• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dobia nga ushtrimet gjatë shtatzënësisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dobia nga ushtrimet gjatë shtatzënësisë
Mbajtja e regjimit të ushtrimeve edhe gjatë shtatzënësisë tregon se gratë, të cilat me mbajtjen spontane të nivelit të lartë të aktiviteteve fizike në mënyrë të qëndrueshme zvogëlojnë rrezikun nga vështirësitë me problemet kardiovaskulare

Gratë të cilat gjatë shtatzënësisë mbeten fizikisht aktive, shpesh mbajnë shëndetin e mirë edhe me vite të tëra pas lindjes kanë bërë të ditur studiuesit amerikanë.

Mbajtja e regjimit të ushtrimeve edhe gjatë shtatzënësisë tregon se gratë, të cilat me mbajtjen spontane të nivelit të lartë të aktiviteteve fizike në mënyrë të qëndrueshme zvogëlojnë rrezikun nga vështirësitë me problemet kardiovaskulare, thonë studiuesit nga universiteti ‘Case Western Reserve’.

Rezultatet, të cilat i ka botuar ‘American Journal of Obstetrics and Gynecology’, janë bazuar në përcjelljen 20-vjeçare të 20 femrave, të cilat me ushtrime trupore janë marrë edhe gjatë shtatzënësisë dhe 19 gra të tjera që para javës së 12-të të shtatzënësisë, sasinë e aktiviteteve fizike e kanë zvogëluar për 75 për qind. Të gjitha të anketuarat kanë vazhduar të merren rregullisht me ushtrime fizike, rreth gjashtë muaj pas lindjes. ثshtë dëshmuar se shtatzënat më aktive vazhdojnë të ushtrojnë me 82 për qind të intensitetit të shënuar para lindjes, derisa të anketuarat më pak aktive kanë vazhduar të ushtrojnë me 52 për qind të intensitetit të vjetër.

Në grupin e parë të të anketuarave janë shënuar gjasa shumë më të vogla për grumbullimin e kileve të tepërta dhe rezultate shumë më të mira të testimit të sistemit kardiovaskular dhe përqendrimit të të ashtuquajturit kolesteroli i keq në gjak.

KosovaSot
 
Top