Nje rreze dielli!!!
ti ia del gjithmone mbane.e dije qe je i zoti te shkaktosh furtunal,tornado,uragan e termete duke lekundur nga themelet gjithcka qe kam qendisur me durim& rraskapitje ?! atehere qeshu me fatin qe une vajtoj...edhe x ty , qe drithem ethesh nga ftohma qe percon fryma jote , qeshu me ironine e fatit tim...kjo è dita jote miku im.sikurse deshtimi qe une festoj e ka nje motiv.ai è , ka qene dhe do te jete "party", ku une trokas shansin me nje gote vere te bardhe qe me athton shijen e gojes.dua aq fort t'i mbush me lote hidherimi keto faqe qe shfletohen zhurmshem, thua se rendojne ?! jane vec spazio vakumi qe me ke falur ti me qenien & kontaktin tend te ftohte.une vazhdoj te jem nje liber i hapur x ty.
e ne fakt ky liber i tille qendron,madje i pozicionuar ne kapitullin,faqen dhe titullin ekzakt te temes qe ti gjen force te shtjellosh.perballe figures sime gjej figuren tende te qete, nervoze & te perqendruar njekohesisht. ti degjon bukur, duke nuhatur notat & tonalitetin e melodise ne sfond, pa i dhene rendesine e duhur subjektit. kjo thjesht sepse karakterizohesh nga nje natyre flegmatike. kjo te ben te padurueshem, sikurse oratoria produktive qe lodh dhe merzit pa e vene re apo pa dashur t'a vèresh. shih te lutem pertej hundes sate, se c'fusha,kodra,male,lumenj ,liqene & oqeane rrembejne zemrat e meshkujve te planetit toke. zbrit nga marsi dhe ndertoje nje ure komunikimi me anen tjeter te botes, me planetin venere. gjej guximin te uleras nga ajo pjese e botes, por gjithcka e zeshme bie ne vesh te shurdhet, zeri im ngrin ne konxhelator, si produkt qe duhet rezervuar ne kasaforte, si te qe e fundit rezerve e bekuar. tashme s'mbetem vecse nje peme pa gjethe, qe vjeshton ne cdo stine. nje peshk akuariumi i mbetur pa uje. lule qe thahet ende pa u mbjelle. nje leter bardhe e zi qe te vret shikimin & te trishton leximin.njeri pa njeri...por, ti s'do te kuptosh dhe kurre s'ke dashur. e gjithcka nis e kthen permbys sikurse yjte dhe henen. sa turp zot , une ze e ankohem.me fal , por nuk i shpetoj dot procesit te brendshem te erozionit & as kam fuqine qe t'i shmangem.por kam dhe gjej aq force sa tet lutem & pergjerohem qe te kesh meshire e te me rikthesh driten e syve te mi. une do tet lejoja bujarisht te marresh vite nga jeta ime. vec drite premtoma e dergoma...me ler te rreshkas edhe une harkut te ndritshem te ylberit. te ngjitem atje lart , te marr ngjyra dhe nuanca qe mendjengushtesia s'mund te memorizoj ne emra . lerme te fokusohem ne nje segment dije dhe te behem promotor i nismave frymezim i muzes sime.
te vrasesh, ky è talenti yt ?! te vrasesh gradualisht, me silenciator dhe mjeshteri zanati...mbase behet burim inspirimi kjo arome jotja e keshtu nis t'i jap trajte asaj c'ka gjumi s'po i le hapesire syrit te shoh.por jam e rene pertoke , e rrezuar perdhe dhe e dendur ne ilace.nga ato ilace te mallkuara qe po me ndajne nga gjithcka kam te shenjte e te shtrenjte.po ndahem paskruptellsisht nga aktualiteti kohezional. nje mori portash shfaqen te mbyllura,kycura nga brenda e jashte,ndersa une jam plasur deshperimisht diku aty ne nje qoshe si nje zog i vrare. si nje flutur krahethyer po pipetij.kujt t'i lutem x pak meshire, "zerit te ngjirur" apo "gjakut qe bllokohet nder vena" ?!
ti ulu ca ne preherin tim dhe sillma zotin aty prane.t'a shoh, t'a prek e t'i flas vec nje here, qofte dhe me gjeste. ti them e shkruaj vec dy fjale : mos luaj,,,por me fal...