Dortmundi fantastik, mposht 2-1 Realin

cent

...Lontano
Nuk po i largohet ‘magjia e zezë’ Real Madridit në Gjermani. Mbretërit kanë pësuar me rezultat 2-1 nga Borussia Dortmundi në SignalIdunaPark.
50o56p.jpg
Një lojë mjaft e bukur dhe dinamike është zhvilluar nga të dyja ekipet gjatë gjithë ndeshjes.

Robert Lewandowski mori një top nga Kehl për të dërguar në ekstazë tifozët e zhurmshëm të Dormundit (36’). Mirëpo, vetëm dy minuta më pas (38’), Cristiano Ronaldo me shprehjen e tij të zakonshme “qetësohuni” e barazoi rezultatin. I mrekullueshëm ishte asistimi i Mesut Oezil.

Edhe më interesante ishte pjesa e dytë e ndeshjes, ndërsa skuadra vendase bëri një paraqitje më të mirë, këtë e tregon edhe rezultati.

Marcel Schmelzer ishte vendimtar me një goditje që e la të pashpresë Iker Casillasin (64’). Skuadra spanjolle u mundua deri në fund që t’i shmangej humbjes, por pa sukses. Në takimin tjetër të këtij grupi, Ajaxi e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1. Grupi D udhëhiqet nga Borussia Dortmundi me shtatë pikë, ndërsa Real Madridi ka një pikë më pak dhe pozicionohet në vend të dytë.

Ndeshjet

Dinamo Zagre-Paris 0 - 2 .
FC Porto-Dynamo Kyiv 3 - 2

Arsenal-Schalke 0 - 2
Montpellier-Olympiakos 1 - 2

Zenit-Anderlecht 1 - 0
Malaga-AC Milan 1 - 0

Ajax-Manchester City 3 - 1
Borussia Dortmund- Real Madrid 2 - 1


/a.k
 

ecuvalent

Antar Aktiv
Titulli: Dortmundi fantastik, mposht 2-1 Realin

Dortmund eshte nje surprize mjaft e forte kete vit.Nuk eshte cudi te presim nje trofe nga kjo skuader ne champions
 
Top