Dortmundi leksion Arsenalit, Milan-Barça bëjnë “paqe”

cent

...Lontano
Gjigandët nuk lëndojnë njëri-tjetrin. Në San Siro, Milani dhe Barcelona barazojnë 1-1 mes tyre në një ndeshje spektakolare, por që nuk nxjerr fitues në emra, dhe pse pika i jep të dyja skuadrave shanse të mëdha për kualifikimin duke parë rivalët që kanë në grup.
2us7acj.jpg
E marta e mallkuar e kuqezinjve, që në shtëpi nuk fitojnë në këtë ditë prej 11 takimesh radhazi. Ndeshja nis menjëherë zjarr me Kaka dhe Robinjo që flasin të njëjtën gjuhë në minutën e 9-të, kur pas një gabimi të Mascheranos, nuk kursejnë rrjetën e Valdez për avantazhin e Milanit. Barcelona megjithatë nuk është ndër ato skuadra që fle mbi dafina, dhe mbi të gjitha Mesi, i cili në minutën e 23-të, deh me fintet e tij tërë mbrojtjen kuqezi duke i shënuar golin e gjashtë Milanit në karrierën e tij. Pjesa tjetër e takimit është një dialog i gjatë i sulmuesve blaugrana me portën e Amelias, por që nuk sjell rezultat ndërsa në krahun tjetër rasti më i pastër për Milanin qëllon në këmbët e Robinhos, që kthehet në identitet kur me shtatë metra portë para tij nuk godet dot. Në sfidën tjetër të grupit H, Celtic i jep vetes shpresë për një kualifikim të mundshëm teksa thyen 2-1 Ajaksin. Në Celtic Park, vendasit bëjnë festë falë golave të Forrest me 11-metërsh dhe Kayal në fillimin e së dytës. Në fund harkëtarët shënjestrojnë trekëndëshin e skocezëve me Lase Schone por saktësia e tij nuk vlen.

Të gjithë me gjashtë pikë në grupin F, me Borusian e Dortmundit që bën fluturon lart në Emirates. Verdhezinjtë e Klop, pa trajnerin e tyre në stol, triumfojnë në të ashtëquajturën sfidën e skuadrave play-station, falë një realizimi të Levandovskit. Polaku i përfolur për një të ardhme në Angli, i jep një shije publikut britanik në minutën e 82-të, kur shfrytëzon harkimin e bashkombasit të tij Kuba për të realizuar golin e fitores. Gjithsesi ai që kishte goditur i pari me top topcinjtë kishte qënë armeni, Mkihtaryan, por goli i këtij të fundit u arrit nga francezi Giroud që mendoi t’i bënte një dhuratë datëlindjeje, trajnerit të tij Venger, përpara se Leëandoski të nxitonte t’i fikte qirinjtë e tortës. Napoli nuk kursen Olimpik Marsejën, duke e parë si viktimën e saj kryesore në grupin e ferrit për të bërë pikë. Ekipi Benitez pas një dominimi asfiksues dhe shumë raste të shpërdoruara, gjen fundin e rrjetës me Callejon, që krijon nga asgjëja një gol të jashtëzakonshëm. Gjithsesi muzika napoletane nuk ka përfunduar sepse në pjesën e dytë Duvan Zapata shënon golin e tij të parë me fanellën e kaltërt duke blinduar tre pikët për Napolin. Marseja ngre flamur vetëm në fund duke shkurtuar diferencën në 1-2 pas kombinimit të vëllezërve Ayew. Chelsea e kap për dore kualifikimin, pas startit negativ me Bazelin në shtëpi, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në transfertë, këtë herë në shtëpinë e rivalëve kryesorë të Grupit E, Shalkes, të cilën e mund 3-0. Ndeshjen për të besuarit e Mourinho-s e zgjidh futbollisti që nuk shënon kurrë, El Nino Torres, që realizon në minutën e 5-të dhe 69-të ndërsa vulën e fundit ja vendos Eden Hazard, që ngjit blutë në krye të grupit E. Bazeli dorëzohet në fund përballë Steauas së Bukureshtit, ku realizimit të miqve me Diaz, i përgjigjet Tatu në fund, duke realizuar dhe golin e parë të rumunëve në këtë fushatë Championsi.

Atletiko Madridit në grupin G, pret pothuajse që në xhiron e parë biletën për në 1/8 duke fituar dhe ndeshjen e tretë përballë Austria Vjenës. Në kryeqytetin austriak, skuadra e Diego Simeones e mbyll ndeshjen pas vetëm 20 minutash, me gola të Raul Garcias dhe të Diego Costës. Ndërkohë që në pjesën e dytë braziliani shënon dhe të tretin dhe los colchoneros tashmë mund të bëjnë gjumin e qetë në rrugën e tyre drejt 1/8. Zeniti i Shën Petërburgut më në fund arrin të fitojë duke shfrytëzuar superioretetin numerik që prej minutës së pestë përballë Portos. Golin e fitores për rusët e shënon Kerzhakov, që rikthen në garë skuadrën e spaletit për kualifikimin.
/S.Sport
 
Top