• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Dokumentari për Nënë Terezën shfaqet në Nju Jork

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Dokumentari për Nënë Terezën shfaqet në Nju Jork



104-vjetori i “Vatrës”, mbledh në SHBA personazhe të kulturës

Një nga organizatat më me ndikim në kulturën dhe lëvizjen shqiptare ndër vite, “Vatra” ka festuar disa ditë më parë 104-vjetorin e krijimit. Më shumë se një shekull jetë, “Vatra” ka pasur rol të rëndësishëm për të mbajtur gjallë shpirtin kombëtar në SHBA që prej themelimit të saj më 28 prill 1912. Dokumentet arkivore të “Vatrës” janë një zë mbi kujtesën dhe rolin e saj në zhvillime të ndryshme politike në Shqipëri.
Më 28 prill 2016, me rastin e 104-vjetorit, në Shtëpinë e Vatrës, në Nju Jork, kjo organizatë shënjoi këtë ngjarje kombëtare, të cilën e përshëndeti, duke folur mbi historikun dhe ndikimin e “Vatrës”, kryetari aktual Dr.
Gjon Buçaj. Të pranishëm në këtë event ishin dhe përfaqësues nga Kosova si Vikari gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, studiuesi, i njohur si biografi i Nënë Terezës, si dhe Profesor Nusret Pllana, ish-luftëtari i lirisë, gazetar, publicist, autor i gjashtë librave: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, “Intervenimi i NATO-s në Kosovë” dhe producent e skenarist i filmit dokumentar “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”. Don Lush Gjergji foli mbi historikun dhe ndikimin e “Vatrës”, mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në Kosovë, e trojet shqiptare, kontributin e saj historik të saj, sidomos në diasporë. Më pas Don Lush Gjergji, në kuadrin e aktiviteteve të Vitit të Nënë Terezës, i shpallur ky nga Kosova dhe Shqipëria, me rastin e 4 Shtatorit – ditës së Shenjtërimit, të Nënë Terezës, prezantoi dokumentarin, mbi veprimtarinë, e Shoqatës Nënë Tereza, e cila ishte i vetmi entitet, e cila që prej ditës së parë që u përgjigjej nevojave të komunitetit, edhe nën sundimin e Serbisë, mbi Kosovën.
Deri më 1990, Shoqëria Civile në Kosovë, shpjegoi Don Lush Gjergji, njëri nga themeluesit kryesorë, të kësaj Shoqate humanitare, nuk ka ekzistuar, ishte Shoqata Nëna Terezë, e cila ka kthyer një faqe të re në historinë e Kosovës, duke angazhuar qytetarët në rrjete vullnetare në implementimin e aktiviteteve. “Për këtë shtoi ai nga viti 1990 deri në vitin 1998 SHHNT, ka vepruar si një institucion paralel me regjimin serb, në Kosovë, si një “Ministri e Mirëqenies Sociale”, të asaj kohe, duke ofruar asistencë humanitare, si një Ministri e Shëndetit, duke krijuar një zinxhir prej 96 klinikave mobile dhe Materniteteve dhe si një Ministri e Edukimit, duke mbështetur sistemin arsimor-edukativ dhe ofrimin e kushteve themelore”. Pas këtij dokumentari, Profesor Nusret Pllana, prezantoi librin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”, i cili shpalos përmes fotografisë “Golgotën” dhe gjithë dhunën dhe terrorin e paparë të Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Një libër plot dhimbje, por që ka edhe nocionin e krenarisë sonë kombëtare, i botuar në 12 gjuhë të botës dhe promovuar në tre kontinente, dhe i publikuar në 50 vende të botës, përfshirë Uashingtonin (SHBA) dhe Melburnin e Australisë.
g.shqip
 
Top