Duhet të pini e të deheni pa pushim!

Lauri

Anunnak
Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, me verë, poezi a virtyte, sipas dëshirës

Gjithçka ka një zgjidhje, e cila është fare e thjeshtë: duhet të jeni gjithmonë të dehur, për të mos ndjerë zgjedhën e rendë të kohës e cila ju dërmon shpatullat e ju përul mizorisht për tokë.
Duhet të pini e të deheni pa pushim!
Po me çfarë?
Me verë, poezi a vyrtute, sipas shijes suaj.
S'ka rendësi me ç'farë, vetëm të dehur të jeni !
E në se, nganjëherë, do të zgjoheni plasur në shkallet e një pallati, mbi barin e gjelbër të një varri e pija do t'i u ketë dalë, i kërkoni erës, valës së detit, zogjve, orës së pazarit, gjithçkaje që ecën, që ikën, që këndon, që flet. Pyeteni sa vajti ora. Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju përgjigjen: është sahati të bëheni përsëri tapë. Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, dehuni pa pushim me verë, me poezi, me virtyte, sipas dëshirës ...
FB_IMG_1617904794462.jpg
SHARL BODLER
 
Marla

Quo Vadis!

Shiko fotografinë 1782529
SHARL BODLER
E provova ne pandemi por rezultati ishte katastrofik :p
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Po me dashni a mund te dehemi, se nuk e paska listuar? ?
 
Lauri

Anunnak
Me gjithçka dehuni, thotë morali i këtij shkrimi..... Mjafton t'a bëni me dëshirë,, dehuni çoftë edhe me forume...që mos t'a ndjeni kohën e zbrazur, dehuni e mbusheni boshllëkun edhe me chit chat njëkohësisht në disa forume të ndryshme ditë e natë. Dehuni, mjafton të jemi të dehur, që të vrasim kohën që po na skllavëron ????
 
Top