Dortmund zhgënjen sërish, zona Champions edhe më larg

27afc49a35ad05e8cd0c3123cddd221do2-1100x620.jpg
Dortmund ka humbur me rezultatin 1-2 ndeshjen e radhës në Bundesliga përballë Eintracht Frankfurt, në një përballje të drejtpërdrejtë për një vend në Champions League.

Tashmë verdhezinjtë ndodhen gjithnjë e më larg Champions për sezonin e ardhshëm pasi në javën e 27 të kampionatit ndodhen 7 pikë larg vendit të katërt.

Vendasit ishin disi të pafat në këtë takim ku në minutën e 11 Schulz kaloi avantazh me anë të një autogoli. Edhe pse përpjekjet për të barazuar ishin të shumta, goli i 1-1 erdhi vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë foli më shumë për Dortmund, por finalizimi përpara portës mungoi. Edhe pse pritej që vendasit të kalonin në avantazh, Frankfurt përfitoi nga hapësirat në mbrojtje për të shënuar dhe golin e dytë në këtë takim.
A2news.com
 
Do ishte super blerje Haland dhe Mbape , do ish rikthy Real Madridi ne super form dhe me nje dyshe perfekte.

Ska fjale vllaqko. Po u hi edhe Barca per Halandin sidomos se per Mbapen jo. E te shohim, perndryshe reali ska me dhez si perpara.
 
Top