes së llojeve të kundërta të ushqimeve, të cilat nuk shkojnë mirë njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë, rregulli themelor thotë që të ndahen karbohidratet (buka, brumërat, patatet), nga proteinat (mishi, vezët, peshqit). Tretja e tyre bëhet në mënyra të ndryshme, prandaj kombinimi i tyre mund të shkaktojë kaps, që është njëra ndër arsyet kryesore të trashjes.

kosovasot*
 
Top