• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Disa gjëra që ndoshta nuk i keni ditur për engjëllushet e "Victoria's Secret"

Jetmira

..........
1-ADRIANA LIMA
Adriana jo vetëm që është njëra ndër engjëllushet më të bukura, ajo është edhe tejet ambicioze. Ajo ka thënë se do ta ndjekë karrierën në mjekësi, kur të mos merret më me modelizëm. Ajo dëshiron që të bëhet pediatre. Puna si modele nuk ka qenë asnjëherë në listën e ëndrrave të saj, ndërsa me këtë punë filloi të merret rastësisht në një moshë të re. Në shkollën fillore, modelja kishte një shoqe, e cila nuk dëshironte që të shkojë në një garë modelimi vetëm, kështu që aplikoi së bashku me të. Agjencia më pas kontaktoi me të dhe më pas ajo zuri vendin e parë në kërkimin e supermodeleve në Brazil nga kompania 'Ford'. Tani ajo ka një pasuri prej rreth tetë milionë eurove.


2-MIRANDA KERR
Kjo modele mendon shumë për vetëdijesim dhe mirëqenie në përgjithësi. Miranda ka shkruar një libër me titull 'Treasure Yourself'. Libri përfshin leksione në vetëbesim, bukuri të brendshme vetë përmirësim dhe pranim. Ajo ka studiuar 18 muaj në akademinë për të jetuarit në mënyrë natyrale, kështu që nuk është çudi që atë njohuri e ka transferuar në jetën e saj profesionale. Ajo gjithashtu ka krijuar një linjë personale të produkteve për kujdes ndaj lëkurës me emrin 'Kora Organics'. Kjo linjë është krijuar në vitin 2009 dhe prodhohet në Australi.


3-CANDICE SWANEPOEL
Bukuroshja nga Afrika Jugore ka arritur shumë që nga koha kur është ndier si një vajzë e hollë me proteza dhëmbësh. Në vitin 2014 ajo ka qenë në vendin e parë të listës së revistës 'Maxim' si më e bukura. Ajo është njëra ndër dhjetë modelet më të paguara në industrinë e modës. Ajo duhet ta falënderojë nënën e saj, e cila e mbështeti dhe i dha vullnet, kur deshi që të heqë dorë nga karriera dhe të kthehet në shtëpi, sepse po mërzitej shumë për vendlindjen gjatë qëndrimit në Nju-Jork. Ajo bëri mirë që vendosi që të mos largohet, pasi që u zgjodh si modele për ta hapur dyqanin e parë të 'Victoria's Secret' në Kanada.


4-GISELE BUNDCHEN
Gisele është mbretëreshë e markës 'Victoria's Secret'. Ajo është modelja më e paguar në botë dhe ka një neto pasuri prej rreth 328 milionë eurove. Ajo u zbulua në moshën 14- vjeçare në një qendër tregtare në San Paolo. Ndoshta nuk do ta dinit kurrë por kur ajo filloi me audicione, është refuzuar vazhdimisht për shkak se kishte një hundë shumë të madhe. Por, mund të thuhet se ajo është duke qeshur e fundit tani, duke sunduar si mbretëreshë e 'Victoria's Secret' dhe si engjëllushe kryesore.


5-ALESSANDRA AMBROSIO
ثshtë vështirë të besohet që kjo bukuroshe braziliane dikur ka qenë e pasigurt në lidhje me dukjen e saj. Në moshën 11-vjeçare, Alesandra iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike kozmetike për shkak të veshëve të mëdhenj, por më pas kishte komplikime. Pas operacionit, ajo u është nënshtruar edhe disa operacioneve të tjera të vogla për ta riparuar dëmin. Pasi që e lindi të bijën e saj, ajo i shtoi rreth 27 kilogramë dhe brengosej për humbjen e peshës. Ajo pranon se ka ngrënë tepër ushqim gjatë shtatzënisë. Nuk është e pazakontë për të famshmet, që të pendohen në lidhje me operacionet e bëra në moshë të re ose të ndjehen të pasigurta.
Edhe ato janë njerëz, sikur edhe ne.


6-JESSICA HART
Modelja e lindur në Australi, Jessica, ka bërë audicion për 'Victoria's Secret' për shtaë vjet me radhë dhe është refuzuar. Në vitin 2014, ajo thuhet se e ka lënë nën hije mysafiren Taylor Swift në shfaqjen e modës. Asaj i është bërë pyetja nëse beson që Taylor do të mund të punonte si modele, ndërsa ka reaguar: "Mendoj se është një person shumë i mirë, por nuk e di, sa më përket mua, ajo nuk përshtatet në atë botë". Thashethemet filluan të qarkullojnë pas komentit, ndërsa modelja beson se gjërat kanë dalë nga konteksti. Gjërat u nxehën aq shumë, saqë thuhet se Swift nuk ka dëshiruar që Hart të jetë pjesë e shfaqjes, nëse do të ftohej për të marrë pjesë në vitin 2015. Marka e modës ka pohuar se modelja nuk e ka dëmtuar atë, dhe se nuk është përjashtuar nga puna për shkak të incidentit.

Marr nga Kosova.Sot
 
Top