Djemtë që hiqen si vajza dhe fitojnë para/ “Moda” në Elbasan, 15 mijë të rinj që sigurojnë deri në 1milionë lekë në muaj në internet

Senseo

.
Staf në FV.AL
Mungesa e papunësisë i ka detyruar djemtë e Elbasanit të vetëpunësohen nëpërmjet rrjeteve sociale.





Si funksionon?

DJALI X: Shqip mund të quhet mashtrim. Që do të thotë, krijo një profil të një vajze dhe përdor imazhin e saj, foto, video e cila mund të jetë dhe modele. Më pas çunat që janë me profile vajzash shpërndajnë profilet e njëri-tjetrit, nga aty meshkuj nga e gjithë bota të çojnë ftesa. Qëllimi kryesorë që ti paguhesh është se personi që ty të shkruan, duhet ta bindesh të plotësojë të dhënat e tij tek linku i kompanisë që dërgon. Nëse personi arrin ta bëjë këtë pjesë atëherë kompania ty të jep nga 1-14 dollarë kjo varet se nga cili shtet është “bindësi”.

GAZETARJA: Ndërkohë ti ke hapur një llogari bankare?

DJALI X: Po duhet me patjetër.

GAZETARJA: Sa djem merRen me këtë punë?

DJALI X: Nga komunikimi që kam pas me menaxheren e kompanisë më ka thënë që në Shqipërinë e mesme rreth 15 mijë persona janë të punësuar.

GAZETARJA: Sa të ardhura siguron ti në muaj?

DJALI X: Minimalja është 30 dollarë dita, deri në 100 dollarë në ditë.

GAZETARJA: Ti djalit i dërgon foto intime të një vajze. Po ai të dërgon foto të tilla?

DJALI X: Sigurisht që po. Faktikisht kjo është pak e bezdisshme, por na është kthyer si rutinë. Kur sheh që llogaria jote mbushet nuk të bën më përshtypje.

GAZETARJA: Çfarë bisede bëni ju më këto persona?

DJALI X: Siç nis njohja mes djalit dhe vajzës. Djali qëllimin e ka t’i shkruaj një femër, por duke përdor mendjen e një çuni ti arrin ta çosh atë më kollaj tek kompania. Ne zakonisht punojmë me mesazhe automatike. Biseda bëhet në gjuhën angleze pasi e njeh e gjithë bota.

GAZETARJA: Më the që mesazhet janë automatike i ke përgatitur para. Kaq të parashikueshëm janë djemtë?

DJALI X: Djemtë nuk janë të parashikueshëm, por kur flasin me një femër gjysmë nudo po.

GAZETARJA: Përfundimisht djemtë e Elbasanit janë më të kërkuarit

DJALI X: Nuk janë djemtë e Elbasanit më të kërkuarit nga djemtë e Evropës, ata e dinë që flasin me vajza. Tani ju gjykojeni si të doni. Është formë jetese!

GAZETARJA: A bën një punë të dytë?

DJALI X: Pse të bëj unë një punë të dytë kur fitoj 1 mln lekë të muaj. Kaq më mjaftojnë, pse të lodhëm.




Top Channel
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Pffffff.
Ne fakt duhet te kete nje polici kinerbitike ne mos gaboj quhet.
Dhe keto lloj mbetjesh toksike duhet te dergohen ne burg.
Sepse keto vemje perdorin materialet apo fotot e dikuj tjeter.
Pisllek dynjaja.
 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Pffffff.
Ne fakt duhet te kete nje polici kinerbitike ne mos gaboj quhet.
Dhe keto lloj mbetjesh toksike duhet te dergohen ne burg.
Sepse keto vemje perdorin materialet apo fotot e dikuj tjeter.
Pisllek dynjaja.
15 mij lol

E ti besh te punojne lol
Ta pastrojne e ndertojne shqiperine lol


Punesi e lire fare lol thjesht ushqim :D
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk eshte dic e re, ka shume shume vite kjo metode. Por shqiptaret si zakonisht ate qe del nga moda e bejne mode :p
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Pra po thu qe din dhr mjaft i inforumun per kto pun?
Nuk eshte dicka e re qysh thash per ata qe jan nrrjedha tpunve online sdi qysh ske ndegju. Pakistanezt, indiant edhe algjeriant i ki pas tpart nkit fushe.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Un kte e di por per n Al/Ks/Mk se di
Jo more moti eshte. Njoh viktima ktu, bile as kibernetika e Kosoves nuk ju bojke sen bojshin hajgare me viktimat.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sjam kan fort i interesum per kto pun e skam info . Deri ku shkon viktimizimi n ket rast?
Mund tkete edhe shantazhim. E din kend e ke ne fb moter apo vella apo te fejuar ose partner tjetes. Tkerkon para per western union. Gjysmen e parave per tfshire videon (nese tka inqizu), pastaj gjysmen tjeter per te mos e bere upload prap kinse lool.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Mund tkete edhe shantazhim. E din kend e ke ne fb moter apo vella apo te fejuar ose partner tjetes. Tkerkon para per western union. Gjysmen e parave per tfshire videon (nese tka inqizu), pastaj gjysmen tjeter per te mos e bere upload prap kinse lool.
Ahahhh qenka keq puna kshu perderisa futesh n familjen e tjetrit .gjithsesi ka shum ... mbas ekrani dhe ske si ti njofesh
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ahahhh qenka keq puna kshu perderisa futesh n familjen e tjetrit .gjithsesi ka shum ... mbas ekrani dhe ske si ti njofesh
Aa xhelo besom, njeri shkon deri tek vetvrasja nese nuk bjen viktime. Kibernetika e Kosoves ka perparu pak se helaq u kan
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
E cili esht denimi qe parashikon ligji ju nese kibernetiket kapin kto qe bej shantazhe ?
Per cdo rregull qe shkelet ka denim tvecant me vjet
Psh denim i vecant per shantazhim, denim tjeter per thyerje te privatesise nese behet. Denim tjeter per identitet fallc e kshtu me radhe. Qe nese i grumbullon nrast se kapesh, goxha do vjet i han burg
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Per cdo rregull qe shkelet ka denim tvecant me vjet
Psh denim i vecant per shantazhim, denim tjeter per thyerje te privatesise nese behet. Denim tjeter per identitet fallc e kshtu me radhe. Qe nese i grumbullon nrast se kapesh, goxha do vjet i han burg
Kuptoj . N fakt un pys se nuk i marr vesh fort kto sene e nga kibernetika kshuqe me at rast i msun dhe do qe si dijshin .
 
Top