Djali i Alia Izebegovocit: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

legjenda

Tetova
Serbët i kanë vrarë rreth 200 mijë myslimanë, 8 mijë për një ditë në Srebrenicë. E megjithatë, djali i Alia Izetbegovicit, ka deklaruar se Bosnja nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se raportet me Serbinë po përmirësohen çdo ditë e më shumë.
“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serb dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Ai ka thënë se kriza të caktuara janë tejkaluar dhe se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stad më të mirë.

Sipas Izetbegoviqit, Bosnja dhe Serbia do të investojnë në infrastrukturën regjionale duke ndërtuar aeroporte, trafostacione, ura, porte dhe autostrada dhe kjo do të përkthehet në hapjen e shumë vendeve të punës.

“Thuajse 100 sektorë të tjerë të industrisë do të përfitojnë nga këto projekte”, ka shtuar Izetbegoviq.
bakir-izetbegovic-460838015.jpg
 
Top