• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ditari i shtatzënisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ditari i shtatzënisë
Shpesh nënat e ardhshme nuk kanë informacione të mjaftueshme dhe burime për të zhvilluar një shtatzëni në qetësi, duke siguruar kështu shëndetin e tyre dhe të fëmijëve. Qëllimi i librit "Ditari i shtatzënisë" është të sigurojë të gjitha mjetet dhe informacionet e nevojshme për këtë periudhë delikate të jetës. Libri është bërë i mundur nga Departamenti për Mbrojtjen e Shëndetit, në bashkëpunim me mjekët profesionistë të vendit, "Welfare", Agjencinë Rajonale për Shërbimet Shëndetësore dhe Koordinimin e Konsultoreve.

Praktikisht ditari është një burim i gjerë informacionesh mbi periudhën e shtatzënisë dhe tregon pak a shumë datën se kur do të lindë bebja. Libri është publikuar në datën 1 tetor dhe të gjitha gratë shtatzëna mund ta blejnë nëse janë të interesuara.

Kështu, femrat shtatzëna mund të mësojnë të gjitha opsionet e mundshme të kujdesit për shtatzëninë, lindjen, stilet e rekomanduara të jetës, veprimet për mbrojtjen dhe parandalimin, si dhe të drejtat që lidhen me amësinë dhe atësinë. Veç të tjerash, ditari përmban 14 këshilla për analizat bazë, të cilat do të përdoren më vonë në laboratorët dhe klinikat shtetërore.

Së fundmi, disa lindje, të treguara nga një simbol tradicional, do të jenë në dispozicion të operatorëve për regjistrimin e të dhënave klinike dhe transferimin e informacioneve për kujdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës. Në rastin e shtatzënisë me rrezik ose patologjike, jepen këshilla specifike dhe aktualisht të disponueshme për gjendjen klinike.

"Vendimi për ta botuar këtë libër nga njëra anë lindi për të ndihmuar femrat dhe çiftet e reja të bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme dhe serioze, siç është lindja, duke u ofruar mundësi për të përdorur një mjet të plotë informues, dhe nga ana tjetër për të lehtësuar operatorët e shërbimit, të cilët marrin përsipër të ndihmojnë shumë gra shtatzëna. Gjatë një shtatzënie, organet e nënës duhet të kryejnë një punë të dyfishtë, për veten e saj dhe për beben që po rrit, kështu që i nevojitet edhe një furnizim i dyfishtë. Kjo gjë lejohet nga një rritje e fuqisë së zemrës dhe e volumit të gjakut deri në 50% të saj. Frekuenca e rrahjeve të zemrës rritet me 20-30 rrahje në minutë. Progesteroni, një hormon i lëshuar me shumicë gjatë shtatzënisë, në periudhën e fundit të saj rrit edhe numrin e frymëmarrjeve. Libri ‘Ditari i shtatzënisë‘" standardizon metodat e kujdesit dhe mbledhjen e të dhënave klinike, duke e bërë më të lehtë periudhën e shtatzënisë", thotë Mercedes River, drejtoreshë dhe gjinekologe në një prej materniteteve të Kalabrisë.

Në këtë fazë të parë, libri "Ditari i shtatzënisë" do të shpërndahet në 20 mijë kopje, të nevojshme për mbuluar nevojat deri në mars të vitit 2010. Në vazhdim do të jenë kompanitë shëndetësore ato që do t‘i ofrojnë shtypit botimin e adresave dhe numrat e saktë telefonikë.

Për të ndihmuar të gjitha femrat, edhe ato të huaja, libri është përkthyer në pesë gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, arabisht dhe rumanisht, duke bërë kështu të mundur të kuptuarin e përmbajtjes.

"Libri ‘Ditari i shtatzënisë‘ mund të përdoret falas në të gjitha konsultoret ose klinikat mjekësore, pikërisht sepse duam që të gjitha femrat, edhe ato që zgjedhin si alternativë shërbimet publike, duhet të kenë të njëjtat mundësi. Deri disa vite më parë, marrja e shërbimeve dhe informacioneve nuk ishte e barabartë, kjo edhe për shkak të izolimit territorial të disa zonave të vendit. Ky libër është një garanci e drejtësisë. Ashtu sikurse nënat sakrifikojnë qenien e tyre gjatë shtatzënisë vetëm për t‘u përmbushur kërkesat bebeve, ashtu edhe trupi i tyre sakrifikon të gjitha lëndët ushqyese për t‘u ofruar shëndet dhe zhvillim foshnjave të tyre. Fatkeqësisht, dietat për gratë shtatzëna janë shpesh aq të varfra nga aspekti ushqyes, saqë edhe sakrifica nuk garanton ushqimin e duhur për foshnjën e palindur. Fatmirësisht, janë disa këshilla që nëse nënat u përmbahen gjatë shtatzënisë, do i ndihmojnë ato, ashtu si dhe foshnjën, që të jenë të shëndetshëm dhe vitalë. Veçanërisht ndihmojnë nënat të kenë dhe të kalojnë një shtatzëni të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshme", thotë Eleonora Artesio, këshilltare e shëndetësisë.



Gazeta Shqip
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Nuk e di ne shqiperi, por ketej ka dhe ditare te cilat jane te detajuara per cdo dite. Nena mund edhe te mbaj shenime ne fund te cdo faqeje per cdo dite te shtatezanise. Kjo mund te mbahet dhe si rekord por edhe mund ta ndash me mjeken dhe nje konsultore.

Mua ne fakt ma dhuruan para disa muajsh. Dhe pasi merr vesh sa eshte femija, kur ka filluar shtatezania e te tjera, e nis ate dit ditarin dhe cdo dite te tregon zhvillimin, cpo ben femija, cduhet te beje nena e me rradhe.

Eshte vertete interesante ta ndjekesh hap pas hapi. Mendoj se eshte dicka e bukur qe mund edhe ta ruash dhe ta ndash me femijen kur ai/ajo te rritet.

Do e kerkoj dhe kete librin, faleminderit Zizina.
 
Top