Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht me armë babanë e tij, efektiv i FNSH-së teksa luante bilardo !

Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht me armë babanë e tij, efektiv i FNSH-së teksa luante bilardo !​

1608485011339.png
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.





Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Mësohet se djali i tij i mitur i ka marrë armën nga brezi teksa ky i fundit luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri.

Informacioni paraprak nga policia

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
topchanel
 
Se nuk eshte mire me fol keq per te vdekurit por kaq idiote jane qe mbajne pistolete me vete me femije te vegjel aq me shume ne bilardo. Zot i madh mire ai qe iku por ai femije do i ngelet traume tere jeten qe vrau babain, shif si behet e keqja ne cast.
 
Top