Dje, një djalosh i ri më pyeti:-Çfarë ndjesie përjeton kur je e moshuar?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Dje, një djalosh i ri më pyeti:
-Çfarë ndjesie përjeton kur je e moshuar?
Pyetja më befasoi shumë, sepse nuk e konsideroja veten të moshuar. Kur pa reagimin tim, ai menjëherë u ndje keq, por unë e qetësova duke i thënë se ishte një pyetje interesante. Dhe pasi reflektova, arrita në përfundimin se; Të Plakesh Është Një Dhuratë.

Ndonjëherë jam e befasuar nga personi që jeton përmes pasqyrimit tim. Por nuk shqetësohem për këto gjëra për një kohë të gjatë. Nuk do të ndryshoja gjithçka që kam për: flokë të zinj dhe një stomak të sheshtë. Nuk e fajësoj veten time nëse nuk e kam rregulluar sot shtratin, ose nëse kam ngrënë ca më shumë se sa duhej. Kam të drejtë të jem pak e çrregullt dhe të kaloj orë të tëra duke u kujdesur për lulet e mia.
Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë para se të shijojnë lirinë që vjen me plakjen.
- Kujt i intereson nëse unë zgjedh të lexoj ose të shoh televizor deri në 4 të mëngjesit dhe pastaj të fle deri sa kush e di se çfarë ore?
Edhe pse e plakur, do të kërcej me ritmin e viteve 50 dhe 60 dhe, nëse më vonë dua të qaj për ndonjë dashuri të humbur ...do e bëj!
Do të eci në plazh me një rrobë banje që shtrihet mbi trupin tim të shëndoshë dhe do të futem në det për qejfin tim, pavarësisht shikimeve të dhimbsura të atyre që veshin bikini. Edhe ata do të plaken, nëse do të kenë fat ...
Është e vërtetë që me kalimin e viteve zemra ime ka vuajtur nga humbja e personave të afërt, nga dhimbja e një fëmije ose dhe thjesht nga të qënurit prezent kur një kafshë shtëpiake po ndërronte jetë. Por është pikërisht vuajtja që na jep forcë dhe na bën të rritemi. Një zemër që nuk është thyer, është sterile dhe nuk do ta di kurrë për lumturinë e të qenurit e papërsosur. Jam krenare që kam jetuar mjaft gjatë për t’i kthyer flokët gri dhe për të ruajtur buzëqeshjen e rinisë sime përpara se të shfaqeshin brazdat e thella në fytyrën time.
Tani, për t'iu përgjigjur pyetjes sinqerisht, mund të them:
-Më pëlqen të jem plakur, sepse pleqëria më bën më të mençur, më të lirë! -
E di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë që jam këtu, do të jetoj sipas ligjeve të mia, ato të zemrës sime. Nuk do të ankohem për atë që nuk ka qenë, ose të shqetësohem për atë që do të jetë. Për kohën që mbetet, unë do ta dua jetën ashtu siç kam bërë deri më tani, pjesën tjetër do t'ia lë Zotit në dorë.

119078851_3632919426765515_7768517758846050405_n.jpg


Nje pyetje e thjesht"
Si e shikoni ju moshen tuaj ne te cilen jeni?
C`do te thone vitet qe kalojne per ju...
Qendron qe me vitet qe kalojne ,cdo nejri ne njefare forme behet me i qete,shikon me me qetesi situatat dhe gjerat e jetes?!
 

Frank

Mysybet Anëtar. :D
Une per vete jam i ri, rrudha s'kam, dhembet i kam te tere te mite ne goje, flas rrjedhshem pa mu marre goja, duart nuk me dridhen etj etj...

AutoServer message: N0 leave this thread!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ahahahah,te flasim per moshen ne te cilen jemi,ska te beje te rinj apo te vjeter.
Cdo njeri ne cdo segment kohor,disi,dicka ndyshon ,dhe ka dicka per te thene,mendoj une,dhe rreth kesaj mund te shprehemi.
Gjithesesi,uroj qe FV t'jet e pas 30 vjetesh,kshu qe te jemi ketu e ta klikojme kete teme: :p
 

Endrra

VIP
Ka nje Film bavarez * Wer früher stirbt ist länger todt *..
Perkthimi tingllon si thenje e deputetit Ndoka.. por kur e mendon thelle , ka shume kuptim .
Perkthehet "" kush vdes heret, eshte me gjate i vdekur"" ..
Te perjetosh jeten me te gjitha stinet e saj, nuk duhet marre si e mireqen .
Sa me shpesh ta kujtojm kete fakt , aq me shume do vleresojme dhe shijojm jeten .
A me duket vetja e plakur ?! ..se di si kam qen me 15 a 18 a 20 a 30 , sepse thelbi dhe Substanca ime njejt kan ngel .
Kam qen fmi kureshtar dhe skam reshtur se mesuari.
Ashtu vazhdoj edhe tani , mesoj dicka te re .. se di kur do me hyj ne pune apo a do me hyj ne pune ..
Por jam gjithmon me trurin ne levizje.
Fizikisht natyrisht kam ndryshuar por skam arrit ate moshe akoma sa te shoh ndryshime drastike.
A dua te plakem .. po patjeter ... me cfare do cka me sjell pleqerija .
 

Marla

Quo Vadis!
Si e shikoni ju moshen tuaj ne te cilen jeni? YLL.

C`do te thone vitet qe kalojne per ju... E SHKUAR.

Qendron qe me vitet qe kalojne ,cdo nejri ne njefare forme behet me i qete,shikon me me qetesi situatat dhe gjerat e jetes?! VARET.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Kur je sa meryl streep ? Se di, duhet me pyt i here mamin ...po sec kam i bindje qe do me thote kush o meryl?
 
Top