Dispozitat e fitër Bajramit

MasteR

I'm offline
Me-fat-Bajrami-300x228.jpg

Dispozitat e fitër Bajramit
Falënderimet i përkosin vetëm Allahut Zotit të të gjitha botrave, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- mbi familjen dhe shokët e tij në përjgihtësi.
Kjo është një përmbledhje e shkurtër rreth dispozitave të fitër bajramit, ku jam munduar që çdo dispozitë të jetë në përputhje të plotë me sunetin e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- si dhe për ta sqaruar me një metodë të qartë dhe të lehtë. I lutem Allahut të Madhëruar që tu bëjë dobi të gjithëve dhe t’i pranojë të gjitha punët tona.
Disa prej dispozitave të fitër bajramit
Së pari: Parapërgatitja për të falur namazin e bajramit duke u larë dhe zbukuruarrrobat. Imam Maliku ka treansmetuar në Muetan e tij nga Nafiu se “Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore”[1].
Ibn kajim ka thënë: ثshtë saktësuar se ibn Omeri i cili njihej për pasimin që i bënte sunetit lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore”[2] gjithashtu është saktësuar se ai vishte rrobat më të mira kur shkonte për në namazin e dy bajrameve.
Ibn haxher ka thënë: “Ibn ebi dunja dhe bejhakiu kanë transmetuar një sened të saktë se ibn omeri vishte rrobat më të mira kur shkonte në dy bajramet”[3]
Duke u bazuar në këto dy transmetime e disa të tjera shumë dijetarë kanë pohuar se larja dhe zbukurimi në dy festat e bajrameve është diçka e pëlqyer.
Së dyti: Pëlqehet që para se të nisemi për të falur namazin e bajramit të hamë hurma por me numër tek, tre, pesë apo edhe më shumë e rëndësishme është që në fund ta mbyll me numër tek. Argument për këtë është hadithi i Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- që thotë: “I dërguari i Allahut nuk nisej për në namazin e fitër bajramit derisa të hante hurma dhe i hante ato me numër tek.”[4]
Së treti: Pëlqehet që të bëhen tekbire me zë të lartë ditën e bajramit që në momentin kur del nga shtëpia e deri sa të mbërrijë në faltore. Këtë e pohon hadithi i Abdullah bin Omerit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- që thotë: “I Dërguari i Allahut bënte tekbire ditën e fitër bajramit që nga momneti kur dilte nga shtëpia e tij e derisa mbërrinte në faltore.”[5]
Nafiu përcjell se “Ibn Omeri kur nisej për të falur fitër bajramin apo kurban bajramin bënte tekbire me zë të lartë derisa mbërrinte në faltore. Pas kësaj bënte tekbir derisa të vinte imami e në këtë mënyrë bënte tekbir bashkë me tekbirin e tij.”[6]
Vërejtje
Bërja e tekbirit në kor me një zë të vetëm është bidat dhe nuk është saktësuar nga Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- e as nga shokët e tij, më e sakta është që ta bëjë secili me zë në vete.
Së katërti: Pëlqehet që të shkohet për në faltore duke ecur. Argument për këtë është hadithi i Aliut -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- i cili ka thënë: “ثshtë nga suneti që njeriu të shkojë për në bajram duke ecur.” Transmeton Tirmidhiu i cili ka thënë: Ky hadith është i mirë dhe me këtë hadith kanë punuar shumica e dijetarëve të gjithë e kanë pëlqyer që njeriu të shkojë në namazin e bajramit duke ecur dhe nuk duhet të hipë mbi ndonjë mjet vecse me arsye.”[7]
Së pesti: Pëlqehet që kur të shkojë për në namaz nga një rrugë të kthehet nga namazi nga ndonjë rrugë tjetër. Këtë e pohon hadithi i Xhabirit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- që thotë: “I dërguari i Allahut ditën e bajramit i ndërronte rrugët.”[8]
Së gjashti: Lejohet që namazi i bajramit të falet pas lindjes dhe ngritjes së diellit pa ezan dhe ikamet, namazi i bajramit është dy rekate, në rekatin e parë merren shtatë tekbire, dhe në të dytin pesë tekbire. Pëlqehet që imami të lexojë suren Ala dhe Gashijeh ose suren Kaf dhe kamer, ndërsa Hytbeja bëhet pas namazit dhe kërkohet që gratë ta prezantojnë atë.
Umu Atije, ka thënë: “I dërguari i Allahut na urdhëroi të dalim në festat e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit. Të njetën gjë ua ka thënë edhe robëreshave, vajzave që sapo kishin hyrë në rangun e pjekurisë si dhe atyre që janë me mestruacione. Ndërsa gratë me mestruacione, ai -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- i urdhëroi të distancoheshin nga namazi.” [9]
Ibn Abasi përcjell se i dërguari i Alahut e ka falur namazin e bajramit pa ezan dhe pa ikamet.” Muslimi.
Së shtati: Nëse qëllon dita e xhuma në ditë bajrami atëherë nuk është e detyrueshme që të falet e xhumaja, këtë e pohon hadithi i ibn Abasit që përcjell nga profeti as i cili ka thënë: “Në këtë ditë janë bashkuar dy festa. Për këdo që dëshiron, kjo mjafton për namazin e Xhumasë, por ne do t’a falim namazin e Xhumasë.”[10]
Së teti: nuk është problem që të përshëndetetn njerëzit ditën e bajramit duke e uruar njëri tjetrin me fjalët Allahu na i pranoftë ne dhe ju punët e mira. Ibn Turkumani thotë: “Në këtë temë është përcjellë një hadith i mirë e ai është hadithi i Muhamed bin Zijadit i cili ka thënë: Isha bashkë me ebu Umameh el Bahili e shumë të tjerë nga shokët e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe momentin kur ktheheshin nga namazi i bajramit e uronin njëri tjetrin duke i thënë: Allahu na e pranoftë ne dhe ju punët e mira. Ahmed bin Hanbeli thotë: Senedi i këtij hadithi është i mirë.”[11]
Së nënti: Dita e bajramit është ditë gëzimi dhe ngrënjeje. Enesi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: Erdhi i dërguari i Allahut në Medine dhe pa se banorët e saj kishin dy ditë në vit ku luanin dhe dëfreheshin, ai i pyeti se cfarë i keni këto dy ditë? Ata i thanë: dëfreheshim në këto dy ditë kohën e injorancës. Atëherë i dërguari i Allahut u tha: Vërtet Allahu ua ka zëvendësuar këto dy ditë me më të mira se ato ato janë kurban bajrami dhe fitër bajrami.”[12]


Këto pika u kontrolluan nga Shejh Abdullah ibn Xhibrin.
Përgatiti Jusuf ibn Abdullah el-Ahmed
Përktheu Fatjon اorapi.
 
Top