Dita ndërkombëtare e maceve, disa kuriozitete interesante rreth tyre

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dita ndërkombëtare e maceve, disa kuriozitete interesante rreth tyre

-640-0-5f2e66ebe521d.jpg

Data 8 gusht është Dita Ndërkombëtare e një prej kafshëve shtëpiake më të dashura nga njerëzit, e maceve. Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2002 nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të llastuar edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.

Sipas studimeve, mbajtja e një mace përmirëson shëndetin mendor dhe lehtëson stresin, ankthin dhe depresionin. Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.

-640-0-5f2e66ebbfa17.jpg

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

*Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

*Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

*Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.

*Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

-640-0-5f2e66eb4129b.jpg

*Tualeti: Dihet që macet janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

*Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

*Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

g.shqip
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Maceja ka 9 shpirta
 
Top