Dreka familjare nxit shëndetin

Dreka familjare nxit shëndetin

Fëmijët që hanë rregullisht me familjen e vet kanë tendencë të kenë shëndet më të mirë, rrezik më të vogël në mënyrë të konsiderueshme për të qenë mbipeshë dhe të zhvillojnë shprehi të shëndetshme të të ushqyerit, theksojnë hulumtuesit nga University of Illinois. Rregullisht në këtë kontekst nënkuptohen më së paku tri shujta në javë. Autorët shtojnë se si fëmijët të cilët rregullisht hanë me familjet e tyre kanë probabilitet shumë më të vogël për të pasur disa nga çrregullimet në të ushqyer.

familje_dreke-300x179.jpg


Ky është hulumtimi i parë, shpjegojnë autorët, i cili ka vërtetuar nëse ekziston lidhja në mes drekës së përbashkët familjare dhe ushqimit të shëndetshëm te fëmijët.
Hulumtuesja dr. Amber J. Hammons shpjegon: “Në përgjithësi, familjet që hanë pesë apo më shumë shujta bashkë, kanë fëmijë të cilët kanë 25 për qind probabilitet më të vogël për t’u ballafaquar me problemet shëndetësore të ushqimit, për dallim nga fëmijët të cilët hanë vetëm një ose asnjë shujtë me familjet e veta. Vaktet e përbashkëta familjare, duket që veprojnë si faktor mbrojtës për peshën e tepërt, ushqimit e pashëndetshëm dhe çrregullimet në ushqim”.

Dr. Hammons dhe dr. Barbara H. Fiese i kanë kontrolluar rezultatet e 17 hulumtimeve për të ushqyerit e fëmijëve dhe shprehitë e ushqimit, të cilët kanë përfshirë më shumë se 182.000 fëmijë, duke përfshirë edhe adoleshentët.
Kishte korrelacion të qartë në mes shujtave të përbashkëta familjare dhe shëndeti më të mirë dhe shprehive më të mira ushqyese.



Shkencëtarët kanë zbuluar se si fëmijët të cilët pesë herë në javë hanë me pjesën tjetër të familjes, kanë 35 për qind më pak shanse për të pasur çrregullime në të ushqyer në krahasim me fëmijët e tjerë. Në këtë hulumtim çrregullimet e të ushqyerit përfshijnë: problemet me gazra, të vjellat e qëllimshme, kapërcimi i vakteve, marrja e pilulave dietike, fillimi i pirjes së duhanit si strategji e dobësimit, konsumimi shumë i pakët i ushqimit, përdorimi i diuretikëve dhe përdorimi i laksativëve.


“Për fëmijët dhe të rinjtë me çrregullime të ushqimit, dreka familjare mund të krijojë mjedis të sigurt në të cilin prindërit mund t’i njohin shenjat dhe simptomat e hershme dhe të ndërmarrin hapa për ta parandaluar problemin me fillim. Përveç kësaj, dreka familjare forcon lidhjen familjare, çka mund të nxisë të rinjtë të fillojnë të flasin për çështjet e tilla dhe problemet që kanë brenda familjes së tyre”, theksojnë autoret.
Tetë nga 17 hulumtime kanë trajtuar edhe statusin e peshës. Hulumtuesit kanë zbuluar se si fëmijët që së bashku kanë ngrënë të paktën tri herë në javë kanë 12 për qind probabilitet më të vogël për të qenë mbipeshë.Gazetajone
 
Top