Diferenca mes egoizmit dhe dashurisë së vërtetë

Marla

Quo Vadis!

Të dish të dallosh është e nevojshme, por jo të gjithë dinë ta bëjnë këtë. Keni zgjedhur të doni veten? Jo, ju nuk jeni egoist, thjesht ke mësuar të respektosh veten. Quhet vetë-dashuri dhe e meriton! Disa do t’ju quajnë mendjemadh, disa do t’ju shohin narcist. Nuk ka problem. E rëndësishme është që ti di si ta dallosh këtë sjellje, për vetëvlerësimin tënd, për paqen tënde të brendshme.

Dr.Chamorro-Premuzic nga Universiteti i Kolumbias, përmblodhi përkufizimin e egoizmit me atë të narcizimit. “Egoisti bën gjithmonë atë që dëshiron, edhe me çmimin e lëndimit të të tjerëve. Narcizi, nga ana tjetër, është i vetë-fiksuar, vetë-referencial, egocentrik, i ftohtë, empatik dhe në kërkim të vazhdueshëm për aprovimin apo miratimin nga të tjerët”. Por në në asnjë mënyrë, nuk mund të flitet për vetë-dashuri.

ÇFARË ËSHTË DASHURIA E VËRTETË?
Nuk është shkatërrim dhe nuk është as kotësi. Të duash veten do të thotë të pranosh kufijtë dhe frikën tënde. Të qenit i vetëdijshëm për vlerën që keni, pa e zvogëluar ose mbivlerësuar atë. Vetë-dashuria është respekt, të dish të thuash jo në raste që kërkohet dhe pa u ndier fajtor për të. Sa herë i keni lënë mënjanë nevojat tuaja, për të ndihmuar të tjerët të realizojnë të tyret? Dhe sa herë keni nxituar për të ofruar ndihmë ndaj tyre, duke i kërkuar vetes një sakrificë të madhe për të mos i zhgënjyer, dhe për të mos i lënduar? Shumë, dhe këtë e dimë.

Dhe këtu vetë-dashuria heq një vijë midis qenies së dobishme, duke e lënë veten të përdoret. Kjo situatë risjell një ekuilibër që nuk duhet të dështojë midis jush dhe botës. Të kujdesesh për veten ndërsa kujdeseni për të tjerët. Të duhemi, që të mund të duam më mirë. Respektoni për të kërkuar respekt nga ata që përpiqen vetëm të marrin, pa dhënë kurrë. Në familje, në jetën në çift dhe në marrëdhëniet shoqërore, vetë-dashuria ju lejon të filtroni, zgjidhni dhe vlerësoni me mençuri më të madhe. Kuptoni që, të marrësh një pozicion ndryshe, të shprehësh një mendim të kundërt, të dedikohesh me kohë dhe vëmendje, nuk ju bën një person “të keq”. Përkundrazi. Ju bën të lirë. Më të sigurt në vetvete dhe të përgjegjshëm me të tjerët.
Dashuria e vërtetë nuk është egoizëm, je thjesht Ti!

/Psikologjia
 
Marla

Quo Vadis!
Ose ose narcist egoist. Double trouble!
Hide yo kids and hide yo wives!
Narcisti eshte shkalla me superiore e egoizmit. Ne dashuri ne fakt egoizmi eshte i mire, e ben lidhjen me te shendetshme. Kur fut altruizmin ne 1 lidhje i bie qe e ke fucked up me duret e tua ate mardhenie. Kshu e mendoj une te pakten.
 
Troglodyte

Meme Connoisseur and Professional Procrastinator.

Tell me more love guru!
 
Troglodyte

Meme Connoisseur and Professional Procrastinator.
You don't need my advise se je smart ass vete :p por ki parasysh balancen. Cdo gje ne jete jo vetem ne 1 raport dashurie duhet te jete balance/ekuiliber e mesmja e arte me pak fjale lol
Shume keshille perfekte love guru!

Me fjale e di ekuilibrin une, por ne praktike nuk e kam gjet akoma ?
 
Troglodyte

Meme Connoisseur and Professional Procrastinator.
Keq e paske punen. Ja pershembull ai te meson cfare eshte unconditional love <3
Po ti bim lapsit ne ky o tu mperdor mua. E mbaj me ushqim dhe strehim. Ky kur sheh qene te gjinise femerore me braktis ne mes te pyllit dhe kur sheh njerez fshihet mbrapa meje. Pra ky po merr e nuk po jep. Kjo eshte nje marrdhenie toksike sipas opinionit tim amater. ?
 
Good point.

Ama prap kthehet ke ty, ushqimi seksi jane nevoja bazike ne kete rast ska te beje me mardhenien themelore qe eshte dashuria pa kusht :D
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ka nje problem,qe mos te jemi egoist,duhet qe partneri mos te testoj ne ceshtje egoizmi.
Pra ose tolerojme te dy,ose asnjeri.
Ceshtje marrveshje dhe parimesh.
Ne fund te fundit s`kam pse te dua apo te respektoj ,nese dhe ti nuk ben te njejten gje,
 
Mua me pelqen egoizmi mes 2 partneresh. Eshte egersisht i bukur :D
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mua me pelqen egoizmi mes 2 partneresh. Eshte egersisht i bukur :D
I jep shije,por behet i lodhshem dhe ne fund perfundon duke shkaterruar ate lidhje.
Sepse fija qe ndan egoizmin e shendetshem me te demshmin eshte shume e holle,dhe e veshtire te mbahet.
 
Po mire me e aplikoj ne ditet e javes qe kane (r) mren une jo ditet e tjera lool
 
Top