Domosdoshmëria e edukimit moral në shoqërinë aktuale

DOMOSDOSHMثRIA E EDUKIMIT MORAL Nث SHOQثRINث AKTUALE


Ky artikull është botuar në revistën “Hikmet”, nr. 2, Verë, Prishtinë 2013, organ i “Institutit për shkencat humane – Ibni Sina”.

MA. Hasan Azari



Hyrje

Pajisja me moral dhe edukatë të mirë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë e rëndësishme në jetën e njeriut. Gjatë historisë kanë ekzistuar njerëz të shumtë të cilët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në rrugën e përhapjes së edukatës dhe moralit në mesin e njerëzve tjerë. Shumë të dhëna dhe eksperienca aktuale na bëjnë me dije për domosdoshmërinë e përforcimit të mësimeve morale në shoqëri. Për arsye se shumëllojshmëria e kombeve, etnive dhe kulturave kërkon një qasje më serioze ndaj rregullave dhe parimeve morale me qëllim parandalimin e kaosit dhe shthurjes së gjeneratave të reja. Shthurja dhe amoraliteti i shoqërisë shkakton probleme të paevitueshme në shoqëri dhe në këtë mënyrë mund të bie edhe vlera e jetës së njeriut dhe ajo mund të shndërrohet në sulme nga të gjitha anët. Në këtë mes, roli i edukatës dhe moralit në fetë hyjnore, sidomos në fenë islame është shumë i lartë sa që përshkruhet edhe si sigurues i lumturisë së njeriut në këtë botë dhe në botën tjetër. Misioni parësor i të dërguarve të Zotit, ndër ta edhe i hz. Muhammedit s.a.v.s. ishte përsosja e moralit dhe edukatës në shoqëri, të cilin Zoti e quan ‘shkallë të larë morali’[1] dhe atë njerëzve ua prezanton si ‘shembullin’[2] më të mirë. Kështu dhe në këtë punim është bërë përpjekje të shtrohen disa çështje rreth domosdoshmërisë së edukimit moral në botën aktuale.

Fjalë kyçe: edukimi, morali, shoqëria, feja islame

1. Përkufizime

1-1 Edukimi

Edukim do të thotë krijim i kushteve dhe mjeteve për aktivizimin e individit në rrugën e përsosjes dhe ngritjes shpirtërore dhe fizike drejt qëllimeve të dëshiruara, kurse të gjithë këto aktivitete duhet të ndodhin në kuadër të një programi të caktuar[3]. Sipas këtij definicioni në edukim nuk luajnë rol vetëm edukatori dhe nxënësi, por gjithashtu ndikim të madh kanë edhe shtëpia, familja, shkolla, shoqëria, rruga, parku, vendi i punës, etj.. Duke patur parasysh se për edukimin kanë sjellë shumë definicione, në vazhdim do të sjellim vetëm disa prej tyre. ثshtë normale që dijetarë të shumët edukimin e kanë definuar në bazë të mendimeve dhe qëndrimeve të tyre personale.

Platoni (346 – 427) thotë: Edukim është zbulimi i talenteve natyrore dhe lulëzimi i këtyre talenteve[4].
Aristoteli (260 – 339) shkruan: Edukimi është një përmbledhje e veprimeve të cilat në shoqëri vendosen nëpërmjet familjes dhe shtetit me qëllim krijimin e vlerave morale dhe qytetëruese[5].
Farabiu (260 – 339) shkruan: Edukimi është udhëzim i individit përmes filozofit dhe të urtit për tu anëtarësuar në ‘Qytetin ideal’ (Medinei Fazile) me qëllim të përfitimit të lumturisë dhe përsosmërisë së parë në këtë botë dhe përsosmërisë së fundit në botën tjetër[6].
Ibni Sina (363/373 – 428) thotë: Edukim do të thotë program dhe aktivitet i llogaritur në zhvillimin e fëmijës, shëndetin e familjes dhe ruajtjen e vlerave të shëndosha në shoqëri me qëllim arritjen e përsosjes së kësaj bote dhe lumturisë së përjetshme hyjnore[7].
Gazaliu shkruan: Edukimi është ruajtje e epshit dhe pastrim i brendësisë përmes një rruge të ekuilibruar e cila arrihet me anë të përfitimit të dijes dhe adhurimit fizik të vazhdueshëm me qëllim të afrimit me Zotin[8].
1-2 Morali

Nëse kursehemi nga shumë definicione që kanë bërë dijetarët në lidhje me moralin, atëherë do të thoshim: Morali përmban një përmbledhje nga ‘duhet’ dhe ‘s’duhet’ në rrafshin e veprimit fakultativ të njeriut de që diskuton për llojet e virtyteve dhe mënyrën e përfitimit të tyre apo cilësinë e keqe dhe mënyrën e largimit nga jo, gjithnjë duke ndjekur qëllimin e ngritjes shpirtërore dhe arritjes së lumturisë njerëzore”[9].

1-3 Mësuesit e moralit

Mësues i moralit dhe edukatës mund të bëhet vetëm ai person i cili ka arritur të ruajë veten nga ligësit dhe veprimet e papëlqyeshme, i kryen të gjitha rregullat e vendosura nga ligji islam dhe ka njohuri për fenë. Mësuesi i moralit duhet vet të jetë shembull për të tjerët dhe t’i praktikojë urdhëresat dhe ndalesat fetare dhe morale në jetën e përditshme të tij. Ai duhet t’i mësojë mirë dhe më pas t’i përhapë në shoqëri mësimet morale dhe edukuese të fesë islame dhe duhet të jetë i aftë të largojë çdo dyshim dhe hamendje që mund të ketë dikush në lidhje me to[10].

2. Nevoja e njeriut për moral

Sot njeriu i stolisur me epitetin ‘i qytetëruar’ ka hedhur hapa të rëndësishëm në industri dhe dita-ditës bënë zbulime dhe shpikje të reja, madje hulumtimet e tij i ka vendosur edhe jashtë rruzullit tokësor, ndërsa në anën tjetër është i vetëdijshëm për distancimin e tij nga vlerat dhe morali. Sot në tokë më shumë se çdo herë tjetër mbizotëron dhuna, e keqja, e shëmtuara, hipokrizia, shthurja, korrupsioni, devijimi, etj.. Njeriu i sotëm është i gatshëm të shkelë të gjitha vlerat dhe virtytet morale për t’ia arritur qëllimeve të tij egoiste dhe aktualisht qenia njeri më tepër se çdo herë tjetër i beson idesë ‘qëllimi justifikon mjetin’.

Kështu dhe kur vështrojmë shoqëritë njerëzore në kohën tonë arrijmë në përfundimin se gjëja e cila më së shumti është harruar nga këto shoqëri është edukata dhe morali dhe shpirtërorja në përgjithësi. Me zbehjen e ndikimit të fesë në jetën e njeriut kanë pësuar rënie edhe vlerat morale dhe etike dhe njeriu po ecën në një rrugë fundin e së cilës nuk e di se ku dhe çfarë është. Padyshim se koordinimi i brendësisë së njeriut me vlerat morale do të krijonte një lumturi dhe qetësi individuale dhe shoqërore dhe njeriu do të zhvillohej pa dëmtuar asnjë njeri tjetër. Të gjitha zhvillimet dhe progresit shkencore dhe industriale të njeriut në qoftë se nuk shoqërohen me edukatë dhe moral do të mbeten vetëm dekorime të padobishme që nuk ndihmojnë aspak në vendosjen e paqes, qetësisë dhe lumturisë në jetë. Për atë dhe programet e edukimit moral të njeriut do të ishin më se të nevojshme për çdo shoqëri të kësaj bote[11].

Edhe Bertrand Arthur ثilliam Russell i cili dyshon në shumicën e çështjeve humane, është i mendimit se morali është i nevojshëm për njeriun. Ai thotë: “Ka njerëz që janë të dhunshëm, të shthurur, inatçorë, xhelozë dhe deri në një masë të çmendur. Kështu dhe çmenduria e tyre mund të shkaktojë dëme dhe fatkeqësi të mëdha për veten e tyre dhe për të tjerët. Megjithëse jeta është e mishëruar me ndjenja dhe emocione të rrezikshme dhe nëse duam që jeta të mos e humbë mirësinë dhe bukurinë e saj, atëherë duhet kontrolluar këto ndjenja dhe emocione. Ndërsa midis emocioneve dhe kontrollimit të tyre qëndron një paradoks. Prandaj dhe po ky paradoks në brendësinë e njeriut ka nevojë për edukatë dhe moralë”[12].

Islami si feja e përsosur e Zotit ka parasysh të gjithë dimensionet e jetës së njeriut dhe çdo vend që ka folur për ligjet dhe parimet fetare, sidomos rreth çështjes së besimit, në rend të parë ka vendosur moralin dhe edukatën, si elemente të përsosmërisë së njeriut dhe shoqërisë. respektimi dhe kryerja e të gjitha urdhëresave të fesë islame padyshim se njeriu do të jetojë i qetë dhe i lumtur në shoqëri.

3. Pozita e moralit në Kur’an dhe Hadithë

Pranë parimeve dhe bindjeve fetare, morali është shtylla e tretë e dijeve të fesë, ku të tria këto përbëjnë dhe qëllimin e mësimit dhe përhapjes së rendi dhe ligjit në shoqëri. Posedimi i bindjeve të shëndosha, respektimi i kufijve të vendosur nga All-llahu i Madhërishëm dhe zbukurimi me veti dhe vlera morale të shëndosha krijon një personalitet dhe shoqëri madhështore. Nuk duhet harruar se vendosja e moralit dhe edukatës në tokë ka qenë misioni parësor i të dërguarve të Zotit, ku i dërguari i fundit i fesë islame, hz. Muhammedi s.a.v.s. ka thënë se jam dërguar për ta përsosur moralin te njerëzit. Si shembull mund të sjellim suren Xhum’a ku qëllimi i dërgimit të Pejgamberit në këtë botë është përkufizuar në tri dimensione. Dimensioni i parë ka më shumë karakter hyrës dhe ai është leximi i ajeteve kur’anore, ndërsa dy pjesët tjera flasin në lidhje me ‘pastrimin dhe edukimin e shpirtit dhe epshit’ dhe ‘mësimin e librit dhe urtësisë (hikmetit)[13].

I dërguari i Zotit ka ardhur që njerëzve t’ia mësojë dijen dhe shkencën por edhe moralin dhe vlerat dhe ata t’i edukojë të jetojnë të lumtur dhe të qetë. Sipas këtij ajeti mësojmë se njeriu përmes dijes dhe moralit mund të arrijë në majat më të larta të lumturisë dhe qetësisë shpirtërore dhe vetëm nëpërmjet tyre mund t’i afrohet Zotit të Plotfuqishëm[14].

Në surenë Ali Imran, ajeti 164[15] flitet për shkakun e dërgimit të Pejgamberit dhe thuhet se ai është edukator nga vet lloji i njeriut dhe jo nga lloji i engjëjve, pra edhe ai si njerëzit tjerë i shprehë nevojat ditore dhe në këtë mënyrë i kupton problemet dhe dhimbjet e njerëzve dhe ofron zgjidhje hyjnore për ato. Lirisht mund të themi se mënyra më e mirë dhe më me ndikim e të dërguarit të Zotit në thirrjen e tij të shenjtë ishte sjellja dhe veprimi njerëzor i tij dhe nga shumë shkencëtarë të dijeve të edukatës dhe moralit kanë pohuar se i dërguari i Zotit, Muhammedi s.a.v.s. ishte thirrësi më i suksesshëm dhe metoda më e mirë e tij ishte morali dhe sjellja në kuadër të vlerave humane[16].

Në surenë Esh Shems[17], Zoti i Plotfuqishëm person të shpëtuar dhe të udhëzuar e konsideron atë i cili e ka edukuar shpirtin dhe epshin e tij dhe vetëm një person i tillë mund të jetë dhe edukues dhe përhapës i vlerave morale. Në realitet çështja parësore e jetës së njeriut është po ky edukim dhe moralizim i vetes dhe e gjithë lumturia dhe fatkeqësia e njeriut varet nga ajo se në ç’masë njeriu jeton me moral dhe edukatë.

Morali dhe edukata zënë një vend tepër të madh në hadithet dhe sunetin e të dërguarit të Zotit, sa që vet ai deklaron se ‘është dërguar për të përsosur moralin në këtë botë’[18]. Kur i vështrojmë këto fjalë të rëndësishme dhe të dobishme të në ajete dhe hadithe arrijmë në rezultatin se ngritja e nivelit të moralit dhe edukatës është ndër qëllimet kryesore të krijimit të njeriut dhe ardhjes së pejgambereve në këtë botë. Pejgmaberët dhe evliat e Zotit vendosjen e moralit në tokë e kanë konsideruar si njërin ndër privilegjet kryesore në thirrjet dhe veprimet e tyre.

4. Evoluimi i edukimit moral

Për të parë fillesat e edukimit moral në islam dhe fetë ibrahimite duhet të studiojmë Librin e Shenjtë të muslimanëve, Kur’anin dhe të shohim se të dërguarët e Zotit ishin edukatorët e parë të njerëzimit. Në historinë e mendimit islam shohim se tema e edukimit dhe moralit ka tërhequr vëmendjen e shumë dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë. Mistikët dhe dijetarët e mëdhenj siç ishin Shems Tabrizi dhe Mevlana Xhelaledin Rumiu themeluan shkollat e tyre të edukimit dhe arritën që gjatë jetës së tyre të edukojnë dhe arsimojnë personalitete shumë të mëdhenj të cilët më pastaj i përhapën idetë dhe mendimet e tyre në anembanë botës. Metodat e tyre edukuese ishin të bazuara në metodën ‘individcentrik (punonin vetëm me nga një individ) dhe jo me një turmë njerëzish dhe kjo metodë vazhdon edhe sot në shumë vende të botës islame[19].

5. Rëndësia e moralit në qendrat arsimore – shkencore

Shkollat dhe qendrat arsimore më shumë se çdo kush tjetër kanë nevojë për edukatë dhe moral, për arsye se:

- Nga këto qendra dalin udhëheqësit e shoqërisë të cilët duhet të jenë të pajisur me moral dhe edukatë dhe të lartë dhe me dijen dhe shkencën e tyre e lëvizin shoqërinë drejt lumturisë dhe qetësisë në këtë botë dhe ne botën tjetër. Në kundërtën, në qoftë se njerëzit që udhëheqin shoqërinë janë të paedukuar dhe të pamoralshëm, edhe pse mund të jenë të ditur dhe të shkolluar, vetëm dëme do të sjellin dhe mund të jenë dhe pengesa kryesore e vendosjes së qetësisë, lumturisë dhe paqes në shoqëri. Për arsye se ata gjithë dijen dhe shkencën do ta shfrytëzonin për interesat dhe dëshirat e tyre personale dhe në këtë mënyrë do të krijonin kaos dhe pakënaqësi në shoqëri.

- Për të qenë dija dhe shkenca e dobishme dhe efektive në dimensione të ndryshme të jetës së njeriut ajo duhet të shoqërohet me moral dhe edukatë dhe mbi të gjitha me spiritualizëm. Përndryshe kjo dije dhe shkencë nuk do të ketë dobi as për poseduesit e saj, sepse pa moral dhe spiritualitet, ajo shkon drejt egoizmit dhe si pasoj dëmin më të madh e përjeton shoqëria. Hz. Aliu thotë: “Devijimi dhe lëkundja në dije dhe shkencë është krimi më i madh mbi tokë”.

- Për të gjetur dija pozitën dhe vendin e saj të merituar në shoqëri duhet të parandalohen personat të cilët atë e shfrytëzojnë për qëllime egoiste dhe individuale. Një gjë e tillë mund të realizohet me edukimin dhe arsimimin e individëve të zgjuar, të cilët mendojnë për të mirën e shoqërisë dhe njerëzimit. Si është e mundur që të pritet kontribut dhe dobi shkencore dhe diturore nga ata persona që çdo gjë e shfrytëzojnë për interesat e tyre materiale dhe të ngushta?



6. Teoria e pamundësisë së ndryshimit të personalitetit dhe moralit

Ekzistojnë persona të cilët janë të mendimit se edukimi dhe morali janë fenomene natyrore dhe të pandryshueshme dhe diskutimi rreth këtij ndryshimi nuk ka asnjë efekt, kurse për të tilla pretendime ata kanë sjellë disa argumente që do t’i sjellim më poshtë bashkë me përgjigjet ndaj tyre.

Pretendimi i parë: Morali është fenomen ezoterik/i brendshëm ashtu sikur trupi fizik që është fenomen i jashtë dhe fizik. Prandaj dhe duke patur parasysh se fenomeni i jashtëm, pra fizik që është i pandryshueshëm ashtu edhe fenomenet e brendshme janë të pandryshueshme dhe kjo vlen edhe për moralin e njeriut.

Përgjigje: Në qoftë se morali qenka i pandryshueshëm atëherë sipas këtij pretendimi hidhen poshtë të gjitha mësimet, këshillat, veprimet, sugjerimet e dijetarëve dhe edukatorëve të mëdhenj. Si është e mundur që morali i njeriut të jetë i pandryshueshëm, në kohën kur edhe shtazët e egra mund të zbuten dhe të ndryshohen? Kafshët si qeni dhe kali, madje edhe kafshë tjera, mund të edukohen dhe të zbuten, ku disa prej tyre edhe shfrytëzohen për punë fizike[20].

Pretendimi i dytë: Ndryshimi i moralit me anë të mjeteve të jashtme si edukimi, këshillimi dhe arsimimi nuk është i qëndrueshëm, ngase me të mbaruar këto këshilla dhe edukime, njeriu prapë kthehet në gjendjen e mëparshme, ashti si uji i ftohtë i cili mund të ngrohet për një moment, por pasi t’ia ndalësh nxehtësinë, ai përsëri kthehet në gjendjen e mëparshme.

Përgjigje: Ndonjëherë elementet e jashtme kanë aq shumë efekt sa që mund të ndryshojnë edhe karakteristikat natyrore të ndonjë sendi. Historia dëshmon se shumë njerëz kanë ndryshuar natyrën dhe esencën e tyre si pasoj e edukimit të jashtëm dhe kemi dëshmi që individi për një kohë të gjatë ka qenë hajn por pas një kohe është shndërruar në mistikun më të madh të kohës[21].

7. Veçoritë e mësuesve të moralit

Këtu me mësuesit e moralit duhet të kuptojmë mësuesit dhe edukatorët e jo shejhat dhe murshidët e tarikateve të cilëve duhet nënshtruar plotësisht. Këta pedagogë dhe edukatorë duhet të zbatojnë urdhrat e fesë dhe moralit dhe duhet të jenë të pajisur me virtyte dhe vlera të pëlqyeshme njerëzore. Në vazhdim do t’i numërojmë vetëm disa nga veçoritë që duhen t’i kenë mësuesit e moralit apo edukatorët.

7-1. Dija dhe informacioni i duhur

Posedimi i dijes dhe informacioneve të nevojshme edukatorit i ndihmon që të kuptojë si duhet ligjet dhe urdhëresat e fesë islame dhe ato t’i prezantojë në mënyrën më të mirë. Kështu dhe ai mund të eliminojë çdo hamendje dhe dyshim që mund të shtrohet rreth edukatës dhe moralit, madje në përgjithësi edhe rreth fesë. Aq më shumë që edukatori dhe mësuesi i moralit është i njohur me shkencat dhe dijet e kohës, efekti i mësimeve dhe këshillave të tij është më i madh.

7-2. Serioziteti dhe devotshmëria

Mësuesi i moralit dhe edukatori vet duhet të jetë shembull në seriozitet dhe devotshmëri dhe veprat e tij duhet te jenë sipas fjalëve dhe këshillave që i jep. Hz. Aliu ka thënë: “Ai që veten e quan mësues dhe edukator të shoqërisë, para se t’i mësojë të tjerët, të merret njëherë me edukimin e vetvetes dhe para se t’i edukojë të tjerët me gjuhë, të edukojë brendësinë e tij. Kështu dhe njeriu që ka arritur të edukojë vetveten duhet çmuar më shumë se njeriun i cili merret me edukimin dhe arsimimin e të tjerëve”[22].

7-3. Retorika dhe elokuenca

Edukatorët dhe mësuesit e moralit duhet të kenë një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme në punën e tyre dhe gjatë fjalimeve të tyre nuk duhet të krijojnë hamendje dhe moskuptime te dëgjuesit dhe nxënësit e tyre. “Këshillat e thjeshta dhe të kuptueshme kanë ndikim të madh te tjetri”, thotë Imam Aliu.

7-4. Respektimi i kohës dhe pragmatizmi

Edukatori gjithashtu duhet të njohë realitetet dhe gjendjen e nxënësit dhe shoqërisë dhe në bazë të këtyre realiteteve të bisedojë dhe të merret me edukimin e tyre. Ai gjithashtu duhet t’i kushtojë rëndësi kohës të cilën e ka në dispozicion dhe të ta shfrytëzojë në mënyrë më të mirë. Imam Sadiku thotë: اdo kush që është i informuar për kohën e tij, ka parandaluar depërtimin e dyshimeve dhe hamendjeve[23].





The necessity of moral education in current society

Summary

Equipping with good moral and education has been and continues to be an important topic in human life. Throughout history there have been many people who have made extraordinary efforts on path of spreading education and morality among other people. Many current data and experience indicate to us the necessity of strengthening the moral teachings in society. Because the diversity of nations, ethnicities and cultures, requires a serious approach to the rules and moral principles in order to prevent chaos and depravity of the young generations. Unbraiding and immorality of society inevitably causes problems in society and in this way the value of human life can decline and it can be turned into attacks from all sides. In this context, the role of education and morality in divine religions, especially Islam is very high, so far as it is described as insurer of man’s happiness in this world and in the hereafter. The primary mission of God’s messengers, among them also Prophet Muhammad (p.u.b.h), was the perfection of morality and education in society, which the Lord calls ‘high moral degree’ and He represents to the people as best ‘example’ . So in this paper efforts were made to raise some questions about the necessity of moral education in the current world.

Keywords: education, morality, society, islam religion


[1] Kur’ani, Sureja Kalem, ajeti 1.

[2] Ahzab, 21.

[3] Felsefe talim ve terbijet. Defteri house ve daneshgah. Vëll. 1. Fq. 341-366.

[4] Ibid, 167-173.

[5] Ibid, 173 – 178.

[6] Ibid, 374 – 461.

[7] Ibid, 384.

[8] Ibid, 305.

[9] Muhamed Taki Misbah Jazdi, Duruse felsefe ahlak, fq. 9.

[10] Revista ‘Houze’, nr. 28, fq. 116.

[11] Muhamedali Sadat, Ahlaki Islami, fq. 1.

[12] Abdullah Nasri, Hoda der endishei besher, fq. 288.

[13] هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولًا مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ

[14] Naser Mekarim Shirazi, Tefsiri Nemune, vëll. 24, fq. 107.

[15] لَقَدْ مَنَّ اللَّـهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ

[16] Naser Mekarim Shirazi, Ibid, vëll. 3, fq. 159.

[17] قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّاهَا / وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّاهَا

[18] إنما بعثت لأتمم مكارم الأخلاق

[19] Ibid, fq. 35.

[20] Mulla Muhsin Fejz Kashani, Ahlaki Hasene, përktheu: Muhamed Bakir Saidi, fq. 16.

[21] Naser Mekarim Shirazi, Ahlak der Kur’an, vëll. 1, fq. 32-35.

[22] Nahxhul Belaga, Hikmet 70.

[23] Ibn Shube Harani, Tuheful Ukul, fq. 356.

ibnisina-ks/com
 
Top